Nuk bien dakord për pazarin, klienti e përdhunon

November 24, 2013 11:26

Nuk bien dakord për pazarin, klienti e përdhunon

Nuk e pagoi me shumën e lekëve për të cilën kishin rënë dakord për një akt seksual, arrestohen klienti për përdhunim dhe 25-vjeçarja për akuzën e ushtrimit të prostitucionit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Krujës, ku edhe H. L., nga Elbasani, jetonte me qira fal të ardhurave që siguronte duke gjetur klientë për zanatin e saj. Një prej tyre ka qenë edhe Leonard Kasalla, 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Pasi janë njohur në një prej lokaleve të qytetit, i riu dhe 25-vjeçarja kanë rënë dakord që kundrejt pagesës prej 3 mijë lekë të shkonin në shtëpinë e kësaj të fundit, duke përfshirë edhe hotelin si pagesë.

Kasalla sipas denoncimit të bërë nga vajza, ka pranuar çmimin dhe pasi kanë shkuar në shtëpinë që ajo rrinte me qira, refuzoi të paguante lekët. Vajza i ka thënë policisë së Krujës se me çdo klient kishte parapagim, por 30-vjeçari nuk pranoi. Dhe kur vajza i ka thënë që të dilte nga banesa pas prishjes së pazarit, Kasalla e ka kapur me forcë duke i mbyllur gojën dhe përdhunuar. Ulërimat e vajzës dhe thirrjet për ndihmë bënë që banorët të sinjalizonin policinë vendore, që deklaroi zyrtarisht se i kishte kapur të dy personat gjatë kryerjes së aktit seksual. Fillimisht kanë dyshuar për akuzën e përdhunimit, por gjatë marrjes në pyetje, Kasalla denoncoi 25-vjeçaren se ishte prostitutë dhe ai vetë një klient.

Këtu ka ndryshuar edhe rrjedha e hetimit, teksa fillimisht janë hequr sikur vajza i detyrohej pagesën e qirasë së banesës. Nga mbledhja e informacioneve me dëshmitarë dhe më pas me rrëfimin e dy të dyshuarve, u zbulua se 25-vjeçarja me inicialet H. L., ushtronte prostitucion kundrejt pagesës që varionte nga 2-5 mijë lekë sipas rasteve, në banesën që kishte marrë me qira në qytetin e Krujës. Kurse Kasalla ka qenë një klient që duke mos e paguar, e ka përdhunuar.

Policia sqaroi se 30-vjeçari ka qenë më parë i dënuar për akuzën e “moskallëzimit të krimit”, ndërsa aktualisht është paraburgosur për veprën penale “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë”. Burime zyrtare thanë se ndaj vajzës nga Elbasani, që dëshmoi se jetonte prej këtij viti në qytet, u ngrit akuza e “ushtrimit të prostitucionit”. Pas hetimeve paraprake, dosja penale i kaloi prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme. Banorët e lagjes i thanë policisë se vajza e re dyshohej për jetën që bënte dhe shërbimet që ofronte ndaj meshkujve klientë.

 

November 24, 2013 11:26
Komento

2 Komente

  1. DREAM November 24, 17:29

    Nqs do zbatohet ligji ,ktu akuza per “ushtrim postitucioni” duhet aplikuar per te gjithe .
    Duke filluar qe nga KurVendi i lavireve dhe deri te pastruesja .
    Jeni te gjithe prostituta ,jeni me keq ,nuk shisni vetem trupin jeni shitur shpirterisht dhe menderisht .
    Prekuroret ,jane ajo kategoria qe duhet te shikohen mire ne pasqyre …jane lavire te cdo pushteti !

    Banoret ,ata kopilat e 80 lekeshit , ne deshmite e tyre a i thane policise qe ka qene eksperience e shkelqyer te kishin nje komshie te tille ???
    Grate e tyre ,a i thane policise qe ne cdo moment enderronin te ishin si kjo dhe jo obeze te shemtuara ,qe i vetmi akt seksual ka qene riprodhimi ???

    E dashur ,Prostitute ,denanco dhe ti kte shtet barbaresh e putanash te patinuara .

    Jane ata qe te detyrojne ne moshen 25 vjec te shitesh per 3 mij leke !

    Reply to this comment
  2. mergimtari fv November 25, 11:26

    Rrace m.ti Enver Hoxha paska qene ilaç per ne , une e shaj e urrej diktaturen por mallkimet e saj po i paguaj me mergim si gjysma e shqipove . E.Hoxha e kater fishoi numerin e popullit ne Rep.Shqiperise kurse keta kurvat e soçem e pergjysmuan dita-dites dhe nuk ushqejne dot 2 milion te mbetur ne atdhe , turp me te madh nuk ka , 2 miljon eshte nje lagje ne boten perendimore .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*