E rrallë: Nuk do ta besoni dot çfarë u bën kjo racë majmunësh, drerëve Sika

December 30, 2017 04:25

E rrallë: Nuk do ta besoni dot çfarë u bën kjo racë majmunësh, drerëve Sika

Në fillim të këtij viti disa etologë që studionin ishullin Yakushima (Japoni) vëzhguan të habitur tentativën e një majmuni të njohur si Macaca Fuscata për t’u çiftuar me një Sika, një lloj dreri që ushqehet me mbeturinat e ushqimeve që lenë pas majmunët.

Dukej një rast i izoluar por nuk është kështu – shkruan revista shkencore Focus, cituar nga Dita.

Një tjetër grup kërkuesish, këtë herë nga Universiteti Lethbridge (Kanada) kanë konstatuar të njëjtën gjë  në Osaka të Japonisë qendrore.

Këtë herë bëhet fjalë për Macaca të gjinisë femër që shfaqin të njëjtin interes për drerët Sika.

Uria seksuale e femrave adoleshente të kësaj race është e njohur për studiuesit: ato shkëmbejnë avanca si me meshkujt ashtu edhe me femrat e tjera si dhe vetëstimulohen.

Që të arrinin deri tek drerët, kjo dukej e pamundur.

Por ja që ka ndodhur. Studiuesit kanadezë provuan 258 raste në 2 muaj që këta majmunë meshkuj dhe femra angazhoheshin në akte seksuale me drerët Sika.

Për më shumë mund të klikohet KËTU

b.m. / dita

December 30, 2017 04:25
Komento

1 Koment

  1. shabani December 30, 07:02

    Hajde orgji hajdeeee

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*