Nuk ka faj Shtjefni

December 27, 2018 02:02

Nuk ka faj Shtjefni

– Astrit! Më mbyll letrat , se po kërkojnë të më  hanë kokën   tatimet e taksat!- ju drejtua Dervishi bashkëmoshatarit të tij ekonomist.

Astriti në zyrën e ngrohtë, po i ndiqte me vëmendje shqetësimet e mikut. E donte shumë. Njihen që në kopësht. I  respekton energjitë e tija .Eshtë i  kudogjëndur për të ndihmuar të tjerët. E ka një të metë te dukshme. Shtetin nuk e honeps. I kujtoheshin porositë e dhëna në vazhdimësi: “ Me shtetin të kesh kujdes!”

Dervishi vazhdonte me të tijen. Njoh filanin, fistekun,drejtorin,ministrin, që nuk më ndihmojnë. Shto ujë, e shto millë çdo ditë,pasuria u  ngrit ,pa paguar sistematikisht detyrimet  në shtet.” Minareja nuk futet në thes!”- e thotë shprehja popullore nga hera.Astriti ,si kontabilist i miratuar privat, punë  ka kërkuar e kërkon. Nuk ka pranuar t’ia mbante kontabilitetin, se pa dokumenta nuk mund ta  mbyllte .  I ka thënë me dhjetra  herë, se nuk ka asnjë aftësi prej fallxhori.

Çfarë ndihmë mund t’i jepte përpara një fakti të kryer? Të gjithë e dinë se Dervishi është bërë i pasur, sepse marrokut i pëlqen  ta tregojë në rrugë pasurinë. I lakmojne autoveturën e shtrenjtë.  Homologëve  të tij, as në ëndërr nuk e kanë parë  makinën  e tij. Astriti e dinte mirë, se  më shumë ka namin se pasurinë, sepse më shumë i kushton autovetura se shtëpia.

–              A ke ndonjë letër me vete?- ju drejtua Astriti.

–              Vetëm këtë kam,- nga xhepi i brëndshëm i xhaketës Dervishi nxorri një letër format A-4, të palosur dy herë.

Ishte akt-vlerësimi i aktivitetit të bisnesit. Tatimorët, përveç detyrimeve fiskale , kishin rreshtuar edhe gjobat. Në fund shuma totale  e detyrimit qe  njëmiljon lekë, pa bishta nga pas. Astriti shihte letren e nxirë dhe mikun e zverdhur. Mendohej. I dukej shifër e lartë.I vinte keq për mikun harrakat.”Si mund ta ndihmonte?”

–              Ky akt-vlerësim,i aktivitetit financiare, ka të përmblellura tre vitet e fundit, të bisnesin tuaj, – e nisi ekonomosti me qetësi.- Për të parë, se çfarë mund të ndihmojmë,më duhet të kontrolloj   tërë dokumentacionin ekonomiko -financiar,për këtë periudhë.

–              Po tallesh ti? Ti e di mirë që unë nuk mbaj letra, u përgjigj Dervishi me ton.

–              Edhe ju e dini mirë se pa letra as nuk fla, e as nuk shkruaj.Këtë profesion kam,  pavarësisht nëse të duket i bukur, apo i keq, -e thumboi,sepse e dinte përgjigjen.

–              Profesion më të keq,nuk mund të krijojë njerëzimi .

–              Në një shtëpi të pasur,tëra të këqijat ia ngarkonin mbi shpinë sherbetorit Shtjefen.Kur lindi djalë në shtëpi ,Shtjefni shumë u mërzit.E pyesin:” Pse nuk gëzon si të  tjerët? “- Kam frikë, se po u bë djalë i prapë,keni për të thëne së fajin e ka Shtjefin, – u përgjigjet shkurt ai.

–              E pse ma tregon këtë anektodë?

–              Ligjet bëhen ne palament.Ne ekononistët  u mësojmë të mos shkelni ligjet.

–              Lekët  i kam në shtëpi, e  kolegët tuaj duan të  më detyrojnë, me anë të një letre bakalli, të   derdh në shtet, dhjetëmiljon lekë të vjetra, medemek se shteti nuk ka para!?  Kush i han këto broçkulla?Ky kodosh shtet te unë ka mbetur të mbahet?- e nisi nxehjen Dervishi.

Filloi të përskuqej në fyryrë. Zbërtheu pullën e këmishës në fyt. Gjatë kohës që Dervishi shante shtetin nga më i pari ,deri te rojet, Astriti mendohej se si ta qetësonte .

–              Nuk janë broçkulla,janë para,- e qesendisi  ekonomisti.

–              Para në letra.Si ta merr mendja se do t’i paguaj?

–              Ka shumë kohë që njerëzimi ,e ka pranuar, që paraja të bëhet me letër speciale,për të zëvëndësuar arin e argjendin, – e nisi endjen  ekonomisti.- Dikur ndërrohehin  gurët me dashin,delen qëngjin,grurin, ….. Meqë nuk kishte  leverdi,që një  burrë  me namuzë, si ti, të mbante në shpinë, nga shtëpija  në pazar, një gurë të madh për ta këmbyer me një qëngj manar , të zgjuarit futën arin  dhe argjendin si mjet këmbimi.Mbahej shumë më rehat  në një xhep të vogël, i fshehur diku në rrobat e trupit.Më vonë kjo praktikë, u përhap në tërë botën.Më pas metalet u zëvëndësuan me letër speciale. Sot janë futur kartat bankare,për të mos pasur para në xhep , me qëllimin për të të ruajtur nga ndonjë hajdut rrugësh.Çfarë të keqe sheh ti në këtë eksperiencë botërore?- e pyeti papritmas    Dervishin e turbulluar .

–              Meqë ti kërkon të bësh shaka me mua,edhe unë po ta mbaj ison,se do të më ndihmosh më pas, për hallin që kam. Edhe unë jam shumë dakort me ju. Për kokën e kalamajve ,më pëlqen shumë,letra speciale e parasë. Nuk jam aspak i mendimit të këmbëj  letrën e mrekullueshme speciale,me letren e  bakallit që ke mbi tavolinë.A jam, apo nuk jam, burrë me mend?- ju kthye  Dervishi me sinqeritet maksimal.

–              Përgjigjja e juaj nuk më vjen shumë e zgjuar.

–              Pse? Ku qendron marrëzija?

Çfare ti thonte ekonomisti shokut,për  t’i mbushur mendjen, se nuk bëhet shaka me shtetin.

–              Kapedanët trima,me të cilët je mburruar,ku janë strehuar?- e pyeti direkt .

–              Nuk e ke marrë vesh? Te tatimet edhe taksat hutini ka ngrënë  klloçkën me gjithë zogj, – u përgjigj Dervishi me rrëmbim.

–              Këto vitet e fundit nuk ka pasur ndryshim pushteti?

–              Lufta brënda llojit qënka më e tmerrshme. Meqë po ndodh për herë të parë, me ka kapur tërësisht gafil.

–              E pse ?

–              Me ndryshimin e qeverive, ndërroj edhe unë teserat e partive.Lavdëroj pushtetmbajtësit në çdo vend.Nuk lë pa sharë pushtetdorëzuesit në çdo konak.Tani nuk e di as kë të shaj, e as ke të lavdëroj?

E nisi t’i tregojë,për të ashtuquajturit miqtë e tij, se si ishin shpërndarë.Më lehtë janë ndarë ata, që janë pushuar nga puna.Dy prej tyre i kanë mbyllur në apsana. Pesë nga miqtë i kërkon interpoli anëkënd globit. Dervishi,i betohej mikut,se edha këta që i kanë zëvëndesuar  ,nuk i dukeshin më të mirë, as në çere, as në sifat, e as në profesionalizëm.

–              Të kam porositur në vazhdimësi:” Shteti i do hesapet e veta ,të qëruara, pavarësisht se kush është punonjës  i tij,në një çast.”

–              Unë paguaj TVSH,- e ndërpreu Dervishi.

–              E ke gabim .TVSH-në e paguan populli  shqiptar, që e ka çarë rrugën e historisë , në vazhdimësi me shpatë në dorë.

–              Pse e përmend shpatën?Ajo armë arkaike,ka shekuj që është kyçur në muzeume!?

–              Drejtë e ke. Shpata është zëvëndësuar me stilolapsin.Besoj e ke dëgjuar nga populli ynë shprehjen: “Kur u fut nënshkrimi në modë,burrëria u arratis në shpellat e maleve më të  lartë”.

–              Pse ma kujton këtë?

–              Cic-micet e tua , me punonjësit e pandershëm të shtetit, mund t’I bësh pa u shkruar shifrat në letra.Kur shkruhet e zeza mbi të bardhë,shteti, të nxjerr dy sytë e ballit, deria sa t’i marri qindarkë për qindarkë.

–              E kam dëgjuar, mor birë …..

–              Pse nuk e the gjatë?

–              Kam respekt për nënën tënde, se më don shumë.Shumë e tjerre,por si do të më ndihmosh?

Ekonomisti,u mundua t’i fuste disa koncepte bazë,mikut për detyrimet e shtetit, si bisnesmen privat.Kur ka marrë liçensen ka rënë dakort për të shlyer detyrimet në shtet,  për; sigurimin e vetes dhe të punonjësve,tatimet mbi fitimin dhe dividentin ,dhe të parin nga rëndësia ,të grubullojë nga populli, për shtetin ,njëzet për qind të vlerës se shitjes,  që quhet shkurt   TVSH.

–              E shoh që të merzita me profesionin tim.O miku im biramel!Besoj je I bindur,se të njoh me surrat edhe sifat. E di që më ke lënë për në fund.Meqë letra nuk mban, së paku mu rrëfe , se si të kanë përcjellë nga zyra,në zyrë?

–              E para zyre je ti ,që i drejtohem për ndihmë.

–              Mu hiq! Nuk kam më kohë të merrem më ty!- dhe u ngrit në  këmbë Astriti,për t’I treguar se e ka me seriozitet.

–              Ulu! Ulu!Se do të rrëfehem si në kishë!Nuk kam nga shkoj.Edhe unë ta di mendjen  që në fëmijëri.

Nuk kishte lënë zyrë pa trokutur.Edhe ata që i ka qerasur rëndë, nuk i kanë dhënë të njohur.Njëri,rastësisht te dera, i kishte premtuar:” Paguaj detyrimet! Më jep njëndimijë lekë te reja  në dore,që shefat të  fshijnë  të gjitha gjobat.”

–              E si mendon Dervishi i pandryshueshëm?

–              Me duke se nuk kam nga iki pa paguar detyrimet ndaj shtetit.Gjobat i  kam zët. Nuk kam ndërmend  t’i paguaj.

–              Paguaj detyrimet ,se gjobat t’i heq unë!

–              Sa më kërkon për këtë punë?

–              Kërkoj premtimin, se herët e tjera do të paguash detyrimet tatatimore rregullisht.

–              Mos u tall me mua!

–              Kur të më sjellësh mandat-pagesën nga banka ,do te tregoj,pse nuk dua shpërblim.

–              Ti më ke thënë se nuk je fallxhor.

–              Të jeshë i sigurtë se nuk jam.Shko kryeje këtë pune,se mua këtu më gjen!

Pas tre orësh,zoti Dervish,i djersirë u rifut në zyrë.Mandat-pagesen,kopjen e parë të bankës,e hodhi mbi tavolinë.

–              Për gjobat me paç në qafë!- ju drejtua shokut.

–              Eshtë shteti  që ju ka falur gjobat.

–              Çfarë do më thënë kjo? Nuk e kuptoj? Shteti  me paska vënë gjoba, dhe m’ paska hequr përsëri!?

–              Ka dalë amnistia me kushtin, se kush paguan detyrimet, i falen gjobat.

–              Po ai ndyrësira, pse më kërkoi një miljon lekë kaparë.

–              E ka parë se nuk jeni në dijeni të amnistisë, ka menduar që me paratë  tuaja të ndihmojë shtëpinë e tij.

–              Nuk ju kuptoj ju ekonomistëve…

–              Si Shtjefni, që bënte be,në krye të nëntë fëmijeve të tij, se nuk ka pasur fatin ,të ketë  gisht në ngjizjen  e fëmijës,në shtëpinë ku punonte, edhe ne ekonomistat nuk kemi pasur fatin të jemi ne parlament,ku hartohen ligjet. Prandaj,ju lutemi:” Mos na bini në qafë kot!”

Fatmir Lohja

 

 

 

 

December 27, 2018 02:02
Komento

3 Komente

  1. MH December 29, 15:32

    Anekdota e sherbetorit Shtjefen i perket nji historie te nji familjeje te pasun ne Shkoder.
    Per gjithe te keqijat qe ndodhnin ne kete familje faji i mbetesh gjithmon sherbetorit plak te shtepise Shtjefnit!Nji dite prej ditesh nusja e madhe nep e merr neper shtepi, sa andej kendej.Shtjefni e pyet cfare asht tan ky trazim moj bije!Nusja ne tane ate pezem i pergjigjet Shtjefnit.Shyyyt more Shtjefen.Nusja e vogel asht shtatezane,me barre.
    Moooooos pash Zotin i thote shtjefni.Pse i thote nusja.Sepse tash po thon qe fajin e ka shtjefni.

    Reply to this comment
  2. fatmir December 29, 18:41

    Krejte e vertete. Edhe mbiemri i m kete tregon.Jam munduar ta pershtas humorin tradicional me aktualitetin.Nuk e di sa kam arritur!?

    Reply to this comment
  3. besa December 29, 19:36

    Si e ka ky qe ka shkruar letren mbiemrin Lo(k,h,q)ja? Po si do jete ne parlament ai pa mos qene deputet? Futu ne partine e Monikes dhe Petritit, shko kungohu ne Jale, jepi dhe nje teke Monikes , behu deputet e pastaj ne parlament e merr fjalen i pari. Ja, kjo eshte rruga e mos u anko kot se ka pune te tjera kryeredaktori.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*