Nuk është Hazard, Ramos tregon kush merr 7-ën e Ronaldos te Reali

July 22, 2018 11:22

Nuk është Hazard, Ramos tregon kush merr 7-ën e Ronaldos te Reali

 

Largimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi, pas 9 vitesh plot trofe dhe shkëlqim në Madrid, ka krijuar një boshllëk të pazëvendësueshëm tek Reali.

Situata në klubin mbretëror duket e qetë dhe pavarësisht zërave për goditje të bujshme, ende s’kemi parë mrekulli në merkato.

Pavarësisht spekulimeve për emra si Hazard, Mbappe apo Neymar që mund të mbajnë mbi supe peshën e numrit 7-të, zërat janë shuar nga kapiteni madrilen Sergio Ramos.

Sipas tij, “Los Blancos” e kanë në familje zëvendësuesin e denjë të Ronaldos dhe ai është talenti spanjoll Marco Asensio, të cilit i besoi shumë herë rolin e titullarit Zinedine Zidane, por edhe Lopetegui në kombëtare.

“Asensio do të marrë numrin 7-të që la Ronaldo”, tha Ramos për mediat.

I rritur në gjirin e Realit, Asensio pritet të veshë fanellën me numrin 7-të dhe të jetë beniamini i ri i tifozëve, duke theksuar se talenti nuk i mungon dhe provat se do të shkëlqejë i ka dhënë në sezonin që lamë pas.

Kështu mbyllen të gjitha aludimet se ai numër ishte rezervuar për Eden Hazard, pasi edhe nëse belgu mbërrin në Madrid, atij do t’i duhet të zgjedhë një numër tjetër.

a.s/dita

July 22, 2018 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*