Nobeli për mbështetësin e Millosheviçit, Salman Rushdie debaton me serbët në Twitter

October 10, 2019 22:53

Nobeli për mbështetësin e Millosheviçit, Salman Rushdie debaton me serbët në Twitter

Lajmi se austriaku Peter Handke u nderua me Nobelin në Letërsi ditën e sotme, ka shkaktuar mjaft polemika. Shkrimtari i njohur Salman Rushdie, ka shkruar në Twitter opinionin e tij lidhur me çmimin, duke shprehur mospajtim me nderimin një figure kaq të diskutuar për qëndrimet e tij pro “kasapit” të Ballkanit, Slobodan Milosheviç.

Në Twitter Rushdie ka replikuar me mjaft ndjekës nga Serbia, të cilët kanë nisur kritikat e tyre ndaj shkrimtarit, madje duke e quajtuar edhe ziliqar për çmimin që mori Handke, informon dritare.net.

Dhëmbë për dhëmbë kanë qenë dhe përgjigjet e Salman, të cilin duket se e ka irrituar shumë ky çmim.

Një nga njerëzit që i ka drejtuar mesazh, Rushdie ka qenë dhe Vlora Çitaku, e cila thotë: ” I dashur Salman. Besoj e lexove lajmin për fituesin e fundit të Nobelit në Letërsi. Jam e shokuar. Është një shuplakë fytyrës për gjithë viktimat e Milosheviçit.

Ndërsa Rushdie ia ka kthyer se qysh para 20 viteve ai ka shkruar për idiotësitë e Handkes. “Jam.dakord me ty”, shkruan ai.

l.h/ dita

October 10, 2019 22:53
Komento

3 Komente

  1. Patrick Schmid October 11, 00:50

    Po mire o popull shqiptar dhe kosovar, ju kerkoni Nobel per Kadarene, mbeshtetesin dhe kanarin e kasapit te Shqiperise, Enver Hoxhes biles, edhe bashkepunetor ne regime. Ku eshte ndryshimi midis Milloshit dhe Hoxhes?

    Reply to this comment
  2. Libri October 11, 06:09

    Mos u çuditni: po ajo akademi i dha çmimin Nobel per Letersi edhe jugosllavit Ivo Andriçit me 1961. Krimineli Ivo Andriç botoi me 30 Janar 1939 Memorandumin për shpërnguljen masive të shqiptarëve dhe zëvendësimin e tyre me kolonë serbë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim