“Nuk jam gjykatës, jam doktor!”

Dr.Adem Harxhi April 27, 2016 13:01

“Nuk jam gjykatës, jam doktor!”

(Marrë me shkurtime nga libri “Tim Biri”)

Marr guximin të të shkruaj këto pak rreshta për Dr. Frist, jo për të bërë krahasime me deputetët tanë doktorë, se kjo nuk mund të imagjinohet, por me mendimin se ndonjëri prej tyre, mund të inspirohet dhe të reflektojë, sado pak.

Opinioni amerikan u çudit, kur mori vesh se Dr. Frist do të linte praktikën mjekësore, për t’u zgjedhur Senator.  “Do të shërojmë Amerikën”, ishte përgjigja e tij. E mbaj mend mirë, kur në vitin 1994, Dr. William Frist, fitoi në garën për të qenë Senator i shtetit të Tenesit. Në ato zgjedhje ai premtoi se nuk do të shërbente më shumë se dy mandate në Senat, premtim që ai e respektoi. Në vitin 2006, duke qenë Lider i Maxhorancës në Senat, ai nuk garoi më dhe u kthye në mjekësi.

Më parë se të garonte për Senator, ai kërkoi leje nga spitali Vanderbilt ku punonte, që ta lejonin të mungonte në praktikën e tij mjekësore, gjatë kohës që ai do të mbaronte dy mandate në Senat. Ai ishte dhe vazhdon të jetë, një nga mjekët  më të mirë në botë për transplantacionet e zemrës. Njerëzit dhe pacientët e tij, asnjëherë, nuk e menduan atë si politikan, por si doktori që ka kryer më shumë se 150 transplantacione të zemrës, trasplantacione të mushkërive, transplantacione të zëmrës dhe mushkërive bashkë, transplantacione të zemrës tek fëmijët, bypase të panumërta, pa përmendur procedurat e tjera mjekësore të urgjencës. Edhe kur ishte Lideri i shumicës në Senat, një stetoskop ishte gjithnjë mbi tavolinën e tij të punës. Një mënyrë kjo për t’i kujtuar vetes dhe atyre me të cilët takohej, se ai nuk ka ndaluar së menduari dhe vepruari si doktor.  “Mjeku”, ndjehet në çdo gjë që Dr. Frist thotë e  bën. “Të jesh mjek do të thotë të kesh kërkesa të larta ndaj vetes”, përsëriste ai shpesh.

Edhe pse me shkathtësi teknike të larta, të domosdoshme për të kryer transplantacionet në zemër, Dr Bill Frist, kurrë nuk e vendosi  veten  në botën egocentrike  të disa doktorëve, që edhe pse shumë prapa tij, përpiqen të “zgjaten “,  për t’u dukur më joshësit në sallën e operacionit. Mendoni për Dr. Bill Frist, si për doktorin e lagjes, apo të qytetit, që vetë e keni parë, ose prindërit u kanë treguar si vraponte shtëpi më shtëpi, natën vonë, me një stetoskop në qafë dhe  me një çantë të zezë në dorë. Mendoni për doktorin, që me sjelljet e tij xhentile, ofronte shpresë tek i sëmuri.  Edhe kur ishte Senator, ai, në dollapin e zyrës së tij në Senat, mbante një çantë të zezë të doktorit.

 

Bill Frist, vjen nga një linjë e gjatë doktorësh. Babai i tij, Thomas Frist, ishte një legjendë në Tenesi. Ai nuk kishte grada e tituj shkencorë, por ai ishte njëri nga doktorët më të respektuar të Nashvilit.  Ai jetonte me një moral të lartë dhe kuptohet me kod etik të shquar.  Këto ia përcolli edhe të birit. Si kirug transplantacionesh, sukseset e tij  ishin dhjetë pikë mbi mesataren e Amerikës. Kjo e vendosi programin e spitalit Vanderbilt ku punon Dr. Frist, midis më të mirëve të Amerikës. Ky sukses nuk ia rriti mendjen.  Gjatë gjithë jetës ka preferuar të flasë vetëm përmes veprave. Këtë mënyrë të jetuari dhe punuari, siç thotë ai, e mësoi nga babai i tij.

Por ka edhe më. Si një kirurg kardiothoracik, i angazhuar në praktikën e transplantacioneve,  pacientët, vazhdimisht, e kanë vlerësuar Fristin si Zotin. Por ai e ka refuzuar kategorikisht këtë trajtim. Shpesh, në zyrën e tij të doktorit, ai ka vizituar njerëz që kanë abuzuar keq me zemrën e tyre. Që e kanë sakatuar atë me alkoolin e duhanin e tepruar, me stilin e keq të jetës, me mungesën e ushtrimeve fizike dhe pa treguar asnjë kujdes për pompën e vlefshme, që u jep jetë. Dhe…. megjithatë, Dr. Bill Frist, do të përpiqej t’ua gjente atyre një zemër. Ai fluturonte gjithë natën, shpesh, duke e pilotuar vetë avionin, për të marrë një zemër diku në një shtet tjetër ku ka ndodhur një aksident, pastaj kthehej dhe po vetë, e vendoste zemrën  në gjoksin e pacientit, që fare mirë, mund të abuzonte edhe me zemrën e re, siç kishte abuzuar me të parën. Ai thoshte : “Unë nuk jam gjykatës, unë jam një doktor, një doktor që kam bërë betimin të ndihmoj të sëmurët.” Bill Frist është një besimtar i palodhur i idesë: “Me çdo veprim të tij, mjeku, duhet të afirmojë jetën.”

 

Kur e pyesin, pse e la mjekësinë për t’u bërë Senator?, Ai përgjigjet, “ Në të vërtetë kurrë nuk e kam lënë…..Senator jam me ditë, mjek jam gjithë jetën” (By day, I’m U.S. Senator, by life I’m a physician “) Dhe tani, kur ai gjen pak kohë për të bërë dy javë pushime, fluturon në Sudanin e shkatërruar nga lufta. I është dashur të operojë në  kushtet më të vështira të mundshme, shpesh me elektrik dore.  Natën vonë, kthehej në çadrën e tij. Bënte dush nën një kovë me ujë që varret në një pemë dhe nën dritën e një feneri vriste  mushkonjat dhe mizat tse-tse.

Ai dëgjon dhe vlerëson gjithkënd, që  nga pastruesi që fshin dyshemenë, tek infermierja në sallën e operacionit,  tek anëtari më i ulët  i stafit që shkruan një raport legjislativ, tek kolegët senatorë. Njerëzit që e kanë takuar e përshkruajnë Bill Frist si një burrë që dëgjon, që është i interesuar për ata dhe jetët e tyre. Personi i fundit për të cilin ai flet, është vetia.

Nga të dy krahët e Kongresit, Bill Frist, është parë si personi që mund të ndërtojë konsensusin dhe të udhëheqë. Stili i tij i lidërshipit, sipas përcaktimit që ai vetë bën, është shumë i thjeshtë: ”Përcakto misionin, dhe të jesh i aftë ta shkruash atë në një copë letër, në një fjali të vetme.” Frist, si një kirurg për transplantin e zemrës dhe si  lider i maxhorancës në Senat, është shumë i  fokusuar, i disiplinuar,  pa nonsense dhe kurrë, nuk i ka munguar guximi të udhëheqë. Dr. Frist, thotë, “Fusha e mjekësisë që nxjerr zemrat jashtë dhe i fut ato brenda, nuk është për njerëz timidë”

Ai pak shqetësohet për titujt dhe pozicionet. Ai është  fokusuar në një gjë: të diagnostikojë nevojat individuale dhe mbarë shoqërore,  të përshkruajë barin e duhur, dhe të udhëheqë ekipin e bekuar në operacionin që synon të fillojë shërimin. Sot, salla e tij e operacionit  është Amerika dhe pacienti i tij është populli amerikan.

Mos mendoni, se pasi u bë senator, Bill Frist, harroi se ishte mjek.  Kjo nuk ndodhi kurrë.  Janë të shumta rastet që ai ka dhënë ndihmën e tij, kudo ku është ndodhur. Ja një grimcë domethënëse, nga jeta e këtij mjeku Senator.

Dr. Frist, i shte duke punuar në zyrën e tij, në 24 Korrik të vitit 1998, kur i thanë se shumë të shtëna armësh ishin dëgjuar të vinin nga shkallët e Capitol Bilding. Dr. Frist, menjëherë, telefonoi zyrën e doktorit, të cilët i thanë se dy njerëz janë qëlluar  nga një njeri i armatosur. Doktor Frist vrapoi jashtë zyrës së tij, drejt Capitolit, ku shpejt, mësoi se ishin katër viktima, jo dy.  Ai u përkul mbi burrin e parë, ishte Oficeri J.J. Chestnut, që e kishin qëlluar fatalisht në kokë. Billi monitoroi zemrën e oficerit Chestnut, e transportoi atë me barelë dhe kur Chestnut ndërpreu frymëmarrjen, ai filloi reanimimin cardio- pulmonar (CPR) brenda autoambulancës. Ndihma  e parë mjekësore mbriti dhe ata e morën oficerin. Dr. Frist ngjiti shkallët e Capitolit dhe bëri kujdes për një  tjetër të plagosur, të cilin Billi nuk e njihte. Ai ishte i dyshuari për krimin. Për Billin kjo nuk kishte rëndësi. Dr. Billi Frist qëndroi me kriminelin e plagosur. Ai  mbajti zemrën dhe mushkëritë e kriminelit në punë,  deri sa erdhi ndihma e shpejtë nga D.C. General Hospital dhe e dorëzoi të sëmurin tek doktori i urgjencës. Më vonë, ai i tha medias: “Unë jam trajnuar të bëj kujdes  për pacientin. Unë nuk jam gjykatës, unë nuk jam gjyqi, unë jam mjeku.”.

Shumë herë e kam sjellë nëpër mend këtë moment të Senatorit dhe doktorit William Frist, veçanërisht, pas ngjarjeve tragjike të 21 Janarit, kur katër veta u ekzekutuan para Kryeministrisë. Për fatin e tyre të keq, brenda Kryeministrisë nuk kishte një doktor Frist, që t’u thoshte “mos qëlloni!” ekszekutorëve dhe të vraponte të ndihmonte viktimat!.

 

Adem Harxhi – DITA – New York

Dr.Adem Harxhi April 27, 2016 13:01
Komento

9 Komente

  1. Ballist i PENDUAR. April 27, 13:45

    ”E arthmja eshte e jona ”
    fillon nga shpella e Platonit , me nje inspirim ,
    te nje bote te vertet e te Drejte , me dimesione Sociale.
    Por…………….nuk na ka shpjeguar Popper qe
    Platone ishte nje proto – Nazist ?

    Mund te jemi te lire
    vetem kur societa eshte e lire .

    Shpella e Platonit na meson detyren e filozofise
    te mos dorzohet duke Bashkuar Humanizmin
    me zinxhiret e ideve , dhe materialeve
    Nga ideologjite , e skllaverimi qe mbi zoteron ,
    ne nje bote ,
    ku proklamohet e Lire .

    Popper Demonizonte
    Marksin, hegelin e platonen
    per Totalitarizem .
    Por keto 26 vite na demostruan
    qe Kapitalizmi eshte me pak i ” Hapur ” dhe shume totalitar ,
    Kapitalizmi te burgos ne ”shpella ” dhe te ” benne ” ta duash , dhe nga eshte e pa mundur te arratisesh
    Dhe kjo demostrohet tek ROBINSON KRYZO ,
    NJE figure emblematike e INDIVIDUALIZMIT
    QE MBIZOTERON SISTEMIN E SOTEM.

    KU NDIHEMI te braktisur ne nje ishull te shkrete.
    ku robinson nuk eshte ne gjendje te krijoj nje mardhenie
    me te tjeret ,
    dhe ne dem te te shkretit Venerdi .
    Ky sistemi i sotem eshte nje Totalitarizem PERFEKT ,
    DUKE na dhene iluzionin e te qenit te lire .

    Cili totalitarizem i Kuq opo i Zi do tu jepte Celular ?
    Cili Totalitarizem do tju Skedonte me mire si po ndodh sot , me FACEBUK , O Tvitter ?

    Reply to this comment
    • Vlora1912 April 28, 08:47

      E c’far Vlere do te kishte nje koment i gjat, sado “i Zgjuar” qoft ai….!!

      Thjesht – Faleminderit Doktor Haxhi

      Reply to this comment
  2. moisiu April 27, 14:04

    Komentet jane te teperta per kete njeri legjende ,sa larg i kemi ne doktoret politikane !

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA April 27, 15:09

    Shkrim shume domethenes, Dr.Adem Harxhi!…
    Në paragrafin e fundit e ke thenë qartë edhe moralin e shkrimit!
    Por ky Doktor Sali Rrumpalla yne, në vend që te ish
    SHPETIMTAR I NJERZVE,
    U KTHYE NE VRASES I NJERZVE,
    NË NJË VRASËS MONSTËR DHE NË NJE MASHTRUS PRIMITIV DHE ORDINER!
    Sa jetë shqiptaresh të thjeshtè ka shuar ky Kriminel i pashpirt…?!
    Për tu habitur eshte se si shqiptaret nuk kane guxim ta mënjanojne kete Varrmihes te Shqiperise, kete Kriminel te paskrupullt…!

    Reply to this comment
  4. sopiqoti April 27, 16:21

    E po doktori i yne e ka mendjen tek armatosja.Nuk vjen nga thellesia e kultures POR nga ashpersia e maleve.Edhe ai vete nuk e di nese eshte doktor apo dicka tjeter.E po,qe eshte fshatar nga Vicitoli kete e di,dhe e di mire.

    Reply to this comment
  5. shqiptari April 27, 17:02

    me fale i nderuare po ju nuk e kuptoni apo e kuptoni dhe sju lene ta thoni se ndryshimi mes poshtersise amerike dhe shqiperis eshte se poshterisa amerike nuk ka armiqe ndersa shqiperia ka shume shume fare dhe per kete ky shkencetare nuk eshte bere shkencetare duke u paguare nga armiqte e vendite te tije po eshte bere fale demokracise se veretet pa nderhyrje dhe ne sherbime te njerzimite ndersa ne shqiperi te gjithe e kne karieren te paguare nga armiqte e shqiperis qe me detyrime ja si po ua kthejne duke e shkatruare shqiperine ne kete menyre se nese nuk kryejne udhezimete mjer ata ku vene

    Reply to this comment
  6. liqeni April 27, 17:53

    Eh,doktor,doktor….juve beni shkrime te spikatura…
    Eshte e vertete,fatkeqesisht,ate dite kobi te 21 Janarit ne seline e kryeministrise nuk ishte mjeku Sali Berisha….
    Kjo pasazh i juaji me kujton nje shkrim te Sali Berishes ne gazeten RD fill mbas vrasjeve te 2 Prillit ne shkoder….Shkrimi gjendet diku ne faqen e pare,poshte,djathtas dhe kishte si titull ( pak a shume,sepse titulli i sakte nuk me kujtohet ) BLUZAT E BARDHA NUK MUND TE JENE VRASESE….Kico Mustaqi,ne mos gaboj,deputet i parlamentit te pare pluralist e akuzonte Berishen si shkaktar i vrasjeve te 2 Prillit ndersa Berisha pergjigjej me shkrimin me titullin e mesiperm si dhe me argumentimin se nje mjek,nje bluze e bardhe kurre nuk mund te jete vrasese….Tek ne,ne shqiperi,ndodhin cudira

    Reply to this comment
  7. Aqo April 27, 23:36

    Dr.William Frist eshte bir doktori ,jo bir Bajraktari-agjent-Serb si puna e monstres tone me emrin Qen Berisha.

    Reply to this comment
  8. Kapter Jari April 28, 02:59

    Zoteri kush te vraponte ne drejtim te 4 viktimave, DOKTORI qe urdheroi per vrasjen e tyre?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*