Nuk është detyrë e presidentit të futi partitë në zgjedhje!

July 23, 2019 13:09

Nuk është detyrë e presidentit të futi partitë në zgjedhje!

Presidenti mes partive,

është futur si xholi kot,

argument’ i gjithëpërfshirjes,

është një argument idiot!

 

Njëlloj në zgjedhjet vendore,

dhe ato parlamentare,

s’ka pjesëmarrje detyruese,

po plotësisht vullnetare!

 

Kur partitë tërhiqen vetë,

dhe nuk futen në beteja,

Presidenti s’ka të drejtë,

të shpalli zgjedhje të reja!

 

Ndaj dhe 13 Tetori,

është padyshim gabim,

se kjo lojë mund të vazhdojë,

dhe kurrë mos ketë mbarim!

 

Fjala vjen PS-ja s’futet,

hiç në zgjedhje në Tetor,

a do shpalli Presidenti,

sërish zgjedhje në Dhjetor?!

 

Mundet që në çdo proces,

nga partitë të ketë rrjedhje,

po s’ka detyrë Presidenti,

të futi partitë në zgjedhje!

 

Zgjedhjet kanë kosto të madhe,

që kollaj nuk përballohen,

dhe themel ‘ i Kushtetutës,

nga Presidenti minohet!

 

Detyra e Presidentit,

është e qartë plotësisht,

cakton veç datën e zgjedhjes,

dhe s’ka mbrapa asnjë bisht!

 

Kemi thënë se Presidenti,

ka lajthitur këtë verë,

Kushtetutën e ka shkelur,

të paktën dy a tri herë!

 

Parlamenti nga Venecia,

paska kërkuar mendim,

sepse vetë s’e kupton dot,

sa i rëndë është ky krim?!

 

Gjer në ç’masë është shkelur,

Kushtetutë e Vendit tim,

s’dimë-në procedurë e nisur,

do të shkojë gjer në shkarkim?!

 

S’dimë-në procedurë e nisur,

do të shkojë gjer në shkarkim,

apo e gjithë sherrnaja,

do mbyllet me një qortim?!

 

A.DUKA 

 

July 23, 2019 13:09
Komento

4 Komente

  1. Thoma Driza July 23, 16:02

    Po nuk u qerua Likja sa me pare,ky vend dhe ky popull ska per te gjetur kurre karar

    Reply to this comment
  2. Mark U.K July 23, 18:02

    Ateher e pasta ajo Qe u ka lindur o fuksi i deges sot servil I tyre.

    Reply to this comment
  3. demo July 23, 19:41

    Presidenti nuk lajthiti,hic,por zuri pusi maloku te hedhe ne ere shtyllen e shtetit.Por nuk i ndezi.Sepse zgjedhjet nuk i sabotuan Nderkombetaret.
    Sepse Ndrkombetaret derguan vezhguesit ne 30 qershor.
    Meqenese nuk i eci,tani i ka dale budallalluku sheshit.
    Leshon nga tre dekret,c`dekrete ne dite,qe te laje mutin me shurre.
    Rama nuk ka pse terhiqet neper Komisjone krushkash,sic eshte Venecia..Ajo ishte deshira e tyre dhe ne demokraci respektohet deshira e partive,si te hyjne,si te mos hyjne ne zgjedhje.

    Reply to this comment
  4. Albani July 23, 22:45

    O BEJTEXHI,
    PRESIDENTI NE TE DREJTEN E TIJ KUSHTETUESE E SHTYU DATEN E ZGJEDHJEVE SEPSE KISHTE INFORMACIONE SE NE DATEN 30 QERSHOR 2019 DO TE KISHTE TRAZIRA PER SHKAK TE SITUATES TE TENSIONUAR.
    nuk te rihet pa genjyer ne cdo bejte qe ben. TURP!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim