“Nuk duam territore të Sirisë, kërkojmë paqe në botë”

April 16, 2018 12:49

“Nuk duam territore të Sirisë, kërkojmë paqe në botë”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia nuk ka aspirata territoriale në Siri, dhe as në ndonjë vend tjetër në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Erdoganit, operacionet turke të zbatuara në Siri kanë dy objektiva.

“I pari, të heqim kërcënimet terroriste ndaj Turqisë, ndërsa i dyti është që të bëjmë një zonë të sigurt në Siri.”

Ai ka shtuar duke thënë se falë sigurisë së krijuar, refugjatët, që aktualisht qëndrojnë në Turqi, do ta kenë më të lehtë për të jetuar në atë zonë të Sirisë.

Presidenti turk Erdogan bëri thirrje në prononcimin e tij në Stamboll për vendosjen e një “themeli të ri për paqen në botë”, ku vendet të mos e njohin më bombardimin e “rastësishëm”.

s.a/dita

April 16, 2018 12:49
Komento

1 Koment

  1. Arben April 16, 13:39

    Amin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*