“Nuk është pesticid kastraveci, por sarin që të vret për 2 minuta”

Intervistoi: Erion Habilaj November 6, 2013 11:06

“Nuk është pesticid kastraveci, por sarin që të vret për 2 minuta”

Lavdosh Ferruni, një prej aktivistëve të AKIP dhe ambientalist i njohur, shprehet kundër ardhjes së armëve kimike për shkatërrim në Shqipëri. Ai thotë se Qeveria e Tiranës ka vetëm një përgjigje që mund t’i japë kujtdo që e bën këtë propozim, “Jo”. Madje Ferruni e cilëson rrezikun që vjen nga këto armë, si më të madhin. Duke bërë edhe krahasimin se “ky nuk është si pesticidi në kastravec, që të vret ngadalë, por gaz sarin që të vret për 2 minuta”. Nëse do jepet përgjigje pozitive, atëherë do jetë pjesë e një reagimi popullor të pashmangshëm.

 

 

 Zoti Ferruni, pse mendoni se armët kimike të Sirisë përbëjnë kërcënim për Shqipërinë. Shkatërrimi i tyre është bërë edhe më pare me ligjin Lugar. Mund te shpjegoni diçka më tepër ?

Armët kimike në vetvete janë kërcënim permanent për njerëzimin. Edhe si stokazh ato janë kërcënim. P.sh., askush nuk kishte ndërmend pas 2002 në Shqipëri të përdorte armët kimike, por u mobilizua SHBA me ekspertë ndërkombëtarë për shkatërrimin e tyre, edhe pse mbetjet e shkatërrimit mbeten kërcënim i madh për vendin ku u shkatërruan. Tmerruese është shifra prej 1000 tonë, kur eksperienca “jonë”, (ku janë këta ekspertët tanë që mund ta bëjnë këtë punë?), vjen nga trajtimin i vetëm 16 tonë. Për rrezikun, nuk është si pesticidi në kastravec, që mund të të vdesë ngadalë, por sarin të ofron vdekjen për 2 minuta.

 

Si mendoni, a do aprovojë Tirana zyrtare këtë kërkesë?. Po nëse është bërë nga SHBA ose BE, a duhet refuzuar apo kërkuar masa maksimale sigurie dhe garanci?!

Bëhet e njohur se kërkesa ka ardhur nga SHBA. Nuk ka rëndësi nga vjen. Rëndësi ka përgjigja. Qeveria Shqiptare nuk mund të japë përgjigje tjetër veç një, refuzim. Argumenti është “populli shqiptar e refuzon”. Nëse kërkuesit nuk e besojnë, le të bëjnë sondazh. Kërkesa në vetvete është krejt e pa bazë, se kërkuesit e dinë se siguria e zakonshme në Shqipëri është e dobët, kurse siguria e nivelit të lartë është plotësisht e neglizhueshme.

 

Edhe nëse Shqipëria përfiton ekonomikisht dhe më tepër nga BE në lidhje me integrimin, a duhet refuzuar ?

Është gabim për BE-në nëse do tentojë ta lidhë këtë çështje me integrimin, apo me para, pasi i bie të integrohemi në BE si vend depozitë mbetjesh dhe të vëmë në këmbim të ca parave territorin e vendit për përdorim akomodim ndotjeje permanente. Kostoja që duhet të paguajë Shqipëria në dhjetëvjeçarë, mund të jetë shumëfish.

 

Po nëse në këmbim të shkatërrimit të tyre, cili është hapi që do ndërmerrni ?

Nëse Qeveria vendos shkatërrimin, Qeveria ka punë me gjithë popullin, ne mbetemi pjesë aktive e një reagimi popullor të pashmangshëm.

 

A mund të realizohet Referendum në një kohë aq të shkurtër sa t’i përgjigjet afateve të OKB për shkatërrimin ?

Referendumi nuk është një opsion në këtë rast. Puna nuk pret as 2 ditë, jo 2 vjet. Qeveria i ka atributet për të vendosur sikur referendumi të bëhej sot dhe rezultatet të dalin nesër.

 

 

Intervistoi: Erion Habilaj November 6, 2013 11:06
Komento

11 Komente

  1. nastradini November 6, 11:25

    LHL RUSE TE ASADIT NUK JANE VETEM GAZ SARINE.

    Keto LHL te projektuara dhe te prodhuara me qellim asgjisimin masiv te popullates nuk jane vetem gaz SARIN te Kohes se Luftes se Pare Boterore me efekte te llahtarshme per vdekjen e njeriut. Edhe Hitleri nuk i perdori ne Luften e Dyte Boterore megjithese njihej si gjakatar i pameshirshem. Po ja qe kete gaz e perdori Asadi kunder popullit te vet kur me nje bombe ne Damask vrau per disa minuta dhjetera mijera njerez te rritur dhe femije te vegjel. Rusia gjate periudhes se Luftes se Ftohte eksperimentoi LIVE ne te burgosur si kavje LHL te reja, fjala e fundit e shkences me efekte vdekjeprurese shume me te llahtarshem se SARINI. Para disa vitesh ne nje teater te Moskes KGB-ja hodhi disa granada dore me LHL, dhe vrau per disa sekonda edhe pengjet edhe terroriste cecene. Atehere CIA dergoi urgjentisht ne Moske spiune dhe agjente te kamufluar si gazetare per te marre vesh se per cfare LHL te re behej fjale, por misteri i kesaj lende te perdorur u mbyll ne arkivat dhe qilaret e KGB-se per te mos pare kurre driten e diellit. Ketu lind pyetja: Cfare LHL-e do te dergoje krimineli Asad ne Shqypni? A e di Mimi Kodheli qe me kete mendjelehtesi debile po kryen nje tradheti monstruoze kombetare? Pse Edi Rama fshihet si SKUTH pas dallkaukes enveriste Kodheli dhe pinjollit te Partise se Punes Bushati dhe nuk ben transparente te gjitha kontaktet qe kane, lidhur me nje ceshtje kaq te rendeishme per fatin e Vatanit sic eshte asgjesimi i LHL-ve ruse te kriminelit Asad? Sa LEKA i jane premtuar Edi Rames ne kembim te kesaj HESHTJE nga mafia amerikane alla Podesta dhe pse nuk prononcohet Ambasada Amerikane ne Tirane, ne nje kohe qe per tragjedine e Gerdecit zbarkoi ne terrin e nates me avion Kondoliza Rajs per te pergenjeshtruar pjesmarrjen e SHBA-s ne aferen e turpshme te Gerdecit? Ne Gerdec ishin bomba me tritol ato qe shkaktuan tragjedine me te madhe postkouniste ne Shqypnise, tani bombat e Asadit do te kene LHL ruse qe ne rast tragjedie Gerdeci do te na duket si loje kalamajsh. Ku eshte OPOZITA shqyptare? Debili lakmitar Lulzim Basha eshte duke mbrojtur pronat e vjehrit te tij qe i ka ndertuar mbi det, nderkohe qe Lideri akoma me debil Sali Berisha eshte duke perjetuar delirin e madheshtise se humbur ne FB e tij. Po ku eshte Shoqeria Civile shqyptare? Se nuk po e shohim ASKUND? Mjere ne! I qan shpirti nastradinit dhe nuk i mbetet gje tjeter vetem te thote:

    MBROJE O ZOT SHQYPNINE NGA KRIMINELET QE LUAJNE BIXHOZ ME FATIN E VATANIT!

    Reply to this comment
  2. Santana November 6, 11:42

    NUK KAN VDEKUR SHQIPTARET QE TA LEJOJNE QE ATDHEU I TYRE TE BEHET PLERHANJA E BOTES..! POSHTE MAFJA E PLEHRAVE !DUHEN DENUAR PENALISHT TE GJITHE SERVILET DHE PERFITUESIT QE KANE BERE POLITIKEN ME ANTIKOMBETARE .

    ZOTI LAVDOSH FERRUNI JEMI ME TY DHE DO TE KESH MBESHTETJEN E TE GJITHE SHQIPTEREVE QE DUAN VENDIN E TYRE;

    POSHTE PLERAT E PLERAVE QE KERKOJNE PLERAT!

    Reply to this comment
  3. Tusha November 6, 12:03

    Une them, me mire i varfer ne hije te dardhes se sa i pasur i semure!

    Reply to this comment
  4. cuci November 6, 15:23

    zoti kryeminister i thuaj jo ktyre armeve shkaterruese se do te jet me pasoja per te gjithe shqiptaret

    Reply to this comment
  5. ra ta si. November 6, 17:47

    Mos na shisni shume pordhe sikur gjoja jeni aq trima antiamerikane.Amerika cliroi kosoven dhe na solli demokracine ,dhe keto jane ndere qe duhen paguar.Duke qene se ne nuk jemi te dytet pas gjermanise edhe njerezit e thjeshte vuajne per buken e gojes ishalla po hapen sa me shume vende pune edhe mos harxhoni fryme kot se ne nuk vendosim dot asnji gje ,jemi tjesht pupace.

    Reply to this comment
    • nastradini November 6, 19:04

      Le t’i marre Kosova dallkauke LHL-te e Asadit meqe e cliroi Amerika dhe kur te fillojne te lindin femije me dy koke t’ja coje Amerikes si peshqesh per clirimin e saj.

      Reply to this comment
    • Lukas November 6, 19:11

      Ka dy mundesi. Ose je thjeshte nje idiot ose lirindes i ri qe ben gam gam per vendin e ri te punes qe ke marre.

      Reply to this comment
    • bbb November 7, 05:38

      Po car une do hapet more, maksimumi 500 veta

      Reply to this comment
  6. malo November 6, 17:56

    Bravo Lavdosh, ju lumte AKIP, vazhdoni se na keni te gjitheve me ju.

    Reply to this comment
  7. ed mema November 6, 22:06

    nuk e duam statusin per ne europ as ndihmen e amerikes me mire pa helme dhe pa para shum gabim

    Reply to this comment
  8. gozhda November 7, 10:02

    ketu tek ne mor z.lavdosh cdo gje te helmon qe nga politika e deri tek kastraveci,domatja sallata,prokuroria,doktori,administrata,vendore dhe qendrore,CEZ,TVSH;RTVSH,tek te gjitha paketimet oriz sheqer,etjnatyrisht dhe LHL.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*