Nuk i ndaloi policisë, arrestohet një ditë më pas për prostitucion

June 3, 2016 12:44

Nuk i ndaloi policisë, arrestohet një ditë më pas për prostitucion

Një i ri nga Berati është arrestuar nga policia. 26-vjeçari Elidon Zhuka në datën 1 qershor, nuk iu ka qëndruar punonjësve të policisë rrugore. Pasi është ndjekur nga policia, ai ka lënë makinën në rrugë dhe është larguar në këmbë.

Por mëngjesin e datës 2 qershor, në komisariatin e qytetit  ka shkuar 20-vjeçarja P.D. Ajo ka thënë se Elidon Zhuka ka tentuar për ta trafikuar me qëllim shfrytëzim prostitucion në shtetin Italian.

Kështu mbrëmjen e djeshme, 26-vjeçari është arrestuar. Mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e trafikimit t personave të rritur, e mbetur në tentativë si dhe mosbindja ndaj policisë. Dosja e të riut ka kaluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

June 3, 2016 12:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*