Nuk duam tjetër klasë politike!

October 19, 2019 09:29

Nuk duam tjetër klasë politike!

Tri pyetje për Prof. Tarifën

Profesor, është bërë virale në Internet këto ditë një video me “fjalën” e deputetes Majlinda Halili në Kuvendin e Shqipërisë. Besoj e keni e parë dhe dëgjuar?

Po, ma dërguan njëherësh disa miq e shokë, siç ka filluar ndodh shpesh këto kohë në Shqipëri. Video politikanësh që bëjnë gafa e bëhen qesharakë dhe të tjera që i ironizojnë dhe i vënë në lojë politikanë të tillë na vijnë çdo ditë në telefonat tanë celularë. Të tilla video janë bërë, si të thuash, një epidemi. Ndoshta janë fillimi i një stuhie indinjate dhe zemërimi popullor, si ajo që i parapriu, në fundin e viteve 1980, lëvizjes për demokraci, kur qytetarëve u kishte ardhur në majë të hundës me “udhëheqës” të tillë tejet mediokër, si “shoqja Lenka” [Çuko], apo “shokët” Simon [Stefani], e Vangjush [Çërrava] dhe të ngjashmit e tyre, të cilët, nga hiçi u bënë “paria” e këtij vendi.

Ç’mund të thuash për videon që përmendët ju? Një deputete si znj. Halili dhe një “fjalë” si ajo që dëgjuam prej saj janë, më e pakta, qesharake. Disa nga miqtë e mi më shkruanin dje këto komente për rastin në fjalë: “e turpshme”, “kam mbetur pa fjalë”, “nuk më vjen aspak të qesh”, “bobo, vërtet për të qarë e për të qeshur”, “për të vënë duart në kokë”, “më prishi humorin”, “deputetë e politikanë si ajo më indinjojnë e më bëjnë më të vendosur për t’u larguar nga ky vend sa më parë”, “nuk është për të qeshur, por është për të vënë kujën”, “kush i ka vënë në listën e deputetëve njerëz të tillë injorantë”.

Fatos Tarifa

Znj. Halili nuk është i vetmi rast, as thjesht një rastësi në Kuvendin e Shqipërisë. Në atë institucion ka shumë “përfaqësues të popullit” si ajo, nga të gjitha partitë e mëdha e të vogla të vendit, siç ka të tjerë, të ngjashëm me ta, për nga paaftësitë dhe injoranca, në shumë institucione dhe agjenci shtetërore.

Dhe nipi im 37-vjeçar, i cili prej kohësh jeton në Toronto, më shkruante mbrëmë, pasi e kishte parë edhe ai këtë video përtej Atlantikut: “Më djeg malli dhe më këputet shpirti për Shqipërinë, po me këta politikanë do të hyjmë në Europë ne?”. Dhe unë, që vërtet s’di ç’ti them këtij djali të ri, i cili, edhe pse është larguar nga Shqipëria 20 vite më parë, e do vendlindjen e tij, ia kthej me shaka e me sarkazëm bashkë dhe po aq shpirtkëputur sa ai: “Po Arbër, me politikanë të tillë përpiqemi të hyjmë në Europë, dhe nëse kjo ndodh, Europa do të dalë nga BE-ja” 😊

Publiku ynë ka nevojë për njerëz, të cilët ngjallin shpresë dhe optimizëm për të ardhmen e këtij vendi. Ju keni qenë dhe jeni, përgjithësisht, një intelektual optimist. Madje, më kujtohet se, në mars të këtij viti, po në këtë gazetë, ju keni botuar një ese që titullohej “Shqipërinë mund ta bëjmë”. Mos vallë ky optimizëm dhe kjo shpresë edhe te ju kanë humbur, ose kanë rënë?

Jo, shpresa, siç thonë, është ajo që vdes e fundit. Do të ishte gabim të mendonim se politika e mbrapshtë (dhe politikanët tanë të paditur e të korruptuar) e kanë venitur çdo perspektivë dhe e kanë shuar çdo shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe se “ky vend nuk bëhet”.

Këtë kam thënë edhe në artikullin që përmendët ju. Në atë artikull kam vënë në dukje se shumë vende afrikane, si Mauritius, Botsvana, Namibia apo Gana u “bënë” në një kohë më të shkurtër sesa tri dekadat postkomuniste të Shqipërisë. Po kështu, Ruanda, e cila, vetëm 25 vite më parë, në kulmin e një lufte civile që u shndërrua në një genocid të tmerrshëm, si rezultat i të cilit, në vetëm 3 muaj u vranë rreth 1 milionë njerëz dhe u shpërngulën si refugjatë rreth 2 milionë të tjerë, është bërë sot një vend, të cilin Banka Botërore e vë në krye të listës së vendeve ekonomikisht më të reformuar. Afrika e Jugut, gjithashtu; pas 50 vitesh sundimi të aparteidit, ky vend ka arritur, në pak më shumë se dy dekada, të shndërrohet në një histori suksesi spektakolar.

Nëse popujt afrikanë në këta vende i transformuan shoqëritë e tyre brenda një gjenerate, si mund të mos e bëjmë këtë ne, shqiptarët! Sigurisht që qeveritë dhe klasa politike që kanë drejtuar vendin gjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit kanë kusuret e tyre―madje kanë shumë kusure të mëdha―por gjendja nuk mund të ndryshojë nëse fatalisht justifikohemi se “Shqipëria nuk bëhet”. Unë dëshiroj të ritheksoj atë ç’kam thënë edhe më parë, se asgjë nuk është përtej mundësive njerëzore nëse dija, vullneti dhe vendosmëria e qytetarëve nuk mungojnë. Një sistem politik e shoqëror më i mirë sesa ky që kemi krijuar është i mundur edhe për ne shqiptarët, siç e kanë krijuar atë dhe popujt e tjerë europianë, edhe ata që, si ne, kanë pasur një histori gjysmëshekullore nën diktaturën e proletariatit.

Mefshtësia, mungesa e kurajës qytetare dhe fatalizmi ushqejnë të keqen në politikë dhe në çdo aspekt të jetës e të veprimtarisë shoqërore. Ata janë aleatët më të mirë të korrupsionit, të nepotizmit e të autoritarizmit dhe armiqtë më të mëdhenj të asaj Shqipërie europiane, demokratike e të zhvilluar që duam të ndërtojmë.

Por, për gati tridhjetë vite, në parlamentin e Shqipërisë dhe në përbërje të qeverive që e kanë drejtuar këtë vend kemi parë e vazhdojmë të shohim dhjetëra e qindra “politikanë” si znj. Halili, njerëz që janë vërtet “për të qarë e për të qeshur”, “për të vënë duart në kokë”, që “na prishi humorin” dhe që i shtyjnë shumë njerëz të duan të largohen nga vendi. Ç’mund të bëhet dhe ç’duhet bërë me ta?

Le të mos qajmë për shkak të tyre. Le të qeshim me ta. Ata politikanë që nuk e meritojnë besimin dhe respektin tonë t’’i tregojmë me gisht, kudo që janë dhe kudo që i shohim. T’i bëjmë të kuptojmë se nuk i duam, se nuk përfaqësojnë interesat tona si individë dhe si popull, se nuk u besojmë dhe nuk duam t’i shohim në sallën e Kuvendit apo në funksionet zyrtare që mbajnë, të privilegjuar e të trajtuar padenjësisht me taksat tona.

Dhe të mos harrojmë se, sado i fuqishëm dhe i pashpirt të jetë, asnjë burrë shteti dhe asnjë politikan nuk është i gjithpushtetshëm e i përjetshëm. Edhe diktatorët më të egër janë rrëzuar. Qindra presidentë, kryeministra e ministra kanë rënë nga pushteti dhe janë dënuar në vendet e tyre nëse janë gjetur fajtorë. Unë isha ende në Shtetet e Bashkuara, kur Tom DeLay, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të dominuar nga republikanët në Kongresin Amerikan dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm në Uashington gjatë mandatit të parë të Presidentit George W. Bush, u detyrua të jepte dorëheqjen. Për shkak të pushtetit që gëzonte në Kongres dhe aftësisë për të miratuar çdo projektligj, DeLay njihej si “the hammer” (çekani), por ja që edhe një njeri kaq i pushtetshëm sa ai mund të bjerë nga pushteti “overnight”. Jam i bindur se edhe ata politikanë shqiptarë që duken se janë shumë të pushtetshëm e “të patundur” në pozitat e tyre janë vulnerabël, të dobët, të trembur e të pambrojtur përpara ligjit, nëse sistemi i drejtësisë do të funksionojë, por janë, gjithashtu, edhe vulnerabël, të dobët, të trembur e të pambrojtur përballë indinjatës, zemërimit, ironisë dhe sarkazmës së qytetarëve tanë, kur këto shndërrohen në një indinjatë dhe zemëratë popullore masive dhe shprehen në mënyra ironike e në formën e sarkazmës, çka do e bënin jo vetëm të pamundur mbajtjen e pushtetit, por edhe të padëshiruar.

Pra, le të fillojmë të tallemi me ata politikanë që talljen tonë e meritojnë e të themi: “Sa të ditur e të mençur janë”! “Sa të vëmendshëm e të përkushtuar ndaj interesave të popullit e të vendit”! “Sa shumë e duan Shqipërinë dhe sa shumë po bëjnë, me mish e me shpirt, për këtë vend”! “Të na rrojnë e t’i kemi me jetë të gjatë”! “Nuk duam një tjetër klasë politike, duam vetëm këta politikanë që kemi―Majlinda Halimin, Fatmir Mediun, Klevis Balliun, Nard Ndokën, Kostaq Papën, Taulant Ballën…”! “Për ta të na rrojë Shqipëria”!

 

****

Botuar në Dita. Intervistoi Erjon Habilaj

October 19, 2019 09:29
Komento

20 Komente

  1. Edi October 19, 09:43

    Ti prof. Tarifa je nga ai lloji qe ke adhuruar me shume se gjysmen e jetes politikane si Palo Miska, Heker Isai, Lenka Cukja, Marka Rita etj (ne epoken e tyre more dhe ate titull “Prof”), nuk keni goje te ankoheni per ato qe radhit ne fund te shkrimit. Te pakten soji yt, jo!

    Reply to this comment
    • Vlora1912 October 19, 10:43

      Zotrinj te Dita-s..

      Me postimin e kesaj interviste Duhet t’Ju vij Turp.

      Jo pse nuk keni te drejt per ato cka shkruhen per politikanet,

      Jo pse nuk keni te drejt per Deputeten* analfabete Halimi, Jo.

      Duhet tju vij turp se, duke ndimuar hapur qeverrisjen aktuale apo duke u ber viktim e propogandes se qeverris, ju po e fokusoni debatin tek gramatika e analfabetes Halimi….

      Ne fakt ne parllament eshte votuar, nga kryekriminelet shqiptar, ligji me i poshter i Skllaverimit te Shqiperise.

      Korporata, qe ne vetvete eshte Nje PPP gjigande, perfshin cdo m2 toke dhe pasuri kombetare ne dispozicion te korporatave kriminale nderkombetare.

      Qe nga sot, cdo njeri prej nesh, eshte subjekt i tregetimit, per ca para qe qiverriut i duhen per tja u shperndar koncesioneve.

      Te gjith benim shaka kur thoshim se keta bastard do na japin edhe ne qytetarve me koncesion….

      Ja tek u be realitet …….realitet i mbeshtetur ne nje ligj te Pirdhumentit Skiftar.

      Ky ligj eshte nje dhunim i hapur i kushtetutes, i te drejtave kushtetuese te Shqiptarve per te qen te lire per te gezuar dhe prosperuar ne vendin e tyre.

      Ky ligj antikushtetues juk mund te zhbehet pasi nuk ka Gjykat Kushtetuese.

      Kermat politike shqiptare, PD PS Lsi, me Rrenjeshkulurin Ramut ne krye, po e shfrytezojne mungesen e Gjykates Kushtetuese per te na bere *gola Kushtetues me efekte te perjeteshme.

      Ky veprim dhunues ndaj atdheut eshte njesoj si te perdhunosh nenen…..

      Dhe keta Incestual, qe nga 1992, Me Saleh Berishen, Fatos nanon, like muten, Lyl Bothen, Edvin Ramut Gjushin, ne bashkepunim me njeri-tjetrin……kan dhunuar e perdhunuar Nenen Shqiperi

      Ndaj dhe Nena Shqiperi, edhe pse zoti ja ka dhen te gjitha Hiret aty buze Adriatikut, sot eshte shnderruar nje grua te rregjuar dhe shkaterruar….

      Nje Nan e perdhunuar nga djemt e saj incestual, te ciles nuk ja hapin deren e shtepive te medhaja si BE.

      Kjo eshte ngjarja sot,
      Ky eshte problemi madhor sot,

      Nuk eshte gramatika e nje idjoteje si Halimi.

      Deputetja analfabete Halimi nuk mund ti bej keq Atdheut tim dhe tend Sa mundet ti bejne Incestualet Orator!

      Sa keq…..sa shum dhimbje.

      Reply to this comment
      • mirel October 19, 17:43

        Vlora 1912
        Komenti jot duhet te jete Thirje Kombetare.
        E nisi Viktor Malaj, por Tarifa e ka hallin te miza, jo te gomari qe hedh vickla.
        Shteti shqiptar eshte kthyer ne armikun me te madh te Shqiperise dhe popullit shqiptar.
        Eshte momenti kulmor kur duhet te gjithe te reagojme.
        Nuk ka cpresim me
        Duhet kthyer pergjigja me grusht te forte, ndryshe cdo gje do jete pa efekt.

        Reply to this comment
    • Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat October 19, 11:30

      Ti maresh te keqen lenkes e palit,kur shikon keta idiotet e sotem,po na mbushet mendja qe ju kemi ren ne qaf kot…
      Kur ndegjon muniken si plakat e fshatit ,kur vokshat mulat nokat ndokat e qokat me co te mbushet mendja qe lenka me palin e co paskan qene gjeni,te ndershem qe mendonin per Shqiperine.
      Na trego nje korrupsion ose te korruptuar te asj kohe dhe krahasoj me keta sheiket qe edhe diplomat i kane bler dhe dalin e flasin si monika e majlind dhe pioneret e ilir hajdutit.
      Na falni o bllokmen se ju kemi akuzuar pa te drejte sa edhe saliu i varkes nuk ju denoi…

      Reply to this comment
      • Edi October 19, 12:06

        Respekte Vlora 1912, ke thene gjithcka.

        Sa per ty o nostalgjiku Palo-Lenkes …Ka me korrupsion se te mbash nje popull me triska e tallona per 50 vjet? Kaq del e tepron.

        Reply to this comment
    • Dervish Zydiu October 21, 19:20

      Edi e ke gabim. Tarifa ne ate kohe i hengri mune titullit profesor, se ate kohe nuk ja jepte njeri kot titullin e larte te profesorit. Nuk ja dhane as pas vitit 90, se nuk e meritonte. Dihet se i ati ka qene kokebosh, po ky eshte kungull fare, madje nga ata te shartuar me trangullin. Titullin ja ka dhene Lindita Nikolla, se helbete i dukej burre i zgjuar, hajduti ambasador.

      Reply to this comment
  2. Shoku October 19, 09:53

    Jo zotrinj e zonja,qe e mbani veten me te zgjuar e me te zgjuara nga zonja Halili. Po eshte evertet se ajo mund te jete mediokre,persa i perket politikes, por ndoshta ishte dhe rasti i pare qe dilte per te diskutuar dhe emocinet kane bere punen e vet. A e kini provuar edhe ju te ” diturit” e te “diturat” se edhe kur del ne skene para spektatoreve , emocinet bejne qe te harrosh tekstin,apo edhe kengen?
    E dyta . Niveli i kesaj zonje, ( t’me fali se po e quaj mediokre ,pasi nuk e njoh) eshte mediokre. Po cili qenkerka faj i saj kur i madhi, kryetari i partise, e ka rregjistruar per te qene deputete ? Jam dakort me thenien e analistit tek zona e lire, Arjani, kur tha se ajo tregoi llumbin posht detit, e kjo nuk eshte faj i saj,por i kryetarit te partise,Lulzim basha qe eshte tallur me listat per deputet. Ai ka kujtuar se nuk do ti vinte radha, i ka bere qefin per te siguruar vota,por ja qe dita e solli qe ajo te dali ne foltoren e parlamentit.. . Mos u tallni me deputeten ,por me seriozitetin me te cilen punon kryetari…. Respekte e nderuar,pasi nuk eshte faj Juaj, por i kryetareve te partive qe tallen me ne popullin. Per ju cilado qe te jeni ,respekte!

    Reply to this comment
    • Kris October 19, 10:41

      Komentuesi shoku! Nuk eshte vtem ajo je dhe ti gjysem analfabet. Saliu i vuri kazmen shkolles dhe gjithe ky brez nuk dine te shkruajne dhe lexojne shqip!

      Reply to this comment
  3. Vlora1912 October 19, 11:10

    Zotrinj te Dita-s..

    .
    Jo pse nuk keni te drejt per ato cka shkruhen per politikanet,

    Jo pse nuk keni te drejt per Deputeten* analfabete Halimi, Jo.

    Duhet tju vij turp se, duke ndimuar hapur qeverrisjen aktuale apo duke u ber viktim e propogandes se qeverris, ju po e fokusoni debatin tek gramatika e analfabetes Halimi….

    Ne fakt ne parllament eshte votuar, nga kryekriminelet shqiptar, ligji me i poshter i Skllaverimit te Shqiperise.

    Korporata, qe ne vetvete eshte Nje PPP gjigande, perfshin cdo m2 toke dhe pasuri kombetare ne dispozicion te korporatave kriminale nderkombetare.

    Qe nga sot, cdo njeri prej nesh, eshte subjekt i tregetimit, per ca para qe qiverriut i duhen per tja u shperndar koncesioneve.

    Te gjith benim shaka kur thoshim se keta bastard do na japin edhe ne qytetarve me koncesion….

    Ja tek u be realitet …….realitet i mbeshtetur ne nje ligj te Pirdhumentit Skiftar.

    Ky ligj eshte nje dhunim i hapur i kushtetutes, i te drejtave kushtetuese te Shqiptarve per te qen te lire per te gezuar dhe prosperuar ne vendin e tyre.

    Ky ligj antikushtetues juk mund te zhbehet pasi nuk ka Gjykat Kushtetuese.

    Kermat politike shqiptare, PD PS Lsi, me Rrenjeshkulurin Ramut ne krye, po e shfrytezojne mungesen e Gjykates Kushtetuese per te na bere *gola Kushtetues me efekte te perjeteshme.

    Ky veprim dhunues ndaj atdheut eshte njesoj si te perdhunosh nenen…..

    Dhe keta Incestual, qe nga 1992, Me Saleh Berishen, Fatos nanon, like muten, Lyl Bothen, Edvin Ramut Gjushin, ne bashkepunim me njeri-tjetrin……kan dhunuar e perdhunuar Nenen Shqiperi

    Ndaj dhe Nena Shqiperi, edhe pse zoti ja ka dhen te gjitha Hiret aty buze Adriatikut, sot eshte shnderruar nje grua te rregjuar dhe shkaterruar….

    Nje Nan e perdhunuar nga djemt e saj incestual, te ciles nuk ja hapin deren e shtepive te medhaja si BE.

    Kjo eshte ngjarja sot,
    Ky eshte problemi madhor sot,

    Nuk eshte gramatika e nje idjoteje si Halimi.

    Deputetja analfabete Halimi nuk mund ti bej keq Atdheut tim dhe tend Sa mundet ti bejne Incestualet Orator!

    Sa keq…..sa shum dhimbje.

    Reply to this comment
  4. kris 1 October 19, 12:33

    Pastrimi i politikes vjen vetem me permbysjen e ndryshimeve kushtetuese qe bene dy boset e krimit.
    E keqja e shqiperise nuk vjen nga deputetes analfabete POR nga zogjte e kurvave qe kendoojne si bilbili mbi arkivalin e shqiperise.
    Parlamenti me 140 sqiftere e laraska me ballkone po e con shqiperine drejt degradimit Te plots.Shteti bands e Saliut she Rame qenit eshte kthyet NE zot i tepsise.
    Pas vetingut ne dreqesi do Te shtohet rrebeshi mbi popullin.
    Fajin nuk na i ka Makroni .Te keqen e kemi brenda

    Reply to this comment
  5. Shoku October 19, 13:52

    I nderuari Kris! Me vjen mire qe paske lexuar komentintim,por me vjen keq se nuk paske kuptuar asgje nga komenti.
    Me vjen keq,por nese zonja deputete quhet analfabete se u pa dhe u degjua,po nga niseni ju,qe edhe une qenkam analfabet, kur as me njeh e as te njoh? Ku qendron lidhja e analfabetizmit tim me shkaterrimin qe Saliu i beri arsimit ne Shqiperi ? Po ta them se une jam mbi 70 vjec, jam ne moshen e Saliut dhe ai nuk ka patur mundesi te shkaterronte arsimin ne ate kohe, sepse i kishte buzet me qumesht dhie. Ndaj mos fyej,sepse edhe une nuk kam fyer zonjen deputete,por kam dhen mendim se gabimi eshte i kryetareve te partive. Jam i bindur se po t’me njohesh do t’me kerkosh te falur ,jo nje here ,por 100 here. Se c’ka bere Saliu ne kete vend e di edhe bufi. Respekte i nderuari Kris ,jo analfabet !

    Reply to this comment
  6. tarifa.taksa October 19, 14:27

    Si guxon ti more i biri Qenit – sevo tarifa, te pergojosh Ata te cileve u ke lepire bythen 45 vite rresht !!!!??? Ke e gjen Ti kete te drejte jo kushtetuese, se nuk ta jep asnje ligj, dhe asnje akt nenligjor shqiptar; pervecse, dogmave te propagandes antikombetare shqiptare organizuar kjo propagande nga qeverite, partite, mafia politike etj., per ruajtjen e fitoreve te demokracise etj., etj.
    Pra, per te mos u zgjatur, Ti Fatos i PPSH, hajdut me cizme ambasadash, ke te drejte te flasesh e shkruash sa malet, por, jo te perdhunosh te vdekurit, apo te paralizuarit politikisht. Nuk eshte aspak etike ore prof., dobic i Poshterise. Nuk ka turp me te madh qe te luash me te pafuqishmit per shkak se fuqine e tyre modeste nuk e kursyen aspak atehere kur koha e kerkonte.
    Stinet e motit jane kater e te ndryshme, ato, ekzistojne objektivisht pavaresisht se disa duan dimrin apo pranveren me shume dhe, disa te tjere vjeshten dhe dimirin e keshtu me rradhe. Megjithate stinet qekurse jane krijuar ne Toke ato, vazhdojne te nderrohen dhe ndjekin njera tjetren me ngrohjet dhe ftohjet e tyre relative, etj.,, po, pa i hyre ne hak njera tjetres. Pse te mos mesojme nga pluralizmi i ligjeve te natyres e cila, krijoi edhe njeriun??? Ne ekzistojme, edhe Shqiperia, sepse ekziston pafund natyra. Mosrespektimi ose Perdhunimi i ligjeve universale eshte perdhunim, ne analize te fundit, i Memedheut, per te cilen – ne cfaredo rrethanash – edhe pasaniku me i madh i Shqiperise nuk mund te thote se eshte pronar( i shqiperise), aq me pak ti ore, Profesor i Turpeve Pafund.e Panderprerje.

    Reply to this comment
  7. Pesimisti October 19, 14:39

    Njeriu i ditur dhe i pregatitur formohet në shkollë. Një shkollë e falimentuar si e jona mund të nxjer nga bankat e saj vetëm idjotër që s’dinë të lidhin dy fjalë të thjeshta. Konkretisht , më ra në dorë teksti i fizikës për vitin e parëi të shkollës së mesme. Që në mësimin e parë “Matja dhe njësitë” ndeshesh me çudira anti shkencore. Fillohet me largesën e matur 10m mbas së cilës shkruhet: (m është simboli i gjatësisë në m). Duhet të jesh një fëmij me tru të vonuar i klasës së parë fillore që të mos dish që m nuk është simbol i gjatësisë por është shkurtim i fjalës metër dhe nuk është thjesht shkronjë por tregon 1 metër, njësinë matëse të gjatësisë. Më tutje shkruhet “Matja e madhësisë fizike quhet e plotë , kur ajo është e përbërë nga dy pjesë:një numër dhe një njësi” Idjoti që ka shkruar këtë rresht nuk e di që matja është një veprimtari dhe nuk mund të përbëhet nga një numër dhe një rresht. Në matjen e gjatësisë, për shëmbull, njeriu me vizore në dorë vepron dhe krahason madhësinë me njësinë e saj përkatse që është 1 metër dhe madhësia e matur jo se përbëhet nga dy pjesë që është shprehje pa kuptim fizik, por shprehet me një numër që është vlera e madhësisë së matur dhe një shkronjë që tregon njësinë matëse.
    Më tutje autori shpërthen bombën tjetër të injorancës së tij pathologjike: ( s është simboli për kohën në sekonda). Edhe nxënësi i fundit i klasës së parë fillore e di që s nuk ëshë simbol për kohën por është simbol për njësinë matëse të kohës, sekondën. E dinë këta nxënës por nuk e dinë injorantët që duan të sqarojnë në mësimin e parë ç’ është matja. Ata nuk e dinë që duhet tu mësojnë nxënësve që të matësh një madhësi fizike do të thotë ta krahasosh atë me një madhësi të po atij lloji e marë si njësi matëse. Ata duhet të venë në dukje që matjet bëhen me instrumentat përkatës dhe matja përfundon duke shënuar vlerën e matur që është një numër i lexuar në instrumentin matës me njësinë matëse. Autorët duhet të venë në dukje që gjatë matjeve bëhen gabime dhe për të zvogëluar gabimin kemi instrumenta më të saktë me shkallëzime nënfishat e njësisë themelore …… e të tjera e të tjera. Përfundimisht, kjo faqe e parë përfaqson jo shkencën e fizikës por injorancën kriminale të personave me tru të mpirë. Është kriminale sepse pretendon që tu transmetoj nxënësve shkencë kur kjo faqe transmeton vetëm idjotizma anti shkencore. Në qoftë se nxënësve u jepen për të mësuar libra të tillë atëhere shkolla jonë ka falimentuar. Mjer nxënësit dhe mësuesët që lexojnë që “m është simboli i gjatësisë”, “s është simbol i kohës” dhe “shpejtësia=10m/ 2s= 5m/s” qënka një ekuacion. Një shtet që ka lën bërjen e teksteve në duar të idjotëve është shtet i falimentuar totalisht.

    Reply to this comment
  8. Meta October 19, 15:19

    Opozita shqiptare,Bash a,Kr yemadhi,Mediu,Noka e Shehi,Jane me te idhet kundershtar te diealogut per Shqiperine ne BE,se qe jane tre shtetet,Franca,Holanda e shyer nga opozita shqiptare dhe Danimarak.Sot degjuam Krryemadhin,hidhte,sajonte akuaza me ofenduese te cilat vet I ka shkaktuar hajdutrin per vilat e saja milionshe,korrupsionin,madje edhe drogen e Lazaratit te salihut e Bashes.

    Reply to this comment
  9. Pesimisti October 19, 15:50

    Njeriu i ditur dhe i pregatitur formohet në shkollë. Një shkollë e falimentuar si e jona mund të nxjer nga bankat e saj vetëm idjotër që s’dinë të lidhin dy fjalë të thjeshta. Konkretisht , më ra në dorë teksti i fizikës për vitin e parëi të shkollës së mesme. Që në mësimin e parë “Matja dhe njësitë” ndeshesh me çudira anti shkencore. Fillohet me largesën e matur 10m mbas së cilës shkruhet: (m është simboli i gjatësisë në m). Duhet të jesh një fëmij me tru të vonuar i klasës së parë fillore që të mos dish që m nuk është simbol i gjatësisë por është shkurtim i fjalës metër dhe nuk është thjesht shkronjë por tregon 1 metër, njësinë matëse të gjatësisë. Më tutje shkruhet “Matja e madhësisë fizike quhet e plotë , kur ajo është e përbërë nga dy pjesë:një numër dhe një njësi” Idjoti që ka shkruar këtë rresht nuk e di që matja është një veprimtari dhe nuk mund të përbëhet nga një numër dhe një shkronjë. Në matjen e gjatësisë, për shëmbull, njeriu me vizore në dorë vepron dhe krahason madhësinë me njësinë e saj përkatse që është 1 metër dhe madhësia e matur jo se përbëhet nga dy pjesë që është shprehje pa kuptim fizik, por shprehet me një numër që është vlera e madhësisë së matur dhe një shkronjë që tregon njësinë matëse.
    Më tutje autori shpërthen bombën tjetër të injorancës së tij pathologjike: ( s është simboli për kohën në sekonda). Edhe nxënësi i fundit i klasës së parë fillore e di që s nuk ëshë simbol për kohën por është simbol për njësinë matëse të kohës, sekondën. E dinë këta nxënës por nuk e dinë injorantët që duan të sqarojnë në mësimin e parë ç’ është matja. Ata nuk e dinë që duhet tu mësojnë nxënësve që të matësh një madhësi fizike do të thotë ta krahasosh atë me një madhësi të po atij lloji e marë si njësi matëse. Ata duhet të venë në dukje që matjet bëhen me instrumentat përkatës dhe matja përfundon duke shënuar vlerën e matur që është një numër i lexuar në instrumentin matës me njësinë matëse. Autorët duhet të venë në dukje që gjatë matjeve bëhen gabime dhe për të zvogëluar gabimin kemi instrumenta më të saktë me shkallëzime nënfishat e njësisë themelore …… e të tjera e të tjera. Përfundimisht, kjo faqe e parë përfaqson jo shkencën e fizikës por injorancën kriminale të personave me tru të mpirë. Është kriminale sepse pretendon që tu transmetoj nxënësve shkencë kur kjo faqe transmeton vetëm idjotizma anti shkencore. Në qoftë se nxënësve u jepen për të mësuar libra të tillë atëhere shkolla jonë ka falimentuar. Mjer nxënësit dhe mësuesët që lexojnë që “m është simboli i gjatësisë”, “s është simbol i kohës” dhe “shpejtësia=10m/ 2s= 5m/s” qënka një ekuacion. Një shtet që ka lën bërjen e teksteve në duar të idjotëve është shtet i falimentuar totalisht.

    Reply to this comment
  10. mirel October 19, 17:58

    Secili nga ju qe lexoni gazeten sot, po kini mundesi lexoni komentin e Vlora 1912.
    Ai koment eshte Alarm, eshte Thirja e Dites per shqiptaret qe te ngrihen dhe te ndalin vjedhjen dhe skllaverimin e shqiptareve.
    Debatet mbi kete koqen deputete, jane ujera kot, pa vlere

    Reply to this comment
  11. Fatmiri October 19, 18:40

    Fatos Tarifa !Po te pergjigjem me ate qe te shkruan ky “Edi “ne opinionin e tij ketu ne fillim ; Ti ke qene perfitusi kryesor i asaj periudhe qe “anatemon “sot , ndersa ne listen e emrave vendose edhe baban tend se ai ka qene njeriu i propagandes ne ate kohe !Ndersa per ate Halilin dhe te tjere si ajo, eshte pergjegjes , sistemi qe u vendos mbas “shembjes se diktatures”te ciles i perket edhe ti !E shikon se je perfitus i te dy periudhave apo sistemeve , por nuk pranon pergjegjesit qe mban per kete , sepse tashti me te vertete po pregatisni “analfabet funksionale “sic shprehet edhe Edi Rama!

    Reply to this comment
  12. Suma October 19, 20:00

    Kjo Majlinda fiks si GD ose Grigja Suma.

    Reply to this comment
  13. LEON October 19, 21:16

    Pershendetje Vlora 1912.Kjo eshte gjendja ku jemi katandisur.

    Reply to this comment
  14. Emigranti October 19, 21:59

    Fatos Tarifa, ty nuk te takon te permendesh ish anetaret e byrose politike si Pali Miska apo Vangjel Cerava,etj, qe per nga rendesia ishte e kuptushme qe nuk kishin asnje rendesi pervec te aprovonin ato qe thoshte shefi i tyre Enver Hoxha.
    Por une habitem se si nje njeri si ty me titullin Prof. te jete kaq Hipokrit edhe jo vetem me te kaluaren por edhe ne lidhje me ate fushe te shkences per te cilen ju jeni Profesor edhe nuk rini pa bere edhe analiza.
    Ky shkrim qe une lexova tregon karakterin tuaj, por jo vetem ate, por edhe nivelin tuaj shkencor.
    Nuk po zgjatem me shume.
    Po te bej 2 pyetje:
    1)Kush i vendosi keta ish anetar te byrose ne ato detyra edhe perse ?
    2) A vazhdon njesoj menyra e te berit politik edhe sot pamvarsisht se jetojme ne nje tjeter sistem ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*