“Nuk jam akoma aq keq”

March 15, 2018 02:24

“Nuk jam akoma aq keq”

Dr. Adem Harxhi

Këto shënime i kam mbajtur në fillim të vitit 2002, kur Stephen W. Hawkingu, shkencetari i mirënjohur, festoi gjashtëdhjetë vjetorin e lindjes. Kishin kaluar 39 vjet pas diagnostikimit me ALS, kur ai me gjithë komunitetin shkencor ndërkombëtar gëzoi arritjen shkencore të tij më të madhe.

Isha akoma në Kaliforni, dhe i holla këto shënime, jo për të treguar sukseset e tij në fushën e fizikës, sepse kjo është absolutisht e pamundur ta bëj unë që jam injorant në këtë fushë, por për të treguar se jeta dhe puna e Hawkingut është shembulli më i mirë për të demostruar se sa të pakufizuara janë mundësitë e qënies humane.

****

Nuk ka lot në fizikë, madje edhe kur miqtë më të mirë mund ta quajnë punën tjetrit “punë boshe”, ose kur teoritë më të besuara flaken në mënyrë entuziaste, sepse eksperimentet nuk i vërtetojnë. Por ka emocione pa fund kur Stephen W. Hawkingu, kosmologu i Universitetit të Cambridgit dhe autori bestseller, e drejtoi kariken e tij me rrota në një sallë leksionesh në New Center for Mathematical Sciences, të Martën në mëngjes ku 180 fizicienë të tjerë të mëdhenj, u ngritën në këmbë dhe kënduan “Happy Birthday”

Në afërsisht 40 vjetët e punës së tij si fizikant, Hawkingu ka udhëhequr kolegët e tij në eksplorimin e vrimave të zeza – origjina e Universit. Por arritja e tij më e mrekullueshme, në vlerësimin tim, është mbijetesa e tij, sfida që i bëri sëmundjes vdekjeprurëse.

Të Martën, 39 vjet më pas nga koha kur u dënua me vdekje, me diagnozën Amyotrophic Lateral Sclerosis, ose sëmundja e Lou Gehrig’s, ai mbushi 60 vjeç, duke tejkaluar për disa dekada jetëgjatësinë e shumicës së pacientëve me ALS.

Kolegët dhe studentët e tij dhe të gjithë fizikantët e shquar, u mblodhën për katër ditë në konferenca shkencore dhe festime. Java do të hapej me një ditë leksionesh, përfshi një nga Hawkingu.

Në një kujtesë biografike në web-sitin e tij, Hawkingu kujton se çfarë mendonte për diagnozën e tij, pas së cilës do të ekzekutohej. Por pasi vëzhgoi një djalë të ri në një shtrat të një spitali, që po vdiste nga leukemia, ai vendosi: “Nuk jam akoma aq keq”. Ai u martua dhe u bë baba i tre fëmijëve, ndërkohë, filloi dhe karriera e tij shkencore.

Fizikantët thonë se zbulimi i tij më i madh u bë në vitin 1974, kur ai zbuloi që vrimat e zeza në të vërtetë nuk janë të zeza por mund të radiojnë mass energjinë e tyre larg dhe eksplodojnë kur rregullat e teorisë kuantike do të aplikoheshin mbi to. Ky nocion është sot në qëndër të përpjekjeve të teorisë së përgjithshme të Einstein-it mbi relativitetin , që e përshkruan gravitetin që formon kosmosin si një kaos kuantik brenda tij.

Katër vjet, karrigia me rrota e Hawkingut u zvarrit duke kërcitur përgjatë korridorit që çonte në një auditor dhe një ditë u ngrit në skenë nga një grup studentësh që diplomoheshin, të cilët e kthyen mbledhjen e astrofizikantëve në një dramë gladiatoreske.

Në vjeshtën e një viti më parë, ai udhëtoi për në Japoni dhe Gjermani për të promovuar librin e tij “The Univers in a Nutshell” (Bantam), i cili erdhi menjëherë pas paraardhësit të tij “A Brief History of Time,” që ishte në listën e best-seller.

Në 1999 gruaja e tij e parë Jane Hawking, publikoi një tregim me plot kujtime, “ Music to Move the Stars”, në të cilin ajo përshkruan prishjen e marrëdhënies së tyre nën presionin e famës dhe invaliditetit. Hawkingu u divorcua me Jane më 1990 dhe më vonë u martua me infermieren e tij , Elaine Mason.

Kolegët e Hawkingut, jetën e tij të gjatë me sëmundjen e ALS, ia atribuojnë konstitucionit dhe vullnetit të tij të hekurt.

“Ai është një person që ka vullnet të fortë, sa ka dhe forcë intelektuale,” tha Andrei Linde, një fizikan i Stanfordit, kur e takoi Hawkingun në Moskë në vitin 1970.

Hawkingu nuk e gëzoi vetë mbrëmjen e tij. Të Premten pas pashkëve, sipas  miqve të tij ai humbi kontrollin e karriges së tij me rrota “Quantum Jazzy” dhe u përplas në një mur. Fizikanti, me trup të dobët u rrëzua, përplasi kokën dhe theu femurin. E çuan në spital, ku i vendosën një pllakë metalike.

Të Dielën e fundit në mbrëmje, në pritjen për hapjen e simpoziumit, miqtë e nderit ishin të pranishëm. Që nga koha që bëri trakeotominë 1985, Hawkingu ka folur vetëm nëpërmjet kompjuterit të tij. Hawkingu u kthye nga turma dhe klikoi një buton kontrolli :“Jam shumë i kënaqur t’u shikoj të gjithëve,” tha ai. “Është e mrekullueshme që, pothuaj të gjithë që ishin të ftuar, e gjetën mundësinë të vinin.. Kjo tregon se nuk ka kufij në fizikën teorike dhe në miqësi.”

Realiteti është kompleks dhe sëmundja si pjesë e këtij realiteti është, gjithashtu komplekse. Të gjitha sëmundjet kanë faktorë psiqikë, spiritualë, socialë dhe somatikë..Këto faktorë të kombinuara i gjejmë si tek të sëmurët me kancer edhe tek skizofrenët. Kjo është e përgjithshmja, por ka dhe përjashtime, siç janë sëmundjet kongjenitale ose paralizat cerebrale. Por edhe në këto raste, dëshira për të jetuar e zgjat jetën dhe rrit kualitetin e saj në mënyrë të theksuar. Fatkeqësisht, edhe e kundërta është po ashtu e vërtetë. Shëmbull i përsosur që tregon se sa ka të bëjë dëshira për jetën dhe për punën në kualitetin e jetës, është gjithë jeta dhe puna e profesor Hawking-ut.

Fizikanti Anglez Stephen Hawking lindi në 8 Nentor 1942 (300 vjet pas vdekjes se Galileo-s). Po të ishte një njeri i zakonshëm ai do të kishte qënë një mëndje  e pa zhvilluar dhe e heshtur, e kyçur në burgun e një sëmundjeje neuro-distrofike e quajtur amyotophic lateral sclerosis (ALS), e njohur më mirë si sëmundja e Lou Gehring-ut. Por, Hawkingu nuk ishte i tillë. Sot, pothuaj tërësisht i paralizuar dhe i pa aftë të flasë dhe të shkruajë, ai funksionon në mënyrë brilante si  një fizikant dhe matematicien teorik. Që nga viti 1979, ai mban postin  prestigjioz të Profesorit Lucas për Mathematikën në Universitetin e Cambridge.  Këtë vend e ka themeluar me 1663 me paratë e lëna në testamentin e tij Henry Lucas, që ka qënë Anëtar i Parlamentit  per Universitetin.  Këte titull e ka mbajtur i pari Isaac Barrow dhe pastaj me 1663  Isaac Newton.  Mendja e Hawkingut në vend që të humbiste, ajo eksploroi origjinën e universit dhe zhvilloi një teori të “unifikuar” për të shpjeguar gjithë realitetin.  Ai u a komunikon idetë e tij njerëzve kudo në botë.

Karriera e Hawkingut është historia e një arritjeje intelektuale, por akoma më shumë,  ajo është drama e dashurisë dhe kurajos, që fituan mbi dëshpërimin dhe vdekjen. Më 1962 në moshën 20 vjeçare, Hawkingu kishte kompletuar studimet në Oxford si një student brilant, por jo shumë diligent në fizikë.  Sapo shkoi në Cambridge për të vazhduar doktoratën në fizikën teorike dhe kozmologji, ai filloi të ndjejë vështirësi në ecje.  Doktorët e diagnostikuan për ALS, sëmundje që atakon neuronet në tru dhe në palcën e kurrizit, të cilat shërbejnë për të punuar muskujt e trupit. Muskujt, përfshi dhe ato të gëlltitjes, të të folurit dhe të frymëmarrjes- dobësohen dhe e humbin krejtësisht funksionin.. ALS të çon në vdekje brënda dy deri pesë vjetësh.  I dëshpëruar, Hawkingu fillimisht i la punimet e tij dhe u mbyll në vetëvete.

I ndodhën dy gjëra të mrekullueshme.  Kaluan dy vjet dhe në mënyrë të pa shpjegueshme gjëndja e tij u stabilizua.  Po njësoj e rëndësishme ishte për të edhe dashuria për Jane Wilde, një shoqe e tij studente, që siç thoshte ai “është diçka që ia vlen të jetosh”.  Menjëherë, pavarësisht ALS, ai vendosi të përfundojë studimet dhe të gjejë një punë, që të kishte mundësi të martohej.

Me një shok të tij ai filloi punën mbi konceptin e “Singularities”, që njihen, gjithashtu, si vrimat e zeza (black holes).  Këto janë yje gjigante  që u ka mbaruar karburanti dhe janë rrëzuar (Collaps).  Graviteti i ka përplasur (crushes)  deri sa u bënë dense në infinit dhe nuk kanë fare dimensione. Nga një singularitet i tillë, argumentoi Hawkingu, ka lindur universi në “big bang”.  Kjo ide, të cilën ai më vonë e përmirësoi, i solli famën.

Ai u martua me Jane, dhe kanë tre femijë. Me 1974 ai hyri në Shoqërinë Mbretërore Britanike, shumë i vlerësuar dhe në vitin 1980 iu dha profesorshipi që e ka edhe sot në Cambridge. Ai udhëton dhe jep mësime kudo në botë dhe kur është në shtëpi punon, pothuaj, çdo ditë.  Ai bën një jetë  shumë të fuqishme, kur kemi parasysh një njeri me kaq shëndet të keq.

Nga viti 1985 zëri i Hawkingut u dobësua deri në mërmëritje, vetëm për pak veta e kuptueshme.  Më vonë një pneumoni e çoi tek tracheostomia, qe ia bëri të folurën të pamundur. Teknologjia i dha atij përsëri zë, kur karrigia e tij me rrota u pajis me një kompjuter  dhe me një sintetizues zëri. Tani, duke komanduar një çelës me një gisht, i vetmi të cilin me shumë zor e lëviz, ai dërgon fjalët në ekranin e kompjuterit. Me rreth dhjetë fjalë në minutë ai kompozon fjali, që kompjuteri i transformon në të folur. Ai thotë me të qeshur, se e vetmja ankesë që ka tani është se programi i kompjuterit, që është prodhuar në Kaliforni, i jep atij aksent Amerikan.

I plagosur nga sëmundja pa mëshirë,  Hawkingu e konsideron veten me fat.  Ai përkrahet nga një familje e dashur, nga studentë të shquar që gradohen dhe që e ndihmojnë në kërkimet e tij, dhe nga një ekip i besueshëm infermierësh.. Ai është i bekuar me një memorie të shkëlqyer, që e lejon  të zgjidhë ekuacione komplekse matematike në kokën e tij. Ai punon në një fushë nga më eksitueset të shkencës moderne. “ Kur shpresat janë reduktuar në zero, njeriu duhet të vlerësojë çdo gjë që i ka mbetur,” thotë Hawkingu.

Stephen Hawkingu është një triumf i mendjes njerëzore. Një mendje e burgosur brenda trupit të tij nga një sëmundje nervore shkatërruese, sfidoi, si askush tjetër në botë, vdekjen e parakohshme. Me kurajo, vendosje dhe me një karrige me rrota me teknikë të lartë që flet, ai u bë një nga shkencëtarët teorikë më brilantë dhe më të popullarizuarit. Duke jetuar me perspektivën e vdekjes që e kërcënon, Hawkingu, vazhdon kërkimet e tij për një teori të unifikuar, që merr në konsideratë gjithë realitetin.  “ Qëllimi im është i thjeshtë” thotë ai “Kuptimi i plotë i Universit”.

March 15, 2018 02:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*