Nuk jam Ismail Qemali, jam Bujo Nishani..

Nga Arben Duka August 24, 2013 23:51

Nuk jam Ismail Qemali, jam Bujo Nishani..

Cili je ti more burrë,

që na vjen nga Shqipëria?

-Unë jam Smail Qemali,

kërkoj vatanet e mia!

 

Unë jam Smail Qemali,

kërkoj vatanet e mia,

do t’i marr se s’është punë,

është e jona Shqipëria!

 

Cili je ti more burrë,

që na erdhe nga ushtria?

-Unë jam Bujar Nishani,

kam ca toka te selia!

 

Unë jam Bujar Nishani,

kam ca toka te selia,

do t’i marr se s’është punë,

është e imja qeveria!

 

Do t’i marr se s’është punë,

është e imja qeveria,

llogari kujt s’i jap unë,

sepse unë jam drejtësia!

 

Llogari s’i jap kujt unë,

se jam vetë drejtësia,

në një gotë ngritët furtunë,

se më kapi babëzia!

 

Në një gotë ngritët furtunë,

se më kapi babëzia,

pikërisht për këtë firmë,

do më marri historia!

 

Do më marri historia,

dhe të dalë ku të dali,

fundja jam Bujar Nishani,

nuk jam Ismail Qemali!

 

Fundja jam Bujo Nishani,

që më pëlqen pasuria,

nuk jam Ismail Qemali,

që prishi paratë e tija!

 

Nuk jam Ismail Qemali,

që prishi paratë e tija,

edhe qindarkën e fundit,

që të bëhej Pamvarësia!

 

Ata tretën pasurinë,

bënë Shqipëri,

neve tretëm Shqipërinë,

bëmë pasuri!

 

Unë jam me Sali Berishën,

në të njëjtën lundër,

është kapiteni im,

dhe s’mund t’i dal kundër!

 

Unë jam Bujar Nishani,

që kam bërë para,

dhe si Ismail Qemali,

nuk jam budalla!

 

Unë s’jam një nga të Rilindjes,

nuk jam si Ai,

që treti për Shqipërinë,

arkat me flori!

 

Unë jam Bujar Nishani,

pjesë e babëzisë,

tani thonë që do mbetem,

njollë e historisë!

 

Unë jam Bujar Nishani,

më josh pasuria,

s’jam Smaili që i erdhi,

prapa historia!

 

Fundja jam Nishan i vockël,

s’jam Smail Qemali,

Saliu me Jozefinën,

kolltukun ma fali!

 

Jam i gatshëm tok me ta,

të mbytem në lumë,

unë e kam hapin të vockël,

mos më prisni më shumë!

 

S’është kollaj këtu ku jam,

të tregohem burrë,

do iki nga presidenca,

sikur s’kam qënë kurrë!

 

Unë jam ushtar i Berishës,

jemi në një thes,

nuk jam Ismail Qemali,

ndaj mos kini shpresë!

 

Tek unë kot mos shpresoni,

s’bëhem dot burrë shteti,

po ç’i tha mëndja Saliut,

që mua më gjeti!

 

Unë jam Bujar Nishani,

s’jam Smail  Qemali,

tok me Salën do të jemi,

gjithmonë tek moçali!

 

Në mënyrë figurative,

nuk jemi dy male,

sepse historia shpesh,

ka edhe moçale!

 

Ne nuk jemi hiç dy male,

ku kanë folenë shkabat,

jemi në këto moçale,

guasim me zhabat…

Nga Arben Duka August 24, 2013 23:51
Komento

16 Komente

  1. N.VJOSA August 25, 06:46

    Fantastike!
    Nje ironi therëse!
    Nje Sarkazëm e vertetë!
    E bukura e poezise qendron ne detajin ku krahasohet Elefanti Ismail Qemali, nje nga dy ikonat e Historise Shqiptare, tok me Gjergjin e Kastriotve te Shqiperisë, nga njera ane me….
    Mizen Bujo Nishani , nje cinxami i vertete, ne anen tjeter!…
    Dy personazhe , NJERI QE DO TE MBETET I PAVDEKSHEM NE HISTORINE E SHTETIT SHQIPTAR, BABAI DHE KRIJUESI I KETIJ SHTETI….
    Dhe tjetri, kapterr Nishani, Kapterr Sakati, qe nuk mberthen dot as pantallonat e tij!…
    Fantastike!
    Njeri,
    Ismail Beu, qe beri perpjekje ne ato kohe teper te turbullta nderkombetare dhe beri realitet Endrren e Rilindasve te medhenj, duke shkrire per Pamvarsine e Shqiperisë, pasurine e tij!….
    Dhe tjetri,
    duke perdorur postin ( e dhuruar nga Kryesharlatani qe ka njohur ndonjehere politika shqiptare,)
    per te bere pasuri per vehten….
    Nje Gjigant i vertete Plaku i Vlores dhe i mbare Shqiperise!
    Nje Liliput i vertete Bujo rreshter Sakati, qe u be president me pazarlleqet e Don Kishotit shqiptar!…
    Arben , ndersa madheshtine e Krijuesit te Shtetit shqiptar, e ka perjetesuar Populli ne vargjet e tij brilante….
    Kapterr Nishanin, Poeti i talentuar e ka tipizuar pikerisht ne karakterin e vet si njeri i vogel, mizantrop, i paafte, marjonete dhe pa asnje aftesi,
    duke e rreshtuar ne anen e kundert te Historise….
    Nje Poezi shume e bukur dhe domethense!

    Reply to this comment
  2. tironsirefugjat August 25, 07:23

    Arben ,na shteruan fjalet e mirnjohjes ,nuk gjejm me te tjera ! Je nje diamant qe shkelqen se largu e ska nevoj te flasim me ! Lum ti qe ke kte dashuri e respekt shqiptaresh te etur per drejtesi e demokraci…….Je me i pasuri i kombit……….

    Reply to this comment
  3. Fleks August 25, 10:36

    Beni akoma dhe sot,mund te ket mendimin ne koke se Pavaresia e Shqiperickes,erdhi ashtu si ka lexuar vete beni ne librat e historise se partise per me shume se 50 vjet.

    Megjithese vete Beni e di shume mire se I Qemali,qysh ne vitet 1900,pra 12 vjet ara ngritjes se flamurit ish perfshire ne bisedime sitematike te fshheta e gjeysem te fshehta me Qeverine greke ne rangjet me te larta,si kryeminustrin Thetoqis,ate te mbrojtjes Saandas,minstrine Jashtem Skuzes,kryetarin e parlamentit Levidhis e te tjere.

    Te cilet pasi e mbajten per shtate vjet ne konakte te vazhdueshme te fshehta e gjysme te fshehta rekomduan qe te bente dhe mareveshjen e fshehte me 5 Mars 1907,ku ndermjet te tjerash ish dhe pika:I Qemali njihte Camerine dhe Prevezen si teritor te Greqise e Qeveria Greke do njihte Qeverine e Vlores(jo pavaresine e Shqiperickes se mbetur).

    Vetem nderhyrja ne kohe e Austrise,beri e mundur te shpetoje cte shpetoje nga Shqiperia,duke drjtuar ndryshe I qemalin qe:

    I kish bere gabiet fatale me greket per pjesen jugore te Shqiperise qysh me 5 Mars 1907.

    Nuk njihte aspak gjendjen aktuale ne Shqiperi,pasi akoma luftonte per autonomi nen otomanet,kur otomanet i kish mare lumi dhe ishin likat e fundit te lumit qe po ridhte.

    Nuk mori parasysh dhe vonoi,porisite e austriakeve qe Qeveria e Vlores te bashkonte forcat er te qene me unike Sqiperia me ato te qenres e veriut.

    E jo vetm kaq,por ne kujmin e nevojes per autiritete perfaqesues ne vend I Qemali iku jashte Shqierickes se mbetur,duke bere per pak fatale dhe kezistences e Shqiperickes se mbetur.

    E cila dhe kjo e fundit shpetoi vetme ne saje te Kongresit te Lushnjes ne janar 1920,te cilen e thiri,oranizoi e mbrojti A Zogu ne krye te mbi 9000 lufterave te mbledhur prej tij.

    Per me shume,lerini perallat e partise,qe kane fshehr per me shume se 70 vjet te vertetat e histore se pjese te mareveshjes se fshehte te I Qemalit me Greqine.

    E lexoni:Austriaket mbeshteten Ismail Beun te ngrinte flamurin.Eleni Kocaqi

    E pas kesaj Beni te a beje dhe bejten tjeter,kuptohet pas kesaj.

    Reply to this comment
    • N. VJOSA August 25, 11:38

      Prape ti Fleksi fandaksur!?…
      Ismail Qemali me vepren e tij eshte nje Gur i madh,
      sa Mali i Korabit,
      qe rri hijerende ne themelet e shtetit shqiptar!
      Ngule ne koke kete te vertete qe e dine mbare shqiptaret jo vetem në Shqiperi, por kudo ku jane, ne te pese Kontinentet!…
      Dhe sa here vjen Festa e Pamvarsise, mblidhen se bashku , duke nderuar Ikonen e tyre te Pamvarsis si shtet!…
      Kufijt e Shqiperise se sotme i caktuan fuqite e medha dhe Konferenca e Ambasadoreve , o injorant i kulluar!?..Dhe jo Ismail Qemali!
      Keto gjera nuk i ndryshon dot asnje lloj Fleksi i Sali Rrufjanit dhe asnje citim Kocaqke!…
      Pse nuk u drejtohesh qindra studjuesve te nje niveli shume me te larte se Kocaqka, , qe thone te kunderten e Kocaqkes?!…
      Po ti dhe Kocaqken E KE LEXUAR ME ATE SYRIN ME XHAM APO PA XHAM?!…
      Austrohungaria e perkrahu Plakun Kokebardhe si debora, ne vepren e tij te pavdekshme, per te mos lejuar coptimin e Shqiperise!….
      Por si ty Fleks flasin vetem serbosllavet , antishqiptaret me te terbuar!
      Po te pyes edhe nje here, o funderrine antishqiptare:
      Skenderbeun e bët Sërb!…
      Ismail Qemalin Tradhetar!…
      Luften e madhe Antifashiste, me te ndrituren Histori te shqiptareve, qe i rreshtoi shqiptaret me Fitimtaret, e nxini!…
      Çfare u ka mbetur tjeter pa nxire?!…
      Ik o Fleks, se je bere si Morr P…, ketu ne kete Blog te nderuar!…

      Reply to this comment
    • qelbesira ne litar August 25, 15:06

      FEKALEKS ajde te besh gojore se vajti ora

      Reply to this comment
  4. Tironsi partise August 25, 10:46

    Flekso dhe ne na shteruan fjalet e mirenjohejes e nuk gjejme me te tjera,Je brilant qe shkelqense afermi dhe se lagmi.Lum ti qe i thua gjerat ashtu si jane faktet e historise troc fare.Nuk je i pasur ne materie por ne shpirt.

    Shenim:ketu kemi perdorur tekniken e ndonje miku tim qe vete shkruan nje koment dhe po vete me emre tjeter i thur himne,fet me emer tjeter

    Reply to this comment
  5. Tironsi partise August 25, 10:56

    Meqe here pas here,dhe per ceshtje shume te rendesishme,pra kur behet fjale per inetersa kombetare Beni ben sikur eshte qorr me dy sy ne balle.

    Te shkruaj dhe nje bejte per gjigandin dhe atdhetarin e paster Ali Kelcyra,duke kuptuar e kompletuar keshtu dicka nga kuadri i fakteve dhe sakrificave te verteta te shqiptareve per pavaresi te Shqiperise dhe jo te Shqiperickes.

    Nuk eshte nevoja te shkrau kaq gjate,duke share nje sy e lavderuar je sy tjeter.

    Jo,jo nuk eshte nevoja vetem se ti thote gjerat troc ashtu sic jane e jo ashtu sic i pelqejne.

    Pasi sot ai dhe kushdo tjeter nuk e fshehin e nuk e tjetersojne dot me histornie me peralla partie.

    Reply to this comment
  6. ARUSHA August 25, 12:08

    ARBEN DUKA eshte Homeri i shek te 21 ne Shqiperi dhe ne te duam shume

    Reply to this comment
  7. mark marleku . August 25, 12:13

    Nuk di se cte te them me pare o ARBEN DUKA ,por mos vdeksh kurre O ANDON ZAKO CAJUPI modern , i diteve TONA !

    Reply to this comment
  8. Fleks August 25, 12:50

    E di o N Vjosa i fandaksur se te duhet kohe te kuptosh faktet e historise dhe jo perallat e partise(pasi ti je ushqyer me paralla partie per me shume se gjysme shekulli),prandaj dhe po te perserish gabimet=fajet fatale te I Qemalit:

    1-Me traktanin e fshehte me 5 Mars 1907 ku Camerine dhe Prevezen e njihte si territor grek

    2-Nuk njihte aspak gjendjen aktuale ne Shqiperi,pasi akoma luftonte per autonomi nen otomanet,kur otomanet i kish mare lumi dhe ishin pikat e fundit te lumit qe po ridhte.

    3-Nuk mori parasysh dhe vonoi,porosite e austriakeve qe Qeveria e Vlores te bashkonte forcat per te qene me unike Shqiperia me ato te qendres e veriut.

    4-E jo vetm kaq,por ne kulmin e nevojes per autoritete perfaqesuese ne vend, I Qemali iku jashte Shqierickes se mbetur,duke bere per pak fatale dhe ekzistences e Shqiperise se mbetur.

    Qe sic ta kam theksuar dhe me siper,po te mos ish Kongresi Lushnjes janar 19120 as Shqipericke nuk do te kishim me.

    Kur te gjithe strategjine greket per te perfshire ne teritorin e tyre Camerine edhe Prevezen e bene ne baze te kontateve qe paten per 7 vjet me radhe e me vone me I Qemalin,duke ekethyer kete te fundit ne nje vegel qorre ndosha dhe padashjen e tij,por qe me trakatatin njohu Camerine dhe Prevezen si teritor grek,ne kembim te njohjes se Qeverise se ardheshme te Vlores(jo pavarsine e Shqiperise).

    Aq sa dhe kur jugu po digjej ne flake I Qemali nuk ndihej e nuk dinte me si te sillej e ish Ali Kelcyra i qe i doli balle zjarrit ku po digjeshin Shqiperia e Jugut.

    Pasi theksoj,I Qemali e kish bere fajin e madh e te perjetshem.

    Per me shume z N Vjosa lexo pakez Ali Kelcyrenp er keto ceshtje etj etj etj.

    EEEEeeee kush ta ka mohuar luften nac-clir tyja z Vjosa,sidomos pasi gjermanet iken dhe lane ne Tirane me 15 Nentor vec nje gjerman qe kish mitrolz dhe arka me fisheke.

    4 brigada e rethuan gjermain per 72 ore dhe u be lufte,por ase vrane e as e plagosen dot, i cili pasi rezistoi i vetem per 3 dite e 3 nete,kur ju mbaruan fisheket vrau vehten.

    E u clirua Tirana.

    Pasi ti e di mire se luften e verte e bene:

    Shpikja e radareve nga anglezet.

    Zbarkimi ne Normandi i aleateve.

    Moshyrja ne lufte e Japonise(ti binte Rusise pas shpine) kur gjermani ish ne portat e Moskes.

    E ne fund bomba atomike e Amerikes.

    Se po te ish per tyja,ne qoftese Turku te mbajti 500 vjet,gjermani do te te mbante te pakten 1000 vjet.

    Shembull te cilin ta dha lufta e Tiranes ku 4 brigada me brigatare rethuan e as nuk munden dot te palgosin nje gjerman,nje gjerman te vetem.

    Prandaj dhe ketu,te takon nje te rroje partia!

    Reply to this comment
    • tifozi. August 25, 16:31

      Fleks, apo “Fluturak” haleshe, aty, aty jane, me duket se jam afer shenjes. Ti mor batakçi dhe bastarde batakçinjsh, deshtak dhe pjelle deshtakesh, kerkon te na shesesh pr histori halelleqet e trurit hale te beut te Kelcyres, brekedhierit dhe brekeshqyerit nga fashistet italian dhe nazistet gjermane! Historia, ne asnje vend te botes dhe per asnje vend te botes, qofshin keto dhe fiset Zulu, nuk mund te behet as nga sherbetoret e pushtuesve qe shesin deri grate, motrat dhe vajzat e tyre dhe jo me atdheun dhe trojet e tij, dhe as nga trashegimtaret e tyre pavarsisht nese jane te tyre apo te atyre qe u sherbyen.
      Kush je ti mor morr bythe, qe kerkon te deformosh dhe te spekullosh me qenlleqe antishqiptare historine e Pavarsise se Shqiperise.?! Kush je ti mor pleh katoqi qe kerkon te bqaltosesh nje prej figurave me te medha historike dhe atdhetare qe ka nxjerre kombi shqiptar, lavdimbuluarin Ismail Qemali?
      Kush je ti mor funderine, relike e haleve fashiste qe vegjetojne ne gjirin e nje force politike amalgame dhe ne administratat e pushtetit te saj te felliqur, qe kerkon te fyesh Luften e Lavdishme Nacional -Çlirimtare?! Edhe vete fundrinat e nazizmit, dokumenta e tyre nuk kane bere dhe nuk bejne pohime dhe deklarime te tilla kaq te poshtra dhe te genjeshtera sa ç’kerkon te besh ti, batarde antishqiptar. Do te beje mire q

      Reply to this comment
    • tifozi. August 25, 16:33

      Fleks, apo “Fluturak” haleshe, aty, aty jane, me duket se jam afer shenjes. Ti mor batakçi dhe bastarde batakçinjsh, deshtak dhe pjelle deshtakesh, kerkon te na shesesh pr histori halelleqet e trurit hale te beut te Kelcyres, brekedhierit dhe brekeshqyerit nga fashistet italian dhe nazistet gjermane! Historia, ne asnje vend te botes dhe per asnje vend te botes, qofshin keto dhe fiset Zulu, nuk mund te behet as nga sherbetoret e pushtuesve qe shesin deri grate, motrat dhe vajzat e tyre dhe jo me atdheun dhe trojet e tij, dhe as nga trashegimtaret e tyre pavarsisht nese jane te tyre apo te atyre qe u sherbyen.
      Kush je ti mor morr bythe, qe kerkon te deformosh dhe te spekullosh me qenlleqe antishqiptare historine e Pavarsise se Shqiperise.?! Kush je ti mor pleh katoqi qe kerkon te bqaltosesh nje prej figurave me te medha historike dhe atdhetare qe ka nxjerre kombi shqiptar, lavdimbuluarin Ismail Qemali?
      Kush je ti mor funderine, relike e haleve fashiste qe vegjetojne ne gjirin e nje force politike amalgame dhe ne administratat e pushtetit te saj te felliqur, qe kerkon te fyesh Luften e Lavdishme Nacional -Çlirimtare?! Edhe vete fundrinat e nazizmit, dokumenta e tyre nuk kane bere dhe nuk bejne pohime dhe deklarime te tilla kaq te poshtra dhe te genjeshtera sa ç’kerkon te besh ti, batarde antishqiptar. Do te beje mire qe pas kesaj jo vetem te nderroje pseudonimin por edhe stilin e te shkruarit, hale!

      Reply to this comment
      • Kuqeziu August 25, 17:25

        Te lumte “tifozi”! I ke dhenë një pergjigje të merituar bastardit antishqiptar qe per të derdhur mutesirat e tij fshihet pas pseudonimit fleks. Kursimi i fjalorit per keta bastardë nuk është me dobi. “kunder piratit nje pirat e gjysëm thotë francezi” dhe ju kini berë pikérisht kështu. Pershëndetje tifoz!

        Reply to this comment
  9. qelbesira ne litar August 25, 15:09

    FEKALEKS GOJOREN BIR SE TE VAJTI ORA

    Reply to this comment
  10. Vëzhguesi F. August 25, 16:43

    Fleks!
    Kjo qe bene ti, eshte nje spekullim i hapur ne te drejten per te folur!
    Ti je nje provokator i ndyre dhe frikacak, edhe pse pjese e administrates
    ende ne pushtet!
    Lexuesi i mesiperm, sikunder dhe miku im Neti Vjosa ta kane dhene tamam ate qe meriton, por une do ti propozoja kesa gazete te nderuar, qe shpifjeve te ndyra ndaj figurave te kombit dhe poshteruesve te kallepit tend prej mbeturine fashisti per epopene me te Lavdishme te popullit shqiptar, tua fshinin komentet si pacavure jo vetem antietike por dhe e se shumti percarse dhe antikombetare.
    Ti je tamam siç te pershkruajne nje lloj bastardi qe nuk rreshte se provokuari lexuesit aty ku ata jane me te ndjeshem ne çeshtjen kombetare.
    Te betohem se nuk kam per tu ndare o sozi e Alpinit, sido qe te dalesh.
    ps. Ai gjermani qe kishte ngelur ne tirane mos ishte gje hamshori i mamase tende, qe e ditke kaq mire?

    Reply to this comment
  11. tata August 25, 23:09

    cilit shtet krijoje ismail qemali shtetin e leshit ai iku nga syte kembet mori florinin dhe e la shqiperine pa shtet shtetin e beri mbreti zog por zaten historine e bete si bete ne kohen e enverit por sot nuk mund te genjeni kombin shqiptar ismail qemali eshte nje hajdut dhe anti shqiptar tradhetar i kombit sa per zotin nishani ai eshte nje president i zgjedhur nga parlamenti si te gjithe te tjeret sa per sharlatanin arben duka nuk mund te krahasohet jo me sali berishen por as me shoferin e sali berishes po gajaseni me shkrimet e ketij mostre vetem ju komunistet e qelbur bijte e barinjve te jugut dhe krimineleve qe e vrate kete komb e masakruatet dhe shkaterruat por nuk keni me shanc se kombi shqiptar eshte tani 10 milion dhe jo 2

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*