Nuk do apo nuk mundet? Një tezë pse Berisha nuk vepron mbi Bashën

May 1, 2018 09:52

Nuk do apo nuk mundet? Një tezë pse Berisha nuk vepron mbi Bashën

Pas 1991, Shqipëria ka njohur shkatërrimin e ushtrisë, arsimit, shëndetësisë, lënien e bujqësisë në kushte primitive, shpërnguljet kaotike urbane, ligjeve kontradiktore mbi pronën që kanë shkaktuar mijëra viktima, depresionin social, migrimin masiv, etj.

A janë këto që kanë ndodhur rastësore? Apo një strategji e atyre qē nuk e duan zhvillimin e vendit, strategji që ka gjetur vend në kushtet e varfërisë materiale dhe krizës së identitetit të një shoqërie në tranzicion?

Sipas dokumentave të deklasifikuara të CIA-s, në 1991 UDB ka patur rol në ngritjen e klasës së re politike.

Është përfolur shpesh që ish-mjeku Sali Berisha është një prej tyre.

Ish-President, ish-kryeministër dhe figurë qendrore e politikës së këtyre tri dekadave; askush nuk e di si do ishte Shqipëria pa ndikimin dhe veprimtarinë 27 vjeçare të këtij individi.

Rrethanat e futjes së tij në politikë dhe mbajtja e vendit nën tension dhe konflikt të egër që ka penguar në vijimësi rritjen normale dhe zhvillimin ekonomik të vendit, janë teza që mbështesin supozimin e mësipërm.

Zhdukja e provuar zyrtarisht e dosjeve të bashkëpunëtorëve të UDB nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit, gjithashtu flet pro.

Disa e shohin mosndëshkimin e Berishës, pavarësisht krimeve të rënda dhe publike, të lidhur me këto fije të errëta të një karriere që po shkon drejt fundit, por vazhdon të trazojë keq Shqipërinë.

Një nga autorët që e gjëmon shpesh këtë temë është publicisti Bedri Islami.

Në shkrimin e tij të fundit, Islami hedh një tezë interesante përsa i përket pyetjes: Përse megjithë humbjet e njëpasnjëshme dhe pamundësitë e dukshme për të zgjeruar terrenin e mbështetjes në Shqipëri, Berisha nuk e largon Bashën nga kreu i PD.

Nuk do apo nuk mundet?

Basha ka ardhur në Tiranë nga një veprimtari në Kosovë, e lidhur me interesat e Beogradit.

Mbështetësi dhe më pas kritiku i tij është një biznesmen i cili siç flitet posedon fashikuj të dosjeve të shërbimeve sekrete për shkak të një lidhjeje fisnore.

Futja e Bashës në politikë ishte një katapultim i vërtetë. Dhe veç kësaj ai është politikani më pasiv në postet e larta që i janë dhënë, përfshirë vjedhjen e mandatit të kryebashkiakut të Tiranës.

A e ka vendosur vërtet Berisha, Bashën në krye? Apo “ai” apo “ata” që kanë vendosur Berishën, kanë vendosur edhe Bashën dhe Berisha është thjesht pjesa e dukshme e këtij ekuacioni?

Duket përherë e më qartë që Berisha ka “frikë” nga Basha, më saktë një pamundësi për të vepruar mbi të.

Islami shkruan:

“Frika e të tjerëve nga Berisha është një sëmundje e vjetër e politikës; frika e Berishës nga Basha është një sinjal se qendra e urdhërit nuk është në atë Kuvend e as në Shqup. Është më në veri…”

n.s. / dita

 

May 1, 2018 09:52
Komento

10 Komente

  1. "BOHOTINA" May 1, 10:00

    Mos shkruaj me per kete vit more Bedri Islami. E ke gjetur dhe goditur mu ne qender perbindhin (perbindshat).

    Reply to this comment
  2. Un jam brrisha-basha-meta ,batsardet Muzllume ,mallkimi jetes Shqiperise ! May 1, 10:41

    Un jam muzLlumi Kombit Skipetar ,
    jam i tille jo se dua ,por keshtu me ka krijuar vet Allahu !
    nuk e di ,nqs do te me pelqente te isha ndryshe ,
    ndihem mir ne ligesine qe Pompon zemren time !

    Un jam i afte te bej gjithcka ,me ju afru Tortes se Jetes ,
    me shkel mbi gjithcka njerezore ,
    por te jem edhe ne radhen e pare te cdo marrezie .
    Un , mundet te behem patrioti me i madh ,ashtusi un vet e konceptoj Patriotin ,por edhe te tradhetoj pa mu nxir aspak ky surrat ,
    e te jem edhe politikan !

    Un, jam nji MuzgLlum .

    Jam politikani allaturka qe me boten europiane me lidh vetem kurveria e ndersjellte .Prostitucioni then me kendshem .
    Nqs un s’tradhetoj,s’genjej ,s’mashtroj shqipcaret ,
    sidomos ata te fisit te nastradinit qe me vijne pas ,qi hiena per nji cop preh,
    s’me do njeri ,s’behem dot ky qe sot jam ,Politikan!

    Njiher tentova te bej te them te Vereteten ,me mbyten me veze te prishura patriotike ,fisi atdhetareve !

    Sapo fillova te mashtroj e genjej hapur sy per sy ,
    sapo fillova te vras hapur ,ne mes te dites ,para syve te gjithe botes , filluan te entuziasmuar t’me Duan te gjithe patriotet muzgllume .
    Por jo vetem ata .
    Bota e Huaj , u befasuan dhe duartrokitjet e mesazhet e falenderimit ishin te pafund !
    Un ,isha gati te beja gjithcka tani e tutje , me u ndjer
    gjtihmon mes atij entuziasmi qe frymezon Ligesia njerezore .

    Reply to this comment
  3. Syri i Shkodres May 1, 10:52

    Edhe Basha ashtu si Berisha por edhe Lubonja,Muli ,Mediu ka dhe shume te tjere jane agjente te UDB! Kane mbeshtetjen e spiuneve te UDB ne rradhet e Shqiptareve! Prandaj Basha eshte zgjedhur ne vend te Saliut! Por ai,Salehu, ka dosjet e te gjitheve prandaj nuk e sulmojne! PD-istet kurre s’kane qene engjej!

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit May 1, 11:12

    keto punet me spiune dhe spiunlleqe kane evoluar shume shekullin e fundit. Nuk ekzistojne me spiunet besnike. I pershtaten edhe ata diagrames se forces. MUndet qe Berisha te jete katapultuar nga jugosllavet, por tek ata pertej oqeanit ka marre garanci, se nuk e mbeshtesnin kot. Dhe nuk e mbeshtesin kot akoma. Dhe nuk e mbeshtesin kot Bashen edhe sot, apo neser, meqe “ylli ne ngjitje” u pagezua nga ambasadori qe iku. Per mua Berisha nuk ka frike askend nga te tijte,por duke ua pasur dosjet dhe duke ua njohur aftesine mendon se Basha eshte me i parrezikshmi. Sidoqofte pune spiunlleqesh jane, gjelle qensh.

    Reply to this comment
  5. skrapari May 1, 13:23

    vetingu,vetingu edshe ne politike… tha mire kuksiani Elezi,i cili ngjalli shpresa edhe te komunistet pa te socialistet po e po…… Te largohen nga PD Saliu e LUli. Rrugaci Noka, Strazimiri, injorantet Selnjani e Balliu, Mendje medhate e injorantet Vokashi, Grida ,qe vetemper politike nuk e kane mendjen. Pra PD do nje drejtues te ri,do nje udheheqje te re. madje As Imamet, Patozet e Topallet nuk ngjalin shprese te PD. Ah…ha..ha Si mund te fitoje PD me Ristanin, apo aleatet Mediu e Shehj?

    Reply to this comment
  6. betixho May 1, 16:51

    Të mos i vinë rrotull argumentit-fatkeqësia e shqiptarëve-por partia dhe elita e saj demokratike të shpëtojë PD-në nsga uzurpimi 27 vjeçar.

    Reply to this comment
  7. Koba May 1, 18:08

    Perfundim i sakte.Nuk ka shpjegim tjeter.Ne PD sundon Celula UDB-ashe Sali Karaxhic-Lul Hajduti-Nul NOKA.Serbise i intereson destabilizimi i Shqiperise.Keta zagare te lart-Permendur po veprojne hapur , pa doreza .Bravo Demokrat Ibsen :Ua perplasi ne fytyre .Po Ai duhet mbeshtetur dhe perkrahur.Mjaft me kriminele ,hajdute dhe tradhetare.O Burra Vigjilente dhe Sulm Armiqve te Shqiperise.

    Reply to this comment
  8. ETHEM May 2, 09:02

    ANALIZE E SHKELQYER.DIHET QE SALEUN E PRURI UDB+ELEZ BIBERAJ+RAJERSON.DHE KETA E MBAJNE AKOMA NE PUSHTET ME QELLIM QE VENDI JONE TE JETE PERHER I DESRABILIZUAR DHE SERBIA TE FUTET ME PARE NE BE.
    EDHE LULI NGA KAMARIER PUNOI NE KOSOVE-UMNIK I MBESHTETUR NGA UDB QE SPIUNINTE UÇK ME SHTEPINE E VRRDHE NE BURRELL QE U BE USHQIM PER QENT TE K.DELPONTE E DIK MARTIN.
    PRA TE NE ESHTE ULUR KEMBEKRYQ UDB.TE MOSHARROJME FLAMUR NOKEN QE U PERPUNUA NGA UDB NE BURGUN SERB DHE SALIU E EMROJ M.TE BRENDSHEM VETEM PER TE KERCENUAR QEVERIN RAMA 1,2.
    NDAJ SALIU NUK LARGOHET NGA POLITIKA DHE SE E BERI TE PAPREKSHEN EDHE LULIN ME STATUSIN E RI KOMUNIST-FASHIST.
    PERGHEGHESI PER KETE KA EDHE BE+SHBA QE GJERAT I DINE…SE ÇKA BERE SALIU E KO DHE LU-JA PRAP SHKON TE SALIU.I VILI SHPIF EDHE PER VLAUTININ PER VILEN E BE DHE KJO HESHT.

    Reply to this comment
  9. socialisti May 2, 14:28

    Vetem komunistet nuk kane goje fare te akuzojne tjeret per pro-sllavizem se nga sllavet e kane ate particken e tyre komuniste ne 1941, nga Miladini e Dushani e kane ate Enver kryetar te asaj partie, prej tyre ky popull u detyru te kendoje e te hedhe valle per Tito e Stalin dhe si vazhdues i asaj partie tashme te Rilindjes krye-Kari Rama per inerci te partise nga ka dale, eshte puthur e ndukur si dy kurva te keqia me ate Vucicin e Serbise.

    Reply to this comment
  10. Fieri May 2, 14:39

    DUKE E LEXUAR CDO DITE GAZETEN TIME TE PREFERUAR DITA JU PERGEZOJ SI CDO DITE PER SHKRIMET TUAJA TEPER SPECIFIK NE TE GJITHA PROBLEMET E KETIJ VENDI. NE NUMRIN E SOTEM ESHTE SHKRUAR NUK DO APO NUK MUNDET ZOTI BERISHA ME NJE PIKEPYETJE TE MADHE. UNE SI QYTETAR DO TE THOJA GJITHE POPULLI E DI PERGJIGJEN POR CUDI QE PROKURORIA DHE GJYKATA NUK E ANALIZON NE THEMEL KETE PYETJE. SE KUR TE VEJE TEK PIKAT E GJAKUT TE POPULLIT TE PIKAT E GJAKUT TE DJEMVE TE RINJ DO NGRIHEN NENAT DHE DO TA TERHEQIN ZVARRE. ME RESPEKT. FIERI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*