Notis Sfakianakis: Nuk i kam ofenduar kurrë shqiptarët

May 22, 2018 16:49

Notis Sfakianakis: Nuk i kam ofenduar kurrë shqiptarët

 

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis ka mbërritur në Tiranë për koncertin e së enjtes në Pallatin e Kongreseve.

Nisur nga reagimet që ka patur për këtë koncert, Sfakianakis thotë për Top Channel se nuk i ka ofenduar asnjëherë shqiptaret, por mediat sipas tij e kanë manipuluar.

E dini që keni shumë fansa këtu?

Po. E di që janë shumë shqiptarë që më njohin e më duan e pëlqejnë këngët e mia. Si dhe shumica e shqiptarëve që janë në Greqi, di që i dëgjojnë këngët e mia.

Le ta nisim me Soma Mu, një prej hiteve tuaja më të mëdha. Si ka lindur kjo këngë?

Jam shumë i lumtur që e njihni këngën Soma Mu. Besoj që do ta dinë edhe persona të tjerë. Kjo do bënte të mundur që në koncert ta këndojmë të gjithë së bashku refrenin. Isha në studion time, duke bërë gati albumin “Hapa e Pestë”. Dhe bashkë me kompozitorët, duke luajtur në kitarë, na lindi ideja që të krijonim këtë këngë. Menjëherë e kuptuam që kjo duhet të ishte kënga e albumit. Tingujt e saj ishin shumë të thjeshtë dhe e vendosëm direkt.

Një këngë tjetër ndër më të famshmet tuaja është edhe shqiponja. Si ka qenë historiku i saj?

Ishte viti 1994, kur doli kjo këngë, përsëri nga të njëjtën kompozitorë. Këtë kompozim e kishin dëgjuar edhe këngëtarë të tjerë dhe askush se kishte zgjedhur. Unë e kuptova menjëherë që kjo duhet të ishte kënga ime. Ndërsa kur realizuam videoklipin në Sologi, ajo që duket si borë në fakt është kripë. Aty mora edhe një pneunomi. Ngaqë ishte dimër dhe shumë ftohtë, kemi përfunduar në orën dy të natës. Nuk shkova dot në Patra në spital, por u ktheva në Athinë.

Pavarësisht ulje ngritjeve që çdokush i ka në karrierë, ju keni qenë gjithmonë në Top List në Greqi. Si ja keni dalë të jeni i suksesshëm?

Tani po punoj me tre albumet e fundit, secili me nga shtatë këngë. Në çdo moment që filloj të përzgjedh kam mbi 1300 propozime që më vijnë për t’i dëgjuar. Dhe është shumë e vështirë të përzgjedhësh të duhurat. Por ky është një proces pune që mua më ka ndihmuar të kem vazhdimësi.

Keni patur një moment të dobët të karrierën tuaj kur operuat fytin. Si ishte ajo kohë?

Në vitin 2004, kam qenë 18 muaj larg publikut, për shkak të operimit të fytit. Pas kësaj kohë doli kënga “Ditëlindja”. Vëllai im më thoshte gjithmonë, nxirre këtë këngë! Pasi kisha munguar kaq gjatë në skenë, 10 minuta para daljes sime, dëgjoja turmën që thërriste emrin tim. Pas disa kohësh mësova që vëllai im ishte diagnostikuar me kancer.

Cilësoheni si njeri kontrovers, opozitar, revolucionar e antikonformist. Pjesë e personalitetit tuaj apo shoë mediatik?

Njerëzit që nuk i përkasin masës ndryshojnë nga të tjerët. Unë kështu kam qenë që i vogël. sa i përket politikës mendoj se të zgjedhurit tanë nuk po e bëjnë mirë punë e tyre, ndaj shpesh kam bërë thirrje ti rrëzojmë. Ndërsa mediat shpesh kanë ndryshuar fjalët e mia. Të vërteta janë vetëm ato që unë i them. Unë jam ai që shikoni dhe dëgjoni.

Çfarë do të këndoni në koncert në Pallatin e Kongreseve?

Unë bëj gjithmonë atë që ndiej në moment. Publiku gjithmonë në koncertet e mia, di vetëm këngën e parë dhe të dytën. Pjesa tjetër është surprizë. Kjo mbase edhe për faktin që unë nga mosha 15 deri në 24 isha DJ. Siç ndryshoja atëherë play listën, ashtu mund të ndryshoj edhe këngët në koncert. Mund t’ju them që kënga e parë është e albumit të fundit. Dashuritë e mëdha. Ndërsa e dyta është Dita e Ciganëve.

Kohët e fundit në Shqipëri jeni komentuar shumë nga një deklaratë që thuhet që i keni quajtur Shqipërinë e specifikisht shqiptarët racë inferiore.

Ç’mund të themi për këtë?

Këto janë fjalë që nuk i kam thënë kurrë. Mediat më kanë manipuluar. Fakti që këtu jemi në Iliri, kjo i thotë të gjitha. Le ta ftojmë bashkë të enjten publikun në Pallatin e Kongreseve të enjten. Ju dua shumë. Ju pres në Pallatin e Kongreseve.

o.j/dita

May 22, 2018 16:49
Komento

8 Komente

  1. Martin May 22, 17:03

    Ka nevoje per para grek-qeni.Beje vetem koncertin mut.Paguaj qerane me salle bosh dhe ik pirdhu.Kete meriton nje mut si ty.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 22, 17:08

    paska mbet pa asnjë kacidhe i shkreti!!

    Reply to this comment
  3. Drini May 22, 17:09

    Ju te vrisni , te prisni , te grabisni, si late gje pa u bere Shqiptareve jetime, kurse tani vini te kendoni e te kerceni. I realizuat te gjitha poshtersite qe deshet.

    Reply to this comment
  4. Turnbull May 22, 20:07

    “Ju dua shume” per te bere nje dore parash – thote zeshkani grek.

    Reply to this comment
  5. B.S May 22, 20:39

    To chaneli ka ik per lesh.

    Reply to this comment
  6. Emigrant Shqiptar, Athine May 22, 23:19

    Çfare mo ti ndryshuan fjalet qe the ashtu “pa dashje” ??
    Ç’ne mo qe ti transformojne fjalet e tua mediat greke ??

    Reply to this comment
  7. Ilir Alilaj May 23, 09:47

    Noti ka mbajte qendrim korekt ne lidhje me shqiptaret ndersa per sharjet qe bejme greku ,turku ,serbi ,si ndaj te huajve ashtu edhe mes nesh del se shqiptaret jane specie ne zhdukje kete te mire po ja bejme vetes ,ndaje o te nderuar po ju them se nga nena jam shqipetare den baba den ,per fe kam zgjellur islamin e sa per djeni deri me sote ne 20 vjete pune 10 ne gr e 10 ne Alb ju them se me korekte jane punedhensit greke se shqipetaret dhe se fundmi agjerim te lehte per te gjithe besimtaret e Zoti na e pranofte amen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*