Nuk jemi të gjithë bijtë e Kainit

August 14, 2018 11:56

 Nuk jemi të gjithë bijtë e Kainit

 

Nga Agim F. Dalipi

Jam ateist dhe megjithë që i kam lexuar Biblën e Kuranin që në të ri, nuk u jam referuar ndonjëherë duke respektuar besimtarët për zgjedhjen e tyre. Por duke lexuar “Morali i një jave me vapë” të z. V. Malaj ku përmendet vëllavrasja si Mëkati i Parë, mendova të them ca fjalë për rrjedhojat e këtij krimi.

Zoti sipas fesë krijoi njeriun e parë, Adamin (apo Ademin) dhe nga brinja e tij krijoi femrën (Evën apo Havanë). Ata lindën fillimisht Kainin , djalin e parë që u bë bujk e më pas të dytin, Abelin që u bë bari. Meqë Zoti nuk i pranoi blatimet e Kainit por pëlqeu ato të Abelit, Kaini në një moment xhelozie, mori një gur  dhe i derdhi trutë të vëllait në mes të arës ku punonte. Kur Zoti e pyeti ku është vëllai u përgjigj me atë frazën e famshme: “mos jam unë kujdestar i vëllait?”. Del se prejardhja e racës njerëzore vjen nga vrasësi i parë në histori që është dhe vëllavrasësi i parë.

Kjo më solli ndër mend atë “Kainin” e Selenicës që bëri masakër me familjarët e tij por kjo më kujtoi edhe vitet e para pas ‘90-tës kur Sali Berisha, fillimisht kryetar i Partisë Demokratike pas Hajdarit dhe më vonë President i vendit përsëriste ato thëniet që, po të ishin të vërteta në gojën e tij dhe në ato që do të ndodhnin më pas, edhe Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është sot dhe zhvillimet do të na kishin çuar edhe në Evropë edhe më të kamur e më të sigurtë se sot: “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” dhe sidomos “ opozitarë por vëllezër”.

Para pak ditësh rastësisht mora vesh se gazetari dhe publicisti Alfred Lela paska promovuar në janar të këtij viti librin “Ut heri dicebamus” (siç thoshim dje) , për fjalorin politik të Berishës për vitet ’90-‘92 . Sipas asaj që lexova z. Lela kurorëzoi në këtë botim punimin e tij për doktoraturë pranë Universitetit Europian të Tiranës. Është në të drejtën e tij të zgjedhë çfarë të dojë për temën e doktoraturës, por meqë e botoi ka menduar se ky libër nuk është i vlefshëm vetëm për titullin shkencor por dhe për publikun, pra, edhe për shqiptarët. Dhe “përse-ja” e zgjedhjes së kësaj teme dhe aq më tepër botimi i saj gjendet tek shprehja e z. Lela: “Ajo që mund të dallosh te Berisha pa pikë dyshimi është se ai ishte, duke e krahasuar me ligjërimin dhe me kontekstin e kohës si histori, por edhe si retorikë politike, para kohës së vet. Unë besoj se kjo e ka ndihmuar zotin Berisha të shkëputet prej të tjerëve, të marrë edhe drejtimin e Partisë Demokratike, domethënë të identifikohet si lideri dhe të mos ishte më ‘primus inter pares’ (i parë midis të barabartëve A.D.) , i pari mes të barabartëve, siç nisi apo siç u duk se nisi në dhjetorin e ’90-s”. Dhe sipas njoftimit, në promovim, ky studim është vlerësuar si një nga librat më të mirë të shkruar për politikën shqiptare bashkëkohore.

Fjala jo rrallë është më e rëndë dhe vrastare se edhe plumbi. Ai përbindëshi i Selenicës e vërteton se i thanë se vodhi një pulë. Duke marrë parasysh fjalorin “politik” e jo vetëm të Berishës se nuk është i vetmi “mëkatar” i gjuhës , del kleçka “siç u duk se nisi në dhjetorin e ’90-s” dhe ajo tjetra se “ishte para kohës së vet”. Që ajo që nisi në dhjetorin e vitit ‘90 u mor vesh shpejt se ku përfundoi, mbetet e paqartë pse paska qenë para kohës së vet ? Cila duhet të jetë koha e tij? A i ka ardhur koha pas gjithë atyre që janë bërë “pa pikë dyshimi” në parakohshmërinë e tij? Apo është kjo një hosana nga ata që i kanë qëndruar afër për përfitimet që kanë patur dje dhe sot, duke i justifikuar deri dhe kontrabandën e naftës me Millosheviçin, nëpërmjet Malit të Zi sepse siç thotë Berisha “embargo ishte ndëshkimi më i madh për Kosovën, se në Serbi nuk vuanin për naftë …..96% e naftës në Serbi shkonte nga Danubi”( 8.8.2018) ? Ja fut kot “vëllai” Hashim Thaçi?  Po Tritan Shehu që sot i del për zot “ustait” të tij përse nuk flet për themelimin e firmës “import-eksport Shqiponja” në  pronësi 100% të Partisë Demokratike në bazë të “Ligjit për Partitë” që kishin bërë vetë dhe ku subjektet politike kishin të drejtë të krijonin shoqëri tregtare, me arsyetimin për të forcuar financat? Ndofta ka harruar po zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm ishte kreu i Partisë Demokratike atë kohë Tritan Shehu dhe gojët e liga thonë se kryetar bordi ishte Sali Berisha. Nafta që hynte “rregullonte letrat” dhe shkonte shumica nëpërmjet “Shqiponjës” në Shkodër (pse vetëm atje?) dhe pastaj humbiste “në drejtim të paditur” kur SHIK-u i të ndjerit Gazidede dinte se çfarë bëhej edhe në krevatet e politikanëve .

Por “vëllazëria” do të përgjakej që në 1996 , kur pasi vodhi me katër duar zgjidhjet i zuri me drurin e shikasve dhe forcave speciale “vëllezërit” socialistë pasi kishte bërë prova të tilla me ta duke i tërhequr zvarrë edhe në stadiumin Dinamo.

Ndofta është unike që një drejtues shteti “demokrat” të çojë vendin drejt një lufte civile siç bëri në ‘97-ën vetëm për të ruajtur pushtetin e vet kur, pasi “vëllezërve” shqiptarë me “paratë më të pastra në botë” , u bëri tym të paktën një miliardë e ca dollarë e kur ngritën krye për këto para u dha si përgjigje forcat ushtarake e të SHIK-ut duke “mobilizuar” edhe paramilitarë në këmbim të ca parave dhe shpuri kombin në buzë të humnerës. Dhe më kujtohet që në një tavolinë të atyre kafeneve pranë Ministrisë së Mbrojtjes, një i ashtuquajtur gazetar që, duke ndenjur në mes të lokalit të mbushur me “xhupat e zinj” po fliste për rrezikun e “kryengritjes së rebelëve komunistë të jugut” një shoku ynë i tregoi një anekdotë që ndofta dhe ka ndodhur: “ Kur Berisha i pat thënë Vranickit se kanë bërë kryengritje në jug, ai e pat pyetur se kush. Berisha i qe kthyer  se ishin rebelë komunistë të lidhur me Partinë Socialiste dhe Vranicki kishte pyetur përsëri se këta a janë qytetarët e tu si president”. Por “miku” ynë vazhdoi të na citonte thuajse përmendësh atë raportin e famshëm të Gazidedes në parlament ku “vërtetonte” se gjithçka që po ndodhte në Shqipëri ishin komplote të brendshme e të jashtme. Dhe ishte koha kur duhet të guxoje shumë të nxirrje kokën nga dera e shtëpisë se nuk dihet se çfarë të ndodhte, kur armët sa vinte darka shkarkoheshin me riportabël dhe shiteshin me marka gjermane, kur furgonët e policisë dilnin rrugëve të Tiranës pa targa duke thirrur “prite ore Azem Hajdarin” , kur deri në Përmetin paqësor të luleve vranë “vëllezër” forcat e atyre “gjeneralëve” që dalin dhe sot e japin intervista. Por është po ky njeri që edhe sot bën thirrje për armatosjen e popullit për tu mbrojtur nga qeverisja e Edi Ramës. Kur dhe dikush që i thotë vetes gazetar, si Çim Peka, që thonë se është afër apo financohet nga i biri , deklaron se “Kush mendon se në vjeshtë nuk do ketë përplasje civile është thjeshtë budalla. Nuk e di cila do jetë kostoja, por di që në fund të vitit të gjithë do thoni: Sa e lehtë paska qenë të largojmë këtë frikacak që bënte arrogantin. Do e kuptoni që ishte thjeshtë një plehrë…” koston e dimë të gjithë siç e di dhe ky gazetar: janë aty varret e gjithë atyre që u vranë në 97 “ . Por mund ti kujtosh të dyve, edhe atyre që e duan dhe e kërkojnë një gjë të tillë, qoftë edhe ata katër “vëllezërit opozitarë” që u vranë në mes të ditës e në mes të Tiranës me duar në xhepa në 21 janar.

Por nuk jemi të gjithë bijtë e Kainit. Dhe do ta filloja me Bashkim Finon që në atë vit të vështirë mundi të “bashkëpunonte” me Berishën , nëse mund të quhet bashkëpunim ai me një njeri që tjetër thotë e tjetër bën. Dhe këtë e kishte bërë para dekretimit të Finos me pazaret ku ranë në kurth edhe socialistët me atë pikë të marrëveshjes së 9 marsit 1997 ku flitej për amnisti kombëtare. Pra në Shqipëri nuk kishte ndodhur asgjë, as shkatërruar , as plaçkitur , as shteti nuk kishte ngritur avionët kundër “vëllezërve të jugut” dhe as kishte dashur tu hidhte dhe lëndë helmuese . Pra dhe krimi shtetëror doli i larë , bile me ligj. Mund të përmendësh edhe qeveritë e tjera socialiste deri tek Rama që për të shkulur një çadër qoftesh e nevojtoresh portative i la opozitës (bashkë me “aleaten e vjetër e të re të PD-së , LSI) thuajse tërë qeverinë . Por duhet të kujtohen mbi të gjitha ata “vëllezër” shqiptarë që e dënuan me votë dy herë rrjesht si asnjë herë tjetër.

Socialistët nuk kanë qenë e nuk janë të përkryer. As qeveria Rama e as ministrat e tij, ku më shumë e ku më pak e sidomos për situatën akoma të paqartë e të dobët ekonomike. Për ta mund të thuhet, ndoshta nuk është plotësisht e drejtë, se janë e keqja më e vogël ndaj një të keqeje që nuk do të zhbëhet kurrë nga shpirtrat e atyre (përfshi dhe kunatin e ish kryeministrit që la jetën në Gërdec) që lanë me gjak qeverisjen e këtyre kainëve .

Pra nuk jemi të gjithë Kainë. Edhe për të qetësuar shpirtin e besimtarëve, dihet se Adami kishte një djalë tjetër, sethin. I siguroj që shumica jonë vjen prej tij. Dhe urojmë që Vettingu të mos mbetet vetëm tek pasuria e atyre që e vunë mbi djersën e gjakun e të tjerëve por të ndëshkohen . Me që e filluam me fenë po e mbyllim me të. Shën Agustini thoshte: “Ndëshkimi është drejtësi për të padrejtin”. Amin!

August 14, 2018 11:56
Komento

6 Komente

  1. Euro Maloku August 14, 12:31

    Nga sa kuptohet ne Skiperi postulati me i gjetur nuk eshte as nga Feja as nga letersia e artri as nga politika,por nga populli qe ne gojen e xhexhe Melos ka vene shprehjen:
    “Ne Skiperi xhindosia eshte katerqind llojesh..!”

    Reply to this comment
  2. Piloti August 14, 13:45

    Bravo gimi nje artikull qe ja vlen te lexohet vecanerisht nga socialistet qe te mos harojne se cfar ka bere p.demokratike mandatin e pare 92-97

    Reply to this comment
  3. Mark U.K August 14, 15:33

    Agim F Dalipi:Nuk ju njoh,po menyra se si shkruan kuptohet leht se ke perfaqsoni.Partia e punes qe sa po ndrroj emrin vuri ne loje cfar kishte bere per 50 vjet mashtimet.Mbasi kishte cuar njerzit e vete te PD e qe shtireshin si demokrat te thekur sic ishte Hamdi Baleta qe nguli kemb te rritej cmimi i bukes se kshtu e ka Europa beri qe e djathta te humbiste zgjedhjet vendore ne qershor 92 ne masen 67% besoj e dini o vegla e tyre.Firmat piramidale i organizuen socialistet e nje nga kta ishte Arben Malaj e per merita komunistet e bene minister.Ne 97 hapjen e depove e kryen po ata me gjeneralet e shkarkuar.Ju kujtohet fort mire,besoj se ke qene nje nga organizatort kur drejtuesit e PS benin thirrje te sheshi i flamurit e te sheshi Ali Demi thirrje me kto fjal :O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.Dhe kshtu ndodhi nen drejtimin e SKENDER GJINUSHI NAMIK DOKLE PASKAL MILO,GRAMOS RUCI etj.A erdhet ne pushtet me forcen e armve mbas qeveris se shpetimit kombtar.Po vetetohen fjalet qe pate thene nje i mencur.Okupimi komunist do zgjas 50 vjet e po aq do bej te zhduket era e keqe e tyre.Nuk duhet fajqsuar ky popull qe poeti yne e quajti trashigimtar i vuajtjes e i durimit.

    Reply to this comment
  4. Arben August 14, 16:58

    50 vite lufte ndaj besimit ne zot, na sollen ketu ku jemi.

    krsaj i thona “doni me per belulin”??

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen August 14, 20:39

      Ike more idjot me ate “zotin” tend , se ti je nje nje krijese amorfe , qe shitesh e blihesh nga 20 here ne dite , tek ai qe te paguan me shume . Ti nuk je shqiptar e as besimtar , edhe pse vetequhesh Arben . por je thjesht nje legen , qe hidhet bashke me plehrat !

      Reply to this comment
  5. Nene Pashako . August 17, 15:09

    Me te lumte komentuesi “itille…” e kerkon ate pergjigje “Arbeni”,vertet per ta shenuar;veruni vize!.
    Nene Pashako.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*