Noka privatizon edhe parkun e ministrisë

Edlira Shehu September 4, 2013 09:18

Noka privatizon edhe parkun e ministrisë

Nuk ndalen zyrtarët shqiptarë me “zhvatjen” e pronave shtetërore. Kanë vendosur të mos ndalen deri në sekondën e fundit të qeverisjes. Qeveria vazhdon të transferojë në seri pronat publike tek privatët në ditët e saj të fundit në detyrë. Listës së gjatë të pasurive publike, që u janë kaluar privatëve i është shtuar edhe një tjetër objekt, ai i parkut të automjeteve në Ministrinë e Brendshme. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 550 metër katrorë, e cila  shtë dhënë me qira për 20 vjet për ambiente shërbimi. Vendimi është marrë muajin e kaluar, ndërkaq në zonë privatët kanë nisur të ndërtojnë. Në pjesën fundore të parkut ka përfunduar së ndërtuari një objekt, ndërkohë qe vijohet me ritme të shpejta ndërtimi i një tjetri. Punonjës të këtij parku deklaruan, në kushtet e anonimatit, se brenda në park janë prerë disa pemë ndërkohë gjatë gjithë natës një eskavator ka kryer gërmime. Zyrtarisht Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë asnjë informacion për transferimin e kësaj prone dhe as emrin e subjektit që e ka marrë atë, edhe pse në rrugë informale mësohet se ai është i afërm i zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme.

Pronarët

Njësoj siç ka ndodhur me pronat e tjera të privatizuara me urgjencë në ditët e fundit edhe Parku i Ministrisë së Brendshme është një pronë së cilës i janë njohur pronarët dhe “DITA ” ka mësuar dje se pronarët e kësaj prone janë familja Llagami në Tiranë. Kjo familje pritet që shumë shpejt ti drejtohet gjykatës për të bërë “nul” të gjithë procedurën e privatizimit pasi e konsideron jo vetëm të jashtëligjshme por si një rast flagrant të zhvatjes së pronës nga zyrtarë shtetërorë në tejkalim dhe shkelje të pastër të ligjit shqiptar. Ditët e fundit qeveria ka bërë transferimin edhe të disa pronave të tjera publike në duart e privatëve. Pak ditë më parë u bë publike dhënia me qira afatgjatë e konviktit të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, si dhe shitja e kabinave të plazhit në Divjakë. Këto vendime janë kontestuar me force nga Partia Socialiste e cila premton se ndër vendimet e para të qeverisë së re do të jenë pikërisht anulimi i këtyre vendimeve.

Edlira Shehu September 4, 2013 09:18
Komento

1 Koment

  1. hawk September 4, 09:39

    E kam thene dhe e riperseris,vetem “nje marreveshje” dypaleshe mund “te justifikoje” keto veprime…Edhe me deficenti i planetit(kuptohet jo “NOK(I)A”,pasi ai eshte idiot interplanetar) nuk do kryente keto veprime ne fund te mandatit duke ditur qe jo vetem Vendimet do deklaroheshin te pavlefshem ,por mund te procedohej penalisht…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*