Ndodh në sallën e teatrit në Tiranë: Aktori ndërpret shfaqjen sepse një spektator fliste vazhdimisht në celular

May 21, 2015 21:37

Ndodh në sallën e teatrit në Tiranë: Aktori ndërpret shfaqjen sepse një spektator fliste vazhdimisht në celular

Në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë është shfaqur sot në mbrëmje “Rikonstruksioni i çiftit”.

Shfaqja shënonte rikthimin pas shumë vitesh në skenë të aktorit të njohur Herion Mustafaraj.

Shfaqja është e zhanrit komedi, por komedia e vërtetë ndodhi në sallë.

Shfaqja është ndërprerë për shkak se njërit prej spektatorëve i binte në vijimësi celulari duke nervozuar aktorin Mustafaraj.

Herën e parë Mustafaraj ndërpreu aktrimin u kthye nga spektatori dhe pa gjatë në drejtim të tij, duke pritur derisa ai mbaroi bisedën.

Herën e dytë, Mustafaraj ka ndërprerë aktrimin dhe këtë herë i ka folur spektatorit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga skena në sallë.

Me sa duket, të dy njiheshin, sepse fjalët e aktorit në drejtim të spektatorit ishin: “Ilir të lutem, të lutem, më lini të vazhdoj shfaqjen”

Spektatori Ilir, me sa duket i kishte lënë bisedat telefonike për ti kryer në një sallë teatri.

“Rikonstruksionin e çiftit” Mustafaraj e sillte si një vazhdim për filmin “Rikonstruksioni” ku ishte protagonist 27 vite më parë.

Publiku e mban mend edhe në rolin e Benit në filmin Beni ecën vetë / DITA

May 21, 2015 21:37
Komento

9 Komente

  1. aktori May 21, 21:41

    Ne teater behet teater ndaj mendoj qe dhe kjo qe ka ndodhur eshte thjesht teater per te fituar publicitet dhe interaktivitet qe eshte moda e fundit e te berit teater 😉

    Reply to this comment
  2. Aua :) May 21, 21:46

    Kush eshte ky Ilir m qe prish shfaqjen?!

    Reply to this comment
  3. Selo May 21, 22:10

    Komenti nuk ka lidhje me artikullin

    Redaktor Online

    Reply to this comment
  4. raimond vlonjati May 22, 00:13

    Mustafaraj esht vlonjat …

    Reply to this comment
  5. info-analitike May 22, 09:56

    Nje ves i keq i “elites” shqiptare qe u duket vetja te rendesishem vetem kur jane ne komunikim te panderprere me smartphone apo tablet.
    Keta bileten per shfaqje e blejne per te dhene spektakel dhe jo per te pare spektakel.

    Sa shume ka ndryshuar Herioni nga koha e Institutit te Larte te Arteve ku bashke me Enea Zhegun nuk linin dy gure bashke.

    Reply to this comment
  6. lato May 22, 10:16

    Ne kete rast roja i salles,qe ne zilen e pare duhet te nxirrte jashte Ilirin…

    Reply to this comment
  7. Andrea May 22, 13:05

    Kjo gje ka ndodhur per dy arsye.E para niveli I artistik I Teatrit eshte per the ardhur keq.E dyta neglizhenca e drejtuesve the Teatrit. Kur fillon shfaqja cel+tableta nuk duhet te funksionojne,nuk duhet the kete vale.

    Reply to this comment
  8. jo neglizhence May 22, 14:26

    Niveli eshte per ata qe ndjejne theatrin,ku shikuesi behet njesh me rolin,interpretimin e fjalen e aktorit dhe ne momente kulminante shperthen me durtrokitje, kjo tregon kulture dhe njekohesisht i jep force aktorit per vleren e treguar.
    e verteta eshte se ca vine ne theater dhe nuk e dine pse kane ardhur,ju duket vetja ne nje kafe ku flasin,cojne mesazhe e celulari nuk mbyllet….
    kultura fillon qe ne respektin e cfaqjes,duke e fikur cel……..dhe i le te tjeret ta shijojne.

    Reply to this comment
  9. migen May 23, 10:33

    e ashtuquajtura elita shqiptare. se c’u duket vetja te gjoreve; si garipa katundi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*