Nuk deklaruan pasurinë, 21 zyrtarë kallëzohen penalisht. Lista e plotë

July 9, 2015 12:59

Nuk deklaruan pasurinë, 21 zyrtarë kallëzohen penalisht. Lista e plotë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe i ka paraqitur prokurorisë kallëzim për ndjekje penale ndaj 21 zyrtarëve dhe gjyqtarëve.

Sipas burimeve zyrtare të ILKDPKI-së, 16 zyrtarët dhe 5 gjykatësit nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre brenda afateve ligjore.

Lista e plotë e zyrtarëve të kallëzuar nga Inspektorati i Pasurive:

– Ilir Kurti, drejtor në Ministrinë e Brendshme;
– Anila Andoni Çili, drejtore në Ministrinë e Financave;
– Admirim Spahiu, inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
– Adelina Zarka, gjyqtare në Fier;
– Petraq Çuri, gjyqtar në Durrës;
– Andri Çota, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Librazhd;
– Astrit Marku, përgjegjës sektori te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Aleksandër Paja, inspektor te Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;
– Armand Fida, doganier në Rinas;
– Ferdinant Kosti, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë;
– Erion Daçi, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mat;
– Artan Vokshi, doganier, Dega e Doganës Tiranë;
– Luan Harusha, kryetar i Komunës Rrethinat, Shkodër;
– Seit Hyseni, specialist te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Flamur Sala, kryetar i Komunës Drenovë, Korçë;
– Aleksandër Myrtaj, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier;
– Oresti Vuçaj, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër;

Ndërsa një ditë më parë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, kallëzoi penalisht 3 gjyqtarë të tjerë: Petrit Aliaj, gjyqtar i Apelit në Vlorë; Rasim Doda, gjyqtar në Sarandë; Enkeleda Doda (Kashuri), – bashkëshortja e Rasim, Dodës – gjyqtare po në Sarandë, si dhe Elsa Gjini, ish-kryetare e Degës Doganore në Sarandë.

“Në përfundim të kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private, ILKDPKI konstatoi fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh, transferta të dyshimta dhe pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit”, bëri të ditur Inspektoriati i Pasurive.

July 9, 2015 12:59
Komento

10 Komente

  1. perkthyesi July 9, 13:24

    Se shpejti do jene te lire! E sigurte!

    Reply to this comment
    • nazim July 9, 19:35

      Mire bejne qe i nxjerrin emrat ketyre peshqeve te vegjel, por cfare behet me peshkaqenet qe i kane parate ke Keyman Islands?

      Reply to this comment
  2. metlaj July 9, 14:00

    KETA jane ata qe nuk paguare ata qe i kane emeruare do te kishte filma ne qofte se keta do te kene te drejten te mbrohen ne media dhe jo ne sallat e drejtesise se koruptuare perse drejtesia dhe organet e tjera nuk kerkojne deklarimin e pasurise pas nje limit kohore si dhe te depozitave me bankat e huaja pshembull villat e pushtetareve duke filluare nga ministrat deri tek drejtoret e drejtorive si dhe drejtuesit e komunave deri ne shpenzimet qe bejne jashte shtetit dhe weekendet prallore me eproret per servilizmi dhe te nenshtruarit qe besojne se jane te gatshem te sakrifikojne per ata dhe eproret e tyre flasim dhe shkruajme per te nxjere mllefin qe kemi se asnje nuk mund te permirsojme se denoncimi yne vet ne veshe te shurdhet dhe kupola skrifikon ndonje sa per reklam dhe keta i zvendeson me te specializuar per korrupsion dhe aftesi te mos lene gjurem ose me lidhje per te jetuar jashte pa u hyre gjembe ne kembe

    Reply to this comment
  3. grazi July 9, 16:19

    gjobitini nga 10.000 lek, qe tu iki truri, nuk e bejne me………keto qe kini vjedhur ti hani gezuar me miq e shoke.

    Reply to this comment
  4. rudi July 9, 18:13

    cdo dit degjoj nje makine qe kalon afer baneses time duke thirrur me autoparlant;Hajde cirona shesim cirona te fresketa me 100lek kilen!!!!!!

    Reply to this comment
  5. tirona July 9, 18:33

    Artan Vokshi eshte vellai i Albana Vokshit, nje doganier qelbesire hajdut qe eshte gjithe diten ne lokal. Ndyresirat e pushtetit te kaluar vazhdojne te na vjedhin. Perse beme zgjedhje fundja?!

    Reply to this comment
  6. Lili July 9, 19:31

    Duhet automatikisht pezullimi nga puna per ato qe nuk pa vuajne detyrimet e qe Jane te punesuar ne administraten publike:etika eshte gjeja minimale qe kerkohet prej tyre! Nuk munden me Burgos qytetaret te thjesht per mospagim e vete mos me paguar detyrimet e tyre!

    Reply to this comment
  7. Tomorri July 10, 06:51

    Me shkoqur duhet kjo pune.
    Tek e fundit une personalishte besoj Edi Ramen ndaj dhe dy palet e zgjedhjeve e kam mbeshtetur me çfar kam pasur mundesi per ti dhene voten.
    Tani me lind e drejta ti kerkoje Edi Rames qe me qene se ketu behet fjale per hajdute drejtore e larte kerkoj: Verifikim,shkarkim,sekuestrim dhe te behem gati qe ne 2017 te mos i jap Edi Rames vetem une me punen time rreth 400 vota siç i dhash por 600 dhe me shume se e meriton ne se ketyre gjarprinjve te vegjel ja u pret koken por keq ama.Populli duhet ndergjegjesuare me vepra dhe jo me prapagande.

    Reply to this comment
  8. fteri July 10, 09:10

    *****po per ata qe nuk duan te deklarojne pasurine dhe duan te pine dhe vjedhin siVokshi dhe vllai I Vokshit çfar behet ???????..,jepi doganjer vokshi vidhe dhe pi raki gjithe diten me kete shtet qe kemi se te mbron motra.####################################.

    Reply to this comment
  9. Kris 1 July 10, 13:06

    Bravo inspektoriati,me nje gjobe 10000 lekshe dhe keta pastrojne paret.Po me peshqit e medhenj te rilindjes dhe te rivdekjes cfare behet?i Kane paret e pastra?Kush qendron pas koncensioneve te huaja ..edushka,salushka apo Metushka?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim