“Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori austriak: Konica e kishte gabim

December 6, 2017 16:56

“Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori austriak: Konica e kishte gabim

 

Pas vitit 1997, kur e vizitoi Shqipërinë për herë të parë, Romano Prodi, u shpreh se vendi ka bërë progres të madh.

Duke i shquar shqiptarët për bashkëpunim të mirë me komunitetin ndërkombëtar, ish-kryeministri italian tha se ritmet e integrimit në Bashkimin Europian duhen përshpejtuar.

Ndërsa kreu i prezencës së OSBE, Berndt Borchardt, vlerësoi rolin e OSBE përgjatë viteve në Shqipëri duke thënë se vendi ynë tashmë ka bërë hapa të mëdhenj përpara.

“Vetëm 20 vjet më parë, Franz Vranitzky dhe Prezenca e OSBE-së erdhën këtu për të mbështetur rindërtimin e Shqipërisë. Sot, jemi shumë larg nivelit të atyre ditëve. Shqipëria ka ecur shumë përpara, por mbeten ende sfida të mëdha”, tha Borchardt.

Më i veçantë ishte ambasadori austriak, Johan Sattler, i cili huazoi dy shprehje shqip  për të treguar ndërthurjen e rolit të të huajve në vendin tonë, dhe përgjegjësinë që kanë vetë shqiptarët për të ndërtuar vendin e tyre.

Duke cituar shprehjen e Faik Konicës se “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori Sattler tha se Konica ishte gabim pasi Shqipëria do të bëhet me shqiptarët pasi sipas tij, i zoti e nxjerr gomarin nga balta.

Deklaratat u bënë gjatë Konferencës së OSBE mbi rolin e ndërkombëtarëve në tranzicionin shqiptar.

Konferenca ka për qëllim të nxisë studime mbi këtë rol, të sjellë kontributin e akademikëve dhe dëshmitarëve dhe të frymëzojë debat politik.

 

December 6, 2017 16:56
Komento

6 Komente

  1. Nabukodonosor1 December 6, 17:03

    Ne fakt austriaket e njohin mire Konicen pasi e kishin ne listepagesa.

    Reply to this comment
    • Amerikani December 6, 17:09

      Bravo u lodhe shune per ta gjetur? Me mire te listpagesat e atyre qe te krijuan si shtet apo te listpagesat e Turqise, Serbise apo Greqise? Prandaj Konica mendonte se Shqiperia nuk behet me shqiptare. Se shqiptaret pelqejne te shajne e te percmojne cdo gje te mire per ta. Madje dhe ate qe i dha flamurin.

      Reply to this comment
  2. Al December 6, 18:02

    Koqica,
    ne “shQYPtare” kishte parasysh rracen e tija pseudoshqiptaret , muzllumet , kanceri Shqipniae

    Reply to this comment
  3. h December 6, 19:29

    Konica mbetet akoma intelektuali shqiptar me i madh
    bashke me Nolin.
    Austriaku flet me gjuhen e dipllomacise jo te shqiperise.

    Reply to this comment
  4. Adih December 6, 20:04

    Zoti AMBASADOR ….Shqiperia do te behet, ose do filloje malorja ,atehere ,
    KUR TE GJITHA PARTITE POLITIKE NE SHQIPERI TE JENE KUNDERSHTARE TE VERTETA ME NJERA TJETREN perndryshe ????
    Es tut mir leid für sie ,Herr Botschaft aus Österreich . .Lerini ,hiqni dore nga interesat ekonomike te shtetit tuaj Austriak Z. amb .qe te keni sukses ,diktoini politikaneve shqiptare te pakten te zbatojne KUSHTETUTEN e vendit te tyre ,ku kane 26 vite qe e shkelin me te dyja kembet me koshjencen me te plote brutale.. Jepini gaz vettingut ,dhe reformes ne drejtesi ,e ju garantojme juve te flini te qete per interesat e juaja ekonomike mbi Shqiperine.Ich bin ein Osterreicher Herr Botschaft .LIEBE GRÜSSE aus WIEN.

    Reply to this comment
  5. Adih December 6, 20:22

    Ju lut…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*