Nuk e dimë se ç’po bëhet me qeverisjen e vendit?!

October 26, 2017 10:20

Nuk e dimë se ç’po bëhet me qeverisjen e vendit?!

 

Kabineti i Dytë,
është riformatuar,
ende ministritë,
s’janë akomoduar!

Qeveria-punën,
duhet ta fillojë,
lufta politike,
nuk mund ta pengojë!

Luftën politike,
e ka minoranca,
ndërsa qeverisjen,
e ka mazhoranca!

Në Një opozita,
tani është bashkuar,
që të mund të bëjnë,
luftë të përqendruar!

Fillim qeverisjen,
gjithë po presim ne,
opozita do,
qeveri të re!

Opozita shkrep,
çdo ditë vetëtima,
duket ka harruar:
“Ka dava Janina!”

Opozita bën,
akuza pa fund,
që të bllokojë jetën,
në këtë katund!

Fjalë vetëm fjalë,
nga pazari plot,
po Rama me fjalë,
nuk bllokohet dot!

Gjysmë opozita,
zonja LSI,
është shumë e egër,
se s’ka më tepsi!

Egërsi e saj,
nga ne mirëkuptohet,
se kur s’ke tepsi,
partia firohet!

Të ngelesh pa gjë,
nuk i thonë shaka,
se tetë vjet ka qënë,
parti me para!

Gjysëm opozita,
në gotë ngre furtunë,
por populli sot,
kërkon bukë e punë!

Luli me Monikën,
nga podi s’lëviz,
po hallet i ka,
Rama në kurriz!

Pozitë-opozitë,
tok s’i pinë dot kafet,
se njëra ka punën,
dhe tjetra ka llafet!

A.Duka

October 26, 2017 10:20
Komento

3 Komente

  1. Populli October 26, 13:40

    Kjo qeveria Rama ka llafet or Duke,
    prandaj dhe populli do pune e buke
    me derr-derr et e Rames nuk ushqehet femija,
    me pallavra ministrash nuk mbahet shtepia,
    ketu llafet e lloqet i ben qeveria,
    ndryshe nuk shkaterrohej kaq keq Ekonomia,
    Dhaskali anglishtes Ekonomine nuk njeh
    Ekonomia perdite po shkon ne pleh,
    varferia rritet, papunesia shtohet,
    ky realitet or Duke veshtir te mbulohet,
    Deshtimi i Rames nuk mbulohet me shosh,
    packa se mundohen plot e plot kodoshe,
    prandaj flet Rama perdit per gjithcka,
    por jo per Ekonomi, se e di qe s’ka,
    dhe grin sallate perdit ne Facebook,
    kur populli kerkon pune, kur populli do buk.

    Reply to this comment
  2. Mark uk October 26, 21:44

    Besoj se as ti nuk do shpetosh o spiuni i komunizmit,ikthyer sot ne nje poet servil politik.

    Reply to this comment
  3. PETRO October 27, 00:02

    kush meret me budallej si ky qe ka komentuar me larte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*