Nuk është Besa! Letër e hapur z. Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm

June 24, 2020 00:01

Nuk është Besa! Letër e hapur z. Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm

 

I nderuar z. Lleshaj,

E çmoj që i dilni në krah znj. Besa Shahini, ministres së arsimit, koleges suaj në kabinetin e sotëm qeveritar, për ta mbrojtur atë nga ata “burra” (ndër ta edhe ndonjë profesor), që e sulmojnë me fjalë fyerëse. Sulme të tillë janë nën dinjitetin e një profesori të vërtetë dhe nuk i bëjnë nder askujt. Unë, sidoqoftë, nuk jam dakord që ju t’i cilësoni me një emër kolektiv si “skizofrenë” të gjithë ata që mbajnë një qëndrim kritik ndaj ministres së arsimit, ose ndaj praktikave të gabuara të Ministrisë së Arsimit. Ndër ta mund të ketë edhe ndonjë “egomaniak”, por kurrsesi nuk mund ta cilësoni “skizofren” këdo që, në një shoqëri të hapur, kritikon autoritetet. Ky është kuptimi popperian i një shoqërie të hapur, dhe ju, besoj, e dini këtë.

Unë nuk kuptoj, gjithashtu, pse, sipas jush, kritikat ndaj ministres aktuale të arsimit burojnë nga një “zell i turpshëm” dhe jo nga shqetësime reale e të sinqerta për gjendjen e shkollave tona dhe të sistemit arsimor në vendin tonë. Znj. Shahini është relativisht e re në detyrën e saj, ndërsa problemet e arsimit në Shqipëri janë të akumuluara për një periudhë të gjatë. Edhe të tjerë, gra e burra, që e kanë drejtuar atë dikaster, janë kritikuar kur punët nuk kanë vajtur mbarë. Përse duhet znj. Shahini të jetë imune ndaj kritikave që i bëhen publikisht?

Znj. Shahini nuk është një përjashtim, siç përpiqeni të argumentoni ju. Ju thoni se “Besa sulmohet sepse është një rast ndryshe”! Ndryshe, në ç’kuptim? Ngaqë ajo ka fituar një gradë Bachelor nga York University (në Toronto) dhe një Master nga Hertie School of Government (në Berlin)? Kjo e bën atë një “rast ndryshe”?! Janë me mijëra vajza e djem shqiptarë që kanë kryer shkolla edhe më të mira se këto në Perëndim por, kur kthehen në Shqipëri (nëse kthehen), nuk gjejnë mundësi të punësohen, për të mos thënë se ka edhe ndonjë, që, edhe pse është kthyer nga Britania e Madhe me një PhD, është ende i papunë në vendin e vet.

Znj. Shahini nuk është aspak një “rast ndryshe”, një outlier, por një rast krejt i zakonshëm, përderisa është i ngjashëm me mijëra raste të tjerë. Atë nuk e bën një rast “të veçantë” thjesht fakti se “nuk ka studiuar në ndonjë nga universitetet tanë”, siç thoni ju. Madje, një pretendim i tillë është denigrues e përçmues për ata dhjetëra ose qindra mijëra shqiptarë, të cilët, ndër vite kanë kryer studimet e larta në universitetet shqiptarë, shumë prej tyre thjesht sepse nuk kanë pasur mundësi të arsimohen jashtë vendit. Si njëri prej anëtarëve të kabinetit qeveritar të kësaj republike, juve nuk ju lejohet t’i denigroni—as si individë, as kolektivisht—në këtë mënyrë bashkatdhetarët tuaj. Mijëra mjekë, inxhinierë, agronomë, ekonomistë, mësues, artistë të shquar kanë kryer studimet universitare e pasuniversitare në Shqipëri dhe i kanë dhënë ekonomisë dhe kulturës së këtij vendi vlera të shumta.

Ju me të drejtë vini në dukje se, në cilësinë e ministres së arsimit, znj. Shahini “nuk ka pasur kohë për ta prishur cilësinë e shkollës sonë”, pra, edhe nuk mund të konsiderohet përgjegjëse për këtë. Por ju nuk keni aspak të drejtë kur përpiqeni ta shfajësoni ministren, duke thënë se “të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e maturës duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo, por studentët që kanë dalë nga shkolla që Besa ka pasur fatin të mos i bëjë”.

Edhe këtu gaboni, z. Lleshaj. Së pari, thashë e dhe më lart, jo kushdo që mendon ndryshe, që mban një qëndrim kritik ndaj çështjes së provimit të maturës së këtij viti ose ndaj reagimeve të znj. Shahini për atë provim mund të jetë “skizofren”. Për më tepër, cilësimi dhe stigmatizimi kolektivisht i një grupi njerëzish si “skizofrenë” është tërësisht i gabuar dhe i patolerueshëm, edhe kur këtë ju e bëni në cilësinë e një qytetari dhe jo në cilësinë e një ministri.

Së dyti, nuk duhet të jesh një “skizofren” që të mos e dish se hartimi i provimeve të maturës nuk është një punë që e bën (ose me të cilën merret) vetë ministrja e arsimit si person. Kjo është një e vërtetë shumë e thjeshtë për këdo që ka dy para mend në kokë dhe është mungesë prudence nga ana juaj ta përdorni si një argument. Kjo, sidoqoftë, nuk e zhvesh aspak ministren e arsimit nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për të ushtruar kontroll mbi procesin e përgatitjes së provimeve të maturës, mbi ata që e kanë detyrë organike të merren me këtë proces dhe të përzgjedhin njerëzit që ngarkohen të formulojnë pyetjet e provimeve.

Në një burokraci moderne, strukturat dhe rregullat që organizojnë, menaxhojnë dhe kontrollojnë veprimtarinë e institucioneve janë standarde e të mirëpërcaktuara, siç janë edhe ndarja formale e detyrave, e roleve dhe e kompetencave, marrëdhëniet hierarkike dhe lidershipi. Të paktën që nga koha e Weber-it, këto konsiderohen kushte esenciale për funksionimin normalisht të çdo organizate moderne. Në rastin konkret, përgjegjësia nuk mund t’u lihet vetëm atyre njerëzve që i kanë formuluar pyetjet e palogjikshme të provimit, por edhe atyre nëpunësve të ministrisë që drejton znj. Shahini, që i kanë përzgjedhur ata.

* * *

Jam tërësisht dakord me ju, z. Lleshaj, se cilido që kupton sadopak nga arsimi e di mirë se “efekti i politikave të reja në arsim nuk mund të arrihet për një apo dy vite”. Në vlerësimin zyrtar mbi Raportin përfundimtar për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe të Kërkimit Shkencor, që mua më është kërkuar të hartoj në korrikun e vitit 2014, kam argumentuar se “arsimi i lartë nuk jep rezultate në tremujorin e ardhshëm, as në dy ose në pesë vite; ai ka të bëjë me inovacione dhe zbulime që mund të kërkojnë dekada të tëra”. Në atë raport, kam theksuar gjithashtu se “rezultatet e plota të kësaj reforme do të mund të shfaqen vetëm pas formimit të një brezi të ri shqiptarësh, që e nisin shkollimin e tyre në klasë të parë vitin e ardhshëm (pra, më 2015) dhe i përfundojnë studimet universitare aty rreth vitit 2030.

Unë kam qenë dhe jam i bindur se një reformim i vërtetë i sistemit tonë arsimor, sidomos i arsimit universitar, do të kërkonte ndryshimin e vetë kulturës institucionale të universiteteve tanë, duke ndërhyrë në ata aspekte që mund të quhen “gene institucionalë” të universitetit. Këta “gene”, siç besoj edhe ju e dini, janë egoistë; ata priren të riprodhojnë vetveten besnikërisht, madje edhe në dëm të mirëqenies së institucionit dhe të mbarë shoqërisë, çka do të thotë se zbatimi në praktikë i reformës së arsimit të lartë do të ishte qysh nga fillimi i vështirë. Por, të paktën, hapi i parë—ai që synonte dhe bëri të detyrueshëm ndryshimin e koncepteve, të politikave e të praktikave të deridjeshme në institucionet e arsimit të lartë—u hodh. Jo siç kishim dëshiruar shumë prej nesh, që e kërkuam dhe e mbështetëm fuqimisht këtë reformim, por, sidoqoftë, reforma nisi.

Ajo për çka unë nuk pajtohem me ju është pikëpamja juaj gati mesianike që “përpjekjen për pak modernizim në një sistem të shkatërruar gjatë tri dekadave” ia njihni si meritë vetëm znj. Shahini. “Është fat”, thoni ju, “që ajo po përpiqet për një impuls modernizues në një sistem të mbështetur tek indoktrinimi, ku studentët trajnohen vetëm për të përsëritur, por kurrë për të menduar”.

Kundërshtimi im ndaj pikëpamjeve tuaja nuk është politik, sepse politikisht, ju dhe unë qendrojmë në të njëjtin krah. Kundërshtimi im ndaj pikëpamjeve tuaja nuk është as folklorik, edhe pse unë e gjej pa vend deklarimin tuaj se “si kosovare”, znj. Shahini është “po aq, në mos më shumë shqiptare” sesa ata që e kritikojnë punën e saj.

Kundërshtimi im ndaj pikëpamjeve tuaja është akademik—kryesisht sociologjik—dhe ju siguroj se mbështetet jo vetëm në dituritë e fituara në një prej universiteteve më të mirë të Shteteve të Bashkuara, ku kam fituar gradën PhD, por edhe në një eksperiencë akademike gati 40-vjeçare, në Shqipëri dhe në pesë universitete perëndimorë shumë të mirë, në të cilët, për 13 vite me radhë kam dhënë mësim.

Një njeri i vetëm, edhe më i mençuri mbi dhé, nuk mund ta modernizojë një sistem arsimor tejet të prapambetur. Znj. Shahini, sigurisht, nuk është njeriu më i mençur, as administratorja më e mirë e çështjeve të arsimit në vendin tonë dhe, për më tepër, ajo nuk është e para që është përpjekur t’i japë “një impuls modernizues” sistemit tonë arsimor.

Kaq shpejt e harruat kolegen tuaj socialiste, znj. Lindita Nikolla? Reforma e vërtetë për modernizimin e arsimit të lartë në vendin tonë nisi në vitin 2014, në kohën kur znj. Nikolla drejtonte Ministrinë e Arsimit. Hapat e parë seriozë për reformimin dhe modernizimin e sistemit u hodhën pikërisht nën drejtimin e saj—verifikimi i përmbushjes së kritereve ligjorë për të gjithë institucionet e arsimit të lartë dhe mbyllja, mbi këtë bazë, e atyre “universiteteve kioska”, siç i quani ju, që kishin dhënë deri atëherë mijëra diploma pa vlerë; miratimi në vitin 2015 i ligjit të ri për arsimin e lartë, ardhja për herë të parë, në vitin 2016, e një agjencie të huaj për akreditimin institucional të të gjithë institutioneve publikë dhe jopublikë të arsimit të lartë etj.

Të gjitha këto arritje, dhe pse realizimi i tyre ndeshi me kundërshtimet e atyre që nuk e donin, ose i trembeshin reformimit të sistemit të arsimit të lartë, mbajnë emrin e znj. Nikolla, jo atë të znj. Shahini. Për më tepër, znj. Nikolla dhe ministria e arsimit, kur ky dikaster drejtohej prej saj, kultivoi kulturën e dëgjimit e të dialogut me drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë, kulturë e cila duket se është krejt e huaj për ministren aktuale. Ju, z. Lleshaj, si qytetar mund të mos e dini se, nën drejtimin e znj. Shahini—dhe për shkak të saj—procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë përkohësisht është pezulluar. Por, si një anëtar i kabinetit qeveritar, një fakt i tillë duhej të ishte në dijeninë tuaj.

Në vend që ju, z. Lleshaj, edhe pse, siç pohoni vetë në fund të komentit tuaj, i zhveshur nga pozita e ministrit të brendshëm, t’u kërkoni me prepotencë atyre që e kritikojnë zonjën ministre të bëhen “burra” dhe “të heshtin”, ndoshta do të ishte mirë që, si qytetar dhe si njëri prej anëtarëve kryesorë të kabinetit qeveritar, të konsideronit seriozisht shumë nga çështjet që pengojnë reformimin e mëtejshëm të sistemit tonë arsimor dhe dhjetëra mijërat e të rinjve shqiptarë që kërkojnë një  shkollim më të mirë dhe kushte më të mira pune e jetese në vendin e tyre.

Miqësisht,

Prof. Fatos Tarifa, PhD

 

——

Botuar në DITA. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

June 24, 2020 00:01
Komento

38 Komente

  1. dite e re June 24, 03:16

    z. Tarifa, është për t’u çmuar angazhimi juaj i përditshëm në faqet e shtypit. Para ca ditësh u morët me testin e gjuhës dhe letërsisë, pak më parë me letrat tuaja që paskishit botuar në shtypin amerikan, kur kishit detyrën e ambasadorit. Më pas kaluat në një temë erotike në faqet e shtypit….Mos vallë kini ndonjë kontratë për të botuar kaq shpesh…mirë bëni! Po çuditërisht nuk mbaj mend të jini sadopak qortues ndaj kolegëve tuaj, që shkruajnë në shtyp. Si duket e përtypni gjuhën e tyre të fyerjes, madje ju i quani normale edhe thirrjet e koegeve tuaja që “gjykata dhe prokuroria duhet të bëjnë punën e tyre” te hartuesit e testit. “T’u vihen hekurat”, kështu shprehen tërthorazi …Ju nuk shkruani as për probleme të mprehta të arsimit të lartë, nivelin arsimor etj., etj.
    Por kjo wshtw zgjidhja juaj…Por mos e mendoni se drejta është vetëm në anën tuaj. I gjithë ai debat erdhi prej një testi. Po mblidheni mendjen zoti Tarifa: Testi është brenda programit mësimor, në atë shkallë që edhe u bë programi këtë vit shkollor. Testi nuk ka gabime ortografike dhe gjithashtu krijon shkallë vështirësie që të diferencojë nivelin e nxënësve. E thënë ndryshe që te ju të vijnë studentët më të mirë. Do ishte me interes të debatoni me mjedisin universitar, në se studentët tuaj a janë gati për të qenë më të mirët në vitet që vijnë? Ose trimërisht shkruani për këtë temë. Më duket se jini shumë nervoz z. Tarifa Juve ju ka prirë fati dhe hallall. Të tjerët nuk e kanë patur fatin tuaj, prapë hallall! Desha t’ju them gjithashtu se bëni shumë gabime gjuhësore…ndofta nga nervozizmi, ndofta se kini nevojë për një kurs të gjuhës shqipe, sepse mësoni të tjerët…Mirë është të shkruani shqip, pavarësiasht se dini goxha gjuhë të huaja. I dilni pak zot gjuhës shqipe se “është gjuhë perëndie”.

    Reply to this comment
    • Kimisti June 24, 12:27

      Disa probleme jan kapur drejt ne fillim te shkrimit.
      Konkluzioni “Mysybet”!!!
      Zoti Tarifa mund ta shkruante këtë material në vetvete, për problemet e Arsimit në ditët e Sotme, jo si replik me Gjeneral Lleshin.
      Postimi i Gjeneral Lleshit per Ministren e Arsimit, edhe pse kish ndonje problem si evidenton Tarifa, ishte më i hapur dhe më i Ndershëm se Replika e Z. Tarifa.
      PO,
      Ministre Besa eshte nje Figur Dinjitoze, dhe padyshim më shtetdashëse se tufa e nëpunësve të tjere që ja kanë pare “Hajrin” Pushtetërimit….
      Ligji i Arsimit te Larte, i hartuar në Zyrat e UET ku merte rrogën edhe Profesori Tarfia, është një ligj që e saksionon Arsimimin e Shqiptarveve Si Biznes..
      Ky ligj e shpall detyrimin kushtetues, per nje te drejt kushtetuese te qytetarve, për arsimimin e brezave të shqiptarve, nga detyrim themelor të Shtetit në një të drejtë për të bërë biznes si ai tek Tregu Çam…….
      Një biznes me Tarifa te “kripura” për studentet xhepeshpuar, që Tarifat Mësimdhënës të mbushnin xhepat.
      Edhe pse ky ligj, ne dukje eleminoi ca universitete kioska që prodhonin diploma me para, në realitet ai e shndërroi të gjith Sistemin e Arsimin të Lart në prodhuese diplomash kundrejt paras…
      Ky ligj, i Kombinuar me “Sitën” e shpuar të vlerësimit të aftësive të nxënesve dhe studenteve, nuk i jep mundesi Femijes Shqiptar më të zgjuar të vazhdoj më tutje me Shkollimin…..
      Ky ligj i jep mundësi të vazhdoj më tutje vetem Atij që i ka xhepet plot.
      Dhe si rezultat i këtij ligji, në të ardhmen do të kemi një kast njerzish të shkolluar për shkak të parave të prindërve të tyre jo për shkak të aftësive apo dijeve të tyre.
      Nga këta njerz me shkoll me para por të pashkolluar, shoqëria dhe Shqipëria, nuk kan se çfar të fitojnë….Por kanë shumçka për të humbur.
      Ligji Çili i Arsimit të lart, që mbroni ju Tarifa, pavaresisht se sa bukur i rrumbullakosni fjalët juve, i nxorri 100 mij Student në rrugë…
      Kaq shpejt e keni harruar Zoti Tarifa???
      Ky ligj, me logjikën e biznesit brenda dhe me konceptin e kartës së Bolonjë, po tentohet të braktiset nga të gjith se është jo produktiv jo efektiv..

      Zoti Tarifa,

      Ju i detyroheni shqiptarve një Ndjes të Madhe për kontributin tuaj në Ligjin e Biznesit në Arsimin e Larte..
      Ne fakt, ju beni te kunderten. Ende po mbroni një dështim të certifikuar.

      Besa, edhe Gjenerall Lleshi, jan më të ndershëm dhe më te drejt se juve dhe “Rrumbullakosjet” tuaja te fjaleve.

      klm

      Reply to this comment
    • mirel June 24, 12:39

      Tarifa eshte profesor te pakten, po ky iLeshi jot qe i fut hundet dhe ne testin arsimor, cfare eshte?

      Reply to this comment
  2. uskania June 24, 07:32

    Fatosi me këtë shkrim është në rolin e “a doni më për Belulin”. Ky paska hartuar pjesë të reformës për arsimin e lart, paska grada shkencore këtu e atje. Tangent nxjerr meritat e veta. Futet e bën diversion përçarës me Lindita Nikollën, ish-ministren, me të cilën duket që ky e paska patur grurë. Aq më tepër që Lindita është mirditore.
    Del krejt jasht kontekstit duke e vënë Sandër Lleshajn turpshëm dhe me arrogancë përballë atyre, të cilët lanë studiuar në perëndim. Sikur Sandri mohon meritat e tyre. Një psikologji tjetër përçarëse e denigruese.
    Të vjen keq!

    Reply to this comment
    • mirel June 24, 12:42

      Sander iLeshi eshte ushtarak o dhiare e Dule Ramutit, cpune ka me testin arsimor?

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit June 24, 15:46

        Mirel, AlekSander Lleshi e ka mbrojtur kolegen ministre ne linje zyrtare. Mire ka bere, por kjo s’e justifikon as ministren dhe as shkrimin e z. Tarifa. Letra e Hapur eshte pothuaj institucion, ne vemendje urgjente te publikut te gjere. Problem madhor, qe I drejtohet kujt eshte pergjegjes dhe jo bjeri treshit te shtyje katren si ne bilardo. Une kujtova se Lleshit I beri Leter te Hapur per gjuhen e minoritareve kur arrijne 20%te fshatit, duke katandisur ne gjuhe te dyte ate te 80%.

        Reply to this comment
        • mirel June 24, 18:44

          Dakort me ty Mono qe asnje nuk po ben Leter te Hapur per 20%in e ILeshit, por shfaqja e ILeshit ne mbrojtje te minoritetit dhe te shoqes Besa – sistemit arsimor eshte jo vetem e tepert por nje gjuhe kercenuese e Rames. Dhe Tarifa qe e ve kete ne dukje, nuk eshte gabim.

          Reply to this comment
      • sopiqoti June 27, 16:38

        Ti ” mireli” i ditke te gjitha,gjynah qe ke mbetur jashteliste.
        Po shkuaj a derezi dy fjale te mencura dhe pastaj fol per ministren dhe z. Lleshaj.

        Reply to this comment
  3. UNE GJENERALI USHTRISE QE U BERA KAPTER I SURELIT June 24, 07:33

    Profesor Tarifa duhet falenderuar per shkrimin , pasi te dalesh sot publikisht kunder qytetarit S.Lleshaj qe flet nga karigja e ministrit te bredeshem do guxim .
    Ky S.Leshi po te zbresi nga ajo karige nuk mbetet gje tjeteer vec se nje kerrme politike , ndersa profesoret qe ky i quan skizofren kane qene dhe do mbeten si njerez qe sakrifikojne nga vet vetja per demokracine. .
    Po gjthesesi mos u merni me Sandrin se me urdher ka dale meruni me ate qe e nxjer dhe e perdor ish gjeneralin . Vetem ne Rusi dhe ne Turqi gjeneralet i futen politikes . Kjo i thote te gjitha .

    Reply to this comment
  4. Al June 24, 08:10

    Shkrim I goditur….nuk eshte vetem problemi shkolles….ne Shqiperi nuk ka karriere….njoh specialiste te shkelqyer pre 30 vjetesh e ngelen specialiste sepse shefat qe sdine asgje..vetem pazare…I sjellin nga jashte institucion.DAP nuk funksionon por fare ama…thjesht gjen menyra per te certifikuar nga shefa nga hici….

    Reply to this comment
  5. Epo kjo pune June 24, 08:31

    Ndjese se nuk flas dot per testin nese eshte problem paqartesie apo veshtiresie. Nese eshte kjo e dyta mund te justifikohet se duhet bere diferencim mes nxenesve dhe fundja nuk diskriminon mes tyre se te gjithe jane te barabarte ndaj tij. Testi duhet te kete dhe aspekte te pergjithshme per shumicen dhe pak me spec per te diferencuar mendjet me brum filozofik e letrar artistik. Ndryshe rrezikojme vendnumero.

    Reply to this comment
  6. Julian June 24, 08:47

    Jam i indinjuar me ju te “Ditës” që ju jepni hapësirë njerëzve të tillë të reagojnë dhe ta përdorin hapësirën tuaj për të folur dhe për të na mbushur mendjen për gjëra që një shoqëri duhet të jetë kadegorike dhe ti luftoi ata nga çdo anë që të vijnë.

    Jam i zhgënjyer sepse ju konsideroj si medjan me patriotike dhe larg politikës por gjithsesi është zgjedhja juaj kjo!!
    As që më intereson se në ckabinet bën pjesë zoti Lleshaj se cperfaqeson ai apo të futemi në aspektin politik të situatës, ndoshta aty ka shumë për çka të diskutojmë por përgjigjja e tij ishte e saktë dhe e reduktuar në aspektin njerëzor dhe për të luftuar një fenomen të rrezikshëm që ka të bëjë me paragjykimet kona krahinore të paktën ky ishte konkluzioni im dhe nuk besoj se të linte hapësira për ta keqkuptuar, dhe një brravo të madhe për këtë në aspektin njerëzor për zotin Lleshaj, që duhej të ishte shoqëria apo ju te Ditës që duhej ta kishit bërë këtë.

    Ti bije shkurt, në asnjë rast për asnjë arsye dhe për asnjë çmim nuk duhet dhënë hapësirë aq më tepër të lejohen te brezi I ri që të paragjykojnë dikë se nga vjen, se si e flet shqipen etj etj, kjo është një qasje dhe një çështje që duhet dënuar nga e gjithë shoqëria. E them këtë së shoqëria në Shqipëri ka një tendencë të theksuar të jetë shumë paragjykuese, jemi ndër të vetmit që kemi një prirje të pashpjegueshme për të gjetur dallimet dhe jo të përbashkëtat me personin përballë në çfarëdolloj situate.

    Shkaku që unë po e bëj këtë reagim është sepse e kam vënë re aty në Shqipëri që është bere mode që te përbuzen dhe përcmohen shqiptarët e Kosovës fakt që të bën të vesh duart në koke pasi pa gjakun e derdhur të shqiptarëve të Kosovës s’do kishte pasur kurrë Shqipëri, kush e njeh historinë e di shumë mirë këtë fakt që Kosova derdhi gjakun dhe lirinë e morëm ne. Ne ju kemi shumë borxhe shqiptarëve të Kosovës dhe atyre jashtë Shqipërisë në përgjithësi.E para se në c gjendje e kemi katandisur Shqipërinë që në vend ta kishin përkrah dhe si një nënë e mire qe ndihmon fëmijët e vetë ajo është për mendimin tim bërë si një nënë që vendin duhej ta kishte në çmendin, dihet sa resursplote është një nënë e tillë!?
    Kur të shan ai I zoti hapi derën, por të shajnë ata që për 108 vjet shtet akoma skane shtet, shajnë ata që për 20 vjet përkundër sfidave me Serbinë kanë një shumë më shumë shtet!

    Këtej ku po jetojmë po na akseptojne dhe hapin dyert që jemi ku e ku me këta dhe ju te lejoni thirrje denigruse për aksentin apo praninë e një shqiptareje nga Kosova në kabinetin qeveritar të Shqipërisë!!??
    Babai im kishte një shprehje që e përdorte shpesh që I shkon shumë përshtat popullit tone qe “nuk bëhet stani me lepuj”. Mjer ai popull ku është katandisur!!
    Po edhe fundi I fundit ç’të keqe kishte ajo pyetja e Turit, ajo është pyetje logjike që tregon pjekurinë dhe inteligjencën e një të maturuari në një situatë hipotetike që mundet të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes nesër në një situatë reale. A mundet te këtë diçka për kritike kjo dhe a ka pyetje me të vlefshme !? apo doni të krijoni një rini që ecën si kal karrocë që të jetë më e lehtë për tu përdorur nesër për të bere përçarjen e radhës!!??

    Demokracia në Shqipëri është duke u përdhunuar çdo ditë në emër të lirisë dhe rezultatet tjetër nuk mund të ketë prej saj përveç anarkisë ndaj mos u ankoni, po mbolle gjemba nuk mund të korrësh grurë por gjemba, ndaj mos prisni gjë tjetër përveç se të bëni zgjedhjen e radhës dhe të ndryshoni farën!
    Me respekt Julian

    Reply to this comment
    • mirel June 24, 12:58

      Julian, idete e tua si dhiare e Dule Ramutit qe je, jane shume te “vlefshme”per Kosoven, i pranojme Besen dhe i japim territoret e Kosoves ne pazaret me Vucic.

      Reply to this comment
  7. Biometri June 24, 08:55

    Lleshaj nje medioker qesharak.
    Dhe katundar ne mentalitet.
    E ben tragjik rastin fakti qe eshte minister i brendshem dhe ka ne dore fuqine e policise se shtetit.
    Keto jane te zgjedhurit e Rames, nje karagjoz me kostum shtetari.
    Nuk eshte rasti i pare qe ben kalin senator.
    Shteti i mbushur me kurva dhe servile

    Reply to this comment
  8. Ethem Lalaj June 24, 08:57

    DITA:Z.Tarifa sulmon Ministrin Lleshaj pse mbron kolegen e saj-Ministren Shahini.
    -Sipas z.Tarifa zonjen Ministre ta lem ne gojen e “UJQERVE” Salist dhe çakejve maturant qe ne vend te mesojne hedhin vickla diskove e pabeve me celular ne dore e me fustanella mbi gju e lesh vesh me veshe.
    -Sa per provimin e letersise ne lexuam dje autoren e tekstit per “Turin” dhe u sqarua se tekesti provimit ishte norml,ku une degjova dhe lexova se protestat ishin me karakter politike.E pasi u diskredituane-tashme oyshuane.Pasi pushoi dhe Nora Malaj e LSI,etj.
    -Z.Tarifa i qepet Ministres Shahini kur UT e drejtojne 2 bisezmen te fuqisgem me nga 12,13 bordero nga Tirana gjer ne Vlore.. si Mynyr Koni i PD i emruar nga Sb dhe Dh.Kule i LSI i emruare e mbrojtur nga I.Meta,qe Ministrja nuk i largon dote,ndonse ne 30 vite kane dhene diplloma fallco te pa numurta ne Shqiperi,por dhe 900 Italianeve pa ardhur asnje dite ne vendin tone.
    -Z.Tarifa i di keto me mire se une,por me porosi te KINOSHQUOIT godet me spont Ministrat e Rames per te qelluar ne shenje Kryeministrin me te mire ne 30 vite.Nderroe shenjestren z.Tarifa,pasi ligji AL eshte perkrahur nga BE dhe arsimin nuk e drejton vetem Ministrja,por nje armate e tere pedagogesh me nivel te larte,por qe ne shume raste merren me politike si Ju dhe une qe nuk kemi pune tjeter.
    -FLM-DITA.

    Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 June 24, 10:08

    toso
    ti mirë ke bërë që ke mbrojtur bythën tënde!jam i të njëjtit mendim me ty,sepse të mbështeta dhe në “sharjen” ndaj debiles shahini,por kur u nisa ta lexoj kujtova se kishe shkruar ndonjë gjë që lidhej me “propozimin për ligj” të 20%shit të bërë nga leshi,jo lleshi!!
    për atë ministre kukull pa asnjë themel,sado të vogël,për të pasur atë vënd,dhe “mbrojtjen që i bën”ish gjeneral leshi,unë po të isha në vëndin tënd!?
    asqë do ta kisha lexuar,e jo më ti jepja një përgjigje!!
    ke harxhuar kohën kot për tërë këtë shkrim!!
    shiko atë 20% që na çon në të sëmës”Drafti i qeverisë: Aty ku minoriteti ka 20% të popullsisë të përdoret gjuha e tyre!”!
    shkruaj për këtë o toso,e mos mu merr me “sherre kalamojsh”!!

    Reply to this comment
    • mirel June 24, 13:06

      Ate 20% e draftit e “harroi” dhe Dita. Se ku zhduku, nuk u pa me. Jane te planifikuara te gjitha. Luajne me shqiptaret si u do qefi.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 June 24, 14:18

        përse të mos luajnë me ne o mirel??
        kur ne i lejojmë??
        kur ne mbrojmë tradhëtarin e shkelim patriotin!?

        Reply to this comment
      • Zigur Qarri June 24, 15:39

        mirel,
        dje ishte nje shkrim i Perparim Kabos tek Tema.
        http://www.gazetatema.net/2020/06/23/gabimi-i-pafalshem-me-pakicat-kombetare/

        REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDILIGJNr. 96/2017 PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
        Neni 15
        Përdorimi i gjuhës1. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë të përdorin, krahas gjuhës shqipe, në gjuhën e pakicës kombëtare që i përkasin: a) emrin dhe mbiemrin e tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës; b) shenja, mbishkrime dhe informacione të tjera të një natyre personale, të dukshme për publikun, në çdo aktivitet të jetës së tyre sociale, ekonomike dhe kulturore. 2. Në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku personat, që u përkasin pakicave kombëtarebanojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë së kësaj njësie, bazuar në kërkesën e tyre, organet e vetëqeverisjes vendore krijojnë kushtet, për aq sa është e mundur, për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet personave që u përkasin pakicave dhe këtyre organeve. 3. Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore.4. Në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku personat, që u përkasin pakicave kombëtare, përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë së kësaj njësie, ata kanë të drejtë të marrin informacion, krahas gjuhës shqipe, edhe në gjuhën e pakicës, mbi zhvillimin e procesit zgjedhor. Dhënia e informacioneve në gjuhën e pakicave për zhvillimin e procesitzgjedhor rregullohet me akte të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 5. Çdo person, që i përket një pakice kombëtare, ka të drejtë të informohet menjëherë në gjuhën që ai/ajo kupton për arsyet e arrestimit të tij/të saj dhe për natyrën e shkakun e çdo akuze kundër tij/saj dhe për të mbrojtur veten e tij/e saj në këtë gjuhë, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.6. Mënyra e përdorimit të gjuhës së pakicave, sipas parashikimeve të pikave 2 dhe 3, të këtij neni, rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrivepërgjegjëse për punët e brendshme dhe çështjet vendore

        Reply to this comment
        • nik June 24, 18:40

          Zigur, faleminderit per informacionin por nuk je Zigur Qari i zakonshem.
          Si u klasifikuan pakicat kombetare.
          Neni 15 nuk eshte bere vete, por e bene qelbaniket qe shpalli pakica aty ku nuk ka pakice.
          Neni mund ti rregulloje pikat si te duan, por kur nuk ka per objektiv interesat kombetare, neni eshte i pavlere.

          Reply to this comment
          • Zigur Qarri June 24, 20:08

            “Ndër ta mund të ketë edhe ndonjë “egomaniak”, por kurrsesi nuk mund ta cilësoni “skizofren” këdo që, në një shoqëri të hapur, kritikon autoritetet. Ky është kuptimi popperian i një shoqërie të hapur, dhe ju, besoj, e dini këtë”,thote Fatos Tarifa.
            Edhe ai mbeshtet tek filozofi Karl Popper,tek i cili inspirohet George Soros ne realizimin e endrrave te tij per shoqerine e hapur.George Soros i eshte imponuar politikaneve shqiptare per ligjet.Kjo shpjegon edhe perse vetingu nuk filloi me politikanet,se Edvin D’Rama kishte nje mision,nje detyrim ndaj Soros.Perparim Kabo flet qarte,kur i drejtohet politikaneve,”Ju u nxituat dhe nuk me degjuat edhe kur ju shpura fjale zyrtarisht
            dhe fola me ju qe drejtoni Parlamentin,dhe ju thashe mos,mos do te shihni cdo tu vije pas.Ju me thate se ka hyre per
            procedure dhe nuk e ndalojm dot…”
            …ka hyre per procedure dhe nuk e ndalojm dot…!
            Kabo i thote mos e therni Shqiperine,ata i thone se nuk e ndalojn dot,se ka hyre per procedure!
            Ky fakt tregon,se kan qene urdheruar qe ta cojne deri ne fund misionin e “shoqerise se hapur”kunder interesave shqiptare.
            Nje individ privat si Soros,i dikton ligjet nje Shteti te pavarur!Por un besoj se kjo nuk ka te beje vetem me Soros,por edhe me bisedimet e fshehta te Edvin D’Rames me greket,qe dhan shume pak informacion per Saimir Tahirin.

  10. selim shpuza June 24, 10:24

    E c’pune ka ministri i brendshem te marre ne mbrojtje ministren injorante te arsimit?? Apo ministri injorant mbron injorantin tjeter dhe te gjithe minsitrat injiorante mbrohen nga kryeinjoranti Rama, dhe keshtu vjedhin e bejne qef ne kurriz te popullit.

    Reply to this comment
  11. Kastriot June 24, 11:06

    Ju vleresoj shume Fatos per komentet dhe qendrimet e qarta per situaten ne arsimin shqiptar dhe personazhet qe perfshihen ne te. Vazhdoni te kontriboni se jeni shume i dobishem per jeten akademike dhe politike. Kastriot

    Reply to this comment
  12. Gjergj Frasheri June 24, 11:09

    Gjergj Frashëri

    E nderuara Zonja Ministre e Arsimit. Me të drejtën e qytetarit, e ndjeva për detyrë t’Ju drejtohem sa më poshtë:
    Para disa ditësh autori i shkrimit të mësipërm, i cili nuk e paska për gjë, të marrë nëpër gojë një ministre zonjë kur “kuvendon” me një burrë (z. S. Lleshaj), n’a paraqiti një përpjekje bojna/bojna për të hymnizuar një Mediatik të Mjeruar të nivelit provincial të Shqipërisë – një vrapues donkishotesk alias Zeqo për kryerje “Bëmash Erudite Multidisiplinare albanese”, të tilla që miqtë e tij (midis të cilëve e përfshin veten me krenari edhe autori pra i shkrimit të mësipërm) t’a quanin atë Njeri i Madh. Madje kjo e bërë në dallim përbuzës deri armiqësor me “njeriun e vogël”, ose më saktë me njerëzit e vegjël, për më tepër përmes një gjuhe urrejtjeje me domethënien e një luftë klasore sociale të shpallur. Besoj se është në interes të institucionit tuaj që drejtoni, të shohim këtu më poshtë se çfarë gjuhe përbuzjeje dhe urrejtjeje të palejueshme ligjore përdor një arsimtar, i cili duket se jep mësim në shkollat e këtij vendi, të cilat i drejtoni ju e nderuar Zonja Ministre e Arsimit. Po radhis më poshtë disa epitete për „Njeriun e Vogël „ të zbuluar” nga arsimtari në fjalë (F. Tarifa, Dëgjo o njeri i vogël! Replikë me një anonim që i kundërvihet Moikomit, gaz. Dita, 19.06.2020):

    – njeri i përvuajtur e frikacak
    – njeri i paaftë për asgjë (ndoshta është dashur të thuhet i paaftë për çdo gjë-GjF)
    – ti (o njeri i vogël-GjF) me siguri nuk ke as shokë, as miq.
    – ti (o njeri i vogël- GjF) nuk di të qeshësh,
    – nuk di as të duash dhe as të do njeri.
    – ti i vuan të gjitha këto dhe nuk di si të shpëtosh nga gjendja jote.
    – ti, o njeri i vogël, urren njeriun që ti je vetë.
    – është krejt pa vlerë ta përmend emrin tënd, sepse ky do të ishte një nder i madh për
    një njeri të vogël si ty.
    – ti je një dukuri e shëmtuar në këtë realitet shqiptar
    – njerëzit të jenë vigjilentë dhe të ruhen nga njerëz të vegjël si ty (që janë të shumtë).
    – ti njeri i vogël dhe i paditur, krijon veç më shumë ndotje dhe pisllëk në këtë mjedis
    (ku jeton përshembull Tarifa-GjF).
    – ti o njeri i vogël nuk ke profesion (ndërsa ky Tarifa duket se ka profesion-GjF).
    – ti (o njeri vogël-GjF) nuk ke turp.
    – ti m‘ë merr ditën e punës (në kuptimin se njeriu i vogël i merr ditën ZOTIT
    TARIFA-GjF), sepse natën (që e ka të zënë) ai fle pak dhe punon shumë.
    – ty (o Njeri i Vogël) të mungon aftësia që të kuptosh dhe të çmosh vlerat dhe meritat e
    njerëzve të ditur (e ka fjalën për Njeriun e Madh Moikom Zeqon-GjF).
    – ti je shumë i vogël për të kuptuar dhe çmuar respektin dhe borxhin që ndjejnë të tjerët
    (domethënë nuk ke ndjenja dhe edukatë si Tarifa – GJF).
    – krahas Njeriut të Madh Moikom ka edhe njerëz të vegjël si ty (o njeri i vogël-GjF).
    – ti o njeri i vogël s‘ke turp dhe as unë, as miqtë e mi dhe as ata të Moikomit (që jemi
    Njerëz të Mëdhej-GjF) s’kemi se ç’të të bëjmë.
    – ajo mendja tënde e plakur në moshë të re, o njeri i vogël, nuk arrin të kuptojë asgjë?!
    – Dhe ti, o njeri i vogël, je kaq i pamençur, sa në vend që injorancën tënde të thellë t’ia
    fshehësh publikut, ia bën vetë të njohur atij.
    – E të tjera , e të tjera
    Është interesant, se me këtë rast e nderuar Zonja Ministre mësova se ndahen letra nën tavolinë edhe se kush do jetë Njeri i Madh i Kombit shqiptar, si përshembull Njeriu i Madh Tarifa dhe Zeqo, apo Qose dhe ndonjë tjetër, qëlloftë Ai edhe Pa-Frena. M’ë vjen mirë, që në listën e këtyre me prejardhje nga sfera botëkuptimore e nastradinëve nga Shqipëria nuk qenkeni njeri i madh. Shikoni punën doja të thoja, se është fat që ka “njerëz të mëdhej” ky popull që i bëjnë vetë listat gati për shpalljen e Megallomanëve të Mëdhej të Kulturës dhe të Shkencës Shqiptare.
    Këta janë si caracat që mbijnë buzë rrugës kryesore të katundeve në fushë dhe në Malësitë e Tiranës, që të duken përpara (në ballë) të gjithë pemëve frutore nëpër baçet, por askush nuk i vë në hesap, sepse kanë kokrra por nuk kanë fruta, pavarësisht se shfaqen si Korifej, apo në bangën e parë të presidiumit…

    Reply to this comment
  13. Lili June 24, 13:16

    Ivanaj ktheu ketu!

    Reply to this comment
  14. Julian June 24, 18:33

    Përgjigje Mirelit!
    Mirel unë jetoj prej 21 vitesh në vendin më të mirë në botë (të paktën për mua) në Norvegji. Këtu janë njërës principal që I ndalin gjërat që në gjenezë ose (të paktën përpiqen) dhe I luftojnë fuqishëm të tilla fenomene në rastet kur shfaqen.
    Bëhet fjalë për në të huajt e jo me te këtë paragjykime krahinore që në bazë të sipërfaqes që kanë duhej të ishin shumë e shumë më të mëdha me mentalitetin që përfaqëson ti. Por këta kanë zgjedhur ti bëjnë gjërat ndryshe dhe janë këtu ku janë ndërsa në paragjykojmë nga qyteti në qytet nga fshati në fshat nga lagja në lagje etj etj dhe jemi këtu ku jemi me Ramutin tënd apo qoftëlarguan Sali .

    Ramutin ta gëzosh I nderuar dhe e paç me shëndet ti dhe te gjithë ju se nga mua s’ishte ngrysur e s’ishte ngdhire ai si kryeministër por ai është produkt i njerëzve si ty qe ja futin si kau pelës.

    Paragjykues janë njerëzit e vegjël që kanë pak vetbesim dhe duan të theksojnë atë që ju duket e pavlerë të tjetri për tu dukur me të mirë vet. Mbaj mend, sot ke apo jo fëmijë nuk e di? por nëse nesër për një mije e një arsye fëmija jot do të paragjykohet se është I shëmtuar me i gjatë me i trash me kështu apo ashtu atëherë do e kuptosh sa e dhimbshme do të duket si prind!, mbajë mend fjalën time që ushqyes I atij paragjykimi dikur ke qene vet dhe ajo çka I ndodh fëmijës tënd është pasojë indirekte e asaj që dikur ke mbjellë vetë .

    Vazhdoni për mua shkrepjani me të majtë e më të djathtë por të paktën mos u ankoni pastaj pse gjërat nuk shkojnë në atë vend. Unë për vete e falënderoj Zotin 1000 herë që ika andej dhe miljona here qe me solli këtu ku jetoj sot.
    Nuk e krijoi Besa me një vit këtë gjendje dhe sado e pushtetshme të kishte qenë por kjo është temë tjetër që as kam nerva ti futem as kam kohë të harxhoj për këtë, thelbi është gjykoje për punën dhe me fakte por jo nga aksenti dhe prejardhja se aty tregoni mjerimin tuaj intelektual dhe jo të sajën

    Reply to this comment
    • mirel June 24, 19:42

      Julian, problemi jot eshte qe e shtron ceshtjen nga pozitat e tua. Eshte e vertete, ja kam dhene voten Rames si i majte. Gabim, po u tundova dhe une nga arsyeja qe kujt tja jap te drejten e pushtetit, Berishes, Metes, Lul Bashes? Gjithe llumi politik e tradhetar njelloj jane. Voten ja dhashe por duke mos u pajtuar asnjehere me politikat antishqiptare te Rames, gjithmone me shpresen se e majta do arrinte ta vinte perpara pergjegjesise. Nuk ndodhi. Perkundrazi, Rama e terhoqi te majten per menge derisa i nguli kembet mire ne pushtet, dhe pastaj e shkundi si pluhurin. E majta mbajti pluhurin, Rama pushtetin.
      Problemi jot si emigrant me te drejtat e tua nuk trajtohet i njejte me pakicat kombetare. Ti nuk je pakice ne Norvegji. Ti nuk mund te pretendosh territor norvegjez ne emer te Shqiperise.
      Kaq e kupton besoj qe ka ndryshim te madh me ate qe behet ne Shqiperi.
      Ka ligj Evropian qe cileson pakicat, dhe ato jane percaktuar qarte qe ne kohen e xhaxhit se si trajtohen per interesa kombetare. Per interesa kombetare behet cdo ligj dhe justifikohet per interesat kombetare.
      Po ketu behet cdo gje per interesa antikombetare, dhe futesh dhe ti nga Norvegjia qe e trajton veten si i njejte me te ashtuquajturit pakice kombetare ne Shqiperi.
      Shko kerko sinoret si pakice shqiptare ne Norvegji, do ti japin?

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 25, 10:17

      julian
      shyqyr që ke shpëtuar!
      njerëz të tilë,si ti,i duhen shqipërisë!!
      nuk e morra vesh se ku e kishe muhabetin në tërë shkrimin tënd,por të paktën e zbraze!!
      rrofsh e gëzofsh jetën tënde në norvegji se nuk ma merr mëndja se e merr malli dikë për ty atje tek vëndi prej të cilit ke shpëtuar!!
      nuk e di përse të është përgjigjur mireli,por është puna e tij!!

      Reply to this comment
  15. Dita Newspapper June 24, 23:31

    Letër ministres Shahini (provat e reja të një krimi të rëndë akademik)

    September 13, 2019 08:53
    Letër ministres Shahini (provat e reja të një krimi të rëndë akademik)

    Nga Arkiva

    O BU BU MOJ NËNE, NA BLENË DEPUTETIN 13.Oct
    VIDEO: Çfarë ndodhi në Elbasan me Blushin 04.Mar
    Qeveria në Korçë, prezantohen projektet për qarkun 29.Sep
    Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republkës së Shqipërisë, zonjës Besa Shahini

    E nderuar zonja Ministre,

    Uroj që të jeni mirë me shëndet e me punën Tuaj.

    Duke ditur se jeni shumë e ngarkuar me punën Tuaj shumë të rëndësishme, më lejoni megjithatë t’Ju shqetësoj për një problem jashtëzakonisht serioz e të rëndësishëm me ndikim të drejtpërdrejtë në normalitetin e jetës politike e shoqërore të vendit.

    Shqetësimi im ka të bëjë me një skandal të rëndë (krim akademik) që ka ndodhur në Universitetin e Tiranës dhe konkretisht në Departamentin e Letërsisë së Fakultetin Filologjik dhe që, po të vërehet në thellësi, kuptohet se gjendja është tepër më e rëndë dhe alarmante seç paraqet rasti në fjalë i një plagjiature…

    Gjatë muajit shtator 2019 kam botuar 2 shkrime në gazetën Dita, ku kam denoncuar me argumente dhe fakte,

    1) Plagjiarizmin shkencor të zotit Agron Tufa (me detyrë aktualisht drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit) në dëm ish-lektorit të Universitetit të Tiranës, Dr. Aristotel Spiro, të cilit i ka marrë një tekst të gatshëm dhe e ka përfshirë në punimin e doktoraturës si tekst të vetin.

    2) Falsifikimin dhe mashtrimin shkencor të zotit Agron Tufa, i cili në vend të një punimi shkencor ka përfshirë në doktoraturën e vet leksione të përkthyera nga rusishtja për historinë e përkthitarisë botërore dhe teoritë e kaluara e të sotme të përkthimit.

    3) Sjelljen antiakademike të Departamentit të Letërsisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe Këshillit Shkencor të këtij Fakulteti, që miratuan hartimin e një doktorate me temë të papërshtatshme dhe dhënien e gradës doktor i shkencave filologjike një punimi që duket fare hapur se është një përmbledhje leksionesh universitare të paraqitura si punim doktorature; mandej rrethanat e dhënies së gradës doktor i shkencave zotit Agron Tufa krijonë dyshime shumë të forta e të mbështetura se kjo gradë i është akorduar atij pa paraqitur asnjë punim (!!!) në shkelje të rëndë të procedurave dhe të ligjshmërisë për kualifikimin pasuniversitar.

    4) Sjelljen e rëndë komprometuese të Departamentit të Letërsisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës (me përgjegjëse zonjën Dhurata Shehri), të dekanatit të këtij Fakulteti (me dekan zotin Shezai Rrokaj), si dhe të rektorit të UT zotit Dhori Kule, të cilët, në vend që të vepronin sipas kreut III, paragrafi 3 të Rregullores “Për etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese” (shih Urdhrin Nr. 105, datë 23.3.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës), duke reaguar në rrugë gjyqësore pas denoncimit të plagjiarizmit prej të dëmtuarit Dr. Aristotel Spiros, u munduan ta mbrojnë me çdo kusht plagjiaristin Agron Tufa.

    5) Posti shumë i rëndësishëm i drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që mban zoti Agron Tufa, është akorduar pas mashtrimit të rëndë që ka kryer ky person me punimin e doktoraturës së tij. Ky post nuk do t’i jepej nëse do të ndiqeshin procedurat e rregullta të hartimit dhe mbrojtjes së gradave dhe titujve akademikë. Rrjedhimisht, qëndrimi i këtij personi në këtë post jashtëzakonisht të rëndësishëm publik përbën një kërcënim për jetën normale të vendit, pasojat e të cilit i kemi përjetuar tashmë për fat të keq disa herë.

    Në mbështetje të sa më sipër, po Ju dërgoj lidhjet e dy artikujve të mi në sitin zyrtar të gazetës Dita në rrjet:

    http://www.gazetadita.al/drejtori-qe-hulumton-krimet-e-komunizmit-kapet-me-vjedhje/

    https://www.gazetadita.al/thellohet-skandali-i-doktoratures-se-drejtorit-te-antikomunizmit/

    Gjithashtu, po Ju bashkëngjit prova që kam mundur të mbledh lidhur me plagjiarizmin dhe falsifikimin e doktoratës së zotit Agron Tufa:

    1) Fotokopjen e dorëshkrimit të artikullit “Fan Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike”, të të dëmtuarit Dr. Aristotel Spiro.

    2) Separatin e kumtesës së të dëmtuarit“Fan Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike”, botuar nëaktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare kushtuar 130-vjetorit të lindjes së Fan S. Nolit (Korçë, 2012).

    3) Fotografinë nga siti i Universitetit të Tiranës, ku duket se teksti i doktoraturës sëAgron Tufës është ngarkuar në datën 19 shkurt 2015, ora 11:41 nga përdoruesi “rektorati”

    4) Tekstin e letrës që i dëmtuari Dr. Aristotel Spiro i ka drejtuar ministres Lindita Nikolla për vjedhjen e pronës intelektuale nga Agron Tufa.

    5) Tekstin e letrës që i dëmtuari Dr. Aristotel Spiro i ka drejtuar rektorit Dhori Kule, ku jepen argumentet për vjedhjen intelektuale të Agron Tufës

    6) Tekstin e letrës që i dëmtuari Dr. Aristotel Spiro i ka drejtuar Dhori Kules, ku ankohet për mospërgjigje nga ana e Universitetit të Tiranës.

    7) Lidhjen e rrjetit ku gjenden leksionet e historisë dhe teorisë së përkthimit të profesores ruse I.S. Alekseeva, të cilat u përkthyen dhe u përdorën të gatshme si punë shkencore në tekstin e doktoraturës së Agron Tufës.

    8) Tabelë, hartuar prej meje në të cilën majtas është pasqyra e lëndës së kreut II të doktoraturës së Agron Tufës, ndërsa djathtas pasqyra e lëndës së leksioneve rusisht të profesores ruse I.S. Alekseeva, ku duket qartë kopjimi / plagjiarizmi kryer nga zoti Agron Tufa.

    Rezervohem t’Ju ndihmoj edhe me fakte e argumente të tjera që provojnë sa më sipër…

    E nderuar zonja Ministre,

    Pra, për t’Ju ndihmuar në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij skandali (veç dokumenteve të publikuara në dy shkrimet e mia në gazetën Dita) po ju dërgoj bashkëngjitur edhe burimet nga ka kopjuar kreun II të “doktoratës” së vet Agron Tufa (plot 88 faqe histori përkthimi nga teksti Historia e Përkthimit e profesores së Universitetit të Shën Petërburgut I. S. Alekseeva, botuar më 2004 nga Qendra Botuese “Akademija”) (Алексеева И. С. А47 Введение в перевод введение: Учеб. пособие для студ. филол. и лингв, фак. высш. учеб. заведений. — СПб.: Филологический факультет СПбГУ; М.: Издательский центр «Академия», 2004. – 352 с.) Teksti i plotë gjendet online:https://studfiles.net/preview/1197096/

    Për t’i krahasuar plagjiaturën me origjinalin në këtë rast kam vënë në dy shtylla pasqyrën e lëndës nga “doktorata” e Agron Tufës në shqip dhe përbri pasqyrën e lëndës përkatëse të I. S. Alekseevës në rusisht.

    Tekstin rusisht e kam gjetur edhe në pdf., të cilin e kam kthyer në formatin Word.

    (Ps: Rezervohem edhe për fakte e argumente të tjera që provojnë sa më sipër.)

    ***

    E nderuar zonja Ministre,

    Mendoj se ka ardhur momenti që Ju të mos heshtni. Nuk është vetëm detyrimi Juaj, por është gjithashtu në nderin Tuaj që të ndërhyni me vendosmëri për të vënë para përgjegjësisë të gjithë fajtorët:

    Jo vetëm zotin Agron Tufa, si autorin kryesor të gjithë këtij skandali, por edhe gjithë bashkëpunëtorët e tij: ish-përgjegjësen e Departamentit të Letërsisë Dhurata Shehri, ish-dekanin e Fakultetit Filologjik Shezai Rrokaj, si dhe gjithë të implikuarit e tjerë, që do të nxjerrë në shesh hetimi i dikasterit Tuaj.

    Jam në dispozicionin Tuaj për çdo sqarim të mëtejshëm…

    E nderuar zonja Ministre,

    Pas gjithë ç’Ju shkruajta më sipër, më duket e tepërt të nënvizoj para Jush rrezikshmërinë e lartë shoqërore e kombëtare që paraqet rasti në fjalë në dëm të edukimit universitar të brezit më të ri. Universitetin që ndërtuan me gjak e me djersë korifenjtë e filologjisë sonë Xhuvani, Buda, Çabej, Shuteriqi, Domi, Demiraj etj, e ka mbuluar balta e korrupsionit… Bash për këtë: se nuk mund të punonte mes plagjiatëve, baltosjes, etj, edhe shkencëtari Aristotel Spiro – një ndër albanologët më seriozë e më të zotë që njeh sot Shqipëria (dhe që mirëpaguhej nga Universiteti i Athinës) e braktisi atë ambient të ndotur bashkë me rrogën e konsiderueshme…

    Gjithashtu më duket e tepërt t’Ju kujtoj se 14 tetori, dita e parë e çeljes së vitit akademik universitar po afron dhe, të ftosh studentët të ulen në auditore për të dëgjuar leksionet nga pedagogë të inkriminuar, kam bindjen se nuk është aspak normale…

    Situata është shumë alarmante dhe koha nuk pret. Na falni e nderuar zonja Ministre! Heshtja Juaj e deritanishme është pak të thuash: e çuditshme…

    Edhe nëse këto ditë jeni e zënë me shpërndarjen dhe shitjen e librave shkollorë për parauniversitarët, unë mendoj se kjo nuk e justifikon heshtjen Tuaj dhe të institucionit të rëndësishëm që Ju drejtoni për këtë skandal në arsimin universitar me pasoja të jashtëzakonshme për të sotmen e për të ardhmen e vendit.

    Gjthsesi, mbetem me shpresë se do t’i shkoni deri në fund kësaj çështjeje.

    Me respekt,

    Ilir Mborja

    12 shtator 2019

    Reply to this comment
  16. Alessio June 25, 00:03

    Me kete shkrim Fatos Cmimi mbeti fatos dhe i dhjefsha gradat dhe titujt. I interesoj pse e paska mbrojtur Ministri Lleshi kolegen e saj!!! Si ai edhe shume komentues bytheqire nuk u moren me arsyen pse ministres Besa Shahini ju tha “shko nga ke ardhur”kjo eshte arsyeja dhe jo pse Ministrja Shahini nuk e kabere mire punen. Anti shqiptareve ju pengon ajo vetem se eshte kosovare.Prandaj mbylleni bucen dhe mos rrini duke lehur si kone.

    Reply to this comment
  17. Kajmakeria e Rilindjes June 25, 09:01

    Ti Tos Tarifa surprizohesh se Sander Lleshi (qe ja nderruan ne Lleshaj kur e bene minister) quan ‘skizofrene’ kedo qe kritikon autoritetet?
    Gabohesh, se Sander maloku i perket kopese dallkaukeve medioker rreth e rrotull Rames qe po besojne vertete se jane Rilindasit e shekullit 21, ashtu si besojne se Rama i tyre eshte dhe Skenderbeu i ketij shekulli.

    Reply to this comment
  18. Julian June 26, 12:57

    Brravo Alessio, aty jam kapur edhe unë dhe vetëm kjo duhej të kishte mjaftuar për një shoqëri me vlera që ta kundërshtonte fenomenin. Por kësaj I bije të flasësh kot se atje dëgjojnë cju intereson për momentin, harrojnë që nesër mund të bëjnë pre vet e asaj që mbjellin sot!!

    Shqipërisë I ka ardhur e keqa nga të ashtuquajturit intelektuale se nuk I ka ardhur prej masës së gjerë e cila duhet thënë është shumë më e civilizuar se politika, por ju mungon organizimi dhe skane kulturën e duhur demokratike, harrojnë që gardian I demokracisë është populli I shtetit përkatës dhe jo ambasadorët!! Kushdo që të jete ne pozita udhëheqëse nëse populli nuk e mban për veshi ka për tu kthyer ne abuzues pushteti sepse është në natyrën njerëzore kjo.

    Ky pseudo intelektuali Tarifa duhej të kishte nisur shkrimin duke e dënuar fort thirrjet e tilla për ministren Shahini, duke u distancuar nga veprime të tilla antikombëtare dhe përçarëse ndër shqiptarësh, dhe fare mirë më tej të vinte në dukje car duhet bërë më mirë, por të atakosh ministrin Lleshi pse i doli në krah koleges për një fyerje të tillë mund të jesh çfarëdo tjetër përveç intelektual.
    Puna është Alessio se një Zot e di se interesave të kujt ju shërbejnë këta “intelektualë”
    Te përshëndes

    Reply to this comment
    • mirel June 26, 17:05

      Kurvat antishqiptare te Dule Ramut Vucict, Alesio dhe Julian, qenkan merakosur per Besen si kosovare.
      Ju kurva qe nuk u dhemin territoret shqiptare ju qenka dhimbur Besa.
      Ramuti qe mori Besen nga Kosova kerkoi te jepej Veriu I Kosoves te serbet, dhe po jep Jugun te greket.
      Juve plerave qe beni sikur po i qani hallin Beses, ju jeni spiune muti serbe e greke te Ramutit.
      Pjelle e poshter e Rilindjes. vulvat e Dules..plerat e Vucicit

      Reply to this comment
  19. Lili June 26, 22:34

    Z.Tarifa.Zj.Besa e lincuan,e degraduan me fjalet me fyese per nje grua.Se Ep kanuni me Sha nji grue.Gjithe lukunia e paturpshme u sul kunder saj.Ku ishit Ju Z Tariffa kur sta i thoshin il andej nga Ke ardhur moj idiote,… Etj.Prandaj shkruajti z.Sander Lleshi.Se paku ndjese per kete grua,per kete mister shqiptaret per kultures.Ju jeni profesor i nderuar ne fushen Tuaj te diturise,por tere jeten Ke qene i privilegjuar.Besa eshte shuuume punetoret.S,eshte faji i saj per gjendjen e arsimit,por Jane politikat e mbrapshta arsimore qe degraduan arsimin,edukimi,rinine ,vrane shpresen.Cfare bere Ju per arsimin ne keto 30 vitet e fundit? Nje crime ne une.Se paku ule njehere koken dhe hesht,kur nuk ndihmon me vepra per ecjen perpara te shoqerise shqiptaret.Koha eshte kunder teje…

    Reply to this comment
  20. Lili June 26, 22:40

    Z.Tarifa.Zj.Besa e lincuan,e degraduan me fjalet me fyese per nje grua.Se ep kanuni me sha nji grue.Gjithe lukunia e paturpshme u sul kunder saj.Ku ishit Ju Z Tariffa kur sta i thoshin ik andej nga Ke ardhur moj idiote,… etj.Prandaj shkruajti z.Sander Lleshi.Se paku ndjese per kete grua,per kete moter shqiptare,Ju jeni profesor i nderuar ne fushen Tuaj te diturise,por tere jeten ke qene i privilegjuar.Besa eshte shuuume punetore S,eshte faji i saj per gjendjen e arsimit,por jane politikat e mbrapshta arsimore qe degraduan arsimin,edukimin rinine ,vrane shpresen.Cfare bete Ju per arsimin ne keto 30 vitet e fundit? Nje vrime ne une.Se paku ule njehere koken dhe hesht,kur nuk ndihmon me vepra per ecjen perpara te shoqerise shqiptare .Koha eshte kunder teje…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim