KPA konfirmon vendimin e KPK: Dritan Rreshka nuk justifikon pasurinë

July 17, 2019 21:25

KPA konfirmon vendimin e KPK: Dritan Rreshka nuk justifikon pasurinë

Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra Prokurorin Dritan Rreshka.

Rreshka kishte ankimuar vendimin e KPK për shkarkimin e tij por sot Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama  relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen duke e lënë në fuqi.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues arriti në përfundimin se subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë në kuptim të nenit 61, pika 3, të ligjit nr.84/2016.

Vendimi:

Trupi gjykues bazuar në nenin D, pikat 3 e 5 të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 61, pika 3 dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyrë unanime:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr 55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka.

2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 17.07.2019.

e.t./dita

July 17, 2019 21:25
Komento

1 Koment

  1. xxx July 17, 21:47

    kosova tregoi kurajo me bollek gjithe historin e vet ka mbajt ujqit serbrt ne qafe
    thuaji serbit me kerku falje per gjenocidin
    a kane kurajo….

    macron,ke hall te fusesh serbin ne evrope
    fute, s’ka hic rendesi
    e keqja esht se na kerkon neve aprovim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin