Nobelin për Letërsi e rrëmben shkrimtarja polake dhe shkrimtari austriak

October 10, 2019 13:20

Nobelin për Letërsi e rrëmben shkrimtarja polake dhe shkrimtari austriak

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2018 iu dha shkrimtares polake, Olga Tokarczuk. Ndersa për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke.

Shkrimtarja polake u vlerësua me motivacionin “për rrëfimin imagjinar që përmes pasionit enciklopedik paraqet kapërcimin e barrierave si një mënyrë jetese”.

Ndërsa shkrimtari austriak u vlerësua me motivacionin “për punën e tij influencuese, ku me gjuhën e tij të pasur ka eksploruar periferinë edhe eksperienca të veçanta njerëzore”.

Olga Tokarczuk (1962) është shkrimtarja polake më e njohur. Për tre vjet rresht librat e saj kanë qenë më të votuarit edhe më të dashurit nga lexuesit. Ka fituar një sërë çmimesh letrare edhe romanet e saj janë të përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.

Peter Handke (1942) është një nga shkrimtarët më të njohur në botë. Ai është gjithashtu i njohur për tekstet e shkruara për kinemanë edhe teatrin. E nisi karrierën duke tronditur spektaklet e teatrit me “Fyerje në publik”. Karakteristikë e shkrimtarit është edhe që prej fëmijërisë përdor lapsin për të shkruar.

Në 2018-ën Nobeli për Letërsinë nuk u dorëzua për shkak të skandaleve seksuale që kishin përfshirë Akademinë suedeze, ngjarje që pasoi me braktisjen e pozicionit si “gjykatës”, të pjesës më të madhe të jurisë.

o.j/dita

October 10, 2019 13:20
Komento

2 Komente

  1. Kasandra October 10, 15:13

    Urime për fituesit!
    “Malet tona më të larta!” Kasandra.

    Reply to this comment
  2. demo October 10, 17:54

    Kadare ti fuse nje te peshtyre nobelit,se keta qe fitojne,s`i vijne as tek nyja qetes..
    Te mos pranoje me te kandidoje per nobel,se kane 40 vjet qe e kandidojne cdo vit,per t`u tallur.
    Nga te gjithe keta,Ismail Kadare dhe Milan Kundera e meritonin Nobelin.
    Juria gjithmone zgjedh emra te panjohur,qe edhe pasi marrin Nobelin nuk i lexon kush.
    Keta te nobelit jane kodoshe,kane mesuar nga Parti e Enver Hoxhes.Ne ate kohe gjithe AY CABEJ ishte gjalle,PPSH emeronte Rektor te Universitetit nje student qe quhej Agim Mero.,e vinin nen kontrollin e Androkli Kostallarit,ose gjigandet e Letersise shqipe Lazgush Poradeci,Mitrush Kuteli,Vedat Kokona,Sotir Caci,etj,i komandonte Nasho Jorgaqi,27-8,vjec,,mor po ky ishte mire,ce ku i sajdiste ndopak,por ishin me keq Dhimiter Fullani,Ibrahim Uruci,Fadil Pacrami .
    Ndaj GJENIVE ESHTE BERE GJITHMONE KOMPLOT NGA MEDIOKRRIT,FUNDERRINAT KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE,PER TA POSHTERUAR.
    Pastaj kur vdes,nxitojne kush ta nderoje me shume..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*