Nuk i dyfishuan pagën, Cristiano Ronaldo largohet nga Reali

June 7, 2018 09:56

Nuk i dyfishuan pagën, Cristiano Ronaldo largohet nga Reali

 

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Reali i Madridit. Thuajse dy javë pas finales së Championsit dhe fjalëve të para që sinjalizonin lamtumirën e CR7, tashmë është një e përditshme portugeze, “Record”, ajo që rikthehet të flasë për të ardhmen e fenomenit portugez.

“Një vendim i pakthyeshëm i diktuar jo aq nga aspekti ekonomik, sesa nga fakti që Florentino Perez nuk ka treguar ndonjë sinjal mirënjohjeje ndaj portugezit”.

Ky është njoftimi shoqërues i të përditshmes portugeze, që tregon me fjalë të tjera se Ronaldo është ndierë i braktisur.

Portugezi ndoshta mund të ketë pritur më shumë “ledhatime” në ambientin e Realit. E pas një takimi me agjentin e tij, Jorge Mendes, Ronaldo ka kuptuar se pozicioni i Realit do të jetë ai i mbajtur gjatë muajve të fundit: një ngecje totale, asnjë lëvizje kundrejt tij dhe asnjë propozim për rishikimin e pagës, gjë që Ronaldo do ta lexonte si një vlerësim të merituar për performancat e tij.

Siç raporton “Marca”, ka qenë pikërisht rezultati i takimit mes agjentit Mendes dhe drejtorit të përgjithshëm të klubit, Jose Angel Sanchez, ajo që provokoi edhe më shumë irritimin e Ronaldos. Në këtë takim, drejtori i “Los Blancos”-ve i ka komunikuar Mendesit se klubi nuk është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e Cristianos, i cili donte të rishikonte pagën e tij aktuale prej 21 mln eurosh, ose më shumë sesa një rishikim një dyfishim. Ronaldo dëshiron të barazojë Messin (me 40 mln euro në vit), nga momenti që edhe Neymar i Paris SG-së përfiton tashmë një pagë prej 37 mln euro në sezon.

Sa i përket destinacionit të mundshëm, për portugezin mbeten të hapura dy opsione, Parisi ose Manchester United.

l.h. dita

June 7, 2018 09:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*