Nuk është faji ynë që po neglizhojmë virusin, ja çfarë po i ndodh tani trurit tonë

June 11, 2020 12:35

Nuk është faji ynë që po neglizhojmë virusin, ja çfarë po i ndodh tani trurit tonë

Nëse e gjeni vetën që nuk dezinfektoni më duart, nuk duroni maskën, apo jeni zbutur përballë udhëtimeve të panevojshme, nuk jeni vetëm.

Ky fenomen i pavetëdijshëm është praktikisht “lodhje nga kujdesi i madh” dhe fajin për këtë e ka truri. Me siguri keni qenë tejet të kujdesshëm gjatë pandemisë, duke ndjekur me rreptësinë më të madhe çdo masë të mundshme që ndihmonte të mbahej larg infektimi, për veten dhe njerëzit e afërt.

Por pas disa muajsh të tillë, papritur nuk duron më. Çfarë po ndodh? Ekspertët thonë se “sfilitja nga kujdesi I tepërt” shfaqet me motivim të ulët apo mungese dëshire për t`i respektuar në vazhdim rregullat e sigurisë.

“Kjo reflektohet atëherë kur nuk I durojmë më paralajmërimet, nuk besojmë se ato janë të rëndësishme ose e minimizojmë rrezikun aktual”, thotë Jacqueline Gollan nga shkolla e Mjekësisë e Northwestern University Feinberg.

“Kur kjo ndodh, ne reshtim së zbatuari rregullat dhe injorojmë veprime të tilla si larja e duarve, mbajtja e maskave apo izolimi social”, shton ajo.

o.j/dita

June 11, 2020 12:35
Komento

1 Koment

  1. Gzim Kulufi June 11, 20:56

    Po une ju thashe se shume rregulla ishin teprime. Bie fjala, larja e duarve kot me se koti, qe rekomandonte edhe komanduesi yne dhe i komanduari nga “miqte” jashte, Edi Rama, ishte nje tallje -mender jush- bythe, qe “miqte” benin me “miqte e tyre neper bote, per te pare sa te bindur dhe sa budallenj ishin keta miq drejtues te vendeve te tyre! Po nejse, ajo keshille e thene dhe sterthene qindra here, i solli mikut tone 650 milione borxhe te reja, sepse u tregua i bindur, duke riperseritur popullit tw tij keshillat qe i jepnin “miqte” parellinj jashte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim