Norvegjia do të ndihmojë në transportimin e armëve

November 14, 2013 20:52

Norvegjia do të ndihmojë në transportimin e armëve

Norvegjia u bë sot vendi i parë që konfirmon se do të dërgojë personel  ushtarak në Siri për të ndihmuar OKB-në në eliminimin e arsenalit të armëve kimike të qeverisë së Bashar al-Asadit.

Ministri i jashtëm norvegjez Borge Brende tha se vendi i tij do të dërgojë një anije civile dhe një fregatë të marinës në portet siriane për të marrë stoqet e armëve kimike të cilat do të dërgohen diku tjetër për asgjësim.

Në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Associated Press, Brende e cilësoi shkatërrimin e arsenalit të Asadit si një detyrim norvegjez. Ai i bëri komentet në Uashington, ku ndodhej për t’u takuar me sekretarin e Shtetit John Kerry dhe ligjvënës të lartë amerikanë.

Organizata e OKB-së për Parandalimin e Armëve Kimike është ende duke përpunuar planet për shkatërrimin e rezervave kimike të Asadit. Danimarka po shqyrton një ndihmë të ngjashme për transportimin e lëndëve kimike dhe është në pritje të miratimit nga parlamenti.

Organizata e OKB-së pritet të njoftojë të premten strategjinë e saj për heqjen e armëve deri në mars të 2014-s dhe pastaj shkatërrimin e tyre. Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar nëse armët do të shkatërrohen jashtë Sirisë, edhe pse e kanë cilësuar këtë si alternativën më të mundshme.

Zoti Brende tha se ende janë në shqyrtim e sipër hollësitë lidhue se nga cili port sirian do të transportohen armët. Ai nuik tha se në cilin vend do të dërgoheshin armët.

Pas njoftimeve se Shqipëria ishte një destinacion i mundshëm, rreth 5 mijë veta demonstruan të enjten përballë parlamentit dhe kryeministrisë në Tiranë.

Vendi që do të bëjë shkatërrimin e armëve mund të marrë ndihmë të konsiderueshme nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe vende të tjera. Zoti Brende tha se SHBA pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e asgjësimit.

November 14, 2013 20:52
Komento

3 Komente

  1. Mira November 14, 23:17

    Ata jane bisha. Do ti sjellin ne Durres. Shqiperia nuk duhet ta pranoje planin e tyre. Jo. Jo. Jo

    Reply to this comment
  2. Salep i ngrohte November 15, 05:53

    Shqiperia te marre zotim qe anija Norvgjeze do te paiset me ambalazh, fuci etj, shqipetar, per t’u mbushur me lendet kimike te Sirise.

    Reply to this comment
  3. Tusha November 15, 09:28

    Keta jane burra qe i dalin zot vendit e popullit te vet nuk jane sharlatane sidozot tanet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*