“Nuk e kuptoj pse shtyhet ngritja e Byrosë së Hetimit”

January 28, 2016 11:19

“Nuk e kuptoj pse shtyhet ngritja e Byrosë së Hetimit”

Ngritja e Byrosë së Hetimit është rikthyer si çështje në Parlament. Pasi është dhënë edhe dakordësia e opozitës, deputeti i LSI-së, Spartak Braho tha se nuk e kuptonte vonesën në ngritjen e këtij institucioni.

Ai deklaroi se nuk ka mosmarrëveshje midis partive të koalicionit rreth kësaj çështjeje.

“Nuk ka mosmarrëveshje mes PS-LSI për këtë institucion. Pas rrëzimit nga Kushtetuesja nuk ka ardhur material për këtë ligj. Ngritja e kësaj strukture është e domosdoshme”, theksoi ai.

Kreu i Komisionit të Sigurisë, deklaroi se Byroja e Hetimit duhet të jetë nën varësinë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thotë se Byroja do t’i japë shtysë luftës ndaj korrupsionit. Ai deklaron se nuk ka asnjë arsye se zgjatja e ngritjes së këtij institucioni do të dëmtojë produktin.

“E sigurt është që në kuadër të rilindjes së policisë së shtetit dhe të rezultateve mjaft inkurajuese edhe Byroja kombëtare e Hetimit do të shtojë mundësinë të luftojmë korrupsionin veçanërisht në nivele të larta. Është ende në kolaudimet finale dhe ndjek një proces të tërë. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se zgjatja e kohës do dëmtojë produktin”, tha ai.

Deklaratat e tyre bënë për gazetarët në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë ku edhe po zhvillohet seanca plenare. /Dita/

 

 

January 28, 2016 11:19
Komento

2 Komente

  1. yyyyyp xhixhi January 28, 14:30

    Po ku qene me pare ti !
    Do ta krijosh tani, para reformes ne drejtesi qe te vendosni bythlepiresit ne krye te Byrose dhe te shpetoni bythen e Lirkokmadhit, Salkriminel-tradhetarit, Ed-hajdutit me kompani!
    Doni te shpetoni hajduterine dhe vjedhjet, mor KRIMINELA!

    Reply to this comment
  2. Patriot January 28, 16:44

    Nuk po krijohet Byroja e hetimit sepse nuke po gjejne nje te dyte si Saimir Tahiri i policies se shtetit,qe shkel ligje duke lejuar te ndertojne shtesa pallatesh,dhe nuke lejeon ndertim tenderash dhe kasolle bagetishe kur ligji dhe logjika njerezore e pranon,pra duhet nje Tahir i dyte i superkorruptua dhe i kriminalizuar ne vite te gejndet per Byrone Hetimore.Mjaft me,lojes se skenareve te peshtire te bijve te eterve dhe mostrave te tyre i ka ardhur fundi,por cudija ato nuke duan ta besojne dhe vazhdojne me skenaret e rradhes,duke mashtruar,grabitur,terrorrizuar e lene pas viktimat e rradhes se lufte se felliqur per leke te piset dhe pushtet pa kufi brenda djallit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*