Novi Sad, takim për “mini Shengenin” e kundërshtuar nga Kosova

October 9, 2019 21:03

Novi Sad, takim për “mini Shengenin” e kundërshtuar nga Kosova

Sipas mediave afër qeverisë një darkë zyrtare mbahet sot në Novi Sad midis kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrave Ana Brnabic, Edi Rama dhe Zoran Zaev iu bashkua edhe presidenti serb Aleksandër Vucic.

Pritet që ata të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar si një “Mini Shengen ballkanik”.

Të enjten, tre krerët e qeverive do të mbajnë një konferencë për mediat.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë.

Për këtë arsye Kosova është lënë jashtë takimit.

Nisma është mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si “një fazë të ndërmjetme” para “integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

 

l.h/ dita

October 9, 2019 21:03
Komento

11 Komente

  1. Dori October 9, 21:18

    Ne keto takime me peshk e njala, Edi Rama eshte mjeshter.

    Reply to this comment
  2. Kuq e zi October 9, 22:06

    Jo vetem kosova e konsideron si jugosllavi por edhe mali zi edhe serbia por vucic tha do ta quajme cefta++ qe mos tremben fqinjet

    Reply to this comment
  3. Vlora October 9, 22:58

    Kjo eshte edhe ne dem te Shqiperise.

    Reply to this comment
  4. Mashkullori October 9, 23:24

    Kuq e zi!.
    Me vjen keq per emrin qe mban sepse e perdhos ate.
    Me kete llogjikne tende edhe BE-ne ti e quan nje Gjermani te madhe,sepse dikur edhe ajo e pushtoj gjithe Europen…
    Apo nuk ka gje,atje ku kemi interesa,pranojme ate pushtim te vogel,prej BE-se,e cila do te na marre shume gjera nga sovraniteti…
    Si I kupton ti ato kushtet qe na vene,si I konsideron ato 35 kapituj qe duhen permbushur,si I kupton ti,ato kushtezimet me ane te konventave qe jane te detyrueshme per t’ju neneshtruar,te cilat bejne nul gjithe nenet e Kushtetutes,ligjeve tona,etj e tje?
    Ajo qe duhet te kerkojme,ne cdo marreveshje rajonale eshte te mbrojme dinjitetin e shtetit dhe te popullit tone,te jemi te barabarte dhe jo te perulur ndaj te tjereve.Perndryshe mire ishim ne izolimin e sistemit te meparshem….

    Reply to this comment
    • Kuq e zi October 10, 01:34

      I nderuar mashkullori
      Shqiptaret duan be dhe asgje tjeter, kapitujt jane per te hy ne be jo per me u bashku me serbine
      As serbia dhe asnje ne ballkan nuk eshte ne gjendje te plotsoi 35 kapitujt te pakten per 10 vjet por per te mbijetuar politikisht shpikin minishengen
      Une lexoj edhe gazeta serbe vucic ishte i qarte kur e pyeten per jugosllavine e re
      Ai tha ideja eshte e imja por do e quajme cefta++ qe te mos tremben fqinjet
      Nje shtet qe nuk prodhon mbahet me taksat doganore sa eshte raporti i shkembimit te mallrave me serbine 1me 10 apo 1 me 20 per serbine?
      Te kujtohet ligji per zhdoganimin e makinave ku qeveria ngriti duart perpjete per 30 dite dhe e hoqi prape?
      Pra shkoi per lesh vetem me nje produkt mbrenda muajit keta jane taksat doganore
      Po me cilin surrat rama heq doganat me serbine kurse kosova hedh patatet ne lume se shqiperia ben bllok?
      Po interneksionin me kosoven qe serbia mban bllokur prej 6 vjetesh ku shqiperia dhe kosova humbin 80 milion € ne vit do e leshoi serbia ?shqiperia duhej te pergjigjej me kundermasa por rama i heq breket shqiperise vetem per monopole te disa njerzeve

      Reply to this comment
      • **** October 10, 17:26

        Kuq e Zi, c’i pergjigjesh ketij mavrise mashkullori, mezi ka dy gr tru. Te vjen turp ta lexosh .

        Reply to this comment
    • Bill October 10, 10:47

      Ne fakt jemi mire keshtu si jemi katandisur sipas mendjes tende. Fukaralleki nuk ka mberthyer vetem ekonomine ne shqiperi por edhe trurin tuaj …o shqipo .

      Reply to this comment
  5. Arben October 10, 06:36

    Pa njohje te kosoves nuk ka asnje marredhenie me serbine

    Reply to this comment
  6. KAVAJOTI October 10, 09:12

    qeveria shqiptare ka qene gjithmone diktatoriale kundra shqiptarve!kemi trasheguar dhe po trashegojm akoma qeveri anti shqiptare!nga viti 1997 e deri 2019!ZOTI I RUJT SHQIPTARET E NDERSHEM!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. Aleksander Thana October 10, 15:32

    Cfare perfiton Shqiperia, a jane bere llogarite, pse nuk thuhet dicka per publikun. Ajo qe dihet eshte se pas shkaterrimit total te gjithckaje ne Shqiperi (dihet nga kush dhe dihet shume mire se mercenaret e milloshevicit kane qene e jane aktoret kryesore), vendi yne Jo vetem nuk prodhon ose prodhon jashte standarteve, por krahasuar me gjithe fqinjet, ne jemi me inferioret ne aspektin ekonomik dhe kjo objektovisht te con ne humbje dhe nenshtrim. Te tjerat jane llafollogji dhe mashtrime politike. Nuk jam kunder marreveshjeve, por reciprociteti duhet te jete vija e kuqe ( me fqinjet, jo me Perendimin se ata nuk I arrijme dot) dhe jo si marredheniet me Greqine, se ciles vetem I kemi dhene dhe na ka marre.

    Reply to this comment
  8. asd October 10, 19:55

    Heqja e doganave dhe bashkepunimi ne fusha te ndryshme eshte shume pozitiv. Ekonomite nuk zhvillohen me dogana por me nxitje te prodhimit dhe qarkullimit. Pro marreveshjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*