Nuk e duam SHBA-në si ndërmjetësuese në konfliktin Izrael-Palestinë

December 14, 2017 09:35

Nuk e duam SHBA-në si ndërmjetësuese në konfliktin Izrael-Palestinë

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas u është drejtuar Kombeve të Bashkuara që t’i zëvendësojnë Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësuese në përpjekjet për arritjen e paqes në konfliktin izraelito-palestinez.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një samiti emergjent të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll.

Abbas ka thënë gjatë takimit se palestinezët kanë mbetur “të shokuar” nga vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Derisa ne kemi bashkëpunuar me ata në procesin e paqes për vite të tëra, presidenti amerikan, Donald Trump na e dha një shuplakë për të gjitha vitet”, ka thënë ai.

Nuk do të pranojmë tani e tutje që SHBA-ja të ketë rol në procesin politik si ndërmjetësues”, ka shtuar Abbas.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka hapur samitin u ka bërë thirrje vendeve ndërkombëtare ta njohin “Jerusalemin si kryeqytet palestinez”.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ky vendim vetëm ka reflektuar realitetin dhe ky vendim nuk do të ndikojë në rolin që SHBA ka si ndërmjetësuese.

December 14, 2017 09:35
Komento

1 Koment

  1. Fatmir Lohja December 14, 09:53

    Vizita e kryeministrit Izrelit në Europë.
    Para pak ditëve, në Paris dhe Bruksel, bëri një vizitë kryeministri i Izraelit.Në takime dukej nervoz. I bindur në të tijën:”Po foli Amerika,Europa nuk ka pse bën gëk-mëk.”Urdhëronte pa etikë.”Bëni gati ambasadat ,që t’i transferoni në Jeruzalem!” Nuk pranon standarte të dyfishtë. Përfaqësuesit e Europës,me delikatesë,ia theksuan se më këto qendrime nuk e ka mirë.Kur të qetësojë palestinezët edhe arabët,derën e ka të hapur përsëri.
    Pse ky nervozizëm i kryeministrit ?Nga mediat Izraelite,shpërndahen lajme , se drejtësia vëndase , e akuzon për korrupsion masiv.Nëse ka ,apo nuk ka të te drejtë ,këtë do ta shohim me vendimet e saja.Kohëzgjatja në pushtet,si për shumë lider, që tentojnë të qëndrojnë pambarimisht në krye,e hap fantazinë e shumë kujt ,se drejtësia Izraelite nuk bën akuza fare në erë.
    Si gjithë politikanët,kur gjëndjen e brënshme të vëndit e bëjnë kaos, zgjidhjen e kërkojnë duke u mbështetur tek nacionalizmi, “shpëtimtar”. Ai, kinse po “ruan “ Izraelin,të gjithë fajin e politikave të veta, e hell mbi palestinezët. Amerikanëve ju ka mbushur mëndjen.Europianët,si rradhëherë,në këtë rast ,nuk janë të bindur nga veprimet e partnerëve përtej Atllantikut.Duket se kanë të drejtë. Arabët,me në krye palestinezët,por riorganizohen, për të rindezur gjakrat nacionalistë . Palët nuk merren vesh.Kërkojnë që konfliktet , t’i zgjidhin me luftë. Europianët nuk kanë pse anojnë në një krah.” Pa pasur pula,pse të bëjnë ish”- thotë plaku i urtë.
    A ka përdorur Europa dy standarte për Izraelin?Më duket ,se këtu, kanë të drejtë izraelitet.Në aktivitetet kulturore e sportive,Europa,e ka aktivizuar Izraelin , me të drejta të barabarta ,si europianët.Për palestinezët,nuk bëhet fjalë të jetë i njëjti qëndrim.Edhe për ne shqiptarët,që jami në “ kërthizën” e saj, nuk na ka trajtuar si miqtë e largët.Pse europianët, e kanë përkëdhelur , prej shumë dekadash Izralenin, vjen mërzitja e kryeministrit aktual.Ai këkon mbështetje politike domosdoshmërisht.Ndryshe, i duhet të bëjë gati letrat ,dhe t’i vërë mbi tavolinë,për pasardhësin e tij.Nga nervozizmi,i shprehur qartë në mimikë, kuptohet se as nuk i shkon nëpërmend të japë dorëheqje,për zollumet që ka bërë mbi kurrizin e izraelitëve dhe palestinezëve.Historia e vjetër, edhe e re, jep raste maksimalisht, se kur një lider rri shumë në krye,e ka të vështirë të hapë krahun për pasardhësin e vet.
    – Për ne shqiptarët, çfarë lidhje ka kjo vizitë?- mund të pyes dikush, me sinqeritet.
    Ne shqiptarët jemi historikisht paqedashës.Këtë e tregon mëse miri historia e vjetër edhe e re ,e kombit tonë.Janë vetë, izraelitët,që e kanë dokumentuar ,se i vetmi kob, jemi ne shqiptarët,që i mbrojtëm në luftën e dytë botërore,duke vënë edhe veten në rrezik,prej ndëshkimeve të rrepta të nazistëve gjermanë.Si shqiptarët edhe kosovarët një komb jemi.Nëse “bukshkali” nuk e di,të pyesi historianët e shumtë, që ka për rreth.Asnjë izraelit dhe shqiptar i thjeshtë ,nuk e kupton qëndrimin e tij politik ,për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur!?
    Media shqiptare po presin, se si do të veprojë qeveria e jonë,në rastin konkret!? Ky është një rast politik tipik sanduiç.Si nënshkrove,si nuk e nëshkrove kartën,në njërin krah merr urime,në krahun tjetër merr të kundërten.Hebrejt kanë një parim të lashtë: “Po nuk me dhe,nuk të jap.”Meqë i kemi miq të vjetër,mos t’u prishim traditën mitike.Edhe qeveria e jonë të dalë me një deklaratë:” Po e njohu qeveria e Izraelit- Kosovën, si shtet më vete,edhe në shqiptarët do ta njohim në çast Jeruzalemin për kryeqytet të tyre.”
    Një këshillë nga ana ime është.Nëse qeverisë, së nderuar, nuk i pëlqen,nuk ka pse nxehet me mua,sepse nuk jam diplomat.Këmbëgul në këtë arsyetim , se me nënshkrimet respektive, do të gëzoheshin kosovarët të parët, dhe shqiptarët anëkënd botës.
    Në këtë kompromis historik,politika kosovare duhet të jetë shumë energjike.Nuk duhet harruar as se; hebrejt ju a kanë mbushur mendjen amerikanëve; partnerët përtej Atlantikut janë miqtë strategjikë të shqiptarëve.Do të ketë pak hatërmbëtje në njerin krah,por do të justifikohemi, si rast veçante.Historia tregon, se asnjë pakt, nuk i ka kënaqur tëra palët.Fatkeqësisht, pragmatizmi nacionalist,po shpaloset edhe në fillimin e mijëvjeçari të ri.” Secili për vete,Perëndia për të gjithë.”
    Fatmir Lohja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*