Nuk arriti marrëveshje me Arsenalin, Ramsey “firmos” me Juventusin

February 11, 2019 22:24

Nuk arriti marrëveshje me Arsenalin, Ramsey “firmos” me Juventusin

Aaron Ramsey ka nënshkruar sot parakontratën e tij me Juventus, duke konfirmuar kështu të ardhmen e tij në Serie A.

Mesfushori nuk ka arritur që të gjejë marrëveshjen e duhur me Arsenal për vazhdimin e kontratës, kështu ai do të largohet si lojtar i lirë drejt Torinos.

Pasi gjithçka është konfirmuar sot më herët, një reagim erdhi edhe nga faqja zyrtare e skuadrës së Arsenal.

“Secili nga klubi i Arsenal i dëshiron Aaron Ramsey-t një të ardhme të lumtur dhe të suksesshme. Aaron dha një kontribut në skuadrën tonë që prej kur erdhi nga Cardiff në vitin 2008. Ai gjithmonë ka qenë profesionist dhe do të  ketë gjithmonë një vend special në zemrat dhe memoriet e tifozëve të Arsenal, anë e mbanë botës. Ne do të shohim përpara dhe të mbarojmë këtë edicion me ndihmën e Aaron para se ai të bashkohet me Juventus, gjatë verës”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga skuadra.

Ramsey ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me kampionët e Serie A, ku do të ketë një pagë prej 400 mijë paundëve në javë.

f.h/Dita

February 11, 2019 22:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*