Nuk është më Botëror, tashmë mund ta quajmë Kampionat Europian

July 6, 2018 22:44

Nuk është më Botëror, tashmë mund ta quajmë Kampionat Europian

Kanë mbetur në garë gjashtë ekipe në këtë Botëror 2018, por që tani mund ta quani Europian.

Franca, Belgjika, Anglia, Suedia, Kroacia dhe Rusia tregojnë për dominimin e kontinentit plak në këtë sport që prodhon miliarda.

Pas dështimit të Afrikës që në raundin me grupe, në çerekfinale erdhi kapitullimi i Amerikës Latine. Argjentina, Uruguaj dhe më pas Brazili janë larguar nga Rusia.

Kësisoj, për të katërtën herë me radhë, Kupa e Botës do të qëndrojë në Europë.

Skuadra e fundit jo-europiane që e ka fituar trofeun ka qenë Brazili në vitin 2002.

Franca dhe Anglia e kërkojnë për herë të dytë, por nuk përjashtohet mundësia që “Librit të Artë” t’i shtohet një ekip që nuk e ka fituar më parë Botërorin.

l.h/ dita

July 6, 2018 22:44
Komento

1 Koment

  1. Aliu nga Selenic July 7, 02:07

    Deshira ime eshte ta fitoi Dalmacia (kroatet)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*