Nuk do të ketë asnjë mur në kufirin mes Italisë e Austrisë

April 29, 2016 12:59

Nuk do të ketë asnjë mur në kufirin mes Italisë e Austrisë

Nuk do të ketë asnjë mur të ngritur në kufirin mes Italisë e Austrisë. Kjo është deklarata zyrtare e dalë pas takimit në Romë mes ministrit të Brendshëm austriak Wolfgang Sobotka dhe ministrit të Brendshëm italian Angelino Alfano.

“Në Brennero nuk do të ngrihet asnjë mur por nëse do të jetë e nevojshme do të shtohen kontrollet e policisë nëpër rrugë si dhe mbi trena që kalojnë në territorin mes Italisë e Austrisë”, kështu u shpreh në konferencën për shtyp ministri austriak Wolfgang Sobotka.

Ndërsa për ministrin italian Alfano ky takim me homologun e tij austriak mundi të evitojë një  krizë, që do të shkaktohej nga mbyllja e kufirit në Brennero, me një dëm të madh për turizmin e të dy vendeve si dhe për fushën e import exportit.

Italia i ka garantuar Austrisë shtimin e forcave të rendit, policisë  financiare, policisë rrugore, forcave ushtarake, duke forcuar kontrollet në linjat hekurudhore e rrugore në drejtim të kufirit austriak Brennero. Por njëkohësisht nuk ka pranuar kontrollin nga ana e policisë austriake mbi trenat në territorin italian.

Ndërkohë në Bruksel mbetet i lartë preokupimi pas prezantimit të planit të Austrisë për kufirin Brenner.

Zëdhënësja e Komisonit Europian Mina Andreeva ka deklaruar se “Komisioni po ndjek me vëmëndje të gjtha zhvillimet në Europë e do vlerësoj ëdo masë të marrë apo të shprehur nga qeveria austriake. Presidenti Juncker do të diskutoj mbi këtë çështje javën e ardhshme në Romë, në takimin me kryeministrin italian Renzi.

April 29, 2016 12:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*