Nostalgjia për Enverin nuk nënkupton rikthimin e tij

February 20, 2018 11:55

Nostalgjia për Enverin nuk nënkupton rikthimin e tij

Bedri Islami

Në politikën shqiptare, qëndrimi ndaj Enver Hoxhës, ka pasur dyzimet e tij. Që nga 20 shkurti i vitit 1991 e deri tani, shumë ujra kanë rrjedhur nën këmbët e një politike të çartur dhe shumë tabu të së djeshmes nuk janë më të tilla.

Një forum i tillë, dy dekada e më shumë më parë, as që mund të mendohej. Ishte koha e mohimit të gjithçkaje, dhe, si dihet mohimi nuk sjell progres. Ishte koha e “çekut të bardhë” dhe e logos politike pëdëiste “ne qeverisim, bota na ndihmon”, dhe dalldia e përgjithshme nuk kishte asnjë vend të lirë për forume të tilla.

Ka pasur gjithnjë një triumvirat, që shkurt mund të përmblidhet, e djathta, Enveri, e majta.

Ndërsa forcat e së djathtës politike, në fakt nuk janë të tilla, është më shumë një lëvizje amorfe politike, figurën e Enver Hoxhës nuk e kanë analizuar kurrë, me seriozitet, saktësisht, pa mllefe dhe verbëri. Ata kanë sharë, kanë mallkuar, janë çjerrur, kanë mbushur sheshet me urrejtje, por nuk kanë bërë asnjëherë një gjë të duhur, thellësisht shkencore dhe serioze. Duke sharë gjithçka, ata kanë shkuar në të kundërtën e asaj që kanë synuar; kanë afruar një kohë që dukej e largët të afrohej. Bashkë me kohën kanë ripërtërirë edhe figurën e Enver Hoxhës.

E majta, megjithëse duket shumë më e afërt me figurën e Enver Hoxhës, në fakt ka pasur një shkëputje më serioze ndaj tij; figura të shquara të së majtës, si Dritëroi dhe Moikom Zeqo kanë bërë katarsin e një politike të shkuar. E kanë bërë pa mllef, seriozisht, me dinjitet dhe të saktë.

Megjithëse, mbi figurën e Enver Hoxhës janë hedhur në një kohë të shkurtër, të gjithë rrebeshet e mundshme, përsëri dyzimi ndaj tij vazhdon të mbetet një gjë e pranishme, e prekshme dhe që nuk mund të hiqet me dekretet, as të së djathtës e as të së majtës.

Vitet që erdhën e shkëputën mllefin nga arsyeja, e hoqën zemërimin nga mendimi, sollën krahasimin mes dy kohëve, njëra e së shkuarës, që nuk perceptohet dot në gjerësinë e saj dhe tjetra, e tashme, e prekshme dhe shpesh herë, neveritëse.

Por, fakti mbetet fakt. Dy dhjetëvjeçarë më parë, kudo, në të gjithë shtetin, e përtej tij me një shpejtësi të marramendshme, ndryshuan gjërat, ndryshoi edhe mendimi e qëndrimi ndaj liderëve të kohës, e mes tyre, edhe për Enver Hoxhën. Nuk ka ndryshim dramatik, por shenja e rikthimit të Enver Hoxhës, megjithëse nuk duam ta pranojmë, ashtu si pa u ndjerë, po futet gjithnjë e më shumë tek disa njerëz, jo edhe aq si nostalgji, por si përcpetim i një bote ndryshe nga sa ishte menduar.

Enver Hoxhën nuk mund ta rikthejnë disa vetë që mbartën portretin e tij. Atë po e rikthen politika jonë, politika e ditës, e sharjeve, e pasurimit të padenjë, e vjedhjeve, e grabitjeve, e rikthimit të alfabetizmit, po e rikthen, duke thënë se e luftuam, pikërisht ajo klasë politike që në vitin 1990 ,u shfaq kundërshtare e vendosur e tij.

Dhe njeriu, i cili ka një të metë, ai mund të mendojë, thotë me vete: po këta, në këtë kohë, kur i thonë demokraci, bëjnë kaq shumë gjëma, çfarë do të kishin bërë në një kohë tjetër? Dhe fillon e mendon për kohën tjetër, fillon e mendon kur ishin të varfër, por nuk kishin mbi kurriz gjithëfarë vagabondësh politikë. Fillon e mendon për një kohë kur mjekët nuk largoheshin dot nga fshati ku shërbenin, ku për një fëmijë të sëmurë rrinin gjithë natën në këmbë dhe harronin fëmijët e tyre. Ju sjell një shembull. E kam pasur mik të afërt mjekun Skender Zaimaj. Nuk bën nëna djalë më të mirë se si ishte ai. Nuk jeton më. Ishte drejtor i spitalit në Selcë të Vermoshit, specialist i sëmundjeve kancerogjene, dhe natën e vitit të ri, sapo ishte ulur me familjen, një telefonatë për një të sëmurë në Vermosh, 100 kilometra larg, e ngre nga tryeza e shtruar, udhëton gjithë natën, nëpër borë e akull dhe i shpëton jetën një njeriu. Kush e bën tashti këtë. Askush, ose më saktë, pak kush. Tani mjekët rrinë me turne në zonat e tyre… një javë unë, një javë ti, një javë ai tjetri. Dhe njerëzit fillojnë e marrin mall, sepse nuk kanë as lekë të paguajnë për mjekun, ilaçet, analizat…

Enver Hoxhën e ndalon ajo politikë, tek e cila njerëzit kanë shpresuar që nga dhjetori i vitit 1990 dhe që nuk po e gjen rrugën për të ardhur tek ne.

Nuk e risjell atë zhurma e pak çasteve e disa njerëzve, të cilët ende e kanë mendjen në një portret.

Atë e risjellin njerëzit tanë të politikës, të cilët, edhe në një vend të shenjtë, si parlamenti ynë, e kanë kthyer në një grazhd të neveritshëm.

Njerëzit kanë një të metë, ata mendojnë. Kanë të drejtën të mendojnë. Nuk besoj se do të ketë ende njerëz që ëndërrojnë kthimin e luftës së klasave, izolimin, ritkhimin e ndalimit të pronës private. Edhe dikush, kushdo qoftë, do të kishte provuar rikthimin e tyre, ai do të ishte shumë shpejt i dëbuar.

Por duan më shumë qetësi, çka  nuk e kanë; duan punë, të cilën duhet ta blejnë; duan siguri për jetën e tyre dhe nuk kanë ku e gjejnë, sepse të vrasin ditën për diell e jo më natën për hënë; duan politikanë të ndershëm, por ata janë për faqe të zezë; duan që qytetet të mos shkretohen, por ata po mbetin bosh; duan një politikë agrare ndryshe nga sa është sot, por financat fluturojnë drejt së panjohurës.

Enveri ishte simbol i një kohe tjetër. Ajo kohë nuk kthehet më. Nostalgjia mbetet, e jo rrallë jo vetëm nostalgjia.

February 20, 2018 11:55
Komento

16 Komente

  1. Ylli February 20, 12:49

    The nje te vertete o Islam qe njerezit mendojne !!! Tani po qe mendojme ,disa dhe per ato qe thua me lart.Ne atekohe njerezit nuk guxonin te mendonin sepse mendonte Partia per ata.Njerezit ishin skllever te ideologjise e cila cilesonte….gjithcka ne sherbim te revilucionit dhe parimeve.
    Sot mendojme dhe analizojme.Shume nuk jane dakort me kete sistem por e thone dhe e mbrojne idene e tyre pa frike nga 80 lekshat spiune.
    Shumica e atyre qe mbrojne Enverin jane kulmi i hipokrizise.Jane komuniste -kapitaliste qe shijojne mundesite qe u tha ky sistem dhe lavderojne kot per sport kohen e Enverit.Fakti qe Partia Komuniste e Nexhmije Hoxhes votohet 0.9% ,tregon hipokrizine dhe dyfytyresine e palacove gjoja komuniste.

    Reply to this comment
  2. QUIZ 1 February 20, 13:55

    Quiz

    kush e gjen autorin e ketyre vargjeve
    emri me D
    mbiemri me A

    eshte miku i ketij komentuesi lart me nick-un Ylli

    Elegji për Enver Hoxhën

    1.

    Ish i rëndë dimri i sivjetshëm

    Dhe pranvera erdhi me mundim

    Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,

    Erdhi me një det me hidhërim.

    Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,

    Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;

    Shqipërisë zemra iu lëndua,

    Shqipëria jote po derdh lot.

    Shqipëria Jote s’i kish parë

    Mbyllur as në gjumë syt e Tu,

    Qielli i ballit Tënd me yj të larë

    Ndriti dhe nga retë nuk u zu…

    Falmë, Enver, që po përmend në vjershë

    Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,

    Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,

    Deshe jetën në çdo poezi.

    2.

    Malet heshtin, malet ulin kryet,

    Roje rrinë në arkivolin Tënd,

    Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,

    Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.

    Eh, shiriti i zi, një ton me hekur

    Më rëndon në krahun tim, Enver,

    Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,

    Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…

    Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,

    Falmë Enver që kaq i dobët jam!

    Paska çaste kur njeriu I shkretë

    Veten se pushton e dot s’e mban!

    3.

    Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,

    Nëpër fluturime si nëj zog,

    Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime

    Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…

    Ti na rrite dhe na bëre burra,

    Rrite çdo të ri dhe çdo plak,

    Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,

    Ndezëm komunizmin prag më prag.

    Ne me ty, me dorë i kapëm yjet

    Dhe i vumë përmbi Shqipëri;

    Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet

    Nëpër gjysmëshekullin e ri.

    Falmë, Enver, që kryet i kam ulur

    Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;

    Neve, që furtunash jemi turrur,

    Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!

    4.

    Vallë a do mësohemi njëherë

    Pa të patur pranë dhe mes nesh,

    Bora nëpër male kur të bjerë,

    Dielli kur të dalë midis nesh,

    Plisat kur të ngrihen në luginat,

    Fushat kur të vishen me flori,

    Kur të nisë Komani turbinate,

    Kur të mbushet plot liqeni i ri,

    Kur të zgjohet herët Gjirokastra

    Dhe të hapen portat në sokak,

    Kur shamitë e nuseve buzarta

    Flokëve të çelin si zëmbak,

    Kur të mblidhen shesheve fëmijët

    Tok si luleshqerrat në livadh,

    Kur si zjarr të ndizen karafilët

    Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,

    Kur Një majet duart të trokasin

    Mbushur plot me lule dhe me gaz,

    Kur pëllumbat kopshtit të gugasin

    Dhe të rrahin krahët në pullaz,

    Kur Tirana mes përmes të dritave

    Të lundrojë natën si në det,

    Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave

    Të na duket sikur dikë pret,

    Kur të vijnë Kongreset e Partisë

    Me hap komunizmi ngadhnjimtar

    Dhe të ndritë balli i Shqipërisë

    Me flamurin Tënd të ngritur lart…

    5.

    Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë

    Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!

    Zemrën time do ta nxirrja jashtë

    Të ta jepja Ty me ngazëllim!

    Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!

    Fjalët më përzihen, sigurisht!

    Vallë a mos jam bërë njeri tjetër

    Dhe harroj që jam një komunist?

    Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,

    Është i gjallë e ndër të gjallë rron,

    Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt

    Dhe armatën komuniste çon.

    Si profet ngre kokën madhështore

    Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,

    Dhe na thotë njihni veç fitore,

    Pastë nder e dritë vendi im!

    Dhe na thotë: ruajeni Partinë,

    Që e lidhëm më dyzetenjë,

    Jam mes jush, mes brezave që vijnë,

    Jam me mendje, frymë dhe me zë!

    6.

    Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,

    Ndofta kam përlotur ndonjë varg,

    Jam njeri me mish e gjak dhe unë,

    Ndonëse shoh si komunistët larg.

    Unë e di se zemra Jote e madhe

    Di të falë, e mua ti më fal

    Si poet u preka kësaj radhe

    Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.

    Jam krenar që rrojta me Ty bashkë

    Dhe jam bashkëkohas tok me TY,

    Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,

    Pashë pranë të pavdekshmit sy!

    Jam krenar që gjendem në armatën,

    Që e ke ngritur Ti si arkitekt,

    Kjo armatë mprehur e mban shpatën,

    Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…

    .

    Reply to this comment
  3. ELIOT February 20, 13:58

    KOHA E ENVERIT KA COFUR .. KAM NDERIN DHE SHANSIN QE FEMIJET E MIJ TE MOS TA KENE NJOJTUR KETE KOHE TE NDYRE … KUR KOMUNISTAT BENIN LIGJN… TE FUSNIN NE BURGJE ME DESHMI TE RREMA ..KOHA E ENVERIT ..KUR NENAT TONA E KALONIN KOHEN NE RADHE PER NJE COPE BUKE ..PER NJE SHISHE KOSI … IKU KOHA KUR NEXHMIJA KURVA JETONTE ME SHERBETORE SI BEJLERET E HERSHEM … MEGJITHESE ENVER HITLERI I URRENTE TE PASURIT ..????? FEMIJET E SOTEM KURRE SDO TA BEJNE SPIUNA PER NJE COPE MISHI … FEMIJET E MI KURRE SDO TA NJOHIN JJETEN E QELBET ME KOMUNISTAT ..KUR NJE PALE CORAPE I PERDORNIM PER MUAJ ..KUR NJE BLUZE NJE KEMISHE NJE PALE PANTALONA I MBANIM PREJ VITESH ….KUR SOT MES 4 EUORS BLEN 5 PALE CORAPE .. SOT NUK KA ME BARCALETA ME LULIN E VOCER …. SE SA LULA KISHTE ME DIKTAUREN …QE KURRE SI SHRUAJTI DRITEROI AS KADARE ..JO SE NUK I SHIKONIN ..POR KISHIN FRIKE NGA SPIUNET . NGA KOMUNISTAT …. MALLKUAR QOFTE AJO KOHE E MALLKUAR …. MALLKUAR QOFSHIN ATO NJEREZ QE I SHERBYEN HITLERIT .. NE SHQIPERI …. KUR MENDOJ SE SHUME TE RINJ HUMBEN JETEN NGA ENVERI ..KUR NE FRANCE NE EUROPE ..DO TE ISHIN ME TE GJTHE TE MIRAT … MALLKUAR QOFTE ENVERI DHE RRACA E TIJE QE NA SHKATERROI RININE ..NA BERI ME DHIMBJE KOKE … JETOI PREJ VITESH NE FRANCE .. DHE KUR SHIKOJ JETE QE BENE RINIA FRANCEZE DHE JETEN TONE ….. NXJERRE KONKLUZIONI SE ENVERI ESHTE TALLUR ME JETEN TONE .ME PRINDERIT TANE … I PERDORI SI KAFSHE … SI LOPE … JO FEMIJET E MIJE KURRE SDO TE JETOJNE NJE ENVER TJETER …… JO PREFEROJ QE TI SHOH TE VDEKUR SE ME NJE DIKTATURE SI AJO E ENVERIT ….MALLKUAR QOFTE AJO NENE QE E BERI HITLERIN E SHQIPERISE …. MALLKAUR QOFTE FSHATI KU LINDI ..MALLKUAR QOFTE LAGJA KU U RRIT .. MALLKAUR QOFTE … AI QE MENDON EDHE NJE SEKONDE POZITIVE PER ZGJEBSIN E ME TE MADHE TE GJITHA KOHAVE …. … MERCI … VIVA LA LIBERTE .. DHE KY BEDRIU …. DUHET ME PARE TE MESOJE CDO TE THOTE LIBERTE DEMOKRACIE EGALITE .PASTAJ TE NA BEJE SI FILLOZOF ME SHKRIME PER NE KOPESHT …. A BIENTOT …../////

    Reply to this comment
    • Likja February 22, 00:46

      Ehi gringo, ku i blike ato 5 çorapet me 4 euro ti, tek turqit?
      Ha ha ha … ato te mijat kushtojne 25 nje pale. Mire e lejma kete muhabet. Si the ti, Nexhmije kurva, pse kishte sherbyse? Po te drejte ke, po Liri kurven e njef ti? Me sherbyse eshte dhe ajo … Eh, po me, ajo kurva e Sales.

      Reply to this comment
  4. KALI TRO(PO)JES & GOMARI CEPANIT February 20, 14:19

    Pse Salibisha eshte
    monument diamanti
    qe armiqte e kombit
    te brendshem dhe te jashtem
    i kane bere Enver Hoxhes
    i cili nuk ka nevoje per lapidar
    se eshte kthyer ne legjende
    pra ESHTE SHENJTERUAR

    Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.
    Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.
    Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.
    Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
    Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.
    Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë
    .Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.
    Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
    Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve
    I cili u tregoi vendin
    hajduteve
    ,krimineleve,
    imoraleve
    ,tradhetareve,
    hipokriteve
    ,terroristeve,
    diversanteve,
    spiuneve,
    agjenteve,
    idioteve
    pa harruar malokaret
    & pseudo malsoret
    dhe porno-ambassadoret..

    Reply to this comment
  5. Dashamiresi D February 20, 14:29

    Ne doni shqiperi SHQIPERI ………..
    ktheni DINJITETIN e ENVERIT sa
    Dinjitetine vendit tone!!
    Beni referendum popullor te merni pergjigje.

    Po te ishte Ai gjalle,shqiperia do e kishte bere vertet ate qe duhej e po synon te beje-Drejt Europes te shkoje.shqiperia.
    Ai sistem nuk vjen me po dhe 27 vitet kaluar mos e pafshin jeten e gjate.
    Me shqiptarizmin e Enverit,kush eshte shqiptar.
    Ti komentuesi Ylli,referoju c’ka thene bota per Enverin ne intervisten e fundit botuar ai organ presticioz.’
    Beni referendum popullor dhe, do ta shohesh ti dhe ata pseudot atdhetare konsideratat per Enver Hoxhen.
    .
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  6. intelektuali February 20, 15:30

    Del Spiuni i Sigurimit, Bedri Islami me nje DACIBAO enveriste ketu ne DITA dhe hop! kercejne nga brimat e miut fanatiket e Partise se Punes ne mbrojtje te istikamit qe po sulmohet nga Bota Imperialiste.

    PO PSE ME FANATIKUN E PARTISE SE PUNES, BEDRI ISLAMIN DHE ME DINOSAURET PREHISTORIKE TE ENVERIT DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  7. ETHEM February 20, 18:16

    EMRI I ENVERIT NUK DO TE PERMENDET ME VETEM ATHERE KUR TE SHUHEN ATA QE KAN LINDUR PARA 11 PRILLIT 1985.ATA PAS KSAJ DATE NUK DIN SE ÇFAR TE MIRA I BERI AI BURR KETIJ VENDI.
    SE SHUME TE RINJE SOT PO BEJNE KRUSHQI ME GJUMIN,DROGEN,PADIEN,PAPUNESINE E MUNGESES SE NDERMARRJEVE E INSTITUCIONEVE QE SHKATERROI SALIU E AZEMI ME UDHEZIMBTE LANETIT JAERSON+BIBERAJ.
    NDAJ DUKE PARE E DEGJUAR SALISERBIN E VIÇIDOLIT,LUL HOLLANDEZIN,LIKE FLORIRIN E KO…KY POPULL E DI MIRE SE KUSH ISHTE ENVERI E KUSH A.ZOGU…E KO. SE PO TE BEHET REFERENDUM,BESOJ SE FITON SOCIALIZMI ENVERIAN PA ENVERIN.DHE KJO U PA NGA SONDAZHI QE BERI OSBE PARA 2 VITESH.
    PS DHE E.VELIAJ DUHET TE SHFARROSIN BUSTIN E TRADHETARIT..VRASESIT E HAJDUTIT A.ZOGU NGA SHESHI…NDRYSHE NUK JANE ME SHUMICEN E POPULLIT DHE NE PERSPEKTIVE NUK DO TE VIJNE ME NE PUSHTET

    Reply to this comment
  8. 500 vjet.....nana priti February 20, 19:56

    Te ishte viti 1991 deri 1997 te shaje enverin ishte normale por sot enveri jo vetem eshte reabilituar por dhe eshte shenjteruar..Dhe Skenderbeut ju desh 400-500 vjet te reabilitohej kurse enver hoxha vetem 5-6 vjet ne 1997 kur talebanet & salebanet e zhduken shtetin shqiptar
    .
    Edhe enveri dhe shoket e tij do ngelen nga burrat me te shquar te kombit kur te hapen letrat. Dhe Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
    .
    Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
    .
    Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij.
    Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë.

    Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
    Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.

    Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!

    Sot kur ai vend është nën pushtimin e talebanit berishovic edhe pse gjoja ka fituar Edi Rama ne 23 qershor ne menyre fiktive,kur eshte ai vend eshte kthyer ne hale (wc) ambasadoresh qe perdorin politikante shqiptare si kellefa nje dhe shume perdorimsh duhet tju themi ju mentarave,mehmet elezeve,elez bibereve dhe matherfuckereve Shut up

    Reply to this comment
  9. Dashamiresi D. February 20, 20:49

    Vetem Intelektual nuk mund te jeni,ju, komentuesi;”intelektual”,si firmosni.

    Botues te gazetes “Dita”,do ju lutesha, ate komentusin “intelektuali”,mos na e paraqisni si komentoator ne faqet tuaja,se paku virin emer tjeter.
    Intelektualet e vertete nuk e pranojne ate .
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
    • intelektuali February 20, 23:41

      Ka ikur Koha kur spiuniet Dashakeq te Sigurimit te Enverit i jepnin urdhera gazetave si t’i shkruanin dhe ke te lejonin ne rubrikat e tyre,

      prandaj:

      O spiun Dashakeq i sigurimit te Enverit mbylle halen e kriminelit dhe xhelatit te Partise se Punes dhe mos jep urdhera per gazeten DITA se Koha e Qepes e Partise se Punes ka ikur nga vendi yne ne menyre te pakthyeshme dhe Lufta e Botes Demokratike eshte si te zhduki perfundimisht vampiret qe la pas Enveri me Nexhmijen qe shqyptaret te mos duken si nje fis prej Afrike ZULU.

      Reply to this comment
  10. Vladimir Dushniku,pensionist. February 20, 23:53

    Ata qe kane sunduar Shqiperine keto 28 vjet e kane vrrenuar dhe grabitur te gjitha pasurite kpmbetare,kane percare popullin,shkaterruan arsimin,shendetesine,drejtesine dhe sot ,ndonese mburren se kemi lirine e fjales,por ne fakt ASKUSH NUK TE DEGJON!
    Edhe gazetat kane frike te botojne shkrimet kritike ndaj pushtetit sic do ta provoj edhe nje here une sot me shkrimin e meposhtem!
    Le te pergjigjet me fakte kryeministri Rama apo rrogtaret e tij qe mban pas vetes ne se kam gabim une qe ngre keto probleme apo administrata e kalbur qe eshte mbushur me militante te pa afte!

    Leter e hapur kryeministrit te Shqiperise,zotit Edi Rama.

    O si nuk kam një grusht të fortë
    t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë”
    Migjeni:Recital i Malesorit.

    Eh sikur ta dinte Migjeni i madh,se keto vargjet e tij do te ishin akoma realitet i hidhur edhe ne ditet e sotme ne nje Shqiperi qe krekoset se eshte demokratike,do te ngrihej perseri nga varri !
    Zoti kryeminister!
    Me te drejten qe me jep Kushtetuta e RSH-se ,po ju drejtohen publikisht,meqenese te gjitha rruget e tjera te komunikimit me ju nuk kane funksionuar!
    Ju kemi votuar per te qeverisur vendin,por ne fakt ju,si gjithe para ardhesit tuaj , vetem e keni sunduar dhe vazhdoni ta sundoni kete vend!
    Dyshoj se ju dhe te tjeret qe keni grumbulluar rreth vetes jeni pushtuar nga deliri i madheshtise dhe ndonese jeni parti qe “grabisni” votat e fukarenjve te majte,ne fakt zbatoni ate qe populli yne nder shekuj e ka stigmatizuar me fjalen e urte se “bark ngopuri nuk e kujton bark pa ngopurin”!
    Keni kohe qe trumbetoni me te madhe se po punoni per te luftuar peshkaqenet,por ju nuk doni te shikoni se “karkalecat ” rrogtare kane bere e po bejne kerdine ne popull me shume se ata!
    Ju perbetoheni se po luftoni korrupsionin dhe padrejtesite ne sistemin e drejtesise,por nuk keni kuptuar akoma se te dy keto te keqia te medha qe kane rrenuar shtetin shqiptar deri me sot ,nuk e kane zanafillen vetem tek sistemi i drejtesise ,por se pari tek administrata e kalbur shteterore e supermbushur me militante te pa afte , qe nuk punojne per shtetin e sipas ligjeve, por sipas “maliqeve”!
    Deri dje e ndanit pushtetin me “vellezerit siameze” njelloj sic ndahej ne mesjete e me tej placka e luftes midis fitimtareve,ndersa tani ne “tepsine” vetem tuajen shteterore ekziston po i njejti mentalitet!
    Shkodranet kane nje fjale popullore ,qe i shkon per shtat administrates se sotme shteterore:”Te drejte ke,por gje nuk te takon”!
    Ne shtetin e sotem i eshte dhene mundesia cdo rrogtari,qe te shkele ligjet,te beje padrejtesi dhe korrupsion sa te doje sepse hallkat e kontrollit ne te gjithe piramiden shteterore nga lart e deri poshte nuk funksionojne.
    Kjo ndodh keshtu sepse ju keni nxjerre jashte perdorimit sensoret e nevojshem jetike, qe do te mund t’u tregojne juve se si funksionojne te gjitha hallkat e pushtetit tuaj : -Pritjet e popullit dhe letrat e tyre te ankimit!
    Kjo eshte e barabarte per nga rrezikshmeria me ate qe beri Sali Berisha ne 21 janar, qe pasi fshiu te gjitha regjistrimet nga serverat e kryeministrise , vuri ne aktrim jeniceret e tij ne drejtesi,shendetesi ,media etj dhe ju akuzoi personalisht se i kishit vrare ju te 4 protestuesit fatkeqe!
    Dhe ne se nuk do te ishte, per fatin e te gjithe popullit shqiptar dhe drejtesise , filmimi i te vetmit gazetar trim , Artan Hoxha,askush nuk do ta merrte vesh jo vetem te verteten e atij krimi shteteror ,por mbase as ju nuk do ishit sot kryeminister e pa cudi te madhe ndoshta do t’u kishin futur edhe ne burg.
    Ne se ju dhe administrata e juaj do t’i vleresonte me kete llogjike ankesat e popullit,ju do te zbulonit me mire, se cdo kontroll shteteror se si funksionon administrata publike duke i “prere koken” padrejtesive dhe korrupsionit,qe ne rrenje.
    Sot nuk ben pritje populli as kryeministri,as ministrat,as kryetari i Bashkise Tirane (me nje popullsi prej gati 1 milion banore ) dhe as drejtoret poshte tyre!
    Ju mund te justifikoheni me ate se keni mbushur institucionet shteterore me dhjetra apo qindra rrogtare qe vegjetojne ne te ashtuquajturat drejtori apo zyra te ankesave,te komunikimit apo maredhenieve me qytetaret, bile akoma me shume mund te mburreni me tollumbacen qe keni ne kryeministri me emrin sugjestionues “Shqiperia qe duam” , se keni te punesuar ne administrate qindra juriste,se komunikoni ne facebook me qytetaret etj, por se cfare efikasiteti kane patur keto zyra e keta rrogtare ne mbrojtje te ligjshmerise ,zgjidhjen e halleve te popullit dhe informimin e hallkave te shumta eprore ne tere piramiden shteterore lidhur me padrejtesite ndaj qytetareve dhe korrupsionin e pushtetareve,ky mund te quhet vetem nje deshtim i plote!
    Ju vete e pranoni se ka korrupsion ne administrate,por kjo eshte vetem pasoja,ndersa shkakun nuk e keni gjetur ose nuk doni ta gjeni per arsyet qe i dini vete.
    Eshte tashme aksiome,zoti kryeminister se nuk mund te lulezoje korrupsioni, ne se nuk ka shkelje ligjore, ne se nuk behen padrejtesi, ne se nuk sorollaten qytetaret ne zgjidhjen e problemeve te tyre!
    Dhe kjo vjen se ne te gjithe piramiden shteterore punesohen njerez militante,te pa afte,qe jo vetem nuk punojne per shtetin,por edhe nuk e kontrollon njeri punen e tyre!
    Deri me sot kemi degjuar se ju doni te kapni e te denoni personat e korruptuar,pra i kerkoni ata pasi te kene bere gjemen duke vjedhur shtetin dhe hallexhinjte e jo duke ua nxire jeten atyre sapo te bejne tentativen e pare kriminale!
    Dhe ne se doni seriozisht t’ia beni sketerre jeten te korruptuarve ne administraten shteterore,kete gje mund ta beni vetem duke ua bere “shesh me lule” qytetareve qe te ankohen ne cdo kohe,me cdo menyre,me te gjitha mjetet e ne te gjitha zyrat shteterore ku e gjykojne dhe besojne se do u japin drejtesi.
    Komunikimi i juaj ne facebook apo ne twiter nuk eshte nje mundesi ankimi per shumicen e popullit,pra per ata qe mund te jene viktimat me te mundeshme te padrejtesive e korrupsionit shteteror,por u sherben juve per konsum mediatik.
    Te ashtuquajturit shtet shqiptar ne keto 27 vjet nuk i vjen turp,qe me shume investigime dhe denoncime ka bere emisioni investigativ “Fiks fare ” i Top Channel-it me gazetare te afte e te perkushtuar ndaj detyres , bile pa qene as juriste se sa me qindra te tille ne administraten shteterore !
    Eshte kjo arsyeja pse qytetaret me shume kane besim te ankohen tek ky emision se sa tek shteti!
    Bile edhe rrogtaret tuaj dridhen kur u thua se do t’i drejtohem “Fiksit” se sa te ankohesh tek eproret e tyre te cdo rangu qofshin ata!

    Ilustrimin me te plote te ketyre denoncimeve qe po bej e gjeni me te gjithe shemtine e tij ne Bashkine e Tiranes.
    Jane sajuar aty dy drejtori me emertime bombastike si ajo e “Komunikimit me Qytetaret” dhe ajo e “Maredhenieve me Publikun ” ,qe fatkeqesisht vetem me qytetaret e me publikun nuk kane asnje komunikim e asnje maredhenie !
    Me kontretisht:
    Ne prill te vitit 2017 djali im beri kerkese ne UKT per mbylljen e kontrates se furnizimit me uje per arsye te largimit me banim dhe pune ne SHBA!
    Kesaj kerkese as sot (pas 10 muajsh) UKT-ja nuk i eshte pergjigjur me shkrese zyrtare ,per me teper qe vazhdon te dergoje edhe faturat per pagesen e taksave vendore.
    I jam ankuar edhe kryetarit te Bashkise Tirane z.Veliaj,qe me shume e shpenzon kohen duke mbjelle peme dhe nuk ka kohe te merret me letrat e popullit,por rrogtaret e tij ne vend qe te verifikojne bazen ligjore mbi te cilen kam bere ankesen dhe te vene para pergjegjesise rrogtaret arrogante te UKT-se,jane mjaftuar duke luajtur rolin e postjerit duke ia deleguar po UKT-se qe ta gjykojne ankesen time!
    Pra i luten “ujkut te pranoje se e hengri apo jo qingjin”!
    Me pas u jam ankuar edhe juve si kryeminister per UKT dhe Bashkine Tirane per kete shkelje ligjore dhe padrejtesi,por ne pergjigje te ankeses time drejtoria e Maredhenieve me Publikun ne kryeministri me njofton se edhe ajo me te njejten metode , ate te postjerit perdori , duke ia deleguar perseri UKT-se ta gjykoje ankesen time!
    Ne se do te njiheni ju apo juristet tuaj me korespondencen time disa mujore me UKT-ne,drejtorite e Bashkise Tirane ate te Maredhenieve me Publikun dhe ate te Tatimeve dhe Tarifave vendore,do te kuptoni se te gjithe keta rrogtare jane jo vetem te pa pergjegjshem profesionalisht,por edhe te pa afte juridikisht!
    Une ia kam arsyetuar ankesen time bazuar ne aktet ligjore e nenligjore aktualisht ne fuqi,ndersa justifikimet dhe kundershtimet e tyre i kane bere kacakshe,pa asnje reference juridike!
    Djali im i ka kerkuar UKT-se qe te mbylle kontraten me kete ndermarje me te drejten qe i jep Kodi Civil i RSH-se,neni 659,ne pjesen per kontratat,qe percakton se,”Kontrata eshte veprim juridik me ane te se ciles nje ose disa pale krijojne,ndryshojne ose shuajne nje maredhenie juridike”!
    Sipas ketij ligji UKT nuk ka asnje te drejte ligjore te vendose veton arrogante duke e kundershtuar ate pa asnje reference ligjore!
    Por edhe drejtorite perkatese te Bashkise Tirane,ne vend qe te ballafaqojne ankesen dhe referencat e mija ligjore ,mbi bazen e te cilave kerkoj drejtesine,me veprimet e rrogtareve te UKT-se,mjaftohen duke me dhene kete pergjigje skandaloze:
    _”Kontrata e lidhur me UKT-ne per nje godine te caktuar mund te mbyllet vetem ne rastin kur godina nuk ekziston me “!
    Nje pergjigje te tille,pa iu referuar realitetit dhe asnje akti ligjor apo nenligjor eshte e denje vetem per ndonje brigadier te ish kooperativave bujqesore e jo rrogtareve te nje Bashkie kryeqyteti e te nje shteti qe aspiron per t’u bere pjese e BE-se e qe paguhen me taksat tona me rroga milionere!
    Keta te mjere akoma nuk e dine se kontratat per furnizimin me uje nga UKT lidhen me kerkesen e vete qytetareve ,per cdo familje vecmas dhe jo per te gjithe godinen 10 kateshe!
    Pra si e tille kontrata mund te mbyllet qofte edhe nga njera pale,ne cdo kohe e pa asnje kusht.
    Nga ana tjeter,ku e gjejne referencen keta rrogtaret arrogante te UKT-se qe, ne vend qe t’i pergjigjen kerkeses se qytetarit per mbylljen perfundimtare te kontrates, na sugjerojne jo mbylljen por “pezullim kontrate” dhe kete sofizem e shesin si detyrim ligjor duke faturuar taksat vendore?!
    Kuptohet se e gjithe kjo loje me mos mbylljen e kontrates behet me qellimin djallezor qe te xhvatin qytetaret gjoja demokratikisht duke faturuar taksat vendore.
    Nga ana tjeter edhe pretendimi i tyre ,se djalit tim i takon (sipas tyre ) te paguaje taksat vendore,pa iu referuar aspak vendimit nr.59/2015 te Keshillit Bashkiak Tirane,ne pjesen per taksat e pastrimit ,largimit te mbeturinave dhe tarifes se perkoheshme per infrastrukturen arsimore, verteton jo vetem pa aftesine e tyre juridike,por edhe arrogancen shteterore!
    Ja cfare percakton vendimi ne fjale:
    -“Tarifes se pastrimit dhe largimit te mbeturinave dhe takses se perkoheshme per infrastrukturen arsimore i nenshtrohen te gjithe familjet,personat fizike ose juridike,vendas ose te huaj,qe banojne dhe ushtrojne veprimtari ekonomike brenda teritorit te Bashkise se Tiranes”!
    Por djali im as banon e as punon ne Shqiperi dhe si i tille nuk i takon t’i paguaje keto taksa!
    Por rrogtaret e UKT-se dhe ata te Bashkise Tirane nuk dine ose nuk duan ta lexojne dhe interpretojne shqip kete percaktim,por hidhen “dege me dege” dhe me kthejne se fundi nje pergjigje karagjoze se,”Djali i juaj nuk hyn ne kategorite e personave qe perjashtohen nga detyrimi i pageses se taksave vendore”!
    Edhe per te qeshur,por edhe per qare eshte kjo pergjigje ,qe tregon mjerimin e tyre bashke me dhunen shteterore e mbrojtur me sofizma!
    Vertet djali im nuk hyn ne kategorite qe perjashtohen nga pagesa e ketyre taksave sepse nuk eshte as invalid e as pensionist dhe ai as e ka shtruar kete gje ne kerkesen e tij!
    Ai ka kerkuar mbylljen perfundimtare te kontrates e cila do te thote se nuk deshiron te kete asnje maredhenie kontraktuale apo detyrim me UKT-ne .
    Duke perdorur llogjiken e cartur te ketyre karagjozeve kam te drejten edhe t’i pyes:-“Po te vdekurit,zoterinj “humoriste”, meqenese nuk perfshihen ne kategorite qe perjashtohen nga ky detyrim,a vazhdoni t’i taksoni pas vdekjes” me taksat vendore ?!
    A ka juriste kjo Bashki,qe t’u mesoje ketyre rrogtareve te pa afte, se personat ,qe perfshihen ne “kategorite qe perjashtohen nga pagimi i taksave vendore” jane persona qe banojne detyrimisht ne teritorin e Bashkise Tirane dhe jane kliente te UKT-se,ndersa rasti i djalit tim nuk hyn fare ne kete arsyetim djallezor,se ai as banon e as punon ne Shqiperi!
    Por humoristet e Bashkise Tirane (konkretisht drejtori i DPTTV-se z.Arli Naska),kane harruar se ne nentor 2017,pas kembenguljes time te arsyetuar ligjore,u terhoqen ne arrogancen e tyre dhe me kerkuan me se fundi qe t’u vertetoj shkreserisht se djali im nuk eshte rezident ne Tirane,per t’a hequr perfundimisht nga detyrimi per keto taksa!
    Dhe kete nuk e bene qe ne prill 2017 kur u be kerkesa,por pas 10 muajsh duel shkresash me mua!
    Ia dergova me poste drejtorit te DPTTV-se, z.Arli Naska kontraten e banimit dhe vertetimin e institucionit ku djali im banon dhe punon ne SHBA,por nga rremuja qe kane ne koke dhe ne punet e tyre te perditeshme ,akoma pretendojne se nuk ia paskam derguar keto shkresa!
    Mire qe shkresat gjoja nuk ia paskam derguar,po shkresen zyrtare per mbylljen e kontrates ne pergjigje te kerkeses se bere para 11 muajsh,perse nuk e dergojne,ne menyre qe te hapim ceshtje gjyqesore me keta rrogtare te mjere?!
    Perfundimisht e kuptoj fare mire se tere kete rrumpalle antiligjore keta rrogtaret arrogante te UKT-se dhe te pa aftet e Bashkise Tirane,meqenese te gjithe jane treguar te nje “prerjeje”,e bejne qe te shmangin nje precedent te kesaj natyre,sepse dyshoj se keshtu do kene vepruar edhe me xhvatjen e miliardave leke nga miliona emigrante shqiptare qe as banojne e as punojne ne Shqiperi,por qe detyrohen me dhune te paguajne padrejtesisht keto taksat vendore,se ndryshe shteti demokrartik te burgos!
    Keshtu bejne keta te UKT-se edhe me mashtrimin qe bejne me faturat e ujit, te cilin na e faturojne per “uje te pijshem” kur ai nuk eshte i pijshem!
    Kjo gje i ka sjelle qindra mije banoreve te Tiranes,qe pervec pageses mujore per ujin e pa pijshem UKT-se ,qe shkon rreth 20 mije leke te vjetra per nje familje pensionistesh,te shpenzojne edhe rreth 100 mije leke shtese per te blere uje te pijshem dhe per gatim ,qe perben nje rrenim total te familjeve tona!
    Ia vlen, qe jo vetem KLSH-ja ,te ushtroje zbatimin e ligjshmerise ne UKT,por edhe Prokuroria e Pergjitheshme te hetoje per kete mashtrim me permasa skandaloze qe UKT i ka shkaktuar qytetareve per vite me radhe,ndonese vazhdojne te ngulmojne se do te rritin akoma cmimin e ketij uji qe e shesin per te pijshem!

    Vladimir Dushniku,pensionist.
    Tirane,me 20.02.2018
    Ky eshte shteti qe i detyron shqiptaret te marrin rruget ve kurbetit neper bote!

    Reply to this comment
  11. alphade February 21, 03:00

    Dikur kam pyetur nje kryetar partie,siameze e PPSH. Supozojme se nje dite ju do te merrni pushtetin a do
    te ngrini kooperativat bujqesore, ato te “tipit te larte” ??
    Me pa ne sy dhe iu pergjigj ironise time, por pa ironi dhe
    me shume sinqeritet : ” Jo, ne asnje menyre” ! Me kete
    frazen e fundit mbaroi biseda. Me kete cfare dua te them:
    Nostalgjia per Enverin nuk ka lidhje me rendin .Ai qe nje
    rend i imponuar nga kushtet e rrethanat historike. Lexoni
    Jalten, lexoni takimet Rusvelt,Curcill,Stalin….!
    Per mendimin tim, te nje njeriu krejtesisht anonim e te za-
    konshem, Enveri nuk lindi komunist. Ai u be komunist,fale
    rrethanave historike. Enveri lindi nga nje familje e mesme
    gjirokastrite, u edukue ne perendim, France. Hapur fliste
    me respekt per Francen e Degolit, etj.etj. Prandaj sikur
    historia t’ja kishte drejtuar “trurin” nga Perendimi, Enveri
    do te ishte nje borgjez i rrekur,aq sa edhe Stalini e Tito e
    kishin vene re kete sjellje “prej borgjezi” te Enverit : ka-
    rakteristike e Enverit: Veshja ! Veshja nuk ishte as si e
    Stalint dhe as si e Maos por me kollare,kemisha,pallto e
    mbi te gjitha kapelet republike ,etj. etj. Takimet me francezet , Pol melizin, Susan Martin, Zhan Zhyrken,etj.
    dhe bisedat me ta ne gjuhen frengjisht perbejne “idiosin-
    kracine” e Enver Hoxhes. Ka edhe mori shembujsh te
    tjere qe tregojne se Enver Hoxha ka qene para se gji-
    thash nje Patriot i Madh ! Kujtoni Konfrencen e Paqes ne
    Paris ! Enver Hoxha beri shtet ,nje shtet ku nuk guxonte
    kush te sillej sic sillen sot : serbe,greke, etj. qe sillen me
    Shqiperise si han pa porta,ku hyne derri e dosa ,nje shtet
    qe s’eshte fare shtet ku edhe nje bari dhish i thote krye-
    minstrit atje ne mal me bageti duhet te pyetem edhe une
    per poliken nderkombetare ,edhe nje i lajthitur apo cmen-
    dur del e ben poltiken e botes,edhe Ai qe sapo ka dale nga burgu ,ne aeropot per t’u kthyer ne vendin e vet ku
    nuk ka takuar as familjen e tij deklaron se don me u be
    Kryeminister sapo te mbrrije ne vendin e vet. Cfare nuk
    degjon sot nga shqiptaret. Enveri beri ate qe ka thene
    Montaneri , lexojeni zoterinj ate percaktim te tij ,qe per-
    ben quintesencen e gjithe jetes dhe vepres se Enver Ho-
    xhes. Sa per kooperativat,kolkozen e sofkozet ato mbe-
    ten si relike te historise qe perbejne deshtimin me te madh te rendit socialist, qe u perbys nga faktore objektive
    e subjektive qe nuk eshte as vendi,as momenti dhe as
    koha per t’i analuzuar sepse nuk ia vlejne.

    Reply to this comment
  12. Shqiptari February 21, 12:23

    Bravo shoku Bedri Islami. Me kete qe po thua se Nostalgjia per Enverin nuk nenkupton kthimin e tij, po verteton se nostalgjike enveriste si ti jeni nje kope budallenjsh qe keni nostalgji per nje qen te ngordhur qe nuk ngjallet me.
    Eshte vertet Test Inteligjence sot qendrimi ndaj Enverit. Ato qe kane nostalgji per te, jane me gomaret qe ka ky vend. Vetem gomaret mund te kene nostalgji per dicka qe nuk kthehet dot kurre. Per nje fakt te thjeshte, Enverizem me kufinj te hapur nuk behet as 24 ore.
    Doni Enverizem? Mbyllini kufinjte dhe bejeni (po patet bythe ti mbyllni). Lerini mor budallalleqet se nuk pjerdh dot me i vdekuri. Ka vdekur nje here e mire ajo kohe. Nuk ka gazete Dita ta ngjalle, sado ta paguaj Nexhmija.

    Reply to this comment
    • Che Guevara February 22, 00:51

      Ndersa ti o “Skipetari” je pjese e nje tufe derrash qe per ushqim kane jashteqitjet e budallenjve!
      Enver Hoxha beri shtet,qe dridheshe edhe ti,por edghe fuqite me te medha te globit!
      Ate qe beri Enver Hoxha per Shqiperine do ta nderojne shekujt,ndersa keta antishqiptaret qe kane sunduar keto 28 vjet as do t’i kujtoje njeri per mire pervec se rrenues te Shqiperise!
      Ja ke 28 vjet qe kufirin e ke te hapour o kelysh fashisti,por cfare ke bere me te mire se sa beri Enveri per shumicen e popullit?
      Nje mut te madh bete qe ta hani e ju ngecte ne fyt!
      Per 28 vjet Shqiperia do te ishte ndertuar 10 here nga e para,se Enverit vetem 5 vjet ju deshen te rindertonte vendin nga shkaterrimet e luftes me te pergjakeshme qe ka pare bota nder shekuj!
      Por ju armiqte e Shqiperise rrenuat e grabitet te gjitha pasurite kombetare per ta lene popullin shqiptar tere jeten me nivelin e tallonit qe aq qejf keni ta permendni!
      Ku i keni fabrikat,uzinat,kombinatet,minierat,hekurudhat,ushtrine,Floten tregetare,depot ve rezevave shteterore te mbushura me qumesht dallandysheje!
      Ku e keni bregdetin,pyjet,tokat bujqesore,arsimin,shendetesine,drejtesine etj?
      Ketu pergjigju o shkerdhate demokratike e lere Enverin ne perjetesine e tij heroike!

      Reply to this comment
  13. Arben February 22, 07:36

    ajo nostalgji, na beri te humbim edhe keto 30

    vitet e fundit.

    ishalla zgjedhjet e tjera njetezit i therrasin trurit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*