Nuk do të marrin 74 mandate, Rama i bindur se fiton më shumë. Rrit objektivin për zgjedhjet para socialistëve dhe kërkon 80 mandate

September 15, 2020 17:23

Nuk do të marrin 74 mandate, Rama i bindur se fiton më shumë. Rrit objektivin për zgjedhjet para socialistëve dhe kërkon 80 mandate

Prej ditësh tashmë Partia Socialiste, e cila drejton edhe qeverinë, ka ‘ndezur’ motorët për të fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e përgjithshmme parlamentare të datës 25 prill.

Një ditë më parë kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur sërish drejtuesit politikë të PS në selinë rozë.

Rama i ka lënë porosi të vetëve daljen në fushatë dhe zgjidhjen e problematikave të raportuara prej qytetarëve

Ndërkohë që sot janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me diskutimet që janë zhvilluar, ku siç duket socialistët e kanë rritur edhe më shumë objektivin për numrin e mandateve që do të fitojnë.

Mësohet se brenda mbledhjes është diskutuar se sigurimi i 74 mandateve ka qenë kusht, por tani sipas përllogaritjeve të tyre do të mund të sigurojnë 80 mandate.

Madje drejtuesit e politikë në PS, kanë bërë një tabelë përllogaritëse para strukturave, ku kanë matur sesa vota mund të sigurojnë në çdo qark dhe në përfundim u ka rezultuar se arrijnë të marrin 80 mandate.

Sipas mazhorancës “veriu ka më së shumti nevojë të përmirësohet, ndërsa në kryeqytet qytetarët janë më të kënaqur.”

Pas 7 vitesh në qeveri, socialistët po ashtu kanë garantuar se tashmë, po bëjnë maksimumin për të rritur cilësinë e shërbimeve në të gjitha bashkitë dhe zyrat duke përmirësuar marrëdhëniet me publikun.

j.l./ dita

September 15, 2020 17:23
Komento

13 Komente

  1. 100% September 15, 17:36

    Krejt Tepsine!! Se edhe pak s’do mbetet njeri aty…

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 16, 02:43

      Te marri ky hajdut i tmerrshem bashke me cetene tij hajdute me emrin Rilindja
      edhe 10 Mandate, eshte nje Krim kunder jetes se popullit Shqiptar,
      dhe sidomos eshte krim ndaj njerezve te thjeshte , te cileve ky hajdut Kryeminsiter ju merr co dite buken e gojes ,
      dhe ua jep milionereve te familjes se tij

      Nqs votohet perseri ky bastard Kryeminsiter me hajdutet e tij, tregon se Populli shqiptar,
      paska nivel shume te ulet ne te dalluarit midis te mires dhe te keqe

      Per shkak te ketij bastardi Kryeminister, nga Shqiperia ikin emigrante me ashume edhe se nga Siria, sic thone mediat Franceze e Britanike

      Si mund ti jepet vota ketij hajduti more, qe po ju vjedh ne cdo gje …..

      Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic September 15, 17:42

    Pa trjeter duhen 80 mandate.
    Arsyej eshte shum e madhe. REFORMAT duhet te zbatohen e keto reforma nuk munde te zbatohewn nga nje opozite qe kerkon te vij ne pushtet e cila gjat 8 vjetev ka qen kunder reformave.!

    Reply to this comment
  3. lato September 15, 17:46

    140 do marrc.
    Aty te qelb era e peshkut te prishur.

    Reply to this comment
  4. Skrapari September 15, 18:31

    Jo o shoku skênderbe ! Jo o gjigand jo ! Po pse ore vetêm Ju do robêtoheni e sfiliteni pér kèt vend ! Jo dhe jo ! Ju do pushoni e shpélodheni nja tetê vite ! Té çohet ai gjumashi, lulka i opzités e ti pêrvishet punés ! Po ore, té rrijê edhe ai ca vite pa gjumê né sy ,si puna jote e té thinjet pêr hallet e popullit !!! Jo se e din kollaj ai kryeministérllēkun ! Ti dali shkuma ti dalê e tê mos ket njê minutē nge tê ngjyrosé baluçkat e té parfumoset si ai “zogu i tironës” ! Pa ta shohè dhe ai njé heré tê sêmês … tê mos dijê ku i ka ćorapet nê sabah e té vesh njê té kuqe e njê jeshile , apo té dalé me pelevreke mes brukselit !Ja… prandaj , se na duhesh mendojmé të pushosh ca vite ! Pusho !!! Llafosu e çmallu me surrelsit !.

    Reply to this comment
  5. Jallah, jallah... September 15, 19:40

    Do i marri, si s’do i marri… Vecse se ashtu si padashje ke ngaterruar 80% me 18%.

    Reply to this comment
  6. xxx September 16, 00:57

    ky ngatrron votat me klikimet n social medja

    Reply to this comment
  7. Zigur Qarri September 16, 03:37

    Sic edhe jane shprehur ne media Mona baxhella do mare 86 mandate, Lulqim shalngjituri do mare 90….c’te ngelet do i mare Rama.

    Reply to this comment
  8. Arben September 16, 06:08

    Votoni partinë Islame shqipëtare

    Reply to this comment
  9. PRoShi September 16, 12:57

    Mos i dëgjoni mediat dhe opozitën me 7 pal koka si kuçedra e përrallave. Tjetrit shikoi punën dhe jo gunën. Ne 7 vjet Shqipëria ndryshoi stil qeverisës , bukuri, imazh ne tokë e ne qiell . ne politike . kulture e bisnes. Ktheni koken kush vjen prapa nese ikën Rama. Një bandë kriminale qe dhe mes vetit nuk behen dy vete prej një fshati. Sejcili për grykësinë e vet. Po ndajnë postet , si ata sharlatanë që vunë tiganin në zjarr pa ditur dhe dalë ne det per ta kapur peshkun. Jane turpi i këtij kombi dhe që SPAK do te kete pune per shume vite. Nese do te punoje!?.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim