Janë të lumtur të kamurit e këtij vendi?

October 9, 2017 11:45

Janë të lumtur të kamurit e këtij vendi?

Koloreto Cukali

Të marrët që qarkullojnë në rrugët e qytetit kanë disa lloj temash të preferuara që i përsërisin deri në kufijtë e acarimit. Flasin kryesisht për politikë, flasin për lajmin e ditës ose flasin për njerëz imagjinarë. Por nuk flasin kurrë për para.

Një copë rrugë në këmbë në një vend të populluar, për shembull nga liqeni, ju jep mundësinë të dëgjoni copa bisedash njerëzish të panjohur. Flasin vetëm për para.

Çdo bisedë, në këtë qytet, në këtë vend bëhet për, ose rreth parave.Mjafton të kapësh me vesh një bisedë të rinjsh çfarëdo në një bar, flasin vetëm se sa kushton kjo apo ajo, sa e kanë blerë këtë apo atë, sa lek ka babai i këtij apo atij. Këta janë pasqyra e së ardhmes, sa para ka, kush i ka, e si t’i rrimë afër.

Nuk kam gjë me ata që kanë para. Kam një problem me një sistem që funksionon vetëm me para. Nuk po gjykoj të pasurit, sepse të jesh i pasur nuk është faj. Nuk është as ndonjë meritë speciale, por nuk është faj. Por duhet të gjykojmë një sistem ku të pasurit bëhen gjithnjë e më të pasur e të varfrit gjithnjë e më të varfër, sepse të pasurit po e ndërtojnë për veten e tyre.

Sistemi i të pasurve

Arsyeja pse paraja është bërë kaq e rëndësishme është se kemi ngritur një sistem ku i vetmi kriter vlerësimi është paraja dhe i vetmi mjet për të arritur qëllimet është leku. Në fakt, nuk e kemi ngritur, e kanë ngritur të tjerët, ne kemi qenë thjesht indiferentë ose kemi marrë pjesë meqë “kështu është” e “kështu bëjnë të gjithë”.

Për të pasur sukses me femrat, meshkujve nuk u nevojitet të jenë sharmantë, mjafton të kenë para. Për të bërë qejf, nuk mjafton të jesh kreativ, mjafton të paguash për të qenë prezent në vendin më të shtrenjtë, pub a plazh. Për t’u zgjedhur, nuk ka rëndësi se çfarë programi ke e çfarë do realizosh, mjafton të blesh votat. Për t’u arsimuar mjafton ta blesh diplomën. Ke vrarë? Nëse paguan, nuk ke vrarë, nëse nuk ke të paguash do kalbesh në burg.

Paraja zëvendëson dijen, dashurinë, diplomën, profesionalizmin, inteligjencën, çdo gjë që nevojitet për t’u vetërealizuar në jetë. Njeriu me para ka shtënë në dorë drejtësinë, postet, votat, arsimimin, shëndetin. Njeriu me para ka në dorë integritetin e atyre që nuk kanë.

Jetojmë në një sistem ku duhet të jesh i pasur për të pasur akses në sistem. Kjo ka bërë që edhe ata që nuk janë biznesmenë të gjejnë mënyrat për të bërë para. Sot. Brenda natës. Ndryshe, nuk na quhet që jetojmë. Pyetjeve se nga dalin ato para, çfarë dhunojnë e çfarë shkelin, çfarë shesin e si e shesin, mund t’i jepni përgjigje edhe vetë.

Por, pyetja është, a janë të lumtur.

Lumturia, përmes pasurisë

Të pasurit që njoh unë, drejtpërdrejt ose përmes të tretësh, janë të stresuar vazhdimisht, ruhen me truproja dhe lumturia e tyre më e madhe është të ekspozojnë pasurinë që kanë: makina, femra të reja, pushime të shtrenjta, shtëpi luksi. Ma do mendja që zilia e atyre që kanë më pak i qetëson. Metra katrorë që nuk dinë si t’i shfrytëzojnë. Pishina private ku nuk lahen kurrë. Që nuk kanë ç’u duhen.

Është verë, dhe paratë, makinat e resortet uksoze hyjnë në punë. Do kisha dashur që të kishit marrë me vete librin “Manifest për Lumturinë” të Stefano Bartolinit. Por, ju e dini si e ka vera, s’ka kohë për libra. Pjesën tjetër të kohës vetëm punojmë për të bërë para. Me shpresë që paraja do sjellë edhe gëzimin e lumturinë. Premisa e vetërealizimit është “Nëqoftë se bëj para sa ka bërë filani do të jem mirë”

Në bisedat e përditshme lejmotivi kryesor është pyetja “sa para ka/ka bërë bërë filani”. Do ishte mirë të pyesnim, “a është i lumtur”. Por kjo është një pyetje që nuk e kemi primare as për veten tonë. Përgjigja do të na trembte. Derisa kuptojmë një ditë që stresi na ka konsumuar dhe e vetmja gjë që kemi bërë ka qenë gjetja e mënyrave për të bërë para. Sepse, të mos kesh para është fatkeqësi e madhe në këtë vend.

Rrathët e parambledhësve

Do isha kurioz të dija a janë të lumtur politikanët. Dhe a mendojnë ata se njerëzit e këtij vendi janë të lumtur. E kam fjalën, për ata njerëz hallet e të cilëve nuk mbërrijnë tek ata, ose dhe në mbrritshin mbërrijnë në mënyrë virtuale.

Ndërmjet politikanëve dhe tyre janë disa rrathë të pakalueshëm, rrathët e atyre që janë sulur të bëjnë para. Prioritetet e rrathëve të interesit që rrethojnë pushtetin kanë vetëm një fokus: paranë. Edhe politikat shtetërore kanë këtë synim, si të orientojnë rrjedhën e parasë.

Ku lundërtarët, e dini se kush janë. Hapni lajmet.

Skema lumturie në vend të skemave të kafshatës

Të jesh i varfër në shoqërinë tonë të kamjes është sinonimi i së keqes më të madhe, thotë Bartolini. Është si sëmundje. Cinizmi i një nisme si “skema e kafshatës” dikur, është vrasës. Pasi kanë ndërtuar një sistem ku i vdesin njerëzit deri edhe për bukë e u marrin dinjitetin, u hedhin edhe kafshata, si qenve.

Nuk kemi për të dëgjuar kurrë një fjalim, e larg qoftë një program politik që të ketë vizionin e lumturisë të shtetasve. Një vizion, sesi të kalohet nga shoqëria e kamjes në atë të mirëqenies. Ky nuk është një prioritet. Maksimumi që mund të bëjë për ju sistemi është t’ju lërë të afroheni pranë kanalit të parave. Të tjerat, rregullojini vetë.

Kur ngjitet në pushtet askush nuk sheh dot më larg se rrethi i parë rreth vetes.

Rrethi i atyre që u rritën me një dhomë e një kuzhinë, e tani jetojnë në vila me dhjetëra dhoma. Nga të cilat, për shkak të varfërisë së ideve, përdorin prapë vetëm një dhomë. Dhe kuzhinën.

 

October 9, 2017 11:45
Komento

59 Komente

  1. AGAÇJA LOPESHERUESE July 24, 19:50

    JE NGRITUR TEPER LART

    Idete e shtjelluara jane realiteti qe prekim me dore e ndjejme çdo dite brenda e jashte rratheve ogurzi.

    Kete librin e Bartolinit e kisha degjuar, me kete rast me dhe nje ide te mire ç’te lexoj ne keto dite te nxehta te fund korrikut.

    Ne vend te rratheve do flisja per lake qe mbyllen dita dites ne qafen e te deshtuarve morale qe karkarisin me ate shqipen e rendomte qe askush nuk e merr vesh: per ta eshte kulture, per ta eshte lumturi.

    Si mund te presim udheheqesi nga ofendues profesioniste edhe ne ate qe mbahen per te shquar, artin, kulturen? Si mund te pranojme te genjeshtren per te vertete, mashtrimin per begati, nga ai qe ofendon femrat dhe artin, nga ai kerkoi te kapet pas brekeve te kuqe te Violeta Manushit per te rrenuar edhe ate pak gje te vlerte qe na ka mbetur ne jashte rrethoreve (vetem i pari eshte lak mbytes) kujtesa, pendimi, zhgenjimi.

    Andaj them qe ke fluturuar teper lart, me shume realizem te prekshem na ben mire ne dhe u shtrengon deri ne mbytje te pa tjetersueshme fytin ketyre gajaseve me skamllekun e pergjithshem.

    Reply to this comment
    • morali i fabules October 9, 21:03

      A e di ti Koloreto se edhe gazeta DITA nuk eshte e pavarur ne editorialin e saj,per deri sa kam dy jave qe kam derguar nje shkrim per katrahuren ne pensione,jo vetem nuk e kane botuar,por as pergjigje negative ne telefon nuk me kane dhene per korrektesi.
      Nderkohe,qe kane botuar plot shkrime surrogato me ketre teme.
      Po shfryj me ty,se nuk besoj qe moderatori juaj ta botoje komentin tim!

      Reply to this comment
      • katrahura October 11, 00:39

        A e di ti pse nuk te japin pergjigje?
        Ose kane frike nga qeveria,ose thone me vetre :-“U be ky te na jape mend neve”!

        Reply to this comment
      • NTV October 11, 16:11

        Telefono sa te duash o “morali i fabules”, por a ja ke degjuar me zerin Thanos? Ka gati dy vjet qe s’dihet se nga e mban frymen. T’ja kete mbathur dhe ai ne emigracion?

        Sa per “pavaresine” e pacavures, aha, pirdhi me te. Pjese e stafit duket se jane bere nja dy militante partiake qe e kane mendjen vetem per te bere ciu-ciu me ca vizatues zhgaravinash… Po s’me besove na shkruaj, se kjo “AGAÇJA LOPESHERUESE” kam pershtypjen se mund te japi informacion me te sakte.

        Reply to this comment
  2. kumblla July 24, 22:50

    Koloreto……………………………………………………………………….

    Cfare te themi me? I ke thene ti te gjitha, ky shkrimi yt duhet mesuar ne lenden e edukates morale ne fillore. Te pergezoj ngrohtesisht per integritetin tend.

    Reply to this comment
  3. E VERTETA July 25, 07:02

    Te lumtur mund te jene vetem ata qe dine te jene te kenaqur me ato qe Zoti ju ka dhene.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku October 10, 08:43

      Bravo!!!!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 October 10, 13:51

        bravo???
        ça je tu thon o trap??
        “zoti” të ka dhënë,sipas ju besimtarëve,lakuriqsinë!
        maksimumi që mund të bësh është vëndi ku fut gishtin!në gojë a në bithë!!
        çdo njeri është i lumtur kur realizon ëndërën e tij!!
        kush ëndërron paratë,lumturohet as më shumë ka,kush ëndërron dashurinë lumturohet kur e gjen,kush ëndërron të bëjë keq,lumturohet kur bën keq,e njëjta me atë që mendon dhe bën mirë!!
        e kështu merradhë deri tek ti!!
        ti lumturohesh sa herë ha mut në komentet e tua!!
        pra nuk është paraja ajo që sjell lumturinë,është realizimi i dëshirës ajo që të lumturon!
        njeriu deuke qënë në qënje që nuk ka vetëm një dëshirë,që është në ndryshim të vazhdushëm është e vështirë të harijë lumturinë, dhe për më shumë në mënyrë të përherëshme!
        shko e mo na çaj trapin me me këto predikime klerikësh katunar të trashë!!

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku October 10, 16:12

          Ja dhe kriza e fundit epileptike e trugjizes.

          Reply to this comment
          • doktor tek çentralia October 11, 12:34

            xHUXHUMAK ,ndero panolinat ,
            se u qelbe era shure ……..
            ç’fare dreç malli pi o lamash ….mos e ke perziere me varikine o Lyrash …

          • Plaku Xhuxhumaku October 12, 12:44

            Kurse ti o doktoro shko e meso shqip. Po deshe pak nga shurra ime ta jap pa problem, te ben mire per majasellin.

  4. Guri Naimit D(Dh.Xh.) October 9, 17:42

    Nje “MIGJEN i KOHES sone” !

    Faleminderit sa shkruani; “MIGJEni i KOHES sone”.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • Che Guevara October 9, 20:41

      Akoma nuk ka lindur nje “Migjen” tjeter e jo te kohes!
      “Migjenet” e sotem nuk vene gishtin plaga,tek fajtori,pra tek shkaku,por te pasojat!
      Shkaku i te gjitha te keqiave qe rreshton Koloreto eshte sistemi kapitalist mesjetar i inbstaluar ne Shqiperi pas 90-tes!
      Eshte tallja qe bota na ka bere e vazhdon tre na beje ne shqiptareve gjoja se po na ndertojne demokracine!
      A nuk e shikonin perendimoret se Sali Berisha e shpartalloi shtetin shqiptar me rrenje,grabiti pasurite kombetare ,zhvilloi luften e klasave si kurre me pare,vuri ne drejtesi jeniceret e vet qe u dha garanci te benin cfare te donin p[or vetem te mbronin banden e tij kriminale!
      A nuk e ka pare perendimi qe sundimtaret shqiptare,kryetaret e partive kane te drejten ekskluzive te caktojne deputetet,ministrat etj pa pyetur asnje?
      A nuk e ka pare perendimi qe deputetet shesin mandatin e tyre per perfitime personale duke kaluar ne parti te tjera,pavaresisht se ate mandat ia ka dhene elektorati jo si pronen e tij?
      Eh more Koloreto sa ka si keto,prandaj nuk mjaftojne hartimet e tua per te ndikuar ne kete sistem kriminal!

      Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku October 9, 20:22

    O Koloreto (ose Ngjyraveci), po mire mer vella, ti mos u pasuro, nuk te shtrengon njeri, lumturoju me ato qe ke dhe ja hop e zgjidhe, Haje i lumtur çapen me gjize dhe jepi bicikletes.

    Reply to this comment
    • belaja October 10, 00:44

      O plaku xhuxhi!
      Nuk jane te gjithe si ty,qe i fut nje rrondele sumes dhe nxjerr pare plot!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku October 10, 12:46

        O bela, i bie qe ti e ditke si nxirret paraja, keshtuqe c’pret jepi. Po qe per rrondele hajde se po te jap une nja dy ti kesh sa per te filluar, pastaj duhet ti blesh vete.

        Reply to this comment
    • Po deshte te kuptosh se cfare mendon Zoti për paren, shiko ata te cileve jua dha! October 10, 09:30

      Kjo eshte shume e drejte!
      Cdo njeri e ka ne dore lumturine,.
      Po qe i varfer mos bej femije, se do shtosh varferine…
      Njeriu mund te jete i lumtur dhe me shume pak ..
      Te pasurit po te jene te pangopur, nuk mund te jene te lumtur…ose pa shendet..
      Shume te pasur jane shume me te palumtur se te varferit…
      Te varferit kujtojne se e keqja ju vjen nga mungesa e parase, te pasurit e dine qe ju vjen nga zoti, se paranë e kane!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 October 10, 13:39

        Po deshte te kuptosh se cfare mendon Zoti për paren, shiko ata te cileve jua dha!

        kjo tëndja po që është llogjikë,por që nuk lidhet aspak me atë që ka shkruar plaku me tapë në bythë!!
        ai me shpresë se do të bëhet i pasur,punon për tu varfëruar më shumë!!
        duke mbështetur psunuerët!!
        përshëndetje plako dhe shëndet!!
        mos pirdh aq sumë se ftohesh!!

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku October 10, 15:37

          C’ke mer bir qe krruhesh kot ne pune qe nuk i merr vesh. Fjalet e tua nuk vlejne as sa pordhet e mia, keshtuqe edhe nga pordhet e mia ti mund te mesosh ndonje gje. Nejse, shyqyr qe qenke gjalle.

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 October 10, 15:45

            “Fjalet e tua nuk vlejne as sa pordhet e mia,”
            prandaj të kam vënë tapën në bythë o karnëbush!!

          • Plaku Xhuxhumaku October 10, 16:47

            Kush, ti? Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

          • Ik andej .................. October 11, 12:39

            Ja pershembull , ti je i lumtur me
            sistemin Kapitalist Ballist ,
            sepse jeton
            si Miza ne Byth te kalit .

  6. qoftelargu ne shqiperi October 10, 06:36

    Pyetja qe duhet bere eshte o Kolo nese a ia vlen te krijosh nje sistem me klasa ne shqiperine bujkrobe postkomuniste apo nje sistem socialist utopik ?
    Kapitalizmi esjte sistem i eger dhe ne nje vend barbar si sjqiperia fatkeqesisht vetem monstrat malesore mund t’ia dilnin, monstrat shpellare si Berisha te specoalizuar neper strukturat e huaja te spiunazhit me te forta. Ka kritere te forta per te rekrutuat monstra te tilla dhe njerez te civilizuar apo qytetare te ndershem nuk fitojne asnjehere.
    Po te perzgjidhen njerez te ndershem guximtare patriote, nuk perkon me interesat nderkombetare te ketyre strukturave te spiunazhit qe mbajne nen kontroll pushtetin qendror.
    Jeta e zengjineve te rinj shqiptare eshte e mbushur vetem me frikera, enderra te keqia deri ne ate pike sa jane te detyruar per te ekuilibruar dhimbjen te kalojne ne anen tjeter te realitetit, ajo qe quhet erresire, sketerre, tmerr, realiteti ku jetojne monstrat primitive te akorduara sipas ores kontemporane. Lumturia ne anen tjeter te realitetit nuk eshte me ajo qe jetojne njerezit normale, qytetaret e ndershem dhe patriotet e vertete.
    Behet fjale per nje dimension te ri te lumturise nr boten e qoftelargut , ajo qe per ty o Kolo prek apo tejkalon limitet e psikiatrise.
    Mjafton te shohesh filmin e Kubrik, Eyes Wide Shut per te kuptuar dimensionet e “lumturise” ne boten e zhvilluar kapitaliste.

    Reply to this comment
  7. h October 10, 08:06

    Nje këshillë dashamirëse për zotin kucali,
    Lexoni A.Tokëville,mos këpusni fiq mufka se të bëjnë keq.

    Reply to this comment
  8. Kapitalist nga Suedia October 10, 09:05

    O Che
    Cfare te bejne, sipas teje?
    Te mbydhim gojen e te veshim grushtat e armet e zjarrit?
    Kapitalizem ka dhe ne Suedi dhe ne Gjermani, po korrupsioni eshte shkaku i pakenaqesise e jo sistemi, se sistem me te mirë nuk ka…
    Apo mos nuk e provuan shqiptaret se cfare jete na dha socializmi?

    Reply to this comment
  9. Kapitalist nga Suedia. October 10, 09:07

    O Che
    Cfare te bejne, sipas teje?
    Te mbydhim gojen e te veshim grushtat e armet e zjarrit?
    Kapitalizem ka dhe ne Suedi dhe ne Gjermani, po korrupsioni eshte shkaku i pakenaqesise e jo sistemi, se sistem me te mirë nuk ka…
    Apo mos nuk e provuan shqiptaret se cfare jete na dha socializmi?

    Reply to this comment
    • Che Guevara October 10, 19:52

      Eh,more kapitalist nga Suedia,qe lyp neper rruget e saj!
      Mos derdellit kot me sofizma,por njihu me sondazhin e OSBE-se te shpallur pak me pare kur 62 % e popullit vleresuan socializmin dhe Enver Hoxhen me shume!
      Le te bejne po ua mbajti nje referendum popullor dhe do te shikoni se cfare mendon shumica e popullit per te dy kohet!
      Pse duhet te jete i kenaqur popullit sot?
      – 5% e te pasurve ne Shqiperi zoterojne 95 % te pasurise kombetare!
      Kush ua krijoi atyre keto mundesi,ndersa 95 % e shqiptareve nuk kane buke te hane?
      -Arsimi,shendetesia,bujqesia,minierat,industria,pyjet,ushtria,bregdeti,tokat bujqesore,lumenjte etj jane shkaterruar dhe grabitur.Po per keto socializmi e ka fajin?
      Po drejtesia qe vetem drejtesi nuk ka bere,edhe kete socializmi e ka fajin?
      -Pse akoma pas 27 vjetesh kapitalizem,shqiptaret duan te arratisen me kuc e me mac nga Shqiperia,po kete socializmi e ka fajin?
      Po korrupsionin kriminal,kush e krijoi,socializmi?
      Zhdukuni,o plehra,armiq te Shqiperise se ju punoni per serbet e greket,prandaj jemi katandisur ne kete derexhe!

      Reply to this comment
      • Adi October 11, 08:56

        O Che
        Shqiperia nuk ka kapitalizëm, por anashi,
        Kapitalizmi social si i Suedisë, nuk e ka pa enderr shqiptari..more gjaksori Che..
        Ato statistikat shko e tregoja atyre që nuk kanë jetu nga 1944-1990 në burgun e Shqipërisë…
        Në Suedi me jeton motra…
        Gënjeshtrat e këtyre pinjollëve të krimineleve

        Reply to this comment
      • Arta October 12, 22:07

        O Che,
        Ty ta ka mund llogjiken dashuria për socializmin…
        Te gjitha vendet qe kaluan semundje e socializmit, jane keq, se pika e pate i prish per 47 vjet morali i njerezve, per te qene i pavarur …dmth sistemi i beri njerzit dembele se nuk kishin stimulim per kete me te mire…
        Pra, duhet filluar nga e para, qe njerzit te fillojne te prodhojnë…
        Shiko shumica hane vetem shitsa…pak ka prodhues…jemi vete si vend matrapazesh..
        Jane pasojat e sistemit te gabuar qe patem..
        Edhe Gjermania u shkaterruara plotesisht dhe pas dy dekadash e mori veten, se njerzit kishin tjeter kulture….
        .

        Reply to this comment
        • Che Guevara October 13, 23:14

          Moj zogeza Arta!
          Akoma me mua do merresh ti,moj cupe e semaforeve?
          A NUK TE MJAFTUAN 27 VJET,QE JANE GJYSMA E JETES ME TE MIRE TE NJERIUT,QE TE NA MBUSHESH MENDJEN SE NE KAPITALIZEM SHQIPTARET PO JETOJNE ME MIRE SE NE SOCIALIZEM?
          JO CDO GJE QE SHKELQEN ESHTE AR,KA THENE POPULLI,POR SOT SHQIPTARET JANE ME TE MJERE SE NE KOHEN E XHAXHIT!
          ME THUAJ SE CFARE I KA SJELLE NE SHTEPI KAPITALIZMI SHUMICES SE SHQIPTAREVE?
          PSE KY SISTEM U KA KRIJUAR KUSHTE TE PLOTA QE NJE GRUSHT HORRASH TE BEHEN MILIARDERE,NDERSA 95 % E POPULLIT JETON NE SKAMJE EKSTREME?
          ME RREFE PER ARSIMIN,SHENDETESINE,DREJTESINE,GARANCINE E JETES,MJEDISIN,KORRUPSIONIN,DROGEN,PROSTITUCIONIN ETJ,ETJ?
          HIDHU ARTA SE PER TE LLAPUR ME TANGA NE DORE,KJO ESHTE KOLLAJ PER TY DHE RRACEN TENDE TE SHPIFUR!

          Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 11, 16:16

      Kapitalist nga Suedia.
      nuk është e thënë te kemi vetëm dy zgjidhje,brekheqjen dhe armët e zjarrit!!këto mund të jenë ekstremet e segmentit,por jo segmenti i tërë!!
      “Kapitalizem ka dhe ne Suedi dhe ne Gjermani, po korrupsioni eshte shkaku i pakenaqesise e jo sistemi,”.ëëëëëë???
      duket që duhet të jesh ekspert i jashtzakonshëm i sociollogjisë!!
      më pëlqejnë këto mendime absolute!!
      kur thua se shkaku nuk qënka sistemi por korrupsioni!!
      se sipas teje i vjen që tërë bota është e kënaqur me sistemin dhe vetëm korrupsioni është ai që i bën të pakënaqur ose kundërshtues!!
      Kapitalizem ka dhe ne Suedi dhe ne Gjermani, po korrupsioni eshte shkaku i pakenaqesise e jo sistemi!!
      Kapitalist nga Suedia.
      “Apo mos nuk e provuan shqiptaret se cfare jete na dha socializmi?”
      pra sipas teje mos vallë kapitalizmin nuk e provojnë dhe 95% e vëndeve të tjera të botës??
      mos vallë ata nuk do të thonë të njëjtën gjë që thua ti për socializmin e zbatuar në shqipëri??
      mos vallë nuk do të thonë se çfarë provuan kamerunasit,çadianët,peruanët,brazilianët e të tjerë me rradhë??
      SISTEMI
      -ai kapitalist ka si bazë shfrytëzimin e njeriut!!ai e ka të ligjëruar,fitimin,përfitimin e punës së papaguar të punëtorit!!
      -ai socialist si bazë ka barazinë,jo absolute,relative të pjestarëve të shoqërisë!!
      pra këto dy sisteme si teori janë të të kundërta!!
      një njeri me tru në kokë dhe me largpamësi,jo egoist,do të zgjidhte socializmin si sistem të tijin dhe jo kapitalizmin!!
      egoizmi,dëshira për pushtet,bëjnë që njeriu të këthehet në kafshë dhe të pranojë një sistem që në mos sot nesër do ta këthejë nga shfrytëzues në të shfrytëzuar!!
      mënyra sesi u ndërtua socializmi në shqipëri,ishte me mangësitë e saj!!mangësi që nuk ja vlen ti hyjmë diskutimit,por që nuk bënë gjë tjetër veçse treguan se mënyra e gabuar e drejtimit të shtetit sjell falimentimin e tij!!kjo vlen për çdo lloj sistemi!!ka vlejtur për atë primitiv,skllavopronar,bujkobërinë,kapitalizmin dhe për socializmin!!të gjitha sistemet janë zëvëndësuar me një më të përparuar!!por kjo nuk është bërë nga sot me nesër!!kemi pasur dhe regrese,pra kalime nga një sistem i përparuar në një shkallë më poshtë!!
      kjo po ndodhe dhe tashti!!
      vetë sociologët,ekonomistët po thonë se sistemi i vjetër dhe i sotëm kapitalist nuk është i përjetshëm!se ai duhet të ndryshojë!kjo po ndodh me kapitalizmin nordik e zvicerian!!janë më shumë shoqëror,janë më shumë SOCIAL që ndshta me kalimin e kohës,në mënyrë graduale do ti shtojë IST.do ti bëjë shoqëri socialiste!!
      kjo nuk është e thënë,marksi e ka thënë se duhet të rritet niveli shoqëroro-kulturor i shoqërisë,mund të shkojmë dhe në drejtim të kundërt!!
      mund të këthehemi në PRIMITIVIZËM!!
      sidoqoftë ti kënaqu me shpresën se do të bëhesh i pasur si billi.hë për hë kënaqu duke kursyer ndonjë kacidhe për tu dukur i pasur kur të shkosh në shqipëri,sepse në suedi,me 100%,je i VARFËR!!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku October 13, 13:24

        Hajde diarre verbale , hajde. Po te prishet edhe gjiza e po i del era. Si nuk e kupton qe per nje gjysmak me arsim te mesem teknik keto jane probleme shume te renda. Me keto qe thua or i mjere nuk del jashte formave te edukimit marksist leninist qe zhvilloheshin ne kohen e atij shtetit te falimentuar. Kush ta ka mbushur mendjen qe je mender filozof?

        Ku di ti c’eshte pasuria e fituar me djerrse dhe ndershmeri? Ti di vetem t’i marresh ere pordhave te tua dhe te pjerdhesh ketu te DITA. Ja psh, ke shdrytezon ne kapitalizem nje sportist. apo nje artist qe ben miliona? Po nje shkencetar qe punon rregullisht dhe merr nje rroge mujore qe vlen sa ajo e jotja 5 vjecare? Ja po ta them une, mor derdimen qe ne Shqiperi as ai qe iku ishte socializem, as ky tashti eshte kapitalizem. Ne te dy rastet ishin shqiptaret qe shkerdhenin shqiptaret, ndryshon pak vetem stili. Kjo bote or ti mik nuk eshte ndare ne te pasur dhe te varfer, eshte ndare ne te mencur dhe budallenj. te mencurit ne cfaredo sistemi te jene, jane mesatarisht, me te pasur se budallenjte. Kete me pak sforco te gjizes tende mund ta kuptosh nga gjendja jote. Ti nuk je i varfer se jeton ne kapitalizem, ti je i varfer se je budalla. Dhe me kaq une nuk merrem me me ty o qenie inferiore.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 October 13, 17:12

          tashti më bëre dhe me arsim të mesëm teknik pale!
          sidoqoftë o qënje sipëriore,prapë të mungon truri!!jo ajo masa që të mbush kokën, por ai të bën të kuptosh diçka më larg se hunda tënde!!
          që ti o qënje superiore je fillozof e kaluar fillozofit!?e dimë të tërë ne që të lexojmë!!por duike qënë se jemi pak të trashë nga kaplloqja,na dukesh,mua personalisht po,një copër gomari!!
          të tërë rastet që përmënd,i ke llogaritur vetëm me “një lëvizje”(shahu)!!ta thashë mungesë neuronesh!!ti ka pjerdhur rakia!!
          shnet qënje supjerdhore!!

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 October 17, 12:42

          o qën supe,
          se mos ma merr për ofendim or gomar,është shurtimi i “qënje superiore”!
          a e kuptove përse të thash se nuk arrin të mendosh më shumë se një lëvizje??do të të ndihmoj pak??
          këto shëmbujt që më dhe nuk janë gjë tjetër veçse rreklamë me fituesin e llotarisë!!
          dhe ti përdhosesh fare,kalon në orgazëm kur dëgjon se dikush ka fituar miliona!!pra përdhosesh dhe në trurin tënd që nuk shikon dot se çfar qëndron pas rreklamës ose karremit,që ta kuptosh ti më mirë.si trupeshk që je!!
          janë mijëra e qindramijëra njerëz që humbin,dikush pak e dikush më shumë para për të pasuruar krijuesin(pronarin)e llotarisë,dhe për të dhënë ndonjë krodhe diku këtu e aty!!
          e njëjta gjë me artistin që bën miliona,me shkenctarin po ashtu,sportistin e ku ta di unë se sa karrema lëshohen për të mashtruar peshq si ti!!
          është investitori ai që fiton shumë më tepër,rrogat milionere të një puntori të tij janë vetëm valiumi për të qetësuar deri në vënje në gjumë gjithë të tjerët!!për ti detyruar që të jenë më “të mirë”për të fituar më shumë dhe jo për të kërkuar të drejtat, e vjedhra,e tyre!!
          nëse mesi o ronaldo marrin pagesa milionere,nuk do të thotë se ata duhet ti marrin dhe kur nuk “prodhojnë”asgjë!!milionat e tyre janë thërimet që mbeten mbas ndarjes së “pjesës së luanit”që bëjnë pronarët e tyre!!pa fitim të zotërve të tyre!?nuk ka asnjë kacidhe as mesi e as ronaldo!!pa fitim të prodhuesve kinematografik, tom kruiz e xherald batler,sharon ston e juma turman,do të vdisnin urie dhe jo të përfitonin miliona!!e njëjta gjë dhe me muzikën,shkencën e kështu me rradhë!!
          kështu mor plak gjysmak e qën supe!!
          ps:qën supe,për dijeninë tënde,për dy muaj do të kisha përfunduar shkollën e rezervave,por nuk më eci!!ty të faleminderit që më rrite në nivel polikumi a teknollogjiku!!do të ta di për nder sa të jem gjallë!!
          ka mundësi të më nisësh ndonjë dëftesë pjekurie?!ta paguj,pa problem!deri në çerek rroge shkencëtari,ose 1 vit rrogën time!!
          plako të më falësh për tërë këtë diarre që lëshova,por dhe unë nga e keqja e kam!!jam i detyruar!!
          sa herë të “kam pranë”preferoj më mirrë “aromën” e diarresë time,se sa kalbësirën medore tënde!!

          Reply to this comment
  10. Po deshte te kuptosh se cfare mendon Zoti për paren, shiko ata te cileve jua dha! October 10, 09:32

    O Xhuxhumaku!
    Kjo eshte shume e drejte!
    Cdo njeri e ka ne dore lumturine,.
    Po qe i varfer mos bej femije, se do shtosh varferine…
    Njeriu mund te jete i lumtur dhe me shume pak ..
    Te pasurit po te jene te pangopur, nuk mund te jene te lumtur…ose pa shendet..
    Shume te pasur jane shume me te palumtur se te varferit…
    Te varferit kujtojne se e keqja ju vjen nga mungesa e parase, te pasurit e dine qe ju vjen nga zoti, se paranë e kane!

    Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 October 10, 11:46

    “Nuk po gjykoj të pasurit, sepse të jesh i pasur nuk është faj.” :O :O :O :O
    me të vërtetë e ke o kolo??
    të jesh i barabartë me të tjerët nuk është faj!!
    i pasur ose i varfër është faj!gjithnjë i të parit,të pasurit,por dhe i të dytit,të verfërit!!
    ndoshta ke shkruar një shkrim të mirë,por kjo që ke shkruar i pjerdh të gjitha kolo!!
    e hapa me gëzim shkrimin tënd sepse kisha kohë pa lexuar prej teje,por nuk munda të vazhdoj më tutje!!
    “që të mbushet një xhep,duhet të boshatiset një tjetër”është parimi i të qënit të pasur!!
    për ti boshatisur xhepin dikujt duhet ta vjedhësh,grabisësh ose ti mbushës mëndjen se ai po përfiton prej teje!!
    pra tia boshatisësh ligjërisht ose të kundërtën,kundër ligjit!!
    të pasurit me ligjet që bëjnë,lajnë duart si Ponci i Pilatëve!besoj se e ke parasysh??

    Reply to this comment
  12. Nausika October 11, 08:40

    Anticensura …
    Po pse ore me kaq emocione?
    Dhe me këtë gjuhën e ekstrementeve?
    Pse nuk thua thjesht mendimin tënd, pa sharë të tjerët?
    Dua të di a je i lumtur ti?
    Çfarë të bën të lumtur ty?
    Ka njerëz që janë të lumtur dhe pa pasur ëndrra…
    Unë nuk kam ëndrra ..
    Mua më përmbush ajo që bëj me duart e mia
    Nuk jam as e pasur…
    Dua të kem vec shëndet, si une e të afërmit, miqtë…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 11, 13:07

      çdo herë që ari qëllimin tim jam i kënaqur,kur ky qëllim është jashtëzakonisht i veçantë,ndjehem i lumtur!!
      i kënaqur ndjehem dhe kur me punën e duarve të mija,ari të kem ndonjë lek mënjanë!!i lumtur për kursimet e mija jam kur i përdor për të përmirsuar jetën time dhe ndonjëherë për të ndihmuar dikë tjetër!!
      njerëz pa “ëndërra”nuk ma merr mëndja se egzistojnë,ndoshta përjashtuar ty!!ose më saktë e thënë se ti nuk ja ke idenë se çdo të thotë fjala ëndërr!!
      ndoshta ti me ëndërr mendon të jesh miliardere,ndoshta jo sa bill geitsi,por diçka më lartë,por për rastin tënd,nuk them se është e pamundur(mund të ti lërë trashëgim billi dhe ai meksikani në të njëjtën kohë),por jo reale!!
      edhe unë si ti dua shëndet,si për vete dhe të afërmit e mi,përfshi dhe miqtë,por ndryshe nga ti e dua për të gjithë!nuk jam egoist,bile dua shëndet dhe për armiqtë e mi!!ndoshta quke qënë të shëndetshëm,pa sëmundje mendore,mund të jenë e kundërta!mund të jenë miq!!
      ti kërkon veç shëndet,mi motra??
      po si ka mundësi që ky shëndet tëndi të jetë i shkëputur nga gjithçka që përbën shoqërinë??
      si ka mundësi që ky shëndet të jetë i shkëputur nga leku,paraja??
      mos vallë ty të vizitojnë dhe të ilaçizojnë falas??
      apo thjeshtë jeton nëpër fushat dhe malet e shqipërsë në atë pjesë të gjallesave të cilat nuk njohin sende abstrakte si paraja dhe shkëmbimi??
      emocioni mi motra është ai që drejton jetën e përditëshme të njeriut!!
      pra emocioni është shumë shumë më i vjetër se njeriu dhe mardhënjet shoqërore të tij!pra shumë më i vjetër se ndërgjegjia e tij!!
      “Pse nuk thua thjesht mendimin tënd, pa sharë të tjerët?”
      nëse e ke për “polemikën” me plakun me tapë në bithë?!
      atëherë e ke gabim!!
      e kemi prej dashnisë,motra!!unë ja shpreh dashninë gjithnjë si anticen,kurse ai me një mori emrash të ndryshëm!!
      punë moshe kjo e emrave!!unë si pak më i ri se ai,e mbaj mënd pseudonimin tim,ai si senil i prekur rëndë dhe nga alchajmeri,nuk e mban mënd emrin,prandaj shpik të rinj!!
      ps:nausika,shpresoj të mos jetë e vërtetë kjo që do të shkruaj,mos vallë replika tënde nuk lidhet me kometet e mia për shkrimin e kolit, por me replikën tënde tek nelson çabei?
      se po qe kështu?!
      më duket sikur ti të ishe e “bija e plakut” me tapë në bythë!dhe ai filloi të “replikonte”pas një vrejtjeje,korigjimi që i bëra,bindjeve të tija absolute,në një artikull!!ai nuk pati guximin të thoshte “ke të drejtë”,ose ta linte me aq,pa përgjigje,por filloi të hante,duke u grricur nëpër shkrime të tjera!!
      e përsëris që,shpresoj të mos jetë kështu!të mos jesh hakmarrëse patollogjike!!
      por dhe po qe se je!?
      siiiii …….. kujt!!
      shëndet dhe gjithë të mirat!!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku October 12, 12:51

        Ti or trap si gjithnje ia fut kot, sic te thote gjiza qe ke ne vend te trurit. Fakti qe kur ishe i vogel, babi polic te rrihte me rrip pantallonash e pastaj te molestonte (e di cfare do te thote?). Nuk eshte faji im. Vazhdo te lexosh qe te mbushesh boshlleqet e shkollimit dhe te harrosh eren e gjelles qe i vinte mamit kur vinte nga kuzhina e kopshtit ku punonte si pastruese. Hajt, pa meraqe!

        Oh, edhe nje gje, ma kujto pak si eshte puna e atij korrigjimit qe me paske bere (!) se mua nuk me kujtohet. Ketu ke pare ndonje ender se nje gjysmak si puna jote nuk mund te korigjoje nje qenie me inteligjence superiore si puna ime. Tatata!

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 October 12, 16:51

          plako
          baba tim nuk ka qen polic dhe mua nuk më ka rrahur!!
          sidoqoftë ka pasur dhe ai fajet e tij!!
          tradhëtonte mamanë time!!
          shkonte gjithnjë me tët ëmë!!
          nuk më pëlqen kur ti gënjen paturpësisht kur thua se ” Nuk eshte faji im.”,ti ju ke pas mbajt pishën!!nuk e di përse,por më kujtohet se kur tregonte baba tim për ty thoshte se “ishte i lumtur sa herë vinte e jëma”!duket që e paske dashur shumë atë mamanë tënde të mirë!!
          ps:plako,mos më humb kohën kot me të kujtumet!!prap ske për ta mbajtur mënd!!aq të ka mbetur në zgavër!!
          më ke dhi tu qesh me atë “qënjen superiore”!!shumë e gjetur!!
          shnet e bythë të forta, lali!!

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku October 12, 22:54

            Mire mer mire, po per mamin tend nuk na the ndonje gje, jo per gje, po me duket se ti je djali im qe te abandonova sapo te pashe formen e kokes. Kishte 3 qoshe, se po te kishte vetem dy edhe mund te te kisha mbajtur. Ti dole keshtu fale geneve sifilitike te mamit tend, sidoqofte te lujtmen e kishte te mire.

            Babi tend polic (sado ta mohosh) ishte impotent, prandaj dhe u habit shume kur mami tend mbeti me barre. Qe ketej urrejtja qe kihte per ty dhe prandaj te rrihte me rripin e pantallonave. Me fal or bir qe nuk te mbrojta dot nga ai xhahil po dukeshe qe ishe idjot per faj te mamit tend sigurisht, jo per fajin tim. Tatatata!

      • Nausika October 12, 21:26

        Kuptoj që qenke njeri miredashes, kjo është kryesorja.
        Të thashë, dua shëndet, siç çdo njeri dhe patjetër ja uroj te gjithëve, por jo armiqve….Kimin e Koresë së Veriut nuk i uroj shëndet, të them të drejtën, Zoti me faltë, po ai do bënte mirë të ndahej nga kjo botë!
        Ëndrra për vete nuk kam! Zoti na mbajte paqen!
        Edhe plaku Xhuxhumaku eshte inteligjent, po prandaj kushedi dhe haheni të dy!
        Sa per para, me mjafton sa fitoj…
        Nuk enderroj per milion dhe po ti kisha do t’ja falja kujt e ka me te domosdoshme se une.
        Mëri e inat, nuk kam, mos ki merak.
        Tu plotsofshin endrrat e mira…tu e te gjithe njerezve te mirë…
        Ah dhe dicka, me pak fjale te keqia. Te lutem.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 October 13, 17:26

          nausika
          🙂
          “shëndeti i armikut”,si ta shpjegova unë shërben dhe për kimin e koresë por dhe për mikun e amerikës!!atë kaçurrelsin që shau dhe u shkly dysh rama!!
          vdiq i jati i kimit,i sëmurë,dhe na erdhi kimi,dhe më i sëmurë se i jati!!
          po na vdiq kimi,kush e di se kush vjen dhe më i sëmurë!!
          prandaj po qe se shërohet nga mënt,ndoshta nuk lu më kukamçefti si kalamajt!!
          ky është qëllimi!!
          përshëmbull,unë i uroj shëndet qënjes superiore,plak dhe një metër e njëzet!!pavarsisht se nuk e kam armik dhe kapemi kështu si nëpër të,sepse dua që ai të këthehet mes nesh!!të mos bëhet gazi i dynjasë!!jo se dynjaja nuk ka nevojë për lolo të tillë,por niveli i tij është për më poshtë!!
          për fjalët e “këqija” do të përpiqem të bëj kujdes!!

          Reply to this comment
          • Nausika October 14, 08:12

            Anticensura
            Faleminderit…
            Sa per plaku Xhuxhumaku, ai eshte me dashamiresine…kam lexuar prej tij disa komente te bukura…
            Ngrindje mes atyre qe kane aftesi te llogjikojne, quhet diskusion. Me plakun diskutohet. Ky eshte mendimi im!
            Edhe ai ofendon, jo bukur. Po prape te quan, bir dhe ….Zemren e ka te mire po paketimin fjalor e ka që le për te deshiruar.
            Nuk eshte si disa qe thone, “fasishtat, ballistat, na bëne të emigrojnë”??? Pra kjo eshte nje tezë absurde. Me to as vlen te grindesh!
            Edhe per tu grindur duhet llogjika…
            Nje ditë te bukur vjeshte.
            Po lexoj, cfare ka treguar, Edmond Halili, aktori shkodran. Te rrenqethet mishi me krimet…

          • anticensurë25642654 October 17, 12:47

            nausika
            për kureshtje!!
            sa vjeç ke??
            unë ndërmjet 50-60.
            plaku,meqënëse më quan “bir” duhet të jet mbi 80,i pjerdhur në tru,por prap i fortë!!
            flm për përgjigjen
            🙂

          • anticensurë25642654 October 17, 17:23

            Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

            « Back

  13. Adi October 11, 08:57

    O Che
    Shqiperia nuk ka kapitalizëm, por anashi,
    Kapitalizmi social si i Suedisë, nuk e ka pa enderr shqiptari..more gjaksori Che..
    Ato statistikat shko e tregoja atyre që nuk kanë jetu nga 1944-1990 në burgun e Shqipërisë…
    Në Suedi me jeton motra…
    Gënjeshtrat e këtyre pinjollëve të krimineleve

    Reply to this comment
    • Adriatiku October 11, 13:08

      Nuk e dime se ç’fare thote Motra jote
      per Kapitalizmin e suedise ,
      Por vellai im qe eshte ne GerQi Vuan ,
      ashtu si edhe vellezrit qe kam ne Itali e Spanje .
      Kurse vellai qe kam ne gjermani punon dhe
      merr 420 evro ne muaj , pastaj shkon e Lyp ne job- center …….Gjysem Puntor – e gjysem Lypsar [ pa te drejta ]
      Motra jote ndoshta e ka me te lehte ,
      ç’fare pune te bene Motra – Adi

      Reply to this comment
      • Gaforrrrrrrrrrrrja October 11, 15:42

        Degjo pak ketu ti kokrra e gomarrices. Ato motrat dhe vellezerit e tu qe m’i paske te shpendrare sa anej kendej neper bote si kakardhia miu nuk punojne, se po te punonin do merrnin minimumi dhjetefishin e rroges qe merr nje gallabordas skelash. Nese ai sorollopi yt merr aq pak para qe s’mjafton as per te krojtur zhulin e sheshit Omonia, kjo do te thote se ata jane ose burbone endacake qe e ngrysin diten poshte cadrave, ose perndryshe jane parazite qe rojne vetem nga ndihmat e shtetit. Tani para se ta shkelyesh here tjeter bucen per vendet nordike duhet ta lash nja dhjete here resht me sode ose e mire me shurre qe te disifektohet komplet. A e kuptove tani se cdo te thote pune, e cdo te thote pagese o gaforrrrrrrrrrrrrrrre forumesh. Hahahaha

        Reply to this comment
      • Adi October 12, 21:36

        Adriatiku,
        Motra punon zyrtare ne nje bank. Eshte e kenaqur.Ka dy femije. Dhe i shoqi aty punon.
        Dhe femijet kane kuoten e vet edhe po te mos punojnë prindet.
        Ne Suedi qerate jane te larta, po sistemi social e ben qe cdo njeri te jetoje me mire se ne shume vende te tjera. Ne Greqi eshte gjendja katastrofale. Këte e dine te gjithe.Ne Suedi paguajne te gjithe shume taksa dhe jetojne mire dhe ata qe nuk punojnë.
        Ky lloj kapitalizmi eshte per t’u pershendet, apo jo.
        Ka shume emigrante sidomos afrikane, po te gjithe jetojne pa shtresin, që ka ne Shqiperi.
        Sigurimi i shëndetit eshte per te gjithë…

        Reply to this comment
      • Bardha October 13, 11:23

        O Adriatiko
        Pse e quan lypqar, vëllain!
        Shteti gjerman ecja me ligj që çdo nënshtetas, duhet t’a ketë minimumin jetik të siguruar!
        Pra ai merr çfarë e ka të ligjshme, sepse shteti nuk i siguron vend pune…
        Shteti është i detyruar t’i paguaj banesën, për person 25m Quadrat. I paguan ngrohjen dhe për person marrin veç kësaj kuotën sipas moshës.
        Shteti mundohet t’i siguroi vend pune e prandaj shkon tek Jobcenter. Po të mos e marrin punën që i ofrohet, pa shkak, atëherë i hiqet 3% e me pas ndihma e Harz 4, qe merr…
        Deri 420€ nuk paguan taksa…
        Po të kishin shqiptarët këtë sigurim, nuk kishin pse të qaheshin.
        Vendet Nordike kanë një sigurim shumë më e mirë se Gjermania.
        Papunësia do ngrihet, se digjitalizimi këtë gjë stimulon, por është detyrë e shtetit të mirëmbajë jetën e njerëzve.

        Reply to this comment
  14. anticensurë25642654 October 11, 16:27

    pavarsisht se ka m replikuar disa herë në këtë shkrim të kolit,tashti e lexova të tërin!!
    mund të them me plot gojën,se është shkrimi më i dobët që kam lexuar!!
    bile më i dobët se njëherë që i kundërvënë në një shkrim tek respublica e qyfyrexhi nanos!!

    Reply to this comment
  15. Gangrenat October 11, 18:39

    Nxirreni koken nga sumatricja qe t’ju clirohen komentet e censuruara

    Reply to this comment
  16. Bardha October 13, 11:23

    O Adriatiko
    Pse e quan lypqar, vëllain!
    Shteti gjerman ecja me ligj që çdo nënshtetas, duhet t’a ketë minimumin jetik të siguruar!
    Pra ai merr çfarë e ka të ligjshme, sepse shteti nuk i siguron vend pune…
    Shteti është i detyruar t’i paguaj banesën, për person 25m Quadrat. I paguan ngrohjen dhe për person marrin veç kësaj kuotën sipas moshës.
    Shteti mundohet t’i siguroi vend pune e prandaj shkon tek Jobcenter. Po të mos e marrin punën që i ofrohet, pa shkak, atëherë i hiqet 3% e me pas ndihma e Harz 4, qe merr…
    Deri 420€ nuk paguan taksa…
    Po të kishin shqiptarët këtë sigurim, nuk kishin pse të qaheshin.
    Vendet Nordike kanë një sigurim shumë më e mirë se Gjermania.
    Papunësia do ngrihet, se digjitalizimi këtë gjë stimulon, por është detyrë e shtetit të mirëmbajë jetën e njerëzve.

    Reply to this comment
  17. gjermani i fundit October 14, 00:02

    Marksi ka thene se varferia eshte ves. dmth, se po u mesove me varferine eshte faji yt dhe i klases qe perfaqeson. Ne fakt, te gjithe flasin per Paranè duke e gjykuar boten si mall qe shitet dhe blihet. Shkrim i bukur, komplimente!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 18, 08:16

      mono atëherë i bi që “po u mësove me pasurinë”?!?!
      prapë është faji yt!!
      duhet ta mbash me çdo kusht,duhet të përdorësh dhe dhunë!?
      aha,më duket se kështu është dhe në realitet!!
      apo jo??

      Reply to this comment
  18. Nausika October 14, 08:29

    Anticensura
    Faleminderit…
    Sa per plaku Xhuxhumaku, ai eshte me dashamiresine…kam lexuar prej tij disa komente te bukura…
    Ngrindje mes atyre qe kane aftesi te llogjikojne, quhet diskusion. Me plakun diskutohet. Ky eshte mendimi im!
    Edhe ai e ka fjalorin jo te bukur, por berthamen e njeriut, zemren e llogjiken e ka në rregull.. po paketimi fjalor lë për te deshiruar.
    Nuk eshte si disa qe thone, “fasishtat, ballistat, na bëne të emigrojnë”??? Pra kjo eshte nje tezë absurde. Me to as vlen te grindesh!
    Edhe per tu grindur duhet llogjika…
    Nje ditë te bukur vjeshte.
    Po lexoj, cfare ka treguar, Edmond Halili, aktori shkodran. Te rrenqethet mishi me krimet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*