Nuk është e nevojshme të gërmosh…

A. Duka August 8, 2015 12:08

Nuk është e nevojshme të gërmosh…

Ka këto ditët e fundit,
një investigim të shtuar,
nëse President Berisha,
Bin La Denin ka takuar?!

Edhe pa këtë takim,
Sala është mbytur në krime,
ato dihen botërisht,
s’ka nevojë të bësh kërkime!

Takimi me Bin La Denin,
për Salën s’është një rrezik,
se Bin La Deni s’qe shpallur,
ende një Armik Publik!

Mbase jo të gjithë e dinë,
ata që sot faqet mbushin,
se familja e Bin La Denit,
kishte mik vetë Baba Bushin!

Me këto që sapo shkrova,
veç një gjë dua të them,
një takim në ato vite,
nuk përbën ndonjë problem!

Sado të zezë të shtosh,
s’e bën më të zi katranin,
por dikush mund të na thosh,
takimin me Sllobodanin!

Takimi me Sllobodanin,
është një krim me të vërtet’,
por Ai që mund të fliste,
u vra dhe u hodh në det!

Sllobodani me Salinë,
jo më kot janë takuar,
se fill mbas këtij takimi,
Sala e ka furnizuar!

Sala e ka furnizuar,
naftë e armë me shumicë,
ushtrinë që pushkatoi,
Tetë Mijë vetë në Srebrenicë!

Për embargo OKB-je,
s’donte t’ia dinte ky “trim”,
a s’ësht’ thyerja e embargos,
jo një krim – po super krim?

Vendin tonë – ky krim i rëndë,
e bën bashkëpunëtor në vrasje,
po Sala me drejtësinë,
s’ka pasur asnjë përplasje!

Po bëre krimin e parë,
të tjerët pa reshtur vinë,
Sala lejoi Piramidat,
edhe shembi Shqipërinë!

Takimi me Bin La Denin,
s’e bën Salën më të lik,
por është fakt se kreu i SHIK-ut,
qe një ultra – islamik!

Salën dot s’e akuzoj,
se vrau Azem Hajdarin,
po dikush pa kartelë krimi,
nuk mund ta bënte Janarin!

Një njeri pa kartelë krimi,
s’vret njerëz në mes të sheshit,
se një fije s’u prek “trimi”,
kur bëri grushtin e shtetit!

Për Saliun asnjë vlerë,
nuk kanë investigimet,
se Saliu kurdoherë,
hapur i ka bërë krimet!

Dhe kur ka hetim për vrasje,
ato s’mund të mbyllen kurrë,
po gjer më sot kundër Salës,
nuk ka dalë as një burrë!

Nuk ka dalë asnjë burrë,
dhe s’besoj të dalë – për dreq,
se ministrja e Edi Ramës,
dha mesazhin më të keq!

Asgjë tjetër nuk ka vlerë,
nëse ke urdhëruar vrasje,
po kjo maxhorancë e mjerë,
e ka frikë këtë përplasje!

Opozita për Reformën,
mund të bëhet si një grusht,
mosdënimin e Saliut,
mund ta vërë si parakusht!

Dhe sikur Halimëria,
këtë gjë mos e kërkojë,
do zbythet vetë qeveria,
Salën s’ka kush ta dënojë!

Edhe në u bëftë reforma,
Lul e Salë nuk do t’i ngasin,
edhe pse krimet e tyre,
nuk flasin – por ulërasin!

A. Duka August 8, 2015 12:08
Komento

15 Komente

  1. Mark uk August 8, 12:39

    Nese Berisha duhet te ndiqet per thyerje embargojet duhet te ndiqet nga ata qe vendosen embargon.Ju te tjert vetem se lehni si qeni se nuk keni cfar ti beni.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 8, 13:00

      E ke shume te larte MORALIN e talebanit o Marku prej Tropoje. Po te varej fati i Vatanit nga ata qe vendosen embargon per komunistin e Titos apo kriminelin Millosheviq, do te duhej qe ne Mukje 1943 Shqypnia t’i bashkohej Demokracise Perendimore dhe te mos behej si nje CIFLIG personal i familjes sadiste dhe te degjeneruar te Enver Hoxhes me urdher po nga keta komunista jugosllave qe mbollen MURTAJEN komuniste ne trojet tona dhe qe linden shume VAMPIRE te kuq bolshevike, sic eshte edhe Sali Berisha, patrioti yt nga Tropoja e Bjeshkeve te Nemuna qe ti e mbron keti ne DITA pa piken e turpit dhe te llogjikes njerezore.

      Per fatin e keq te shqyptareve Perendimit nuk i plas shume se kush e qeveris vendin tone pa fat, qe la pas Enver Hoxha si nje Komuniste Komuniste e Kohes se Qepes sic e tregoi edhe deshira e John Kerry-it per te dislokuar LHL-te e Asadit ne vendin tone dhe e kishin gaditur kete mesele kriminale me Edvin Artistin dhe me Mriken e tij veriore, ministre e mbrojtjes, por sic e tregoje edhe “Burrat e Shtetit” qe dijne te paguajne ryshfete te majme atje ku duhet me LEKAT e buxhetit per t’i shpetuar krimeve te tyre makaber, qe te kujton se

      ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT.

      Reply to this comment
  2. intelektuali August 8, 13:25

    MOS U ZORIT KAQE SHUME MORE BEN MAVRIA
    SE SALIU S’MUND TE DENOHET NGA DREJTESIA
    DERISA ENVER HOXHEN “HERO” E MBAN PARTIA
    ME EDVININ, LIKE FLORIRIN DHE GJITHE SHOQNIA

    PIRAMIDA E FARAONIT NE MES TE TIRONES
    U KALL DATEN FEMIJVE NE BARKUN E NONES
    MINISTRAT ME FOTON E ENVERIT NE DORE
    DEPUTETET VAJTOJNE 29 NENTORIN SI KOR

    KRIMI I PUSHTETIT NUK NDESHKOHET NE SHQYPNI
    ASKUJT NGA PUSHTETI NUK I PLAS PER DREJTESI
    ME LLOKMEN E RYSHFETIT SI GRUSHT BASHKUAR
    DUAN TE SHKOJNE NE BE PER TE MASHTRUAR

    Reply to this comment
    • mllefi August 8, 16:38

      hero e kaluar heroin eshte Enver Hoxha o intelektual.
      me keto qe degjojme e shohim vertete ka qene burri shteti .
      nuk ben me nena . na denoi ,na burgosi por nuk na beri bordello o intelktual .
      sic duket saliu te ka rrotulluar para e mbrapa

      Reply to this comment
  3. KUSH PO I NGER LAPIDARIN XHAXHIT August 8, 14:55

    Pse nuk denohet berisha dhe pse ka bere mijra krime?

    pse po tallen sot me keto tema pa rendesi se a e takoi terroristi berishe bin ladenin ?

    Sekreti i Berishës “ambasadorofag”

    Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.

    Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.
    Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane.
    Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,
    e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997,
    dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
    E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
    E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
    E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
    E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?
    I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.
    Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu. mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

    Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së .

    Më shkurt :

    Politika amerikane ka nje sjellje konstante.kunder te majtes apo socjalizmit ne bote..dhe per kete shpesh ka sakrifikuar dhe idealet e saj demokratike.

    Nje shembull ideal eshte tolerimi dhe nbrojtja e mijra krimeve te Sales qe eshte teper e lexuesheme.

    Pra monstra berishe eshte nje gogol qe amerikanet dhe e djathta evropjane e mbajne ate per te trembur dhe terrorizuar te majten shqiptare qe perfason me shume se 85 perqind te vendit…

    Ka ardhur koha qe amerika qe e pruri ne fuqi ne menyra te dyshimta nga beogradi ne 1991-1992 te gjeje menyra ta largoje…

    Nqe do vazhdohet te tolerohet apo mbrohet krimineli berisha nga rruga e elbasanit me kinezerirat e Donald Luse..shqiptaret duhet te nisin shenjterimin e eenver hoxhes si shentin e tyre krahas krishtit dhe muhametit ..ndoshta me shume prej saliserbit

    Reply to this comment
    • iliri August 8, 19:38

      Pergjigje per te cuditeshmin.”Kush po i nger lapidarin xhaxhit”;
      Shume je lodhur io burr i dheut shume je lodhur. te gjitha keto i ke te mesuara nga ish bllokmenet dhe bijte e tyre. Te gjitha ato qe shkruan bijen poshte menjehere. Do te te them vetem per njeren? Per 21 janarin. Mendo per nje cast, vetem per nje cast, sijkur ata huliganet e ndersyer dhe ata viktimat e nxjere ne prite , te gjithe nga rama, pra mendo sikur ata te ishin cfaqur ashtu dhunshem e shume dhunshem ndaj kryeministrise dhe policise, pra te ishin cfaqur para shtepise te bardhe dhe benin po ashtu si bene me 21 janasr. te siguroj dhe edhe ti do te jesh dakort me mua se asnjeri nga ata te gjithe qe ishin para kryeministrise dhe demonstronin dhunshem nuk do te jetonte me. Pse? sepse u sulmua shteti.
      Gerdece ndodhin ne bote vazhdimisht, por denohet ai qe eshte fajtori dhe jo ay qe deshirojne kundershtaret e tij.
      Ne se Berisha nuk do te kishte te drejte me te gjithe ambasadoret e SHBA qe kane qene ne Tirane, atehere, pse te gjithe keta ambasadore mbas mbarimit te sherbimit ne Shqiperi, nuk dihet se ku kane perfunduar? Jane larguar perfundimisht nga dipllomacija amerikane.
      Do me prova te tjera se ato qe te kane mesuar bllokmenet dhe bijte e tyre jane shpifje dhe arme per te luftuar demokracine dhe per te rilindur perseri socializmin dhe komunizmin ?

      Reply to this comment
      • KUSH PO I RI NGRE LAPIDARIN XHAXHIT August 8, 21:19

        PER KOMETUESIT IQIRI,MARK UJKUN DHE INTEKETHALEN NASTRADIN.

        TE NDERUAR JU GARANTOJ QE NUK KAM QENE NUK JAM DHE NUK DO JEM ENVERIST DHE PO JU U MBESHTES …NE GOP TE SEMES ENVERI ME ATE KOMUNIZMIN E TIJ UTOPIK….

        POR CFARE KA NDODHUR PAS 1992…ME E VOGLA QE TE THEMI JEMI KTHYER NE HALE ..WC AMBASDORESH..NE NJE TERRITOR TE BANUAR NGA SHQIPTARE QE JANE KTHYER NE EMIGRANTE NE TOKE TE TYRE..

        MARRIM VETEM 14 SHTATORIN 1998.

        ISHTE NJE GRUSHT SHTETI NGA BERISHA QE DUHEJ OSE EGZEKUTIN OSE DENIM I PERJETSHEM…

        CFARE NDODHI ??

        AMBASADA AMERIKANE NE VEND TE KERKONTE ARRESTIMIN E TERRORISTIT BERISHE………FALENDEROI QE KTHEU TANKET TE GARDA…E IMAGJINONI KETE KOMEDI TRAGJIKE…

        JO VETEM KAQ PO I BENE PRESION METES DHE MAJKOS QE TE MOS ARRESTOHEJ DHE E MOREN NE PYETJE NE AMBASADEN AMERIKANE…E MORET VESH QE JENI KTHYER FERME KAFSHES ???

        Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike. Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore.

        Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali Qeni

        Në Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria. Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.

        Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore. Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot.

        Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë.Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.

        Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
        Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret.
        Keto ” finte” qe po ben I pandehuri Lulzim Xhelal Basha me reformen territorial eshte nje lluks, kalim kohe dhe tallje bythesh me rilidjen e Rames.
        N
        e prokurori eshte nje mal I jashtzakonshem me mijra denoncime per akte kriminale,korrupsioni dhe tradhetie dhe Adriatik Llalla qe neser duhet te merret I pandehur per kete akt criminal ne dem te shtetit shqiptar dhe ne mbrojtje te ish qeverise kriminale te Berishes.
        Ne emisionin fiks fare shqiptaret pane se komplet kollonat e gjykatave nga ai me periferiku deri ne koken e saj ishin totalisht te korruptuar qe duhen qeruar sa me pare.
        Ne sektorin me strategjik te shtetit ne Shik eshte akoma fantazma e gjeneralit islamik Gazidede famekeqi Visho Ajazi I cili e ka mbushur ate sector dhe te tjere me mijra kamikaze te berishes.
        KLD kontrollohet nga nje mender president qe ka qene ekstremisht politik si minister I drejtesise dhe I MPB qe eshte illegal pasi eshte zgjedhur pa consensus dhe akoma mbron “fortesat” e berishes.
        Rasti I super skandalit ne Londer me Ambasdorin Mal Berishen gjate vizites se k/m Rama atje dhe mos reflektimi I presidentit tregon se dhe handikapati nishani duhet heque nje ore e me pare.
        Prandaj Lul Basha po tall lesht me Edi Ramen se bashke me Berishen jane te garantur 100% nga nderkombetaret me imunitetin q e I kane dhene.Ata kane jo vetem prokurorine,gjykatat presidentin,shikun etj etj por kane dhe “kalin e trojes” Ilir Meta qe vetem nje qorr-shurdh-memec nuk e kupton qe ai eshte nje katalizator ambasadash.
        Kam bindjen e plote qe 23 qershori 2013 ishte nje pushkatim me vote i bandes kriminale 2B I cili po kthehet ne nje rrotacjon paqesor duke falur keta vrases ,tradhetare dhe superhajdute.Ky problem mikroskopik ne lidhje me reformen territoriale eshte nje show mediatik qe po luhet bukur nga mazhoranca,opozita,media,trupi dipllomatik ne syte e opinionit shqptar tashme te lodhur te rraskapitur te cilet kane 22 vjet qe po I shpahet truri nga fallxhorete klaneve te Blendi Fejzive,Tos Lubonjeve,Tan Hoxheve,Presh Zogzave,Frrok Cupeve,Qim Pekave,ballinejve, dhe mijra te tjereve qe e kane kryer misionin.
        Edi Rama le te merret me reformen e territorit por me pare duhet te neutralizoje banden e terrorit duke larguar me ceremony presidentin,kryeprokurorin,kryeshikasin,kryegjykatesin te cilet jane ushtaret e betuar te k/kriminelit berishe.E ftojme kryemistrin te kete kurajon e viteve 90 ne ILA me qartesine e tij kunder sistemit dikatarorial ta tregoje dhe ne kete sistem ambasdorial hibride te te cilit jane dhe varsesit Berishe dhe Bashe.

        PRA I SUGJEROJME DIPLLOMATEVE EUROATLLANTIKE,TE BURGOSURVE POLITIKE,MAZHORANCES,DEMOKRATEVE TE VERTETE…

        DORZONI NE TEPSI KOKEN E SALI PASHES OSE I KTHENI SHQIPTAREVE ZEUSIN E TYRE ENVER HALIL TRIMIN

        Reply to this comment
  4. Mark uk August 8, 17:58

    intelektuali: Edhe sikur te isha nga tropoja,une per nder e kam.Ne fakt jam nga Shkodra sa per qartesuar e jo per noj gja.Ne fakt edhe pse e vene nickun intelektuali,ju nuk e dini se ku bjen ma shpi e jo te jeni ju.Ju falemnders qe na the pak histori,edhe ishje disi i hallakatur.Kto fjal qe i ndigjojm nga bllokmenet e rinj,i kemi ndigjuar edhe vitet e fillimit te pluarizmit.Do ju ftoja ta hiqnit ate nick se jo se nuk e meritoni fare,po tregoni se kenke vetem me shkue me ruajt dhit atje ne mal o intelektuali me 4 klas shkoll o sekretari i partis.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 8, 19:39

      Marku nga Tropoja eshte emer i njohur ne Bote nga filmi TAKEN 1,2 dhe 3 prandaj do te beje mire t’ja hiqje shtesen UK emerit dhe te mos e turperoje Shkoderlocen me komente berishiste pa piken e llogjikes intelektuale, sepse o Marku nga Anglia apo nga Shkoderlocja tema e vjershes se Ben Dukes ne gazeten DITA eshte konkrete:

      PSE SALI KOMUNISTI ESHTE BERE SI KASHEI I PAVDEKSHEM DHE NUK E KAP DOT DREJTESIA JONE KOMBETARE?

      Ne kete sens eshte mire qe te lexosh kryeministrin anglez Curcill qe ka deklaruar disa here nje thenie historike, te cilet shqyptaret dru me pre nuk po e kuptojne dot ketu e 70 vjet me radhe:

      “CDO POPULL MERITON BOSAT QE ZGJEDH VETE”

      Reply to this comment
  5. 01 vlora August 8, 19:50

    Arben si gjithmon shume i sakt por me vjen keq per disa opinionist qe shkruain ne keto nivele,do tu rekumandoja qe dicka qe nuk u pelqen mos e lexoni.

    Reply to this comment
  6. Kopaçe August 8, 20:11

    Berisha &CO duan nje hu ne bythe..

    Reply to this comment
  7. hajduti i shtepise August 8, 20:50

    Cfare duhen me akuzat per kete cub?Kane vajtur numuri 200,cdonjera prej te cilave do denonte me vdekje.Boll,se po e beni si Fantomasi!

    Reply to this comment
  8. askushi August 8, 21:27

    E ke qendisur i nderuar Duka! Fatkeqesisht nuk ka me burra ai vend!

    Reply to this comment
  9. Turru Koti August 9, 06:15

    Or ti Mark UK mos je ai Marku prej Tropeje ke filmi “Taken”. Ty sikur te vrau ai amerikoni apo je i nipi si duket.hahahaha

    Reply to this comment
  10. METEH August 9, 11:06

    E keqa e ketij vendi eshte SB dhe miqt e tij pertej OQEANIT,pasi SB u ka futur datken se:”Po iku ai nga politika ne shqiperi erdhi perseri KOMUNIZMI.Dhe ata e hane,i thon “Burre-shteti” edhe kur vret 4 vet ne mes te sheshit.A doni me per BELULIN ??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*