Nuk i shërbeu klientes pasi ishte pa maskë, shbërblehet me 30 mijë dollarë kamarieri në SHBA

June 28, 2020 09:05

Nuk i shërbeu klientes pasi ishte pa maskë, shbërblehet me 30 mijë dollarë kamarieri në SHBA

Një grua në San Diego të SHBA-ve nuk u shërbye nga kamarieri në një lokal të Starbucks, pasi ajo nuk kishte vendosur maskën si mbrojtje ndaj Covid-19.

E irrituar dhe tepër e nervozuar, ajo shkrojti në Facebook një postim me titullin: ”Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një përjashtim mjekësor”.

Në postimin e saj pati shumë komentet negative. Disa ishin të durueshëm, duke i shpjeguar Gilles se punonjësit e Starbucks thjesht po ndjekin protokollin, ndërsa disa ishin më pak të sjellshëm. Gilles nxiti komentuesit duke iu përgjigjur disa prej tyre.

“Maska është budallallëk dhe po kështu janë njerëzit që i veshin”, shkroi ajo.

Që nga e premtja, në postimin e saj pati 133 mijë komente.

Ndërkohë, një person i quajtur Matt Cowan, i cili nuk njihte as gruan Gilles dhe as kamarierin Gutierrez, krijoi një llogari në GoFundMe në mbështetje të tij.

Po atë ditë në mëngjes, në llogari ishin mbledhur mbi 30,000 dollarë për Gutierrez.

Ai shprehu mirënjohjen e tij si në faqen GoFundMe ashtu edhe në faqen e tij personale në Facebook.

“Unë thjesht kam dashur të them faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe ajo që të gjithë po bëjnë është një nder, por thjesht kam dashur t’i kujtoj të gjithëve që të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin, dhe ta duan njëri-tjetrin dhe të kujtojnë vendosjen e maskës”, tha ai.

j.l./ dita

June 28, 2020 09:05
Komento

2 Komente

  1. Genti June 28, 14:50

    Idiotesira. Bota ka shkuar per lesh, nga lufta psikologjike qe po ben kulti Luciferian Global kunder njerezimit.

    E vetmja gje e mire nga Mashtrimi Covid-19, eshte se shume njerez po zgjohen dhe po e kuptojne strukturen demonike e cila ka uzurpuar shoqerine njerezore ne kete Planet. Ne fakt kjo strukture nuk lindi tani, por ka shekuj qe perpiqet per dominim e njerezimit, nga skutat sekrete te erresires ku operon.

    Reply to this comment
  2. ***** July 1, 00:00

    80 mije, jo 30! Jini shume te vonuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim