Nuk ka afat për hapjen e autostradës Elbasan-Tiranë 

December 10, 2017 14:42

Nuk ka afat për hapjen e autostradës Elbasan-Tiranë 

 

Ende nuk ka një afat për hapjen e autostradës Elbasan-Tiranë, e cila u bllokua mëngjesin e së shtunës nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro tha se po shihet mundësia e krijimit të një “by pass”-i për të garantuar lëvizjen e përkohshme.

Ndërkohë, sipas drejtorit të ARRSH-së, është ende herët për të përcaktuar fajtorët dhe përgjegjësit e situatës.

Përveç rrëshqitjes aktuale, drejtori i rrugëve shtroi problematikën e një terreni jo të qëndrueshëm, jo vetëm në këtë zonë, por edhe në zona të tjera.

Ndërkohë, nëse nuk garantohet siguria e lëvizjes, trafiku do të vazhdojë të jetë i zhvendosur nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.

 

December 10, 2017 14:42
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi December 10, 17:11

    Pa studime te terrenit, qe i kryejne specialistet e gjeologjise inxhinierike, nuk do te kete kurre mbarim te autostrades! Zoterinj te gazetes Dita, ju lutem, botojeni komentin!

    Reply to this comment
  2. Ervin December 10, 19:25

    Pse nuk mendohet te ndertohet nje autostrade e re Tirane Elbasan? Nuk eshte se nuk ka patur edhe me pare ide për nje tjeter gjurme.
    Kjo autostrade keshtu nisi, keshtu do vazhdoje, pambarim
    Vertet do shpenzohen ca fonde per nje autostrade te re por më në fund do kemi nje autostrade normale per kete aks dhe nuk shpenzohen fonde pas fondesh dhe ne fund perseri t’i biesh nga Krraba.
    Natyrisht ky eshte sugjerim per qeverite e ardhshme sepse kjo qeveri per sa i perket rrugeve… jo se ka faj kjo qe nuk perfundon dot ca kilometra ketej tunelit per mandate te tere qeverisjeje duke hedhur miliona pas miliona euro ne erë (dhjetra milione €), por ka qeeneee proojeeekti gaabiiimm !
    Ok, kjo qeveri te beje proojektiiin miireee pastaj qeeeveeeriiia tjeeteeer (dmth te tjere njerez) ta beje më në fund edhe aksin e ri Tirane Elbasan..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim