Nuk harron, por rinis loja

Petrit Zili October 25, 2013 12:36

Nuk harron, por rinis loja

Ku e lamë e ku na mbeti

Për lesh Zhozi na shkoi deti

Ku na dhëmb e ku na djeg

Falëm detin, apo bëm’ lekë?!

 

Po me detin ç’pate Salë?!

Vetë u lave përmbi valë .

Si zgalem, jo karaduz

Gati shkove në Korfuz.

 

Hesap bëri majë kalemi

Kundëradmiral Gerveni:

“Ata thanë dhe ne u thamë..”

Duart me detin i lame!

 

Janë të mirë, pika u raftë

E dinin se ku  ka naftë

Shteti ynë zemër flori

Fjalë pa prishur me Greqi.

 

S’e kuptoj se ç’ju ka hypur

Ësht’ veç det me ujë të kripur

Ç’paska qenë ky lloj mileti

Hundët fut  në punëra shteti”.

E kujtuam me shumë  mall

Bash at’ filmin “Ballë për ballë”

Shpin’ për shpin’ e mull’ për mullë

Dy ushtri në një patrullë.

 

Moj nëndetëse aty ndal

S’të merr dot një admiral

Besën lidhur  dorë për dorë

Sytë mbi pushk’, zemrën në Vlorë.

 

Po në gur u ra sopata

Barrikadë u bë gjykata

U shkërmoq palo marrëveshja

Ah, u ngriu buzëqeshja.

 

Greku çoi kalin te Troja

Nuk harron, po rinis  loja

Shkojnë  e vijnë si dajallarë

Detin venë në plan të parë.

 

Po na hiqen xhevahirë

Na premtojnë  çdo fjalë të mirë

Ndihmë na japin për Evropën

Por nga deti duan copën.

 

Klithm’e fortë përmbi  bedenë

Ndalni  vrapin  derdimenë

Merrni kthesën  urtë e butë

S’del askush mbi Kushtetutë.

 

Kokën ktheni n’histori

Me ligj lufte e Çamëri

Përmbi ne sa keni bërë

Nuk i lan një det i tërë.

 

 

 

 

Petrit Zili October 25, 2013 12:36
Komento

2 Komente

  1. linda October 25, 20:10

    shume e bukur.bravo

    Reply to this comment
  2. SKENDER BEU I VJETER October 26, 03:54

    PER KETE DUHET TURQIA ,
    QE TE PJERDH NE BREKE GREQIA.
    NDAJ DHE ERDHI ERDOGANI,
    GREKU PA SE JATAGANI,
    QENKA MPREHUR,DHE VATANI,
    NUK JA LE DETIN GREQISE,
    POR DO I SULET DHE THESPROTISE.
    JANINES DHE CAMERISE,
    TUTJE DERI NE LARISE.
    KUFIRI KA QENE NE KARTE ,
    NE TE VJETRAT,LETRA HARTE.
    LE TE LEHE AGIMI I ARTE,.
    NGA PREVEZA GJER NE ARTE.
    ESHTE E GJITHA SHQIPERIA ,
    NGA EPIRI DHE ILIRIA,
    NGA ADIANET E MAQEDONIA,
    NGA KOSOVA TEK DALMACIA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*