Nuk dini ku të kaloni fundjavën? N’Zall Bastar, për 25 min

January 20, 2020 11:00

Nuk dini ku të kaloni fundjavën? N’Zall Bastar, për 25 min

Deri dje më përpara shkojë në Vlorë se në Zall Bastar, ndërsa sot për 25 minuta je në qendër të fshatit.

Gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj dëshirojnë që të shijojnë pamjet piktoreske që të ofrojnë zonat rurale rreth kryeqytetit. Një prej këtyre mrekullive është edhe Zall Bastari, një nga zonat më të largëta të kryeqytetit që ofron pamje fantastike, por edhe ushqime bio.

Zall-Bastari ndodhet rreth 18 km nga kryeqyteti në një zonë të thyer malore dhe përbëhet nga 12 fshatra.
Territori kodrinor-malor të ofron pamje piktoreske. Në faqet e kodrave deri lart në male, që vijëzohen me rrëpira të shumta, dallohen fshatrat dhe lagjet e tyre.

Zona ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 132 km2. Në sipërfaqen e përgjithshme 785 ha janë tokë bujqësore dhe 4500 ha janë pyje e kullota.

Kjo zonë ka qenë e banuar që në shek. Veprimtaria ekonomike e banorëve bazohet në blegtorinë, bujqësinë, pemëtarinë e tregtinë.

o.j/dita

January 20, 2020 11:00
Komento

3 Komente

  1. selim shpuza January 20, 12:56

    Zall Bastari eshte qender e nje zone te tere dhe duhej te kishte te pakten 20 vjet qe duhej te ishte suvatuar. Nuk e dime si u be puna e ures???

    Reply to this comment
  2. Arberi January 21, 11:52

    Zall Bastari dhe cdo fshat i pershtatshem duhet te jete perpsepktiva e zgjerimit te Tiranes. Ata qe punojne e jetojne ne Tirane dhe i kane rrogat e uleta, fare mirë mund te blejne shtepi, apartamente me cmime me te lira se ato brenda vijes se verdhe. Ky eshte shteti modern dhe social qe u jep mundesi te gjitheve te jetojne nje jete dinjitoze. Qe te jetohet mire ne keto fshatra duhet te kete nje transport te mire e modern si dhe prezence te policise, ne menyre qe ata qe vendosin te jetojne ne rrethinat e Tiranes te ndihen te sigurtë.

    Reply to this comment
  3. Dentisti January 21, 15:02

    Ky Zall Bastari nuk eshte bere keshtu si rezultat i politikes se drejte te qeverise apo me keq akoma te Bashkise,por thjesht per interesat e ndonje deputeti dhe te kryebashkiakut Veliaj,qe me interes ka te shtroje nje rruge te gjate,se aty del fitimi dhe reklama,se sa te shtroje disa rrugica 300-400 m ,e Yzberisht,me 50 mije banore qe eshte 3 km nga bashkia!
    5 mije femijet e Yzberishtit nuk kane asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,kend sportiv,lulishte etj te ndertuar nga Bashkia e Tiranes,ndonese u ka grabitur banoreve miliarda leke per 5 vjet!
    Nuk ka me diskriminim me te poshter se sa ky qe Veliaj dhe Rama i bejne 50 mije banoreve te Yzberishtit,aq sa edhe tallen mizorisht duke quajtuar nje rruge qe i duhet lehtesimit te trafikut te Tiranes tek Astiri,sikur eshte Bulevardi i Kasharit!
    A nuk e di ky kryebashkiak mizor se Kashari eshte me afer Vores se Yzberishtit dhe se ky i ashtuquajtur bulevard nuk ka lidhje fare me Kasharin?
    Nje propagande e ndyre gebelsiane!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*