Nuk ka fakte për trafikim organesh në Kosovë

July 23, 2014 20:48

Nuk ka fakte për trafikim organesh në Kosovë

Nuk ka fakte për trafikim organesh dhe krim të organizuar në raportin e prokurorit special, Clint Williamson. Kështu raportojnë mediat në Serbi.

Edhe pse vizita e djeshme e prokurorit amerikan Clint Williamson kaloi në heshtje, mediat serbe sot veç kanë nisur të lajmërojnë se raporti i tij nuk do të ketë fakte për tregti me organet njerëzore në Kosovë, për krim të organizuar e as për përgjegjësi komanduese të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK­-së. Kështu shkruan e përditshmja “Danas” duke iu referuar burimeve diplomatike nga Brukseli.

Sipas të njëjtave burime, Williamson mund të ngrejë aktakuzë kundër “gjashtë deri dhjetë” ish- pjesëtarëve të UÇK­së për krime lufte ndaj civilëve serbë.

Zona e Radoniqit, Kleçkës, Zoçishtës dhe Bellaqevcit afër Prishtinës, janë disa nga terrenet ku dyshohet se prokurori ka hasur në fakte për krime lufte. Dhe për këtë dyshohen politikanë të lartë në Kosovë, disa prej të cilëve janë akuzuar edhe më herët, raporton “Danas”.

“Fakte të zbehta” cilësohen akuzat, për tregti me organe, rasti i shtëpisë së verdhë, i ngritur dy vite më parë nga ish-deputeti i Këshillit të Evropës, Dick Marty. E po aq të zbehta cilësohen edhe lidhjet e UÇK-­së së me këto krime, që nënkupton se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është në listën e të dyshuarve, raporton “Danas”.

Ndryshe, Bashkimi Evropian do t’i ndajë edhe rreth 300 milionë euro për formimin e Gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë, ku do të punësohen rreth 150 gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe ekspertë ndërkombëtarë./rtk/

July 23, 2014 20:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*