“Nuk jam pijanec”, por ndërkohë kthen 4 gota shampanjë

September 15, 2016 10:40

“Nuk jam pijanec”, por ndërkohë kthen 4 gota shampanjë

Shefi i Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker, i ka hedhur poshtë akuzat se ai është i alkoolizuar, duke shpjeguar se ai ecën në këtë mënyrë pasi ka pësuar një aksident me makinë.

Gjatë një interviste për gazetën franceze “Liberation”, presidenti i Komisionit Europian, piu 4 gota me shampanjë. Por ish-kryeministri 61-vjeçar i Luksemburgut tha: “Ju mendoni se unë do të isha ende në zyrë në rast se do të pija konjak që në mëngjes?

Lajmet se ai është një i alkoolizuar dhe kjo i ka shkaktuar probleme edhe në martesë, ai iu përgjigj kështu: “Më trishton me të vërtetë, madje edhe gruaja ka nisur të dyshojë tek unë nëse e gënjej. Por unë nuk pi kur jam në shtëpi”.

Fjalët për problemet e Junckerit me alkoolin, i cili është një konsumator i vjetër dhe i rënë i cigares, u përhapën për herë të parë pas një takimi të tij me ministrat e BE-së, ku ai kryente veprime të çuditshme. “Unë kam një problem me ekuilibrin për shkak të këmbës së majtë pasi kam pësuar një aksident”, shpjegoi ai.

September 15, 2016 10:40
Komento

1 Koment

  1. SHPRESE HUMBURI September 15, 17:51

    Berlusconi , Sarcozy ,ky fare Jumkeri , kryeministrat britanike , greke , kandidati i tanishem republikan ne SHBA , politikanet franceze,italiane,polake , rumune , hungareze , e mjaft te tjere , jane sot pasqyra dhe shembulli me i mire , per te kuptuar se si po degradon perdite e me shume politika boterore dhe se sa urgjente eshte vendosja e nje rendi te ri boteror , qe shohim te lakohet ne gojet e disa analisteve te njohur te kohes . Kete vakum, po e shfrytezojne me efikasitet Rusia dhe Kina .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*