Nuk i ndaloi patrullës, arrestohet fieraku me 30 mijë euro në makinë

July 22, 2018 11:00

Nuk i ndaloi patrullës, arrestohet fieraku me 30 mijë euro në makinë

 

Mosbindja ndaj urdhrit të policisë për të ndaluar i ka hapur telashe të mëdha një 37-vjeçari në qytetin e Fierit.

Ai është ndjekur nga patrulla e policisë dhe është arrestuar, pasi në mjet i është gjetur shuma e pajustifikuar prej 30 mijë e 450 euro.

I arrestuari është shtetasi me iniciale K.B, 37 vjeç, banues në Fier.

“Në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha shpjegim për origjinën e tyre”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

a.s/dita

July 22, 2018 11:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*