“Nuk dua të dal, më lini këtu”, historia e pazakontë e 41 vjeçares së burgosur

November 14, 2017 15:02

“Nuk dua të dal, më lini këtu”, historia e pazakontë e 41 vjeçares së burgosur

‘’Këtu ndihem shumë mirë. Po merrem me aktivitet të rregullt fizik dhe po ushqehem në mënyrë të shëndetshme siç nuk kam bërë kurrë më parë. Ju lutem, më lini edhe 30 ditë të tjera në burg, besoj se kaq është e mjaftueshme derisa të arrij formën time më të mirë”, kanë qenë këto fjalët e 41 vjeçares Branka Virant në seancën gjyqësore.

Kjo situatë e pazakontë e ka habitur gjyqtaren Mladenka Paro Rudić, në senacën e fundit gjyqësore të 41 vjeçares para se të dilte nga burgu për t’u proceduar më pas në gjendje të lirë.

Kjo gjë është konsideruar si fyerje ndaj institucionit që përfaqëson, por është shndërruar shumë shpejt në historinë më virale të ditëve të fundit.

Branka u arrestua 19 gushtin e këtij viti pasi u kap duke vjedhur në një dyqan të shtrenjtë parfumesh në Fiume, Slloveni.

Ajo u dënua me 3 muaj burg, por mesa duket gruaja është e gatshme të bëjë gjithçka për të qëndruar edhe disa ditë më shumë, ndonëse gjykata caktoi lirimin e saj me datë 19 nëntor.

November 14, 2017 15:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*