“Nuk e lëshojmë”

Nga Shyqyri Dade June 23, 2013 08:47

“Nuk e lëshojmë”

Kemi dëgjuar shpesh këto ditë të fundit, nga disa komentues, se fushata zgjedhore ka qenë një fushatë e qetë dhe pa incidente të shumta. Do te ishte nje lajm i mire ky, per te gjithe ne qe duam qe keto zgjedhje te kalojne ne nje atmosfere te qete dhe njekohesisht do te ishte nje tregues qe Shqiperia me ne fund po zhvillon zgjedhje te qeta, te lira, te ndershme e me standarde. Ky do te ishte edhe nje hap i rendesishem ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Por ndodhite tregojne se nuk kemi patur nje situate te qete. Nuk po ndalemi te permendim secilen nga ngjarjet e renda e me pak te renda te cilat nuk munguan edhe kesaj rradhe. Por nuk mund te rrime pa theksuar faktin se eshte Qeveria, ajo e cila eshte pergjegjese per organizimin e zgjedhjeve, dhe njëkohësisht është mazhoranca ajo që ka një rol të madh e përcaktues në ndërmarrjen e hapave ligjorë që kanë lidhje me procesin, por dhe që luan një rol në një sërë vendimesh të rëndësishme, sic ishte përshembull vendimi për të shkarkuar një anëtar të KQZ-së.

Serioziteti i Qeverisë për t’i parë këto zgjedhje si zgjedhje përcaktuese për Shqipërinë në shumë aspekte do të dukej sidomos në mospërfshirjen në fushatë të disa kategorive të tilla si; nxënësit e shkollave, mësuesit, administrata, policia, etj. Media dhe nje sere organizmash joqeveritare kane evidentuar e denoncuar aq shume raste per perfshirjen ne fushate te kategorive te permendura saqe ne nje moment te duket se nuk eshte me faji i organizatoreve shkeles te ligjeve, por i medias qe u be e bezdisur duke u marre me raste te tilla “pa rendesi”.

Gjatë kësaj fushate nuk dëgjuam asnjëherë nga drejtuesit kryesorë të Qeverisë por sidomos nga kryeministri i vendit, thirrje ndaj të tijve në radhë të parë që të zbatonin një sërë kodesh dhe sidomos tre prej tyre: Kodin Penal, Kodin Zgjedhor dhe Kodin Etik që duhet të ketë ccdo shtetar duke filluar në radhë të parë nga vet’ kryeministri. Pikërisht sepse ai vetë është në të gjitha rastet e zgjedhjeve të dështuara në Shqipëri, protagonisti kryesor i keqmenaxhimit dhe i rezultateve të tjetërsuara. Me një farë vetmburje

dhe me një shprehje prej triumfatori provincial, jo vetëm që në asnjë rast nuk ka bërë thirrje për të penguar të gjithë ata drejtues administrate, drejtues të Policisë të niveleve të ndryshme, drejtues locale etj, por është paraqitur i kënaqur nga shërbimet servile e lajkatare të tyre. Një pjesë e mirë e ketyre drejtuesve e kanë të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e shërbimit të tyre në administratë me fatin e të qëndruarit të kryeministrit në postin e tij. Janë të shumta arsyet pse fatet e tyre janë kaq të lidhura. Keto fate i lidh të qënurit militantë të partisë në pushtet dhe shpeshhere këta drejtues janë edhe njerëz besnikë të kryeministrit. Këta janë shpërblyer pëe besnikërinë e tyre me poste e mundësira abuzimi ekonomik. Ata shpesh herë janë përfshirë në skandale të denoncuara gjatë këtyre

kohëve. Disa nga ata janë përfshirë edhe në ngjarje të rënda kriminale si Gërdeci e 21 Janari. Ndonjë përpara se të emërohej si drejtues në administratë ka patur histori të hapura apo të mbyllura me ligjin. Nga ana pragmatike të dyja palët kanë nevojë për njëri tjetrin. I pari këta i do ushtarë dhe më të mire janë kur janë me dosje, dhe të dytët e duan të parin pasi kanë të lidhura të gjitha interesat me të.

Përdorimi i të gjithë këtyre “trupave” në mënyrë të hapur apo të fshehtë në fushatë dhe sidomos ditën e zgjedhjeve është parë nga ana e kryeministrit si një mundësi për të dalë nga tuneli i pritshëm i rezultatit zgjedhor. Nga ana tjetër herë me dredhi e herë me të vërtetë çeta e “besnikëve” çirret duke thënë se “Na nuk e lshojm”.

Është e tepërt të themi se të gjithë këta që përbetohen se do të mbajnë kryeministrin në pushtet me dhunë apo duke shitur e blerë vota, karta, komisionerë, etj nuk mund të bëjnë asgjë përball dëshirës dhe vullnetit të shqipëtareve për të ndryshuar qeverisjen e dështuar. Këtë vullnet dukshem nuk mund ta ndryshojnë thasët me miell e me lekë që po shpërndahen edhe këtë natë të fundit para ditës së zgjedhjeve. Fati i këtyre zgjedhjeve është përcaktuar.

Por le të shohim dy mundësi nëse vërtet vjedhja, manipulimi e tjetërsimi i votës jep një rezultat momental. Kuptohet që në rastin e një fitoreje të manipuluar të pozitës do të kishim një reagim popullor i cili nuk është parë kurrë më parë në Shqipëri. Demokracia është një sistem ku gjithmon ka një valvul shfryrje. Në këtë rast votimet janë një valvul shfryrje. Nëse kjo valvul do të mbyllet situata do të jetë e paparashikueshme. E gjithë pakënaqësia do te drejtohet vetem kundër një personi, Kryeministrit aktual. Nga ana tjetër këto zgjedhje do te zhvillohen nën një monitorim të shtuar ndërkombetar. Për shkak të

zgjedhjeve të kontestuara të mëparshme, por dhe për shkak të vjedhjes në tavolinë të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Çdo qeveri e dalë nga zgjedhje të tilla jo vetem nuk do të ishte jetegjatë si në raport me situatën e brëndeshme por nuk do të kishte njohje edhe nga organizmat ndërkombëtare e qeveritë e vendeve partnere.

Në të dy rastet do te kishte vetëm humbje dhe asnjë përfitim, për popullin, që aq shumë i qan zemra këtij Kryeministri, por edhe për atë personalisht. Pikërisht për këto arsye do të ishte e udhës që sot në këtë ditë votimi, Kryeministri tju bëjë thirje të gjithë këtyre që thonë “ Na nuk e lshojme “, të shikojnë punën e tyre dhe të mos përzihen në votime. Ata nuk kanë asnjë rol për të luajtur në një rezultat tashmë të përcaktuar nga vota popullore pro rrotacionit.

Shqipëria duhet të futet në rrugën e standardeve dhe një nga arsyet pse shqiptarët do të votojnë rrotacionin janë edhe zgjedhjet e sotme të cilat duhet të zhvillohen të ndershme e të lira. Por pas këtyre zgjedhjeve duhet të vendoset edhe një standard tjetër. Të gjithë personat e implikuar në fushatën zgjedhore por edhe ata që do të tentojnë edhe sot të fusin duart në këto zgjedhje duhet të ndiqen penalisht dhe të bëhen shembull nëpërmjet ndëshkimit. Ne e dimë që shumë elementë të një ndryshimi të pritshëm nuk do realizohen menjëherë. Por menjëherë mund të realizohen dy elemente: drejtësia dhe shpresa.

Nga Shyqyri Dade June 23, 2013 08:47
Komento

3 Komente

  1. beni June 23, 11:02

    Bijte e nipat e komunisteve sot ankohet kot, cfare kane vuajtur ne keto 23 vjet demokraci ? Vuajtje ishin ato para 90 :
    -3 % shans me kalu kufirin pa u vrare tek kloni, kapja i gjalle = 20 vjet burg, Fisi komplet ne internim.
    -nuk kishim liri fjale, shkoje ne burg.
    -jete qeni, ushqimi minimal, makinat nuk lejoheshin, vetem 1 here ne vitet 70 sollen banane, banonim shume ngushte, rradhat e gjata ne dyqane per gjerat me te domosdoshme ne jete.
    Kjo ishte koha e babait dhe dajes te Edi Rames,Ilir Gjonit, Dash Pezes dhe e drejtueseve te tjere te PS sot, dje PPSH.

    Reply to this comment
  2. Bora June 23, 14:34

    Te zhduket plehra Berisha njehere,pastaj asgje te mos behet,deri ketu ka arritur puna!Pikes I ke rene o zoteri!

    Reply to this comment
  3. arsen June 23, 17:51

    Ky qe shkruan ka “Vuajtur shume” keto vite, te tille njerze qe shkruajn e ndotin ambjentin e analistve te vertet dhe politikanve profesionist qe per fat te keq jane pak, nuk besoi se do e beje njeri kete person drejtor prokurimesh ne ministri te Brendeshme perseri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim