Nostalgjitë perandorake që destabilizojnë Evropën

April 8, 2018 12:48

Nostalgjitë perandorake që destabilizojnë Evropën

 

Nga Bernard Guetta

Janë tre shtete që, më të ndryshëm nuk mund të ishin. Hungaria e vogël, e krishterë, ka më pak se dhjetë milionë banorë. Turqia, myslimane, ka një popullsi prej afro 83 milionë banorësh. Federata ruse, me shumicë të krishterë, ka 150 milion banorë. Në pamje të parë, të tre këta shtete dukej se nuk kishin asgjë të përbashkët. Po atëherë, pse po provokojnë kaosin, në rendin ndërkombëtar?

Shtet anëtar i Bashkimit Evropian, e thirrur sot në zgjedhje, Hungaria përgatitet t’i japë për herë të tretë një mandat shumice Kryeministrit Viktor Orban, njeriu që shpiku konceptin e “demokracisë joliberale”, një regjim në të cilin udhëheqësit zgjidhen, por mjetet e informimit janë të kontrolluara, dhe ku liritë vazhdojnë të reduktohen. Hungaria ka hyrë në rrugën e përplasjes me të gjitha vlerat e Bashkimit Evropian, ku në fakt nuk ka ekskluzivitet sepse, që nga Polonia, edhe shtetet të tjera me prejardhje nga ish blloku sovjetik ndajnë me të refuzimin, e cilitdo lloj mbinacionalizmi evropian.

Gjymtime historike

Turqia, vend anëtar i NATO-s qysh prej fillimit të viteve pesëdhjetë, vazhdon të afrohet me Rusinë, prej ku blen armë, ndërkohë që rrezikon gjithnjë e më shumë të përplaset ushtarakisht në Siri, me SHBA apo Francën, për çështjen e kurdëve, të vënë në shënjestër prej Ankarasë, por të cilëve SHBA u besojnë, për të mposhtur Shtetin Islamik. Sa për Rusinë, e dimë mirë se si janë gjërat. Mbetet për të kuptuar se çfarë i bën këta tre vende, shkak të kaq shumë problemeve.

Përgjigja është se, që të tre vuajnë dhimbjen e shkaktuar prej një gjymtimi. Në fundin e Luftës së Parë Botërore, Hungaria humbi më shumë se dy të tretat e territoreve të veta. Në po të njëjtën epokë, Turqia humbi atë që kish qenë një prej perandorive më të mëdha të historisë, perandoria otomane. Ndërsa Rusia, humbi tridhjetë vjet më parë Evropën qendrore që kishte “pushtuar” Stalini, dhe perandorinë që carët kishin ndërtuar gjatë shekujve.

Sot, Hungaria ëndërron të rikthehet tek madhështia e të kaluarës, duke kultivuar nacionalizmin e popullsive hungareze që jetojnë në territoret e humbura.

Pasi u përpoq të rigjejë kufijtë perandorakë përmes një projektimi ekonomik dhe politik, Turqia dëshiron të pengojë kurdët e Sirisë që të fitojnë pavarësinë, me frikën se kjo mund të ushqejë irredentizmin e kurdëve turq. Rusia, në fund, do të donte të vendoste një protektorat mbi vendet që një herë e një kohë ishin pjesë e perandorisë së carëve.

Në thelb, Hungaria, Turqia dhe Rusia kanë të përbashkët faktin që nuk kanë pranuar ende, se nuk janë më ato që ishin dikur. / France Inter – Bota.al

 

a.s/dita

April 8, 2018 12:48
Komento

15 Komente

  1. Lisi April 8, 15:17

    Po dalja e Anglisë nga BE ( Brexit ) a e destabilizon Evropën ? A është kjo egoizëm perandorak , o i nderuar gazetar ?!
    Keni 60 vjet që e sillni vërdallë Turqinë per në BE !
    Pse s’e pranoni Rusinë në BE dhe në NATO , që Evropa të jetë e stabilizuar , ajo e ka qenë gati për këtë .
    Nuk janë të gjithë dele si puna e Shqiperisë.
    Dhe shyqyr që s’janë !
    Ju analistët perëndimorë thoni një çikë të vërtetë , për të fshehur gënjeshtrën e madhe .
    Jeni mjeshtra manipulimi të opinionit publik !

    Reply to this comment
    • Genti April 8, 16:22

      Ke fol pa lidhje fare or tunxh. C’lidhje ka Brexit me retoriken perandorake qe po pershkruan artikulli? Na e shpjego pak cfare levizjesh ekspansioniste po ben Anglia qe s’i kemi degjuar?
      Mos po degjon gje Angline te kerkoje kufijte perandorake sic po bejne keto 3 vende?

      Reply to this comment
  2. shqip April 8, 15:17

    Kujtova se e kishte fjalen per kalimin ne muze, te monarkive te sotme ; qe nga terra ingeze e deri tek samurajt ….qaf preres, te japonise .

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini April 8, 15:18

    Ne asnji menyre nuk mundte krahasohet HUNGARIA me perandorine pushtuese Turk-osmane dhe me perandorine pushtuese Ruse te gjeorgjianit Stalin.

    Keto qe kritikojne Hungarine kerkojne ta SPERNAJNE IDENTITETIN E POPULLIT HUNGAREZ.

    Reply to this comment
  4. Arben April 8, 16:19

    Ore Shqipetaret, sa ishte Perandoria, pane dite te bardha

    me sy, keto 100 vitet e dhemokracise, k…rin me dhembe

    kane ngrene

    Reply to this comment
  5. Natyralisti April 8, 18:38

    Kaosin ne Europe nuk e sjell Hungaria e Orban qe mbron identitetin e vet te krishtere, as Turqia e Erdoganit qe ruan identitetin e vet mysliman, e as Rusia e Putinit me identitet sllavo-orthodoks!
    Kaosin ne Europe e ka sjelle perpjekja e dhunshme nen petkun e liberalizmit per ti humbur keto identitete.

    Reply to this comment
    • arturi April 9, 01:53

      Evropa liberal-demokratiko-sociale ka identitetin e NJERIUT mbi te gjitha fete, o “natyralist” i feve!

      Reply to this comment
  6. Dita; mos ulni nivelin, me te tille shkrime e komente . April 8, 19:15

    Ote artikullshkrues kurve, por me teper ju, o plehra komentues : Ku e keni pare rusine ekspansioniste qe nga koha e napoleonit, ju o pjella te ferrit dantesk . Per hire te se vertetes, duhet thene, qe “bota” anti ruse, meriton nje reprezalje me arme te cfarosjes ne mase, sa te duhen shekuj, qe te filloj te mesoi serish, “shkrim e kendim” …,…te degjosh per dite…llogjike, qe del nga tru te deformuar…..??????

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit April 8, 21:08

    problemi me i madh sot ne bote eshte hegjemonia. e cila nuk eshte mjet ne duart e shteteve sekondare. Shtetet primare ne kete kuader jane Shba. Rusia, Kina, qe ne rolin e fuqive te medha ekonomike-ushtarake jane te afta te shkaktojne turbullime te medha ne rendin boteror..Meqe shkrimi eshte publikuar ne shtypin francez, kush nuk e di ambicjen shekullore te Frances dhe etjen per “grandeur”. Akoma aktive ne politikat kolonialiste si pak shtete te tjera. Rusia patjeter do jete player i madh ne rendin boteror kur hapesira e saj gjeografike eshte sa gjysma e botes, posedimi i fuqise ushtarake eshte ai qe dime, Shba po ashtu, Kina po ashtu; jane interesa shume te medha ne loje, sa keto qyfyret me hungareze e turq duken si sheqerka kalamajsh.

    Reply to this comment
  8. Niko Shpiragu April 9, 01:11

    Gjermani i fundit!
    Nuk kam cfare shtoj tjeter se i ke thene te tera shume mire.

    Reply to this comment
  9. Shqiptar Vendi April 9, 01:26

    Hungaret ,Ruset ,edhe tuqit ne origjine vijne nga popujt Turkmen.Jane nje gjak.

    Reply to this comment
  10. Hammerhaituri April 9, 09:29

    Hungaria ka qene nen hijen e Austris!
    Gjermani i fundit ka te drejte Kina dhe Rusia perfitojne nga madhesia e tregut te tyre dhe krahu i lire i punes per te terhequr investime dhe blere teknologji. Ktu duhet pa Sa jane te zot shqiptaret te zene vendin e tyre ne kete treg. Turizmi eshte nje mundsi por jo si i mases me teper duhet te synohet te qualiteti dmth ta shesim sa me shtrenjte!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*