Noka letër Ramës: Monitoroni hashashin, është shtrirë kudo

April 20, 2016 11:30

Noka letër Ramës: Monitoroni hashashin, është shtrirë kudo

Partia Demokratike deklaron se sipërfaqet e mbjella me hashash në vendin tonë, jo vetëm që nuk janë reduktuar, ashtu siç pretendon qeveria, por janë rritur me pesë herë.

Flamur Noka, në cilësinë e zv.kryetarit të Komisionti të Sigurisë në Parlament, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku ngre shqetësimin për të dhënat, që sipas tij, tregojnë pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me hashash dhe shtrirjen e këtij fenomeni në gjithë territorin.

Sipas Nokës, grupet kriminale që kultivojnë këtë drogë po përdorin një farë të veçantë vietnameze e cila kap fazën e korrjes brenda 45 ditëve.

Noka kërkon shtrirjen e monitorimit në të gjithë territorin e vendit, pa kufizim apo paracaktim të itinerarit dhe publikimin e plotë të të dhenave të përftuara nga ky monitorim.

April 20, 2016 11:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim