Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet gjyqtari Artur Gaxha

September 10, 2020 10:55

Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet gjyqtari Artur Gaxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Gaxha. Në dhënien e vendimit Gaxha nuk ka qenë i pranishëm.

KPK konstatoi se gjyqtari nuk justifikonte pasurinë dhe subjekt i dyshimeve është bërë një apartament 124,8 m2 blerë 1 milion lekë në bashkëpronësi me bashkëshorten, legalizuar në vitin 2011.

Subjekti ka deklaruar se apartamenti ka qenë me qira prej tij nga viti 1998. Në 2004 kjo pasuri i është blerë babait të bashkëshortes së tij. Nga hetimi i KPK rezultoi se në janar 1998 babai i bashkëshortes ka blerë apartament 110 m2 në vlerën 2 milionë lekë.

KPK u shpreh se në 2010 gjyqtari nuk kishte deklaruar burimin e shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.

Gaxha zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe një tokë arë në Mjull Bathore, 900 m2, të cilat kishin si burim shitjen e një apartamenti por sipas KPK-së pagesa nuk është bërë përmes llogarisë bankare të noterit.

Gjithashtu, gjyqtari ka deklaruar fitimin e 84 mijë dollarëve nga një llotari në vitin 2006.

o.j/dita

September 10, 2020 10:55
Komento

4 Komente

  1. Adrian September 10, 11:49

    Sa ka vjedhur ky bo bo bo bo bo.
    Pse nuk ikin vete keta si puna e ketij.

    Reply to this comment
  2. xhani anjeli September 10, 12:17

    iku dhe nje nga peshkaqenet e korrupsionit ne drejtesi.

    Reply to this comment
  3. Durrsi September 10, 18:36

    Sa idjota qe jan, dolen te gjith me llotari.
    Veting dhe per politikanet e drejtorucet e gjith partive se pa frik jan mbi 90% mostra ordinere pa shkoll dhe hajdut ordiner.

    Reply to this comment
  4. Ilirjana Mezini September 11, 00:59

    Vetem shkarkim❓
    PSE NUK I SEKUESTROHET PRONA JO VETEM KETIJ POR GJITHE JURISTEVE TE SHKARKUAR NGA VETTINGU❓

    NE LAJME DEGJOJME SE DISA INDIVIDEVE
    “ KRIMINELE” U SEKUESTROHET PRONA E VENE ME PARATE E KRIMIT…

    PO KETA JURISTE A NUK BEJNE VEPER KRIMINALE DUKE PATUR MALL ME TEPER SESA TE ARDHURAT E TYRE❓
    PERSE KETA PRIVILEGJOHEN E NUK U SEKUESTROHET PRONA❓
    KETE PYETJE E BEJNE QINDRA E MIJRA QYTETARE❗️

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim