S’jam poeti i shkalluar, jam popull i zemeruar

Arben Duka October 26, 2015 09:50

S’jam poeti i shkalluar, jam popull i zemeruar

 

S’jam Lulashi-as Ristani,
as Saliu-as Paloka,
po nga hallet e vatanit,
edhe mua më dhëmb koka!

S’jam Gramozi-Taulanti,
nuk jam Rama-nuk jam Meta,
po në malin me akuza,
ka vërtetë dhe të vërteta!

S’jam PS-ja, nuk jam SHQUP-i,
Valentina dhe Topalli,
por shikoj se si halldupi,
Shqipërinë prapë e talli!

S’jam Fevziu-as Filipi,
nuk bëj asnjë emision,
por e shoh sot gjithë Atdheun,
të zhytur në korrupsion!

Nuk jam Kaçi-nuk jam Ndoka,
nuk bëj pjesë në asnjë bandë,
por e di se tenderimi,
këtu bëhet me komandë!

S’jam Ahmetaj-as Gjiknuri,
nuk jam Beqja-nuk jam Çimi,
po e di që fiton miku,
pavarësisht sa është çmimi!

S’jam Artani kapedani,
nuk punoj në punë të shtetit,
s’kam djegur për ALUIZNI-n,
mandatin e deputetit!

S’kam djegur për ALUIZNI-n,
një mandat prej deputeti,
ku milionat të duken,
si pare të vogla xhepi!

S’jam Kumbarja e harbuar,
as ministër si Lindita,
jam poet i zëmëruar,
që shkruaj vargje te “Dita”!

S’jam Gjermeni-as Lefteri,
nuk jam Çuçi-as Kodheli,
por shoh se në palo duar,
Atdheu sërish na ngeli!

Jam poet i zëmëruar,
që nuk heshta si një murg,
korentin e kam paguar,
ndaj akoma s’jam në burg!

Gjithnjë majtas e më majtas,
ka qenë pozicioni im,
por ju them se Edi Rama,
s’ka mbajtur asnjë premtim!

S’ka mbajtur asnjë premtim,
e bëri çdo ditë të Martë,
po s’e ka aspak problem,
të flasë me zë të lartë!

Mbase jo të gjithë e dinë,
ç’është kobi edhe “Koba”,
të parat për qeverinë,
janë burgu edhe gjoba!

S’jam Luani-luanesha,
as Petriti-as Spartaku,
po e di që për Sovranin,
çdo ditë po shtrëngohet laku!

S’jam i ziu-as e zeza,
po jam vetëm Arben Duka,
e di që në shumë tryeza,
tani është problem dhe buka!

Arben Duka October 26, 2015 09:50
Komento

28 Komente

  1. sadik xhafa October 26, 11:01

    Arben Duka gjithmon mbete ti vigan i poezise,fjala jote objekt i vertete ne trojet e SHqiperise

    Reply to this comment
    • hajdari October 27, 02:20

      E ke then’ sakt kete here
      Qe je thjesht nje Arben Duk’
      Po te kishe qene Edvin
      Sot do te quanin kopuk

      Se ke mbetur Arben Duk’
      Prandaj te lexon mileti
      Nuk ke bere kompromise
      Nuk te ka kalbur pushteti

      Sot e majta qe ti mbrojte
      Katandisur eshte per dreq
      Edhe me sa duken bathet
      Do te shkoje keq e me keq

      E ka thene dikur i pari
      Une sot po ta rikujtoj
      Gjith’ derrat nje turi kane
      Gjith’ b..q.. jane njelloj

      Reply to this comment
  2. kasemi October 26, 11:38

    Ne te gjitha bejtet ka vetem konstatime, qe nuk duhet haruar pa thene se te gjitha ato qe shkruan Shoku Duka, ne populli i thjeshte i shohim, i bisedojme dhe i ndjejme ne kurrizin tone.
    A MUND TE NA THOTE SHOKU DUKA SE CILA ESHTE ZGJIDHJA QE KETO TE MOS NDODHIN?
    Noli p,nne poezine e tij ” Anes lumenjve ” i rendit te gjitha apo thuajse te gjitha fatkeqesite qe i behen popullit nga ata qe jane ne pushtet, por ne fund jep dhe rruge zgjidhje : ” NGREHUNI DHE BJERUNI / KATUNDARE E PUNETORE / QE NGA SHKODRA GJER NE VLORE ”
    Cila eshte zgjidhja, bejtexhi, cila eshte zgjidhja, kete na shkruaj e na thuaj.

    Reply to this comment
    • LILOLABJA October 26, 12:08

      Vargjet e Zotit Duka jane i vetmi informacion qe marr per vendin tim ,te vetmin qe besoi ne ato qe shkruan .Sherbimi qe i beni vendit nuk ka te çmuar zoti Duka! Fat qe ju kemi ne mesin tone .
      Ju uroj shendet e jete te gjate!

      Reply to this comment
    • Kuakuarakua October 26, 21:21

      Kasem more .Te paska lene mendja zotrote.Por me shume o kaso je nxire e sterrosur nga xhelozia dhe ligesia. Na more, mblidhe rradaken kaso mavria. Nuk i japin poetet zgjidhjet kaso. Poetet frymezojne e demaskojne kaso. Dil ti o i mencuri kaso kalldremi na thuaj ca zgjidhje. Dil or dil se nuk te bejme gje sado qe rri me minjte e bodrumeve. Ah mor kaso kaso. Na rruajtsh mikun kaso frika!

      Reply to this comment
  3. Claus October 26, 11:51

    Te te nisen neper Gjermani 45 mije shqiptare dhe ti te dalesh ne maje plehut dhe te japesh leksione per suksese dhe realizime qe rajoni kurre nuk i ka pare, nuk eshte vetem tallje me popullin, por edhe cinizem, per te mos thene krim.

    Keto i beri Berisha dhe me 23 qershor dhe mori mandaten, por keto po i ben mire dhe bukur Rama qe tashme me duket si “mein Führeri” qe bente c`bente ne ditet kur Berlini po binte dhe laku shtrengohej dhe shtrengohej, therriste tre here ne dite gjeneralet per te diskutuar per “situaten aktuale”!

    Te sillet ne Berlin Armata e 5-te per perforcim, therriste dhe cirrej. Ajo armate nuk ekztiston me “mein Führer”, merrte nje pergjigje nen dhembe.
    Te sillet armata e Kesselring-ut duke “gjetur zgjidhjen” aty per aty duke i dale sterkala peshtyme nga goja.
    Nuk mund te vije “mein Führer”, eshte e rrethuar keq ne Alpe, merrte po ashtu nje pergjigje nga ndonje feldmareshal plot djerse ne fytyre.

    Atehere ku eshte armata e Wenk-ut, te kthehet Wenku urgjentisht!!!! Dhe ashtu u la.
    Do te kthehej Wenku me armaten e tij urgjentisht!
    Te gjithe e dinin qe tere armata e Wenk-u ishte bere pluhur dhe hi, po kush kishte guxim t`ia thoshte ne sy Führerit.
    Bene sikur telegrafuan sa per te zbatuar ate urdher dhe i mbyllen hesapet.

    Ne takimin e ardhshem te keshillit te larte te gjeneraleve pas disa oresh, u kujtua dhe pyeti:
    ” Erdhi armata e Wenk-ut per perforcim?”

    Dikush mori guximin dhe i tha: “Mein Führer, ajo armate eshte tashme inekzistente!”

    Gjendja morale dhe psikike ne Quartierin e Pergjithshem kishte shkuar ne ate pike sa nuk mund te mbante me.
    Me tej dihet se c`ndodhi.

    Reply to this comment
  4. METEH October 26, 12:01

    Ju lumt Z.Duka per poezn e perkryer.Ju doni gjithmon drejtesi pavarsisht kush qeverise,qoft dhe i majt qe perfaqsoni ju DHE UNE.Z.Kasem qe shkruan me lart kerkon zgjidhje nga JU.Zgjithjen e jep dhe BUFI I PULAVE,ndersa ju po e po.1.Ne kete vend per 25 vjet sundon BERISHIZMI e pa u larguar ai nga skena politike ky vend nuk do ket qetsi,por vetem sajesa,sherr,tritol,vjedhje,vrasje.2.Pa u zhbere drejtesia ekzistuese,populli do ropatet duke paguar mekatet e sistemit te korruptuar nga makutrit,lukunia,karieristet..qe kerkojne pushtet e para.3.Rama eshte me ortak ne qeverisje dhe po e ka te veshtire te beji reforma,ku edhe te punesuarit jan shumica nga LSI duke i lene PS-istet ne balte..!

    Reply to this comment
  5. Shahisti October 26, 12:32

    Epo mire, o i zemeruar na i the edhe kete. E çë pastaj? Hë mo e çë pastaj? C’te bejme me zemerimin tend apo te fryme syte?

    Reply to this comment
  6. rilindasi October 26, 13:15

    z. Kasëm i kërkon të gjitha nga poeti Duka,edhe diagnostikimin.edhe mjekimin edhe shërimin.Pastaj z.Kasëm,kot që pyet sepse në mënyrë metaforike na i jep vet edhe zgjidhjen.
    Një shkrimtar patriot i njohur Hungares,ka thënë:”Luftrat që prishin njerëzinë nuk do ti doja kurrë,por po t’më prekin kufinë do të luftoja si burrë”.

    Reply to this comment
    • kasemi shqiptar October 26, 16:22

      Shoku Rilindes,
      Po pse ti nuk i di, nuk i sheh, nuk i degjon, nuk i bisedon ato probleme qe shqetesojne sot shqiptaret? Une besoj se shumica e shqiptareve qe kane dy para mend ne koke i dine te gjitha syo qe politikanet bejne duke na zhvatur djersen tone. Dhe i dine edhe pa na i treguar shoku Duka ne bejtet e tij.
      Problemi qendron, cfar duhet apo cfar te nejme qe te shpetojme nga ky llum qe na sundon?
      Se ja kuptoje dhe vete duke menduar me qetesi: Ja i tha shoku Duka kete vit, vjet, parvjet, para pese viteve. E cfar ka ndodhur? Asgje. Qeverite ndrohen, por vjedhja, korrupsioni, kriminalizimi vazhdon perseri per te mos then qe vazhdon ne nje nivel akoma me te larte.
      Prandaj u e them se shoku Duka lodhet kot per te na treguar arat. Dhe kam mendimin se bejtexhiu lodhet e ben bejte per t’i shitur ne shtyp dhe per te nxjere buken e gojes.
      Dikush thote pse t’ja kerkojme sjokut Duka menyren se si te shpetojme nga kjo qe na ka gjetur.
      Po une prandaj solla shembullin e Fan Nolit me vjershen e tij te fameshme ” Anes lumenjve”.
      Ne se nuk na jep nje menyre se si te shoetojme nga my cyra qe na ka rene, edhe mua, edhe ty, edhe atij tjetrit, stehere lodhet kot dhe per te miren e popullit ben vetem nje vere ne uje. Pse? Sepse ne ato qe thuhen ne bejte i dime me mire se vete bejtexhiu.

      Reply to this comment
      • Kuakuarakua October 26, 21:30

        Na more Kaso , ke fillue me gabime ortografike a lumadh. Nuk shkruhet kasemi shqiptar por kasemi gomar A don me ta qit emrin. Pale pale i hiqesh dhe mik Arben Dukes dhe pas nje ore del ketu dhe e shan! Kasem shejtani mos gris citjanet e sateme me keto menyra.

        Reply to this comment
        • kasemi shqiptar. October 27, 01:35

          Une them se s’eshte e nevojshme qe bejtexhiu Agron Duka te ne shkruaje se cfar bejne politikanet qe pasurohen ne kurrizin tone.
          Se ja ka kaq vjet i shkreti Arben qe lodhet duke shkruar meret per politikanet dhe cfar ka ndodhur? Asgje! Iken nje qeveri hajdute dhe vjen qeverija kusare.
          Noli ne vjershen e tij “Anes lumenjve” qe besoj qe dhe ti e ke lexuar nja dhjete here!!!!(hahahaha), thote dhe cfar bejne politikanet ne kurriz te popullit dhe jep edhe rrugen e zgjidhjes per daljen nga gjendja ku e kane fundosur popullin.
          Ndersa bejtexhiu Duka vetem konstaton. Po keto konstatime te gjithe i dime, edhe ti i di me mire se une. Prandaj ne se bejtexhiu shoku Agron Duka, do te beje te nira per populli le te jape mendimin e tij se si duhen zgjidhur keto probleme.
          ( sa per citjane une nuk e di se cfar jane sepse banoj ne qytetin me te perparuar te Shqiperise. Ti i ditkerke se c’far jane citjanet se si duket i perdorin grate e familjes tende. Nje keshille, mos ia u gris citjanet atyre se eshte turp, e kete t’a them miqesisht).
          ( ke te drejte qe une bej shume gabime ne te shkruar).

          Reply to this comment
  7. why ? October 26, 13:24

    pershendetje Claus

    Jeni shume I vemendshem per te sulmuar kur nje gjysem I vdekur eshte drejtuar per ne funeral home.

    Ai ““Mein Führer” qe ju aludoni per Ramen lindi I vdekur qe ne 23 qershor 2013 (nqs se je kurioz ta argumentoj shkencerisht).

    Ajo qe gaboni rende eshte se ““Mein Führer-edirama ” nuk zhvilloi asnje beteje me armikun e tij Berishe..sepse ne vend te hapte defterin e krimeve te Sali Palikarit I dhane urdher qe te hapte bunkarin e Enver legjendarit qe juve grekerve dhe serbeve ja u cinte nonen.

    Komentshkruesi I ka bere elegjine atij vendi ne 4 dhjetor 1991 dhe shikon I qete ate vend qe po shkon si Titaniku ne fund te detit…

    Edi Rama tani eshte si ato muzikantet e Titanikut qe mbanin njerzit me shprese edhe pse dihej fundi.

    Zoti Claus Nje keshille:

    Kur njerzit kane mort..kurseje fishekzjarret e dasmes..

    Reply to this comment
    • Claus October 26, 14:46

      Perse?

      Kam pershtypjen se ke qene edhe tek faqja e Meros, por si duket me paske lexuar me nje te “hedhur syri”.

      Qe ne fushaten e Rames kam qene teper skeptik me tere ate program rilindas, e cila ishte vetem nje demagogji fantastike duke bere njerezit te enderronin me sy hapur. Kete ndoshta mund ta kesh kaluar.
      Me tej:

      Ne fushen e taksave kam qene po ashtu kritik, se nuk mund te quhet program socialist nese ai qe ka ne muaj te ardhura qe shkojne mbi 1 milion e gjysem te paguaje vetem 5% takse mbi te ardhurat. Eshte taksim progresiv, prandaj llogarite jane te holla dhe i kam bere te qarta me kohe.

      Po ashtu dhe ne fushen e “shendetesise falas” kam qene teper kritik se nuk mund te behet nje vend me sistem britanik shendetesie duke patur nje ekonomi manifakture dhe tregtie dhe 40% te papune, pra 1 milion, sic thoshte Rama dikur.

      Edhe ne rastin e rendit te Tahirit, kur dilte pa marre pushtetin dhe pyeste ne rrjete sociale, “hej njerez, si e doni policine?”, kur sot ai do te vendose kamera ne cdo dere pallati, ndoshta, ndoshta do te kerkoje dhe ne dhomen e ndejtjes a te gjumit te vendose kamera dhe cimka, kam qene kritik dhe mosbesues qe ne fillim. Dicka me tingelloi jo dhe aq bukur ne veshe, kur PS mblodhi te gjitha te dhenat a CV e shqiptareve qe jane jashte me premtimin per vende pune ne Shqiperi dhe kete e beri pa ardhur ne pushtet akoma!!!
      I duan dhume te dhenat e shqiptareve, sidomos per ata qe jane ne jashte, i “kane me plot deshire”. E pra ci hynin ne pune nje partie CV e njerezve dhe jam i sigurte, qe shume veta rane ne ate gracke.
      Kjo qeveri e ka “helmin” te sheqerosur, duhet kohe per tu kuptuar, socialiste ka vetem emrin.

      Ja pra qe nuk hedh fikshezjarre ne mort, por kam hedhur edhe ne dasem.
      Kam aq eksperience, zgjuarsi dhe formim per te mos bere budalla as Rama dhe askush tjeter.
      Tek mua nuk mund te gjesh as militantin, as puthadoresin, jo per gje por nuk i kam as ne natyre.
      Ata i njoh dhe i njoh mire, se sa formim kane dhe per cfare jane ne gjendje te bejne, per kete te jesh i sigurte.
      Ne periudha te ndryshme kam hedhur fakte ne komentet e mia, por kur lexon me “nje te hedhur syri”, pak te mbetet ne mend.
      Per sot me kaq.
      Pershendetje

      Reply to this comment
  8. why ? October 26, 16:49

    I nderuar Claus

    Mos dil jashte teme persa i takon k/komentit tim.

    Po ta perseris idene time ne nje forme tjeter:

    Te sulmosh Edi Ramen tani qe ka marre rrugen drejt nje harakiri te sigurte nuk eshte as zgjuarsi dhe as “trimeri ” e juaja….shkurt jeni shume i vonuar jo vetem ju por dhe poeti Arben Duka.

    Le te permend disa sekuenca nga veprimet e Rames qe per xhentilence do ti quaja ..deleted..dhe mund te vesh fjalen me te ashper qe permban fjalori shqip:

    1- VEPRIMI I PARE MONSTRUOZ I EDIRAMES

    16/04/2014, Edi Rama në Kukes në përvjetorin e Kosovës

    Pavarësia e Kosovës, Rama mirënjohje të thellë Berishës, e Majkos

    “Shpreh mirënjohje të thellë dhe për Sali Berishën e PD, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë. Nëse e kthejmë në çështje politike ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill por fatmirësisht nuk ndahemi tek cështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve.”

    pra te falenderosh kete antishqiptar qe furnizoi milloshevicin,zhduku remzi hoxhen dhe sabotoi UCK eshte….deleted

    2- VEPRIMI I DYTE MONSTRUOZ I EDIRAMES

    ProvomimI te pallati brigadave i librit te Fejziut per Ahmet Zoogollin duke u zvarritur si..deletet ..para dyshes mafjoze 2F (Frangaj- Fejziu) ja leme lexuesit te nxjerre konkluzioni

    3- VEPRIMI I TRETE MONSTRUOZ I EDIRAMES

    Dekorimi i Visho Ajazit dhe Shikut te tij para ca javesh ..perpara se Edi Rama te shkonte te OKB ne NY…ne nje kohe qe Vishinki ka qene” truri” i Gazidedes…aq me shume kur po zien ceshtja e Remzi Hoxhes..

    i nderuar Claus.
    mund te rrjeshtoj dhe 100 veprime te tjera kontraversale te Rames..por kryesorja eshte se berisha eshte kriminel por dhe Rama ka bere nje tradheti kriminale por qe ty nuk jane fajtore.

    fajtoret jane: une, ti, arben duka,stafi gazetes dita,mediat shqiptare,te perndjekurit politike,trupi dhe turpi…..edhe nje here turpi dipllomatik i akredituar ne shqiperi.

    ne kete konteks eshte dhe ideja ime per ju:

    mos i gjuaj me shkelm nga mbrapa nje xhenazeje politike edhe kur ne rastin tone eshte 2 metrosh.
    tung !

    Reply to this comment
  9. SuloKapedani October 26, 17:20

    Detyra e nje poeti eshte e mjaftueshme te godase me vargje tamam si keto te z.Duka dhe meriton pergezime.Pergezime komentuesit why ?.

    Reply to this comment
  10. katarakti October 26, 20:39

    Une kam vetem nje verejtje per Edi Ramen: Se nuk ka hartuar dhe publikuar nje progam te qarte ekonomik zhvillimi, puneimi dhe mireqenieje. Punet e tjera i ka bere si duhet. Me kryesorja: ka filluar te beje shtet. Dhe shteti ne kapitalizem mbahet nga taksat. Dhe jo si deri me tani qe vidhnin energjine elektrike dhe as nuk donin ta paguanin. Ky ishte fundi i Shqiperise. Pra me perjashtim te nje programi te detajuar dhe studiuar ekonomik per vendin, qe Rama duhet ta kishte hartuar dhe proklamuar me kohe, punet e tjere i ka bere si duhet.Dhe duhet te kemi parasysh se çdo dite pengohet ne punen e tij nga presidenti, gjykatat, SHIK-u, Kyeprokurori, Ilir Floriri etj etj. Juve qe e kritikoni me duket se ju ka marre malli per Berishen. Ndryshe nuk spjegohet ky mllef.

    Reply to this comment
  11. As Poet, As Analist October 26, 21:07

    Ti nuk je mor jo
    Poet i shkalluar,
    ti lufton sistemin
    e degjeneruar!

    Ke permendur emra
    tè politikejve
    sot është kohë e ndyrë 
    kohe e maskarenjve! 

    Shkroi Ali Asllani
    shkroi me ulerima
    sot ajka e vargut
    qendron hakërrima!

    Aliut ka vite
    eshtrat i jane tretur 
    po vargjet tè gjalla
    edhe sot kane mbetur! 

    Sot me shume s’e kurre
    jehojne ato fjale
    per Lulash gazmorin
    dhe menderin Sale!

    Ato fjale bucasin
    per Rame e per Mete
    ato jane zjarre 
    qe djegin vertete!…

    Ke permendur burra
    edhe gra ‘me nam’
    une per veten time
    né liste nuk i kam!  

    Klubi i politikes
    nxin kokat e medhaja
    kur hyjne jane bejka
    me mbas behen llaja!

    Nxihen behen llaja
    tè zeza sketerre
    hyjne ‘Lisa dhe Rrepe’
    dalin ‘gjemb dhe ferré’!…

    Né shekujt e shkuar
    nëper histori
    gjithmone ka sunduar
    njeriu mbi njeri!

    Sistemi i mbarsur
    me paudhesine
    do vazhdoje tè shtype
    njeriu – njerine!

    Per t’a thene me shqip
    dhe me sakte fjaline
    do vazhdoje tè haje
    njeriu – njerine!

    Sa tè jetè sistemi
    i demokracisë
    do t’i mbyllet fare
    mendja njerezise!! 

    Mileti do shkojne
    prape né votime
    dhe né fund do bejne
    né uje nje vrime! ….

    Njerëzit si tè dehur
    do ndrrojne ca emra
    do ndrrohen ca burra
    do ndrrohen ca femra!!

    Ca hi do i hidhet
    né sy njerzise
    me tè do tè luhet
    loje e marrezise!!….

    Do tallen me tè
    e do e perbuzin
    dhe allatin mbrapa
    m’è thelle do i’a fusin!!…

    Mileti i gjore
    qè nuk kupton gje
    do shtroje kurrizin
    e s’do nxjerre zë!!…

    Nje cikel i mbyllur
    ketu eshte krijuar
    me politikej
    tè degjeneruar !!

    Popull bagetia
    ka nje handikap
    beji néné edhe babë
    gojen nuk e hap!!…….

     

    Reply to this comment
    • Tartufi October 26, 22:58

      Pershendetje,,,, As Analist,nga Tartufi
      Ketij populli i ka munguar qytetari me zemer te forte per sakrifice dhe zemer te
      madhe.Kjo eshte origjina e tragjedise se ketij vendi. Une jam miku i vazhdushem i vargut te bukur,,, ke vlera per tu pershendetur.

      Reply to this comment
    • Shahisti October 27, 12:25

      As Mish, As Peshk ke shkruar:

      Mileti i gjore
      qè nuk kupton gje
      do shtroje kurrizin
      e s’do nxjerre zë!!…

      Nje pyetje kisha une, zotrote dhe ju te mencurit e tjere qe i kuptoni keto qerratalleqet si puna e demokracise, a keni ndonje gje me te mire per te bere se sa te shkruani soj-soj bejtesh pacavure qe nuk i duhen kerkujt?

      Reply to this comment
  12. Pellumb Zaimi October 26, 21:46

    Zemerimi te ben poet ka thene nje mendje e ndritur. Me mua ndodhi ndryshe. Mua me beri Arben Duka. U rreshtova sot me penen , me zemerimin, me hidherimin , me mallkimin e me vargjet e Arben Dukes kunder kesaj klase apo klike politike te felliqur. Te kesaj qe eshte dhe te asaj qe iku. Nderime AUTORIT!

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit October 26, 22:13

    jo kaq pesimist a derebardhe se alternative ke prape Salen. I fut marshin e peste nga vendi Sala dhe po u be nuse per here te trete do ia mbathe edhe kripa per ne det… Per mendimin tim Edi eshte i kapur peng dhe jo nga Meta.Kushedi ku fle lepuri e do jete lepur i madh…Pastaj, ekonomia ka turperuar mustaqe me te medha. Edi premtoi 300 mije punesime, te pakten 1/10 duhej ta realizonte. Di te beje halla petulla po nuk ka uje – i thone fjales.

    Reply to this comment
    • LOVE October 27, 09:47

      eshte i kapur nga sindroma e pushtetit ,si te gjithe autokratet e Ballkanit
      si te gjithe ata qe rriten ne diktature ne pozicionin e favoritit nga kjo e fundit
      Frojdin ,ti e njeh Frojdin , je komunist i studiuar 😛
      thoshte qe pas te 40 secili nga ne kthehet ne baze , rrezikshmeri te larte paraqesin ata qe i rebelohen ne menyre te vecante ambjentit qe i ka rritur
      keta jane me pas bijte me te zellshem te …baballareve [kete fjale e shtova une]

      pr nuk eshte se na ngelet alternative Saliu ,jo jo ,pr ngelet qe po kthehet
      si shpetimtar i kombit ….kjo eshte me shume se fatkeqesi ,
      por cfare te bejme ,kemi ate qe meritojme ….
      kur them une qe partia juaj do shpallur e jashteligjshme dhe do denuar per genocid ,inatoseni te gjithe 😛

      Reply to this comment
  14. kur hapen dyert e jetes October 26, 22:22

    hej poet ,i tha dr bardhyli,une te kam lexuar te kam edhe ne bibloteken time.
    dhe poeti i tha;une erdha per verifikimin e nje letre, ne fakt dy, por une e pashe sa beje ti per njerezit,
    po ky kryteari i shahisteve pse nuk te perkrah , ben gjthmone komente pa buke.
    pse i ndodh keshtu?,ndoshta eshte i perlyer.
    bravo poet, nje zemerim per te gjithe,qe jetojne me mallkimin qe keta jane cnjerrezore, e nuk dine te kuptojne nga pasuria qeju ka zene syte se jeta jetohet me lumturi kur percjell e trasmenton lumturi, kur ke shpirt e kete ja u dhuron te gjitheve.kur edhe nje kafshate e ndaje me mikun tend e tani je bere armiki vendit tend,qe e vodhe,e shkaterove,e u pasurove me ate qe eshte e te gjitheve.
    sa keq,
    sa mire fundi do ju vije,njesoj si diktaturave te mepareshme,qe nuk u pastrua e prodhoje te njetat gjera edhe me keq.

    Reply to this comment
    • Shahisti October 27, 12:17

      O dera e jetes, apo o derezi, ç’te pickoi ty? Mos je gje i perlyer me ate qe do te perlyesh te tjeret, ngaqe te del e te tepron? Ti harron qe kjo puna e shijes eshte personale, ty te duket poet, mua me duket bejtexhi, nga ata te dores se fundit qe rreken te nxjerrin ndonje gote raki neper mejhanet e Tiranes. Keshtuqe ti lavderoje sa te duash, e me lere mua te them ate qe mendoj. A jemi apo s’jemi ne demokraci, paçka se ju bandes se nostalgjikeve ju dhemb per kohen kur i canit trapin tere dynjase dhe e benit t’i thoshte sapunit djathe se perndryshe perfundonte ne burg. Ik e ftofe pak koken e nxehte e mo na caj derrasa. Shijoje sapunin e bejtexhiut per djathe, e na lere ne te tjereve te lajme menderen me ate sapun te cilesise se dobet.

      Reply to this comment
  15. katt October 26, 22:39

    votuam ne 2013 qe te mos arinim kete dite. Sa keq per gjithe popullin e sidomos ate te majte.
    Eshte e tmershme….. Keto qe thote Arben Duka jane me shume se te verteta, çfare do te behet me duket nje 97 tjeter … sa keq. E dini ate barcaleten e thesit qe sa here qe fuste doren njeri (Edi) per te zgjedhur merte k……………..

    Reply to this comment
  16. Socialisti bythpambuk October 27, 00:37

    E vetmja zgjidhje , krijimi i nje force te re politike , ku pika e pare e programit te jete :
    Gjykimi dhe futja ne burg e Sali Berishes , Lulezim Bashes , Edi Rames , Ilir Metes ,dhe sojit e sorollopit te tyre .

    Reply to this comment
  17. Fatos Luta October 27, 13:10

    Shpresoj qe z.Duka t’me lexoje

    Nuk dua te mbroj aspak maxhorancen e sotme, por dua t’i kujtoi z.Duka se Shqiperia ndodhet ende ne nje lufte civile pa arme, siç ne fakt ka qene qe kur u vedos pluripartiteti. Terheqja e litarit mes dy kampeve do vazhdoje deri atehere kur do flase drejtesia e vertete. Natyrisht, harxhimi i energjive eshte ne dem te popullit, por pajtohem me gjithkend se Qeveria ende nuk po del nga kurthet e kundershtarit. Me perpara se te forconte ligjet ndaj qytrtareve do duhej te reformonin drejtesine, e cila ende eshte ne nje ane te litarit qe terheq ne favor te antishtetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*